24/06/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

24 qershor 1995

Nje kujtese nga ferri Rrefimi tragjik i nje zemre DR. SIMON PEPA FAQE 5 Edhe ne kemi patur Bukenvalde dhe Aushvic!! Luan M. Rama sa s’po pellcet prej gezimit...

Ne brendesi

-Aktivi i deges se PD Elbasan FAQE 2 -Interviste me z.Selami Xhepa Kryetar i Qendres Shqiptare per Nxitjen e Investimeve te Huaja Deliret e nje poeti FAQE 3

Kontribut ne zhvillimin e metejshem te marredhenieve pozitive midis dy vendeve tona

Vizita e delegacionit te PDSH ne Greqi Konference shtypi e Sekretarit te Pergjithshem te PDSH z. Tritan Shehu, nenkryetarit dhe kryetarit te grupit te saj parlamentar z. Ali Spahia dhe deputetit z.Dhimiter Anagnosti Ne kete kuader eshte padyshim dhe bashkepunimi tone me PASOK-un qe eshte partia me e madhe greke nderkohe dhe partia ne pushtet. Ne jemi qe te dyja parti ne pushtet dhe padyshim qe kemi interesa te perbashketa te punojme ne menyre qe qeverite tona te arrijne qe te kryejne marredhenie sa me te mira midis tyre. Desha te theksoj se nuk do te thote aspak qe PD me kete akt ben levizje majtas dhe nuk duhet te thote pasojal a be per levizje te tilla brenda Shqiperise. Per kete se pari dua te ve ne dukje se ekziston nje diference shume e madhe, me ndryshime te natyra me dallen, midis forcave te majta greke, si PASOK-u me te majten shqiptare. Ne kete kontekst duhet nenvizuar se neqofese eshte PASOK-u ajo parti qe ka luftuar per te skabuare diktaturen ne Greqi dhe nje nga promotoret e luftes kunder diktatures, ne Shqiperi perkundrazi forcat e majta shqiptare jane pjelle e diktatures dhe vazhdim i diktatures. Pra nuk mund te behet asnje krahasim midis te majtes shqiptare dhe asaj greke. Nga Konferenca per shtypin Pas perfundimit me sukses te nje vizite pune ne Greqi Sekretari i Pergjithshem i PDSH, z.Tritan Shehu se bashku me nenkryetarin e PD dhe kryetarin e grupit te saj parlamentar z.Ali Spahia dhe deputetin Dhimiter Anagnosti dhane nje nje nga ambjentet e punes ne Athine. Partia Demokratike si nje force politike e vendosur per te kontribuar ne forcimin e bashkepunimit dhe miqesise midis vendeve tona e konsideron dialogun dhe kontaktin me tere forcat demokratike te Greqise

Nga Konferenca per shtypin

Presidenti Berisha priti Kryeministrin e Malajzise, Dr. Mohamed

Dje Presidenti Berisha zhvilloi nje bisede koke me koke me Kryeministrin e Malajzise Dr.Mahathir Bin Mohamed e cila zgjati me se nje ore Presidenti Berisha i uroi Kryeministrit te Malajzise mireseardhjen ne Shqiperi dhe i shprehu kenaqesine e tij per zhvillimin miqesor te marredhenieve midis dy vendeve tona. Ai e njohu mikun malajzian me rezultatet e reformave ne vendin tone. Biseda u perqendrua ne bashkepunimin midis Shqiperise dhe Malajzise dhe te dy bashkebiseduesit theksuan se niveli i arritur shume te mire te marredhenieve politike duhet u pergjigjej bashkepunimi frytshem ne te gjitha fushat. Ne kete kontekst u diskutua bashkepunimi ne sektore me interes reciprok si turizem, industri, miniera, banka, tekstile, etj. Presidenti Berisha e falenderoi perzemersisht Kryeministrin malajzian per kredine malajziane ne ndertimin duke vene ne dukje se sheshet e ndertimit jane tashme gati per fillimin e zbatimit te projekteve si dhe per ndihmen e cmuar te ketij vendi dhe popullit shqiptar. Te dy burrat e shtetit u ndalen edhe ne gjendjen ne rajon e konfliktin ne Bosnje. Presidenti Berisha theksoi se deshtimet e fundit te Komunitetit Nderkombetar ne Bosnje e kane bere konfliktin atje me te rrezikshem dhe serbet e Karacicit me te paperkegjesshem dhe agresive, dhe se gjendja ne Kosove vazhdon me te mbetet e rende. Kryeministri malajzian pasi shprehu kenaqesine e tij per ndryshimet e rendesishme qe ai konstatonte ne viziten e tij te dyte ne Shqiperi, theksoi vendosmerine e tij dhe te qeverise malajziane per te forcuar miqesine dhe zgjeruar bashkepunimin me Shqiperine. Ne lidhje me zhvillimet ne rajonin tone Kryeministri Malajzian u shpreh se Malajzia eshte e shqetesuar per konfliktin ne Bosnje dhe se ka trupat e saj paqeruajtese atje. Presidenti Berisha dhe Kryeministri Mohathir ishin te mendimit se prania e trupave te OKB-se ne Bosnje eshte e domosdoshme dhe se terheqja e UNPROFOR-it qe andej eshte e rrezikshme dhe me pasoja per rajonin. Foto: A. BABANI

