03/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 qershor 1995

Midis proteksionizmit dhe tregtisë së lirë

Perse Shqiperia nuk ndoqi qe ne fillim nje politike doganore restriktive? A perben paradoks vendimi i Parlamentit per vendosjen e e tarifave doganore?

Kryetari i PSD zbulon anen me te felliqur te politikes shqiptare qe perfqgeson

Gjinushi ne Shkoder: Milosheviçi pret e percjell me shume delegacione se shteti shqiptar DUKAGJIN HATA “Me shume delegacione te huaja pret e percjell Milosheviçi ne Beograd sa shteti shqiptar” ka deklaruar jo ndonje ”tiger” ne fushe Kosove, as ndonje sharlatan ordiner i tipit N.Hoti, por vete lideri i PSD te ndielen ne Shkoder, duke kritikuar politiken e jashtme te Tiranes. Keshtu informon ”Koha Jone” e dates 30 maj. Duke qene se asnje pergjegjeshim apo retifikim nuk eshte bere nga zyrat e PSD ne lidhje me kete deklarate na mbetet te besojme se ajo eshte autentike. Na mbetet te besojme se felliqesia e nje pjese te politikes shqiptare eshte aq e madhe sa mund te ndyje edhe disa vlera e parime qe duhet t’i mbajme te gjithe, edhe disa interesa kombetare qe na takojne t’i [?] Milosheviçit koncesione te ndryshme e duke i premtuar ndonje lehtesim sanksionesh por edhe duke i komunikuar kercenim dhe ultimatum. Tiranen e kane vizituar nder te tjera kryetare shtetesh e qeverish si dhe shtetare te tjera te larte. Ata vijne per te shprehur mbeshtetjen, miqesine dhe ndihmen e tyre per Shqiperine dhe kombin shqiptar, per ecurine e reformes si dhe per te theksuar perkrahjen e tyre per integrimin ne Evrope. Dhe duket keto gjera ne te njejten kohe, duke krahasuar vizitat e tyre miqesore, zyrtare ne Shqiperi me ecejaket e vizitoreve dhe diplomateve ne Beograd apologjeti i se keqes, Gjinushi, leshon edhe nje fyerje te pamase ndaj komunitetit nderkombetar. Sido te mund te reagonin dy vizitoret e shquar, qe se fundmi vizituan Tiranen, Presidentet Herzog e Klestil, nese “si”belule” dmth perdor ndaj tyre gjuhen staliniste te Enver Hoxhes ne ”Rreziku anglo-amerikan” apo vepra te tjera paranojake. Deklarata te tilla te turpshme jane te papranueshme per socialdemokratet e ndershem shqiptare dhe duhet te denohen publikisht nga gjithe spektri politik shqiptar. Keto deklarata deshmojne krizen e thelle morale te ish dhe ish sot kryetari i PSD por qe e ka kuptuar qe e shkuara e tij nuk bere qe ti kete kohe themeluar me marredhenie te politiken shqiptare. Karrierist dhe amoral, ky pinjoll monster e hoxhizmit ne fundin e karrieres se tij, parapelqen edhe fundin e vendit te tij. Me nje deklarate te tille mund te mendohet se Gjinushi synon te vije ne ndihme Milosheviçit, duke u perpjekur te paraqese nje imazh tjeter per te. Kjo ndoshta edhe nuk perjashtohet, por pak mundesi besojme se felligesia duhet t’i mbajne mbrojme te gjithe. Nje deklarate e tille nuk mund te konsiderohet si nje prononcim politik nga ana e nje opozitari ne ethe paraelektorale. Ajo kalon edhe brenda te cilit zhvillohet nje gare politike tipike per demokracine. Nje krahasim i tille synon ne radhe te pare te fyeje shtetin. Ate nuk do ta bente edhe nje politikan i huaj me serbofili ekstreme. Gjithkush e di qe Serbia trajtohet si pariah nderkombetare, duke u pershastuar nga KSBE-ja e OKB-ja dhe duke e vendosur nen sanksione nga ana e Keshillit te Sigurimit. Vizitoret e Beogradit jane vetem diplomate e te derguar. Ata synojne maksimumin e te bejne presione dhe pazar, duke i kerkuar vizitoret e shquar, qe se fundmi vizituan Tiranen, Presidenti Herzog Kiestil, nese do te degjonin se nje lider partiak shqiptar vizitat e tyre zyrtare e mesazhe te qarta ne Shqiperi i barazon me negociatat e Beogradit? Ka me shume te ngjare te mendonin se fantazma e Enverit endet perseri neper ndertesen e turbullt. Vetem ai mund ta bente nje deklarate te tille ne terbim e siper. Deklarata e Gjinushit shpreh nje linje qa ai, se fundi, e ka percaktuar qarte ne gazeten e tij. Kjo gazete, per turpin e saj, apo me mire, te padronti te saj, i cili duket i terrorizuar nga arritjet e rendesishme dhe historike te Shqiperise ne politiken e jashtme flet per kryetare shtetesh te Evropes demokratike, qe kane ardhur ne vendin tone me fyerje por dicka me teper per zhvillimin e saj? Deklarata e Gjinushit demokratike, qe kane ardhur ne vendin tone me fyerje dicka me teper per zhvillimin e saj?

