08/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

8 mars 1995

Berisha : “Normalja e Elbasanit u nis për Universitet, dhe ne do ta bëjmë Universitet atë”

Presidenti Sali Berisha merr pjesë në përvjetorin e normales së Elbasanit Dje në qytetin e Elbasanit u zhvillua një aktiv përkujtimor me rastin e 85 vjetorit të Normales së Elbasanit. Në këtë jubile morën pjesë shumë ish mësues, ish nxënës, përfaqësues të pushtetit, qytetare etj. E ndëroi këtë aktiv me pjesëmarrjen e tij edhe Presidenti i Republikës z. Sali Berisha. Shkolla e Normales se Elbasanit ka nje kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e arsimit shqiptar. Ajo u hap fill pas kongresit të Elbasanit kur patriotët dhe dijetarët e rilindjes vendosën që në këtë qytet të hapet normalja e pare e cila do te nxirrte mesues per Shqiperine. Qe ne fillimin e kesaj normale dhe dhjetorin e 1909 - tes gjysma e nxenesve ishin nga Kosova dhe Cameria. Në jubileun e 85 vjetorit, kane ardhur per ta kremtuar kete dite nxenes te 60 viteve me pare, jane ata nga gjithe Shqipëria dhe trevat shqiptare. 85 vite te Normales se Elbasanit jane pjese e historise se ndritshme te arsimit shqiptar. Luigj Gurakuqi drejtor i pare i kesaj shkolle ishte dhe ministri i pare i arsimit shqiptar. Emrat e Aleksander Xhuvanit, Eqerem Çabejt jane shkruar me germa te arta ne historine e gjuhes shqipe. Emrat e Sotir Peçit, Vasil Andoni, Ahmet Gashi, Sali Çeku, Emin Haxhi Ademi, Pjetër Elezi, e gjithe ta tere jane nderi i kesaj shkolle. Mbi 70 normaliste dhane jeten per çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashiste. Ne pervjetorin e kesaj shkolle qe Presidenti Berisha e quajti “Universiteti i pare i shqiptarizmes”, Presidenti shprehu nderim per te gjithe arsimtaret e angazhuar sot per reformimin e arsimit. Kurse ministri i arsimit z.Xhezair Teliti ne fjalën e tij vleresoi kontributin e madh te Normales dhe te mesuesve te dale prej saj, ne zhvillimin e alfabetizimit dhe perhapjen e arsimit fillor. Nxenesit e kesaj shkolle me devotshmeri patriotike, sakrifica dhe perkushtim kane lene gjurme edhe ne te gjitha trevat shqiptare jashtë kufijve te atdheut. Me kete rast, zj.Kasapi nga Tetova paraqiti nje liste te mesuesve qe kane punuar ne Maqedoni, ne shkollat shqipetare. Me rastin e ketij jubileu, u dhane tituj si “Mesues i Merituar” dhe “Urdhri ‘Naim Frashëri’” te klasit te pare, dhe dyte per mbi 100 ish nxenes dhe mesues te Normales. Presidenti Sali Berisha vendosi nje buqete me lule ne monumentin e Konstandin Kristoforidhit si nderim per hartuesin e Evëvarit te pare shqipëtar. Me pas Presidenti Berisha shkoi tek ndertesa e Normales. Ketu Presidenti ndëroi nje tjeter figure te shquar te arsimit shqiptar, Luigj Gurakuqin, ku tek busti i tij vendos nje buqete lulesh ne nderim te vepres se tij. Gjate zhvillimit te sesionit jubilar ne Teatrin Skampa, Presidenti Berisha permend se Normalja ishte universiteti i pare i shqiptarizmes. Keshtu arsimtaret e njohjes ne Normale u shpreh para pjesmarrseve se: “Une i u premtoj juve se, Shkolla e Normales do te ngrihet shumë shpejt ne lartesine e ideve te atyre, te cilet e themeluan. Ata, Normalen e nisen per Universitet dhe ne do ta shndërrojme ne universitet ate”. Z.Berisha me tej thekson se nder dy rrymat filozofike te kohes, rilindas te pareve gatuan Rusoin dhe Kantin se, historia ka provuar, vazhdoi me tej Presidenti Berisha, se marksizmi sjell vetem diktature, prandaj dhe nuk e kemi perqafuar mendimin tone perparimtar kombetar, ideve te pastra te rilindasve tane te cilet percatjuan te ardhmen e Shqiperise per perkatcian zhvillimin e borgjezise, zhvillimin e kapitalizmit. Historia provoi se pa borgjezi dhe kapitalizem nuk ka demokraci, nuk ka te ardhme. Ne takimet me studentet, Presidenti Berisha zhvilloi biseda dhe shkembyen mendime rreth problemeve te shkolles. Keshtu ne bised me grupe nxenesish qe mesonin gjuhen e huaj, Presidenti Berisha dhe ishte te nje mendimi per venien edhe te nje gjuhe te dyte te huaj ne shkolle. Me kete rast Presidenti vuri ne dukje se “gjuhet e huaja jane faktor qe pershpejtojne zhvillimin e vendit”. Gjithashtu Presidenti Berisha ne keto biseda pranoi se nder qytetet e medha te vendit Elbasani ka probleme te shumta ekonomike. Kimimi i Normales ne shkolle te larte, ne nje fare menyre eshte nje ndihme per kete qytet. Ai sugjeroi qe te hapet edhe dega e biznesit ne kete shkolle te larte duke shprehur besimin se kjo dege do te kete sukses, pasi eshte ne traditen, kulturen dhe pervojen e Elbasanit. e Elbasanit.

