06/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

6 prill 1995

Me 2 maj viziton Shqipërinë Presidenti Federal i Austrisë z. Thomas Klestil

Me ftesë të Presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, me 2 maj 1995 vjen për një vizitë zyrtare në Shqipëri, Presidenti Federal i Austrisë, zoti Thomas Klestil. Ai shoqërohet nga Ministri i Jashtëm zoti Alois Mok e qeveritarë të tjerë. Bashkë me delegacionin e tij do të vijë dhe një grup i gjerë afaristësh e gazetarësh. Kjo vizitë synon të forcojë marrëdhëniet tradicionale midis dy vendeve tona mike dhe të zhvillojë me tej bashkëpunimin aktiv bilateral. Gjatë qëndrimit të tij Kryetari i Shtetit austriak do të zhvillojë bisedime me Presidentin Sali Berisha dhe do të ketë taketime me personalitete të tjera të larta shtetërore. Zyra e Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit

Korrupsioni ka qene e mbetet tek ju neokomunistet, zoti Dokle!

BLERIM ÇELA Qe ne veshtrimin e pare te stilit e ngjashmerise se deklarates se PS me artikullin e z.Dokle: “Cili jeni ju zoti Murke”, botuar ne “ZP” me 1.4.1995 e kupton qe autor eshte Namik Dokle, simbas parimit vete shkruaj e vete vulos. Tradita vazhdon te ruhet me konsekuence nga PP ne PS, nga Enver Hoxha e Ramiz Alia tek Fatos Nano e Namik Dokle. Kur i lexova keto dy shkrime te z.Dokle, fillova te qesh jo vetem per sa trajtoheshin lart, por edhe per faktin se PS e ben kopilin e u e la ne dere te tjereve, ka marre 400 mije dollaret e tyre, kenka kamufjuar per blerjen e shtypshkronjes qe kushton po 400 mije dollare dhe se Qeveria duhet t’i jepte reston prej 250 mije dollaresh qe nuk dihet se ku kane perfunduar. Edhe nje here po sqarojme opinionin publik sepse z.Dokle e di mire kete praktike. Me vendimin nr.104, date 10.12.1990 “Per disa shpenzime nga fondi Solidaritetit” te firmosur nga R. Alia, vendoset t’i jepet “ZP” 400 mije dollare per blerjen e nje shtypshkronje, nga te cilat kesti i pare te levrohet ne Dhjetor 1990 per 150000 dollare. …ish KQ te PPSH, nga viti 1964 deri ne vitin 1991, t’i neshrohet kontrolli revizionit financiar nga Kontrolli i Shtetit. Nga kontrolli qe po ushtrohet per kete qellim, rezulton se simbas vendimit te Sekretariatit te KQ te PPSH nr.104, date 10.2.1990, redaksise se “ZP” i jane vene ne dispozicion 400 mije dollare per blerjen e nje shtypshkronje nga firma New Concept Printing and publishing service LTD. [Dokument i riprodhuar: URDHËR-XHIRIMI; BANKA E SHTETIT SHQIPTAR; GAZETA ZËRI I POPULLIT; Shuma 2.500.000...; “i vihen në dispozicion të gazetës ‘Zëri i popullit’ për blerjen e një shtypshkronje ...”] [Dokumenti dhe shkrimi vazhdojnë jashtë kufirit të imazhit.] Ne mbeshtetje te vendimit te mesiperm, sasia e dollareve i eshte xhiruar redaksise me urdher xhirimin nr.098.665, date 27.12.1990-150000 dollare dhe me urdher xhirimin nr.328.164, date 11.3.1991-250000 dollare, gjithsej 400000 dollare. Me urdher xhirimin nr.083116, date 19.4.1991, i jane xhiruar per nepambet bankes ne mesiperme 150 mije dollare. Kjo shume rezulton debitore ne llogari, mbasi per llogari te shtypshkronjes nuk ka ardhur asgje nga firma. Nga llogaria u paraqit nje permbledhje shpenzimesh prej 1500 dollaresh per tre persona qe kane shkuar ne Kanada per problemet e shtypshkronjes. Sasia tjeter e dollareve, rreth 250-mije, eshte perdorur per nevoja te ndryshme te redaksise se gazetes. Nga redaksia nuk u paraqit ndonje dokumentacion tjeter qe u kerkua nga grupi i kontrollit si kontrate, apo ndonje dokument tjeter, per te sqaruar kete problem. Gjithashtu nuk u paraqit ndonje korrespondence se çfare do te behet me 150 dollaret e xhiruar prane firmes, shume e cila rezulton debitore ne llogari qe nga viti 1991. Akti i verifikimit mbahet ne tri kopje. Grupi i Kontrollit per redaksine e “ZP” Bashkim Spahia Perparim Xhixha Viron Prodani Drita Sheshi Pra, çështja eshte fare e qarte. Te 400 mije dollaret jane marre. Prej tyre 150000 dollare i kane shkuar firmes ne Kanada per shtypshkronjen, e cila se bashku me parate nuk duket gjekundi dhe 250 mije dollare jane perdorur per nevoja te gazetes. Per ç’nevoja? Nuk jepet asnje shpjegim. Perse nuk i jane xhiruar dhe keto 250000 dollare firmes per te kompletuar e marre shtypshkronjen? Perse asnje shpjegim. Perse i kerkoni Qeverise 250000 dollare per te plotesuar 400 mije dollarete shtypshkronjes, kur keto i keni marre me 11 mars 1991. Ku i çuat? A jeni turp te turperoheni Ju z.Dokle dhe ata qe nxjerrin deklarata te tilla ne shtyp? Ku i keni 150 mije dollaret e kaluar ne Kanada? Megjithese 250 mije dollaret e tjera i bete rrush e kumbulla, apo dreqi e di ç’keni bere me to, perse nuk kerkoni t’ju kthehen 150 mije dollaret e nisur ne Kanada? Pastaj, kujt i thoni Ju se me 1500 dollare kane shkuar ne Kanada tri vete (midis tyre keni qene edhe Ju z.Dokle)? Vetem per bileta duhen te pakten 4000 dollare, po per te ngrene e per te fjetur? Apo nuk ka patur nevoje qe s’kishit 150000 dollare ne dispozicion nga Ramiz Alia dhe atje ju prisnin Benci. Sa per problemet e tjera nese keni patur apo jo para, burimet financimt te fondit te Solidaritetit, etj, i kemi te gjitha dokumentet e do t’i botojme që te mesoje opinioni publik i brendshem dhe i jashtem se njerte pasatare ideologjike e financiare te Partise se Punes, dhe se keni mbetur ata qe ishit - Komuniste te rinovuar ose thjesht Neokomuniste.