Presidenti Berisha prononcohet lidhur me idene e heqjes se plote te sanksioneve te Kombeve te Bashkuara ndaj Serbise

Ne takimin dje ne mesdite me znj. Doris Pack, europarlamentare e kryetare e komisionit te Parlamentit Europian per Europen juglindore Presidenti Berisha u shpreh se ishte i shqetesuar nga disa perpjekje per heqjen e sanksioneve te vendosura nga keshilli i Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ndaj Serbise ne nenkembim te njohjes se republikës se Bosnje Hercegovines nga Beogradi. Nje leshim i tille eventual ndaj Serbise nuk merr parasysh aspektet e tjera te krizes ne ish-Jugosllavi ku problemi me pasoja me te rrezikshme eshte ai i Kosoves. Ky leshim mund te kete pasoja te renda per paqen e stabilitetin ne rajon. Pervec situates ne rajon ne takimi u biseduan edhe rreth reformave ne Vend e marredhenieve te Shqiperise me Bashkimin Europian. Zyra e shtypit dhe informacionit prane Presidentit

Pritje ne Presidencë

Dje Presidenti i Republikes priti nje delegacion te Bankes Evropiane te Investimeve, kryesuar nga Zevendespresidenti i saj z.Gennimatas. “E konsideroj sinqeriarisht shume te rendesishme nenshkrimin e marreveshjeve qe shenojne angazhimin e Bankes Evropiane te Investimeve ne ndertimin e infrastruktures ne Shqiperi” i tha Presidenti Berisha zotit Gennimatas. “Ky angazhim eshte i nje rendesie jo vetem financiare por edhe politike sepse perben nje kontribut direkt ne konsolidimin e orientimit te politikes shqiptare dhe ne perpjekjeve te saj per integrimin e Shqiperise ne Evrope. Do te vleresoja-theksoi Presidenti Berisha,-uljen e interesave te kredive te bankes suaj per Shqiperine nepermjet dhuratave apo granteve te KE ose te vendeve te tjera anetare. Kjo do te perputhej si me parimet e njohjes se Shqiperise nga KE si nje rast i vecante ashtu dhe me sundesit tone reale financiare per te shlyer kredite dhe borxhet”. Nga ana e tij z.Gennimatas pasi vleresoi arritjet e reformave ne Shqiperi u shpreh se do te marrin ne konsiderate kerkesen e bere pasi jane te bindur se Shqiperia e meriton mbeshtetjen e bankes se tyre.