Teoria juaj eshte teoria e mashtrimit

Kryeideologu i PS-se, nje nga env­erologet me te shquar shqiptare, ne fjalen te tij, ne aktivin e PS ne Durres, ne nje sulm te shfrenuar ndaj demokracise, institucioneve dhe vlerave te saj, ne mungese te fakteve, me nje gjakftohtesi qe atij ia jep vetem teoria qe ai adhuron, dmth, teoria e mashtrimit, si edhe me nje cinizem tipik revolucionarmarksist, ne vend qe t’u kerkoje ndjese familjeve te martireve te shkurtit ’91, ai shkon deri atje sa fyen aditorin e tij, duke thene se Presidenti Berisha akuzon Nanon, Rucin per masakrat e shkurtit ’91. Me kete deklarate, ky jerark i M-L shqiptar kerkon te bind auditorin e PS-se ne Nao, Ruci jane te pafajshem. Por mjerisht, kesaj radhe informacioni e PS-se e pergenjeshtruan jo me Presidenti Berisha, as PD apo qeveria Meksi, por pergenjeshtruan vete aktet ligjore kriminale te Ramiz Alise, te “ish” padronit te tij dhe datat e vrasjeve te martireve te demokracise. Keshtu vertet busti i diktatorit shqiptar u rezuua me 20 shkurt 1991 dhe po ate dite si provohet nga dokumente te shumta, Partia juaj z. Servet nëpërmjet sekretarit te pare te saj urdher te qellohet mbi njerezit. Dhe po keto dokumenta provojnë se dikush nuk e zbaton kete urdher. Gjate datave 20 - 21 u organizua puc, qe si aktore kryesore kishte lideret Alia, Nano, Ruçi ne urdhera dhe Doklen ne propagande, puç qe do te realizohej me dy detrete kriminale te shpallura mengjesin e dates 22 shkurt 1991. Kështu, perballuar “veprimet vandaliste”, Ramiz Alia merr mbi vete fugi te jashtëzakonshme dhe me dekretin Nr.7468 krijon Keshillin Presidencial, ku bejne pjesë nder te tjere F.Nano, H.Lleshi, etj. Gjithashtu, po R.Alia permbysi qeverine qe nuk zbaton urdherat e tij dhe me dekretin nr.7469 krijoi Qeverine e Perkohshme te kryesuar nga krimineli F.Nano dhe Ministri i Puneve te Brendshme G.Ruçi. Keshtu koloneli Nano ben betimin ne mengjes dhe ate pasdite urdheron per te qelluar. Urdher u zbatua. Ju, o zotri jeni arkitekt i M-L dhe bashkepunetoret tuaj jeni pergjegjes per veprasit e: -Ismail Çapari, vjeç 29, vrare me 22 shkurt 1991 ora 18.15 -Lulzim Sullolari, vjeç 20, vrare me 22 shkurt 1991 ora 19, 32 -Arteur Delijaj, vjeç 15, vrare me 22 shkurt 1991, ora 20 -Lulzim Barqaj, vjeç 28, vrare me 23 shkurt 1991 -Artan Lenja, vjeç 20, vrare me 24 shkurt 1991, ora 18. -Spartak Deliu, vjeç 15, vrare me 6 mars 1991 -Mikel Lara, vjeç 28, vrare me 30 mars 1991 Gjate kesaj masakre te Alise, Nanos, Ruçit, Dokles qe me siguri ndodhet edhe te tjere ne prapaskene u plagosen ne Tirane, Fier Korce, edhe 32 te rinj dhe te reja. Masakra e shkurtit 1991 hyri ne histori si shkurt i ujai i zi ’91. Sekretari i PD dega Tirane DR.HABAN MEMIA

