20/12/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 dhjetor 1995

Dosja Balluku

Procesverbal i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974 Nga fondi i trashëgimisë së PS f. 7

Ç’bënte Gjinushi i ishehur 2 orë në WC e zyres së Ramiz Alisë?

Shkurt ’91 Ç’bënte Gjinushi i ishehur 2 orë në WC e zyres së Ramiz Alisë? Një ditë përpara rrëzimit të monumentit të diktatorit, Skënder Gjinushi shfaqet në takimin e Alisë me delegacionin e PD, duke dalë nga WC e zyrës së ish-sekretarit të parë të PPSH Çfarë mund të presësh nga një njeri që u fut në politikën shqiptare duke dalë nga WC e Ramiz Alisë Flasin dëshmitarët Gjinushi: PPSH është forca politike më e fuqishme dhe më demokratike në vend. Vetëm PPSH mund ta shpëtojë Shqipërinë f. 3

Përparimet e Shqipërisë i kapërcejnë të gjitha parashikimet

Vazhdon vizita e Presidentit Berisha në Gjermani Dita e parë e vizitës së Presidentit Sali Berisha në Gjermani u mbyll me darkën që Presidenti Federal Gjerman Hercog dha për nder të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Sali Berisha dhe delegacionit që e shoqëron. Në fjalën e tij me këtë rast Presidenti gjerman Hercog theksoi se në këta muaj që kanë kaluar prej takimit tonë, marrëdhëniet midis dy vendeve tona janë zhvilluar vazhdimisht. Shqipëria ka bërë dhe një copë rrugë të mirë drejt integrimit të saj në Evropë. Në korrik të këtij viti vendi juaj u bë anëtar i KE, duke u bërë kështu anëtar i familjes së shteteve që mbështeten në demokracinë, në shtetin juridik dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Më poshtë presidenti Hercog tha se Gjermania do ta mbështesë edhe më tej Shqipërinë në rrugën e saj drejt strukturave Evropiane dhe siguroj se kjo ndihmë është përdorur me eficencë. Ai theksoi se projektet gjermane përfshijnë sistemin rrugor, atë të furnizimit me ujë dhe energji, projektet e përbashkëta për krijimin e vendeve të reja të punës kanë qenë rezultative. Presidenti Berisha i kërkoi ministrit federal të financave mbështetjen për tërheqjen e investimeve gjermane në Shqipëri si dhe ndihmë për ngritjen e një sistemi bankar eficent. Ai u shpreh se do të vlerësonte rritjen e kontributit të Gjermanisë në projektet dypalëshe dhe atë të Bankës Botërore për rrjetin e rrugëve dytësore që është një ndihmë e ndjeshme për fshatin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore. Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e tij për ndihmën që Unioni Kristian Social i ka dhënë Partisë Demokratike. Duhet theksuar se shqiptarët nuk do ta harrojnë kontributin e zotit franc Jozef Shtraus që ishte sinjali i parë anëtarë të tej Shqipërinë në rrugën e saj drejt strukturave Evropiane e Atlantike. Shqipëria si faktor stabiliteti në Ballkan ka rëndësi për Evropën. Kjo nuk ndryshon as pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Paqes për Bosnjë-Hercegovinën, theksoi ai. Paqja e qëndrueshme dhe stabiliteti janë si parakusht në këtë rajon të përndjekjes dhe diskriminimit për shkak të gjuhës, nacionalitetit dhe fesë. Dhe të gjitha shtetet e Ballkanit duhet të jenë të gatshme i respektuar minoritetet nacionale dhe t’u japin të drejtat që u takojnë. Ne i njohim shqetësimet tuaja për shtypjen e vazhdueshme në Kosovë, tha Presidenti gjerman. Zgjidhja e problemit të Kosovës, e cila duhet të përfshijë një autonomi të gjerë brenda Serbisë dhe Malit të Zi, mbetet edhe pas zgjedhjes paqësore për Bosnjën, kusht për integrimin e plotë të këtij vendi në bashkësinë e shteteve. Ndërmarrjet private gjermane e kanë zbuluar shansin që e afron Shqipëria e përparimeve të saj, vëzhdoi Presidenti Hercog, i cili përmendi edhe marrëdhëniet e tyre në rritje në fushën e tregtisë e investimeve në Shqipëri. Pas 50 vjet diktaturë, izolimi dhe ekonomie të prapambetur Shqipëria vuan edhe sot pasoja të rënda, por ka shanse të mëdha të arrijë mënjanë ekonominë. Vizita e tij në Shqipëri është një