Eç e besoi kreret e PS

Ilir Meta injoron Pellumbin FATOS GJIROKASTER: NANO, “Me sugjerimet e kerkesat qe bejme, politika e jashtme nuk duhet ta beje vendin vater perplasjejsh, qofte me ato per te cilat angazhohet ne konferencen islamike e qofte me ato qe i kerkon NATO-s”. (“ZP”, e diel 27 dhjetor 1992, kryeartikull) NAMIK DOKLE: “Ne politiken e jashtme jane vene re veprime e hapa te pamatura, ne marredhenie me vende te ndryshme, apo me organizma nderkombetare, siç jane qendrimet ndaj Maqedonise, ndaj NATO-s, etj”. (Citimi eshte shkepetur nga pika 3 e kerkeses per mocion mosbesimi ndaj Ministrit te Puneve te Jashtme zotit Serreqi, nga kryetari i grupit parlamentar te PS-se, Namik Dokle, firmosur nga 14 deputete te PS, botuar ne “ZP” e premte 25 dhjetor 1992). (“ZP”, e diel 27 dhjetor 1992, kryeartikull) ILIR META: Mbasi u shpreh pro aderimit te Shqiperise ne NATO, ironik dhe mosperfilles ndaj kolegut te tij Pellumbi, nenkryetari i pare i PS (kryetari ne zyre te saj), shprehet per deklaraten e ketij te fundit ne Kukes: “C’rendesi ka ç’ka thene nje nenkryetar ne Kukes, une jam ketu (ne studio) e po e them qarte”. (Debati i djeshem televiziv) BASHKIM ZEJNELI: (Ne te njejten seance parlamentare) i cileson “diletantizem” perpjekjet e qeverise demokratike per bashkepunimin me NATO-n. SERVET PELLUMBI, KUKES: “Te mos nxitohemi per te hyre ne NATO, pasi duhen plotesuar disa kushte”. Ministri PS, botuar ne “ZP” e premte 25 dhjetor 1992). Portrete të shtypura pranë tekstit; mbishkrimet poshtë fotografive janë pjesërisht të prera.

Vleresim i PD dhe i realizimit te programit te saj. Vleresim per demokracine shqiptare

Interviste e Sekretarit te Pergjithshem te PDSH z.Tritan Shehu dhene zv/kryeredaktorit Edi Paloka Pyetje: Z. Shehu, ju moret pjese ne mbledhjen e fundit te Keshillit te EUCD qe u zhvillua ne Slloveni. Fillimisht per lexuesin, ç’fare perfaqeson EUCD? Unioni Kristian Demokrat Evropian, perfaqeson bashkimin e partive Kristian Demokrate Europiane parti te cilat jane kryesisht te qendres, e te qendres se djathte. EUCD ben pjese parti te njohura europiane, siç eshte Partia Gjermane e Kohl-it, Partia Konservatore angleze, parti te qendres se djathte te Belgjikes, Spanjës, Italise, Austrise pra forcat politike serioze te fuqishme te cilat per shume kohe kane qene apo jane ne pushtet ne vendet e tyre. Keto jane forcat te cilat, padeshiren kane dhene nje kontribut te shquar ne vendet e tyre dhe ne levizjen europiane, per shkaterimin e komunizmit dhe per konsolidimin e demokracise. Pra ne kete menyre, ky eshte nje union, nje bashkim partish mjaft i rendesishem i qendres dhe i djathte, i cili lidhet gjithashtu edhe me struktura te ndryshme te Keshillit te Europes, Komunitetin Europian, EDU-ne, dhe me Kristian Demokratet Boterore, me President Martensin qe ka qene per 12 vjet rresht kryeminister i Belgjikes. Pra, ajo eshte nje hallke dhe pjese perberese e Internacionales Kristian Demokrate. Futja ne kete union realizon automatikisht dhe pranimin ne Internacionalen Kristian Demokrate Boterore. Pyetje: Siç dihet PD ka bere kerkese per anetaresim me te drejta te plota ne kete union. Ne kemi informuar mbi qendrimin ndaj kesaj kerkese ne mbledhjen e fundit ne Slloveni, por diçka me teper per zhvillimin e saj? PD, ka bere kerkese, per t’u pranuar si anetare me te drejta te plota ne kete union, kerkes e cila tashme po shqyrtohet me seriozitet te plote nga ky union. Eshte hera e dyte qe une personalisht marr pjese ne mbledhjen e ketij Unioni, ne Bruksel, para disa muajsh, e tashme ne Slloveni ku u diskutua per probleme nga me te rendesishmet politike dhe ekonomike te Europes dhe vecanerisht te integrimit te vendeve te tjera ne Unionin Europian midis tyre edhe Shqiperia. Kesaj radhe kerkesa e Shqiperise, u miratua nga komisioni i posacem (Vijon ne faqen 2)