Shqipëri - Pakistan: Takim i ministrave të mbrojtjes

Ministri shqiptar i mbrojtjes, Safet Zhulali, priti delegacionin ushtarak pakistanez të nivelit të lartë të kryesuar nga ministri i mbrojtjes, Aftab Shaban Mirani. Bisedimet mes dy homologëve u përqendruan në detajet e bashkëpunimit dypalësh, i cili sipas vlerësimit të dy shefave të mbrojtjes, duhet të intensifikohet. Në takim morën pjesë edhe ministri për Politikat e Jashtme, Alfred Moisiu si dhe ministri për ekonominë, Bashkim Shehu.

Ministri shqiptar i mbrojtjes priti delegacionin ushtarak turk të nivelit të lartë

Ministri shqiptar i mbrojtjes, Safet Zhulali priti delegacionin ushtarak turk të nivelit të lartë, të kryesuar nga zv/shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë turke, gjeneral armate Ahmet Gereçki. Duke vlerësuar si tepër të rëndësishëm lidhjet dhe

Në krizë janë ata që do të donin që PD-ja të ishte në krizë

DUKAJIN HATA Zoti Bollino, kryeredaktor i “Gazetës Shqiptare”, nuk mund të thuhet se është në krizë një Parti siç është PD-ja, e cila në Konferencën e javës së 536 vota pro, 19 vota kundër dhe 9 abstenuese me favor të vendimeve të Këshillit Kombëtar duke mos u pajtuar me denoncimet kundër tij. Në krizë janë ata që do të donin që PD-ja të ishte në krizë.

Takim Meksi - Miran

Z. Meksi theksoi në fjalën e tij gjatë takimit, përpjekjet qeverisë shqiptare për të realizuar reformën ekonomike që do t’i japë vendit me shumë prosperitet dhe shtimin e investimeve të huaja, të cilat këtë vit do të jenë me të medha. Z. Meksi nenvizoi dhe rendesine qe po i kushtohet gjitnje e me teper marredhenieve me fqinjët, por edhe me ato vende që ndihmojnë e tyre po kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë. Me Pakistani, tha z. Meksi ekzistojne mundesi per te bashkepunuar ne fushen e industrise, e veçanerisht ate tekstile. Por edhe ne tregti, banka dhe fushen e mbrojtjes. Z. Mirani ne fjalen e tij duke i transmetuar pershendetjen z. Meksi, te Kryeministrit Pakistanez dhe duke falenderuar per pritjen e ngrohte, theksoi deshiren qeverise Pakistaneze dhe te vendit te tij, per marredhenie edhe me te ngushta midis Shqiperise dhe vendit te tij ne te gjitha fushat e perfitimit reciprok.

Iniciativën për Kushtetutën e kemi pas, e kemi e do ta kemi

Fjala e n/kryetarit të PDSH dhe kryetarit të grupit të saj parlamentar z. Ali Spahia në Konferencën e Jashtëzakonshme Të nderuar zonja dhe zotërinj delegatë, Partia Demokratike e vuri në programin e saj kërkesën për ta bërë Shqipërinë me Kushtetutë të re demokratike. Eshtë fakt i pamohueshëm se PD është forca politike që ka bërë përpjekje me shumë se çdo forcë tjetër për realizimin e këtij qëllimi. Ajo ka qenë gjithë kohës dhe vazhdon të jetë edhe sot forca me e interesuar për ta bërë Shqipërinë me kushtetute. Opozita për fat të keq gjatë tërë kohës e konsideroi dhe e përdori nevojën objektive që kish Shqipëria për kushtetutë si një mjet për propagande per te krijuar artificialiht tension politik ne vend. Te gjithe e mbanin mend se kur u Qershorin e ’93 Qeveria u paraqiti deputeteve projektin e kishit hartuar me grupin e punes te komisionit parlamentar kushtetues opozita la sallën e parlamentit duke bojkotuar punimet per me shume se 3 muaj dhe shprese se do te mund te krijonte krize parlamentare dhe te na çonte ne zgjedhje te parakohshme. Se sa e pamoralshme ishte loja e opozites me kushtetuten e tregoi edhe qendrimi ndaj kapitullit te dispozitave themelore kushtetuese mbi te drejtat dhe lirite themelore të njeriut. “Socialistet” tane, mbasi e dhane nje here konsensusin, filluan mbrape e prishen kete konsensus dhe nuk moren pjese ne votim. Kohe me pare patem degjuar justifikimin e pahijshem se gjoja kryetari i grupit socialist nuk paska folur nder te grupit, por ne emer te tij. Sidqofte ai kapitull u aprovua nga Parlamenti me me shume se 2/3 e votave, duke shenuar keshtu nje nga arritjet me te medha te legjislacionit tone kushtetues. Por nderkaq e bё qartë për te gjithe qe socialistet do ta ngrinin