Mbi skandalin Alia- Dokle -Benc

Per here te pare Dokle detyrohet te pohoje publikisht: - Se nga buxheti i shtetit jane marre per ”ZP” 400 mije dollare - Dokle per te shpetuar veten akuzon Partine Dokle pohon se e gjithe shuma eshte terhequr nga ”ZP”, dhe eshte perdorur per qellime te tjera. Dokle fundos veten dhe Partine e tij - Parate e destinuara per shtypshkronjen jane marre nga banka nga Dokle me shoke per blerje trojesh ... - Mashtrim i madh i PS: Rrezohet deklarata e tyre se shtypshkronjen nuk e kane blere se s’kane marre parate - Pasi paguan 150 mije $, Dokle nderron mendjen per 250 mije $ e tjere. Pse, qysh e tek ... [Artikulli vazhdon jashtë kufirit të imazhit.]

nuk e kane blere se s’kane marre parate - Pasi paguan 150 mije $, Dokle nderron mendjen per 250 mije $ e tjere . Pse, qysh e tek do te sqarohet me vone

EDI PALOKA Mjaftoi ballafaqimi i djeshem ne televizion i Dokles me faktet e paraqitura nga Kryetari i Sherbimit te Kontrollit te Shtetit per demaskimin e plote te tij dhe PS per sa i perkët çështjes se 400 mije dollareve te zhdukur. Dje ne TV, perpara publikut shqiptar, Dokle mbas perpjekjeve per te mashtruar, fillimisht ne unison me deklaraten e zedhenesit te PSSh, i vene ne detyrë faktet e dokumentave, u detyrua te pranoje per here te pare disa nga akuzat qe i drejtohen atij dhe partise se tij. Pike per pike fare u detyrua te pranoje Namik Dokle: 1. Fillimisht, ashtu siç kishte deklaruar nen tergen “zëdhënësi i PSSH” Dokle u perpoq te mashtroje opinionin duke thene se parate e Fondit te Solidaritetit (nga u terhoqen 400 mije dollaret per “ZP”) nuk kishin nga buxheti i shtetit. Vetem pak minuta me pas, i vene perballe dokumentave, ai u detyrua te pranoje se Fondi i Solidaritetit u krijua e mbahej me para nga buxheti i shtetit. 2. Duke dashur te replikojë me Drejtorin e Arkivave te Shtetit per faktin qe nga Fondi i Solidaritetit financoheshin grupe terroriste ne deklaraten e tij publike ai perdori fjale te tjera: “PPSH e trajtonte Fondin e Solidaritetit si nje buxhet jashte buxhetit te shtetit. Vetem nje gjë nuk e kuptoj pse z.Dokle nuk e tha kete para ne TV, perse nuk e beri me kohe, kur ai e dinte.” 3. Dokle u perpoq te argumentonte se financimi i “ZP” nga buxheti i shtetit nepermjet PPSH ishte i rregullt dhe sipas tij ishte PSSH qe merrte para nga fitimet e “ZP” (“PSSH e trajtonte PS si skllevë” ) per dokumenta e marra nga arkiva e KQ PPSH te cilet i paraqiti z.Blerim Çela vertetuan se ishte krejt e kunderta e asaj qe deklaroi Dokle; ishte “ZP” qe gjate gjithe ekzistences se saj ishte financuar nga buxheti per te mbuluar humbjet e saj. Vetem nje gjë nuk u sqarua prej Dokles lidhur me financimin, ne se “ZP” u financua nga Fondi i Solidaritetit duke u konsideruar si terroriste e terrorizmit deri atehere. 