shans i rëndësishëm në marrëdhëniet me vendin. [tekst i prerë në skajin e sipërm] vendit tuaj na bëjnë përshtypje përparimet e Shqipërisë që prej fillimit të detyrës nga ju zoti President. Intensifikimi gjithnjë e më i madh i marrëdhënieve me shtetet kjo nuk ndodh gjithashtu sepse sjellja fillimit të detyrës nga ju zoti President. Temelët këtu më të denimit. Dhe për këtë shqiptarët dhe kombet e tjera që lënguan do t’i jenë përjetë mirënjohës Gjermanisë, Kancelarit Kohl dhe të gjithë atyre që përcaktuan shembjen e Murit. Por kjo nuk ndodhi Adriatikut. Shqipëria është Gensher qe i pari që me telefonoi pas fitores sonë të Marsit ’92 dhe gjithashtu i pari që vizitoi Shqipërinë e lirë. Shqipëria sot ka një fytyrë tjetër, vazhdoi më poshtë Berisha. Ajo ka katër vjet që zhvillon demokracinë, ndërton shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, pranë disa prej të cilëve ju keni kontribuar personalisht. Në Ballkan sot ka një kthesë të mbarë, tha Presidenti Berisha. Ne të gjithë shpresojmë se paqja e vendosur rishtas në Bosnjë do të jetë e qëndrueshme. Unë gjithmonë kam qenë i bindur që Gjermania duhet të luajë një rol më të madh në këtë zgjedhjen e krizës. Me rritjen e rolit të Gjermanisë në Ballkan me ndikimin e saj më të madh në BE dhe në NATO, ne shohim mundësinë e një zgjidhjeje më të shpejtë të kësaj krize të çështjes shqiptare përfundoi fjalën e tij zoti Berisha. Dita e djeshme e vizitës së Presidentit Berisha në Gjermani, filloi me një mëngjes pune me personalitete të politikës gjermane. Në vazhdim Presidenti Berisha zhvilloi një takim me ministrin federal të financave Dr. Waigel që është njëkohësisht edhe kryetar i unionit Kristian Social CSU. Presidenti Berisha bëri një ekspoze të gjendjes së vështirë të trashëguar nga e kaluara, foli për reformën e thellë ekonomike në të cilën është angazhuar vendi ynë, si dhe për arritjet e saj. Ai falenderoi për ndihmën e madhe bujare që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë. Shtraus që ishte sinjali i parë nga perëndimi për hapjen e Shqipërisë. Nga ana e tij zoti Vajgel theksoi se Shqipëria është një vend i rëndësishëm për ne, personalisht kam admirimin për arritjen në stabilitetin makroekonomik. Ju kini tregues të tillë ekonomike që nuk priteshin të arrishin nga një vend i sapo dalë nga izolimi i thellë. Ne do të vazhdojmë ndihmën ekonomike për Shqipërinë, vuri në dukje ai. Duke siguruar se bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë do të vijë në rritje, ai iu përgjigj me kënaqësi ftesës së Presidentit Berisha për të bërë një vizitë në Shqipëri. Ndërsa zv/kryeministri Dylber Vrioni i pranishëm në këtë takim pasi falenderoi për ndihmën e Gjermanisë në zgjidhjen e borxhit të jashtëm të Shqipërisë, kërkoi mbështetjen Gjermane për arritjen e marrëveshjes, për heqjen e tatimit të dyfishtë. Në vazhdim Presidenti Berisha zhvilloi në Bundestag takime me përfaqësues të grupeve parlamentare të CDU, CSU dhe të Partisë Socialdemokrate. Ata e siguruan Presidentin Berisha se Gjermania do ta mbështesë Shqipërinë si në planin bilateral dhe në atë multilateral. Dje në orën 12.00 Presidenti i Republikës Sali Berisha, u prit nga kryetarja e Bundestagut gjerman, zonja Rita Sizmuth tha se kujton me kënaqësi vizitën në Shqipëri dhe takimin me Presidentin Berisha. I njëjti me interes (Vijon në faqen 3)

Partia Demokratike gezon mbështetjen e shumicës shqiptare

Funksionimi normal i seksioneve garanton fitoren në zgjedhjet e ardhshme Fuqizimi i krejt strukturave partiake mbetet një proces i vazhdueshëm që kushtëzohet nga ritmet e zhvillimeve demokratike PD është e vetmja forcë politike e aftë për t’i çuar reformat deri në fund dhe për të realizuar përfundimisht pajtimin kombëtar Opozita socialiste shqiptare e papranueshme për të majtën evropiane Mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i PDSH Tritan Shehu Aktiv i Degës së PD Pogradec