Saktesim

Në fjalën e Presidentit të Republikës z. Sali Berisha mbajtur në Konferencën e Jashtëzakonshme të PDSH botuar në numrin e djeshëm te RD me titull: “PDSH ka mbajtur flamurin, ka zbatuar kontratën me elektoratin shqiptar, me demokracinë, me Shqipërinë, me Evropën” ka disa pasaktësira teknike. Në fq.2, kolona 2, rreshti 23, fjalët “do të instalohen mjedi celular, faza e parë e të cilit përfundon këtë vitin tjetër” të lexohet: “do të instalohen rrjeti celular, faza e pare e të cilit përfundon këtë vit”, në fq.2, kolona 3, rreshti 42-43, pohimi: “Shqipëria eshte i vetmi vend i trajtuar nga ky institucion, si rast i veçantë qe s’i rast i veçantë qe eshte nidhmuar fillimisht me ushqime dhe prodhime te domosdoshme me nje vlere 400-500 miliarde dollare...” të lexohet: “Shqipëria është i veçantë qe eshte ndihmuar 400-500 milionë dollare...”; në fq.2 kolona 4, paragrafi 1, rreshti 1, fjala “specialistët bujqësor” të lexohet: “specialistët e bujqësisë”; në faqen 2, kolona 5 paragrafi 4 rreshti 5 fjala “Kam bere edhe vetërritike sikunder kam kerkuar edhe verifikimin e PD” te lexohet “Kam bere edhe kritika sikunder kam kerkuar edhe verifikimin e PD”. RED AKSIA

Forcat e majta humben zgjedhjet ne Estoni

Zgjedhjet parlamentare te se dieles konfirmuan shmangien e partive te angazhuara ndaj reformes ekonomike dhe hapjes se vendit ndaj perendimit. Ne zgjedhjet e dyta te lira per parlamentin estonez, Partia e Koalicionit e qendres se djathte e drejtuar nga Tiit Vahi arriti nje shumice relative me 41 vende nga 101. Sukses arriti edhe Partia e Reformes e themeluar rishtaz nga ish-guvernatori i bankes qendrore e cila eshte shprehur per nje ekonomi tregu radikale me 19 vende. Partite e tjera me orientime te majte mbeten ne pakice relative. Estonia thyen keshtu trendin e vendosur fillimisht ne Lituani, ku fituan ish-komuniste te Brazauskas, gje qe u perserit ne Poloni, Hungari e Bullgari.

Sot me tepër se kurrë na duhet mirekuptimi dhe uniteti

Fjala e nenkryetarit te PDSH z. Tomor Dosti ne Konferencen e Jashtzakonshme Zotërinj delegatë, Po mbledhimi prape, kesaj radhe ne konferencen e jashtzakonshme per çeshtje te papritura, megjithese per ne nuk duhet te kete te papritura ne kete Shqiperi e demokraci te trazuar, ne te cilat PD ka rol vendimtar per perteritjen dhe konsolidimin e tyre. Asgje nuk duhet ta befasoje situaten aktuale po te kemi parasysh trashegimin tragjik te dekadave te diktatures me te eger te Europes, po keshtu edhe situaten e renduar te Ballkanit ku armiqesite e vjetra, ne dukje dikur te fashitura, po rigjallerohen jo pa efekte negative edhe ne vendin tone. Ti kemi parasysh keto me gjakftohtesi, me vullnet e vendosmeri. PD e bazuar ne principet e lirisë e Demokracise eshte e hapur, eshte arena e mendimit te lire, e kembimit te ideve, parti ku ndjen shkumezimin e debatit, vazhdon rrjedha e arsyes dhe e logjikes. Aktivet e fundit jane deshmi e prova te palekundshme. Ata qe s’kane sy e veshe e s’na duan mund t’i kundershtojne, sidomos PS me bishtat e saj. Me gjithkete ne nuk pretendojme monopolin e arsyes dhe te patriotizmit. Pluralizmi ne Shqiperi ku PD qeveris eshte fakt. Por PS pjellë deshtake e PP e paskrupullt si gjithnje, abuzon e gjen terren ne vendin tone pa pervoje dhe tradite demokratike. Me kostum e stoli te reja, ajo mundohet te mbuloje krimet e historise se vet. Me demagogji, propaganda te shfrenuar dhe aktivitet destruktiv vazhdon punen ne dem te interesave kombetare. Ka ne ndihme edhe grupimet qe jane ose sajase e saj ose i rine (Vijon ne faqen 2)