4. Pasi tregoi historine tashme te njohur te kalimit te 400 mije dollareve nga Fondi i Solidaritetit per ZP dhe xhirimin e 150 mije dollareve ne Kanada, pasi foli per kontrata fantazem (sepse ne TV nuk paraqiti asnje kontrate) te cilat cuditerisht nuk penalizonin “ZP” edhe po te mos livrosheshin, Dokle perseriti çfare kishte shkruar ne deklaraten e zedhenesit per 250 mije dollaret e tjera. Sipas fjaleve te para te tij, “ZP” nuk kishte arritur te hiqte 250 mije dollaret nga banka e bile ato i kishte kerkuar edhe nga qeveria Meksi. I vene perseri perpara dokumentave qe vertetonin se “ZP” kishte terhequr edhe 250 mije dollaret, Dokle brenda pak minutave ndryshoi qendrim dhe pranoi se parate jane “ZP” pra jane terhequr dhe “tani mund te perdoren per te marre shtypshkronjen”. 5. Pra Dokle u detyrua te pohoje ndryshe nga deri tani se e gjithe shuma prej 400mijedollaresh eshte marre nga “ZP”. Atehere pse nuk eshte perdorur deri tani per te marre shtypshkronjen? Pergjigjja e Dokles eshte absurde, sipas tij ata kane pritur lejen nga qeveria per kete pasi pa nje leje te tille nuk mund te perdorin ato para. Kete deklarim absurd Dokle e hodhi poshte me fjalet e tij kur deklaroi se nje pjese e ketyre parave (pra te 250 mije dollareve) jane perdorur per te blere nje magazine ne Laprake dhe per pjesen tjeter pergjegjët “ndermarrja qe merret me botimin e ‘ZP’”. Kalimi nga deklarata e zedhenesit te PS ne pergenjeshtrimin e saj nga Dokle eshte vertet per te admiruar. Jo vetem qe parate jane marre por jane perdorur per blerje magazinash e qellime te tjera, nga Dokle me shoke. Ja pra si u shkembehen nje nga nje te gjitha mashtrimet qe Dokle dhe ata qe e mbajne u perpoqen t’i paraqesin sin argumenta, ndersa pyetja: “Ku u zhduken 400 mije dollare?” perseri nuk mori pergjigje. I ndodhur perpara nje situate te tille, i mberthyer me fakte e dokumenta, Dokle u perpoq si gjithnje te krijonte rrenje fjalesh e problemesh qe nuk kishin asnje lidhje te perbashket me 400 mije dollaret e zhdukur por me ne fund, i pashprese, kerkoi te penalizoje ata qe kishte para e mbrapa duke kundersuar perfundimet e tyre. Tenduruar lexues, gazeta “RD” ju ka informuar dhe informon per “Progresi” te PS qe Dokle e permend duke kalimthi ne fjalen e tij. Te tjera informacione do te jepen me vone ne “RD”. jepte reston prej 250 mijë dollaresh që nuk dihet se ku kanë përfunduar. Edhe një herë po sqarojmë opinionin publik sepse z.Dokle e di mirë këtë praktikë. Me vendimin nr.104, datë 10.12.1990 “Për disa shpenzime nga fondi i Solidaritetit” të firmosur nga R.Alia, vendoset t’i jepet “ZP” 400 mijë dollare për blerjen e shtypshkronjës, nga të cilat kesti i parë te lëvrohet në Dhjetor 1990 për 150000 dollare. Në bazë të këtij vendimi del urdhër për xhirim valute nga sektori i finances i KQ te PP për Bankën e Përgjithshme të Shtetit që te xhiroheshin 250000 dollare nga llogaria 902/102/09 e KQ per