Shpranger: Do të vij të festoj fitoren e Partisë Demokratike bashkë me ju në zgjedhjet e ardhshme

“Ne shpresojmë rezultatet e tyre do të jenë ndryshe nga rezultatet e zgjedhjeve në Rusi dhe në Poloni. Do të vij të festoj fitoren e PD-së bashkë me ju në zgjedhjet e ardhshme.” “Ne shpresojmë rezultatet e tyre do të jenë ndryshe nga rezultatet e zgjedhjeve në Rusi dhe në Poloni. Do të vij të festoj fitoren e PD-së bashkë me ju në zgjedhjet e ardhshme. Taksapaguesit tanë kanë dhënë qindra miliardë marka për këto vende. Ata shqetësohen me të drejtë sepse nga këto ndihma po përfitojnë ata që sollën shkatërrime në këto vende.” [tekst në vijim, i shtypur në kolona] ... dhe institucionet e Evropës dhe të Aleancës së Atlantikut ju tregon juve se Shqipëria ka miq të mirë që do ta shoqërojnë në rrugën e saj drejt së ardhmes. Ndërsa Presidenti Berisha në fjalën e tij me këtë rast tha se kjo është vizita e parë zyrtare e një kryetari shteti shqiptar. Kjo përbën një ngjarje historike për kombin dhe vendin tonë. Unë vij në Gjermani me zemër të hapur dhe i bindur se dallimet ndërmjet dy vendeve dhe dy popujve tonë janë vërtet të mëdha, por më të mëdha janë ndjenjat miqësore, respekti dhe vlerat që na ndajnë së bashku. Dhe kjo përbën themelin e perspektivës së shkëlqyer të miqësisë, bashkëpunimit dhe marrëdhënieve tona. Shqipëria dhe shqiptarët, vazhdoi Presidenti Berisha, guxojnë kohën me të vështirë të historisë së tyre. Aty u kërkohet më shumë qëndrimi i vërtetë, për këtë kjo nuk ndodh gjithashtu sepse siç thotë një diktator i shquar, dhe që e ka provuar në mënyrë të përsëritur historia, shqiptarët janë njerëz të iniciativave të forta. Ata mo përgjegjësit e tyre kundër regjimit më të egër në Evropë, nuk lejohen që vendi i tyre të mbetet në vitet ’90 Kuba e Adriatikut. Shqipëria është Kancelari Kohl qe kryeministri i parë i Perëndimit që më priti mua kur isha kryetar i opozitës, ministri

Myntefering: Sekretari i përgjithshëm i PSD gjermane (për të majtën shqiptare dhe ligjin antigjenocid):

Në se quhesh i majtë, nuk do të thotë se je socialdemokrat dhe nuk mund të jesh socialdemokrat pse e quan veten të tillë. Në lidhje më ndarjen nga diktatura mund të them se gjermanët kanë përvojën e tyre. Kriminelit nuk duhet t’i jepet shans dhe paqja brenda duhet të ruhet. priti mua kur isha kryetar i opozitës, ministri

Zbatimi i drejtësisë në demokraci është një detyrë

Intervistë e kryetarit të Parlamentit Pjetër Arbnori mbi ligjin antigjenocid dhënë radios BBC f.2

Nuk janë gjetur kufoma në bregdetin e Sarandës

Ministria e Brendshme përgënjeshtron “ZP” SHËNIM I REDAKSISË: Të nisur nga shpresa dhe dëshira e mirë që 24 shqiptarët e humbur në det të jenë ende gjallë “RD” botoi lajmin e një agjencie italiane se të humburit janë kthyer, por si duket “ZP” edhe ky fakt nuk i pëlqen dhe mbrëmë nxitoi të deklarojë me gëzim se të 24-it janë mbytur. Kjo është shpërhja më e qartë e “humanizmit” të gazetareve të “ZP”. f.3

Monstra qe deshen te vr ishin demokracine

Kujtesë e përgjakur: Rreth pesë vjet pas ngjarjeve në Shkollën e Bashkuar rrëfen një dëshmitar i atyre ditëve Kujtesë e përgjakur: Monstra qe deshen te vr ishin demokracine Rreth pesë vjet pas ngjarjeve në Shkollën e Bashkuar rrëfen një dëshmitar i atyre ditëve f.3