Arritjet makroekonomike - arsyeja e prezences se BEI ne Shqiperi

Zv/ President i kesaj banke Genimatas dhe zv/kryeministri Vrioni ne konference shtypi Genimatos: “Edhe ne te ardhmen ne do te mbeshtesim projekte te tjera ne Shqiperi” Dje zv/presidenti i Bankes Evropiane te Investimeve z.Panajotis Genimatas dhe zv/kryeministri i Financave te Shqiperise Dylber Vrioni serviren perpara gazetareve rezultatet e vizites se delegacionit te Bankes Evropiane te Investimeve. Fillimisht z.Vrioni u ndal ne domosdoshmerine e komunikimit te ngushte me institucione te tilla bankare si Banka Boterore, Banka Evropiane per Rindertim e Zhvillim, Banka Evropiane e Investimeve. Kjo domosdoshmeri eshte e kushtzuar sipas z.Vrioni nga veshtiresite financiare te trashëguara nga sistemi i kaluar si dhe nevoja e mbeshtetjes se sistemit te ri ekonomik qe po ndertojme. Ne kete kuader ka nisur dhe bashkepunimi me Banken Evropiane te Investimeve, qe ka nje aktivitet kreditues shume te gjere, e ngitur fillimisht vetem per te financuar projekte vetem brenda per brenda Komunitetit Evropian por qe me pas veprimtaria e tij eshte shtrire edhe ne 120 vende te tjera, 10% e financimeve te kesaj banke adresohen ne vendet e Evropes Qendrore dhe Lindore. Me nenshkrimin e dy projekteve financiare, te asaj per financimin me 5 milione EKU te punimeve per zgjerimin e portit te Durresit si dhe te nje projekti tjeter prej 5 milione EKU per zgjerimin e aktivitetit privat nis keshtu. Bashkepunimi konkret me kete institucione te rendesishmen financiar nderkombetar, bashkepunim qe sipas z.Vrion do te vazhdoje me mundesine e financimit te pjeses tjeter te autostrades Tirane-Durres, te fillimit te projektit te ndertimit te korridorit Lindje-Perendim etj. Per z.Genimatas, kenaqesia e ndodhjes ne Shqiperi behet me e madhe nga rezultatet konkrete te vizites se delegacionit qe ai kryeson. Banka Evropiane e Investimeve - e themeluar ne vitin 1958 ka si qellim te prezences se saj ne Shqiperi, dhenien e kontributit per integrimin fizik te Shqiperise me Komunitetin Evropian. Dhe ne qofte se marrdhenie e Shqiperise me keto institucione te fuqishme financiare e karakterizojne dy parime: besimi dhe riski, per z.Genimatas arritjet makroekonomike te Shqiperise kane sherbyer si stimuli te pjesemarrjes se BEI ne financimin e projekteve ne Shqiperi. Edhe ne te ardhmen kjo banke do te mbeshtese projekte te tjera dhe z.Genimatas shprehu interesimin e gazetarëve si problem kryesor doli problemi i borxhit te jashtem, menyra e zgjidhjes se te cilit e shqeteson z.Vrioni Shqiperia tashme perfundimisht do te paguaje vetem 100 milione nga mbi 500 milione dollare borxh te trasheguar. SHPETIM LUKU

Tirane: Nenshkrim marreveshje midis Bankes se Shqiperise dhe Bankes Evropiane te Investimeve

Mbeshtetje per sektorin privat Dje ne Tirane, prej z.Panajotis Genimatas zv.president i Bankes Evropiane te Investimeve dhe te z.Kristaq Luniku Guvernator i Pergjithshem i Bankes se Shqiperise u nenshkrua nje marreveshje financiare bashkepunimi. Mbi bazen e kesaj marreveshje Banka Evropiane e Investimeve i akordon Bankes se Shqiperise nje hua prej 5 milione ECU. Qellimi i huadhenies eshte mbeshtetje e kompanive te vogla e te mesme ne ndermarrjen dhe realizimin e projekteve ne agro-biznes, ne turizem etj. Pra kjo hua do te jete nje shtytje per zgjerimin e aktivitetit privat. Ajo eshte akorduar mbi bazen e kushteve, mjaft lehtesuese per vendin. Efektet pozitive te kesaj huaje do te jene si fillim per pjesemarrje te tjera te tilla ne Shqiperi-konfirmoi z.Genimatas. KORRESP. “RD”

Fotografi portretesh të Ilir Metës, Bashkim Zejnelit dhe Servet Pellumbit.

Nano, Ali Pasha dhe “alternativat” e PS

EDI PALOKA FAQE 2

Na brendësi

Faktet e korrupsioni pasojne njeri-tjetrin Ferri i diktatures “Enver - Hitler” Atak histerik i Milos ne TVSH

BIBLIOTEKA Nr 15 [?]