gazeten “ZP” per blerje shtypshkronje. Urdheri eshte firmosur nga z.Sabaudin Kodra e znj.Flutura Araniti. Filluan xhirimet si vijon: Urdhër xhirimi 018665, date 20.12.1990 = 150000 dollare “ “ 328164 “ 5.3.1991 = 250000 “ Shuma: 400000 dollare Pra “ZP” i mori parate, por z.Dokle si në deklaraten e tij (domethënë te PS), edhe ne artikullin që sipercituam, thote shprehimisht: “Banka e Shtetit Shqiptar nuk kompletoi asnjëherë dhe me asnjë cent llogarinë e c’elur te “ZP” me urdher xhirimin nr.328164, date 12 mars 1991 ne vleren prej 250000 mijë dollaresh”. Me poshte vazhdon se nderi para kohe para nuk i ka marre “ZP” nuk ka patur mundesi që t’ia xhirojnë firmes kanadeze per blerje shtypshkronje dhe se “janë po ashtu te kuptueshme edhe qellimet politike te revizionit Berlim Cela”. Argumenti Namik Dokle, ka harruar se po akuzohet nga revizori Berlim Cela. Ato që Berlimi nuk kupton ne bujqësi, nuk mund t’i kuptoje Namiku ne finance, pra megjithese e di fare mire qe i ka marre parate, kerkon t’ia hedhë atij që eshte marre tere jetën me financë. Zoti Dokle, tani po ua shpjegoj se çfare nuk kuptoni ju. Ju nuk kuptoni ndryshimin midis dates se perpillimit te urdher xhirimit, me ate te kalimit te parave nga banka prej llogarise qe debitohet (SKFA- qe jane inicialet e personave te ngarkuar me financen e KQ: Sabaudin Kodra e Flutura Aranitasit) ne nr.902/102/09 ne kredi te llogarise nr.608/107 te gazetes “Zeri i Popullit”. Urdher xhirimi eshte perpiluar ne daten 5.3.1991 dhe veprimi financiar eshte ekzekutuar (domethene kalimi i parave nga KQ ne “ZP”) ne daten 11.3.1991, date te cilen e citojn edhe Ju vete. Kur nuk ka para, banka i a kthen urdher xhirimin entit urdherues (ne kete rast KQ) pa veprim. Kur ka para, banka vulos ne krahun e djathte te urdher xhirimit, qe cilin e firmosin dy vete, çka verteton urdher xhirimin, qe cilin e firmosin dy vete, çka verteton se parate kaluan nga njera llogari (e KQ) ne tjetren (te “ZP”). Pra parate z.Namik i keni marrë, nuk keni nga ua lani. Per keto para eshte mbajtur nje akt verifikimi ne daten 9.7.1993 ne redaksine e gazetes “ZP” midis inspektoreve te Kontrollit te Shtetit z.Bashkim Spahia, inspektoreve te Kontrollit te Shtetit: z.Bashkim Spahia, Viron Prodani me z.Perparim Xhixha dhe Klio(?)gariten, znj.Drita Sheshi. Qe z.Dokle ta kuptoje qe une i lexoj mire materialet e inspektoreve te Sherbimit te Kontrollit te Shtetit, po e citoj verifikimin per kete problem, fjale per fjale, qe çdo akt verifikimi me kete problem, iPS se proçkat i keni ato, se shpjegime nuk ua mbajnë atyre te bëne ç’keto. Jo Kontrolli te Shtetit akti verifikimi yne i dates 9.7.1993: Ja se ç’thote akti nr.183 date 14.5.1992 pika 3, “Ne zbatim te VKM nr.183 date 14.5.1992 pika 3, eshte perjashtuar nga rikonomeni ekonomikofinanciar dhe pasqyron krijimin e perdorimin e Fondit ne valutë te ...