“Ne përkujtim” të 4 marsit Shokët e harruan Nanon

Mund te ndodhin, te thuhet e te shkruhen shume gjera por kjo nuk i justifikon dot kreret e PS qe e harruan krejtesisht liderin e tyre F.Nano. Si e harruan kaq shpejt 4 marsin?! Vetem nje vit me pare vrasiste Nanos e shpallën 4 marsin “diten kombetare te Falos” diten e mbrojtjes se krimit e te korrupsionit. Nostalgjikët përditë e larg qofte ala nuk gjeten forme tjeter per ta cilesuar 4 marsin veçse si diten e Fatosit. Nen drejtimin e specialistit Ruçi kriju te fuzuar te PS u shperndane neper Shqiperi per te organizuar “kashtqeta” e Sigurimit te Shtetit me protesta “masive” per mbrojtjen e shokut Fatos. Gjeneral i ushtrise se vdek ur Ruçi ju jepte kurajo shokeve duke mbajtur dosjet ne duar. “Mos u shqetesoni, do t’i gjejme kemi lista te perpikta”. Ishin krejt te bindur se kreret se jo vetem do te liroheshin pa gjuq nderhyn edhe akuzohej per (Vijon ne faqen 2)

Urim

Urim për 8 marsin për 8 marsin Urim Të gjitha grave shqiptare redaksia u uron Gëzuar 8 Marsin ditën ndërkombëtare të gruas! Rilindja Demokratike

DEKRET

PËR KRIJIMIN E KËSHILLIT PRESIDENCIAL “Duke marrë parasysh gjendjen e rëndë politike dhe ekonomike të krijuar ditët e fundit për shkak të disa veprimeve vandaliste e pa përgjegjësisë, që kanë krijuar vështirësi edhe në qeverisjen e vendit dhe në ruajtjen e rendit publik, me qëllim që të mbrohen liria, pavarësia e sovraniteti kombëtar dhe të sigurohet drejtimi shtetëror mbi bazën e unitetit të popullit; Në mbështetje të nenit 78 të Kushtetutës; PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË VENDOSI: 1. Të krijohet Këshilli Presidencial pranë Kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë. 2. Këshilli Presidencial ka për detyrë që të shqyrtojë çështjet më të ngutshme për kapërcimin e vështirësive të krijuara nga gjendja e rëndë politike dhe ekonomike, duke propozuar marrjen e masave të duhura dhe nxjerrjen e akteve përkatëse. 3. Këshilli Presidencial përbëhet nga këta anëtarë: 1. Fatos Nano, kryeministër, bashkëpunëtor i vjetër shkencor. ... 4. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tiranë, më 22.2.1991 Nr. i dekretit: 7468 PËR PRESIDIUMIN E KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË SEKRETARI SIHAT TOZAJ KRYETARI RAMIZ ALIA

DEKRET

PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE Për të përballuar zgjidhjen e problemeve qeveritare që janë krijuar nga gjendja e rëndë politike e ekonomike e vendit dhe për të siguruar kushte të përshtatshme për zhvillimin normal të zgjedhjeve të 31 marsit, pranoje dorëheqjen e Këshillit të Ministrave të kryesuar nga shoku Adil Çarçani. 2. Të emërojë një Këshill Ministrash të Përkohshëm me këta përbërje: 1. Fatos Thanas Nano Kryetar i Këshillit të Ministrave ... 6. Gramoz Kaso Ruci - Ministër i Puneve te Brendshme 3. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë. Tirane, me 22.2 1991 Nr.i dekretit:7469 SHQIPËRISË Sekretari SIHAT TOZAJ Kryetari RAMIZ ALIA