Takim i Kryeministrit Meksi me homologun

Nga Konferenca për shtypin

Pas përfundimit me sukses të një vizite pune në Greqi Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Tritan Shehu së bashku me nën kryetarin e PD dhe kryetarin e grupit të saj parlamentar z. Ali Spahia dhe deputetin Dhimiter Alagnosti dhanë dje në një konferencë për shtypin. Në fillim z. Tritan Shehu përmes një deklarate për shtyp i informoi gazetarët për sa më poshtë: Me ftesë të z. Miltiadis Evert, kryetar i Partisë Demokratike e Re, një delegacion i nivelit të lartë i Partisë Demokratike Shqiptare, i kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i saj Prof. Dr. Tritan Shehu dhe i përbërë nga z. Ali Spahia, Nënkryetar i PDSH dhe Kryetari i Grupit të saj parlamentar, z. Dhimiter Alagnosti, deputet dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Politikës së Jashtme bëri një vizitë pune në Athinë. Partia Demokratike si një forcë politike e vendosur për të kontribuar në forcimin e bashkëpunimit dhe miqësisë forcat demokratike të Greqisë mjaft të rëndësishëm. Kjo është dhe arsyeja pse në gjate vizites sone zhvilluam nje sere takimesh. Delegacioni zhvilloi takime, me kryetarin e Partisë Demokracia e Re, z. Miltiadis Evert dhe me perfaqesues te tjere te larte te partise. Zoti Evert, u shpreh se ata jane te mendimit dhe do te mbeshtetin fuqimisht qe Shqiperia te jete nje vend i pare i ish kampit socialist qe te duhet te pershihet ne NATO dhe ajo patjeter duhet te integrohet ne Europe, ne te gjitha strukturat e saj. Gjithashtu z. Evert konfirmoi qendrimin e Partise Demokracia e Re ne lidhje me pandryshueshmerine e kufinjve shqiptarë-grek. Z.Evert vleresoi dhe reformat e realizuara ne Shqiperi gjate katyre tre vjetëve. Gjatë takimit me Kryetarin e grupit parlamentar të Demokracisë së Re si dhe gjate atij me delegacionin perkates se kesaj Partie, u shpreh domosdoshmeria e bashkepunimit konkret midis dy forcave tona politike ne mire temësise midis vendeve tona. Per kete kontaktet e vazhdueshme, shkembimi i mendimeve, etj u konsideruan si mjaft te rendesishme. (Vijon ne faqen 2)