Projekt buxheti hije i qeverisë hije

-Mos valle PS ka hapur ndonje fond tjeter Solidariteti? “Projekt - buxhet alternativ”; nen kete fjale gazetat e majta propagandonin keto dite nje te ashtequajtur projektbuxhet te opozites. Eshte jo vetem absurde por dhe qesharake kjo ide e tille te cilen ne menyre te trashe kreret socialiste kerkojne ta perdorin per propagande. Si mund te paraqese projekt buxhet opozita socialiste per programin e qeverise demokratike? Absurdite te kesaj “ideje” kalojne deri ne çmenduri. Ajo opozite e cila qe nga 22 marsi eshte ngritur me te gjitha format kunder reformes se ndermarrjeve nga qeveria Meksi tani na paraqiska ne Parlament “Projekt buxhet” sipas te cilit duhet te ndertoje punen e saj qeveria demokratike. Ajo opozite qe ka kundershtuar dhe sulmuar ne çdo moment dhe ne çdo pjese te saj reformen, qe ka deklaruar se po erdhi ne pushtet do ta kthejne mbrashte ato fron qeverise Meksi “projekt buxhet alternativ”. Megjithate absurditeti i nje akti te tille nuk qendron vetem ne aspektin politik (qe padyshim eshte me i rendesishmi) por dhe ne ate praktik. Qeveria demokratike ka nje program te saj te paraqitur perpara shqiptareve fillimisht si platforma e PD, platforme me te cilen PD fitoi votat e gati 70% te elektoratit duke sfiduar ne menyre absolute programin e PS. Per te zbatuar kete program deri tani mjaft te suksesshem, eshte qeveria demokratike qe do te percaktoje se ku do te shkojne investuar, çfare financimi duhet te kete nje sektor e sa shpenzime nje sektor tjeter. Logjika e asnje navi nuk mund te pranoje qe per realizimin e programit te nje qeverie buxheti “i’a percaktoje opozita”. Sigurisht opozita mund te bej propozime per pika te caktuara por dhe kete nuk ka te drejte morale ta beje ne piken e beje opozite si kjo jo totalisht kundra çdo akti te ndermarre nga qeveria demokratike. Ndersa paraqitja e nje projekt buxheti “alternativ” nga opozita eshte krejtesisht jashte çdo logjike. Por ndoshta kreret e PS kane vendosur te luajne perseri me hijet dhe pergatisin kete projekt buxhet hije. Eshte me se e qarte qe e gjithë kjo loje behet vetem per efekte propagandistike per t’i treguar njerezve se kreret e PS jane shume zemergjere ne shperndarjen e parave qe nuk i kane dhe nuk do t’i kene. Vete PS ka hapur ndonje fond tjeter solidariteti per te realizuar ndonje fond tjeter solidariteti per te realizuar kete projekt buxhet alternativ? Mos valle PS ka hapur ndonje fond tjeter solidariteti te mbajtur buxhetin e qeverise Meksi. ALBION ORHANASI

Në brendësi

Fjala e Kryetarit të delegacionit të Parlamentit Shqiptar, z. Ali Spahia, në Konferencën e 93-të Ndër-Parlamentare në Madrid, 27 Mars - 1 Prill 1995 E verteta eshte ne fotomontazh dhe jo tek titulli Ujgerit e mbajne koken per here nga pylli