Takim i Kryeministrit Meksi me homologun Malajzian Mohamed

Dje pasdite Kryeministri Aleksander Meksi u takua me Kryeministrin e Malajzise, Mahathir Bin Mohamed. Zoti Meksi nenvizoi gatishmerine e qeverise shqiptare per te shkuar drejt realizimit te projekteve ne fushen e ndertimit te banesave, por edhe ne tregti, banka tekstil e turizem. Interesimi ynë eshte maksimal per te mbeshtetur projektet dhe per te krijuar kushtet e nevojshme per realizimin e tyre- theksoi kryeministri Meksi. Ai vuri ne dukje edhe rendesine qe qeveria shqiptare i kushton njohjes me pervojen e Malajzise dhe shkembimin e kontakteve ne menyre te veçante ne fushen e Biznesit. Nga ana e tij kryeministri Malajzian tha se, kontaktet tona dypaleshe jane institucioniluar dhe shkembimet e vizitave dypaleshe duhet te gjejne tashme konkretizimin e tyre ne fusha te tilla si, ndertimin e banesave, hapjen e bankave, ne miniera e ne turizem. Por ne te njejten kohe u shpreh zoti Mohamed, ne po shohim se çfare mund te blejme nga ju duke patur parasysh sidomos pasurite tuaja nentokesore. Nga te dy palet me interes u cilësua bashkepunimi ne fushen e industrise, ku u nenvizua fakti i lehtesive qe ka Shqiperia ne eksportet ne vendet e Evropes. Kryeministri i Malajzise e ftoi kryeministrin Meksi per vizite ne Kuala Lumpur, ftesë e cila u prit me kenaqesi dhe me interes ne zhvillimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe. Me Kryetarin e Demokracisë së Re, Evert

Menaxherët e terrorizmit

SAMI MILLOSHI Te paskrupullt ne sulmet qe i bejne forcimit te shtetit ligjor, penat anonime te ZP, dolen dje edhe ne mbrojtje te nje akti terrorist, siç ishte mbajtja peng e dy funksionareve te administrates shteterore nga grevistet ne fshatin Lakanas. Mbrojtesit e terrorizmit nuk iu pelqen qe shteti te nderhyje qe te zbatohet ligji dhe te vihet ne vend dinjiteti i nepunesve te terrorizuar. Mbrojtesve te terrorizmit iu pelqen te krijojne nje “ekuiliber” ne faqet e “ZP”, ne nje kohe qe opinioni publik eshte i mbushur me programe makabre e lisa me gjak dhe harboheshin ne zyrat e terrorit te diktatures. Perse e bejne kete? Arsyeja eshte e thjeshte. Anonimet e “ZP” vazhdon t’i udheheqe ish Sigurimi i Shtetit qe, veç e veç dhe ne grup, “besojne” se, po duket, punojne me kapacitet te plote. Jane ata qe, me te spikatur, po ua fusin kembet ne “kepuce anonimeve te “ZP”, por qe, meqenese anonimeve te “ZP” u kerkoje llogari ketyre “menaxhereve” te krimit, qe vazhdojne te mbajne ndezur terrorin psikologjik dhe te mbrojne strategjine e akteve terroriste. Permés kesaj strategjie ata synojne dhe luftojne qe t’a veshteresojne punen per konsolidimin e shtetit ligjor. Ata jo vetem synojne, por edhe luftojne qe te rikthehet koha e “arte” e tyre, kur subjektivizmi kanibalësh dhe mekanizmi i luftes se klasave bente kerdine. Por, ajo kohe tashme ka perendur nje here e mire. Ka perënduar koha e genocidit dhe e terrorit çnjerëzor. Ka ardhur koha e denoncimit te mekanizmit te atij genocidi te tmerrshem si edhe te atyre qe, ndonese sot fshihen si struci, mbajne mbi supe autoresine e levizjes se ingranazheve te genocidit. Mbrojtesit e terrorizmit dhe te akteve terroriste sot jane po ata ai grup qe gjate genocidin e djeshem. Ata do ta kene te veshtire t’i shpetojne drejtesise, sado qe te fshihen. Prandaj, edhe ju mjerane anonime te “ZP”, qe beheni masha ne duart e konstruktoreve te krimit te djeshem dhe mbrojtes te terrorizmit te sotem, hiqni dore nga boja e zeze dhe pastroni shpirtin.

Të përkrahët nisma e intelektualëve kundër genocidit

Nisma e intelektualeve per publikimin e dokumentave te genocidit qe Enver Hoxha dhe pasuesit e tij kryen per 50 vjet mbi shqiptaret ndonese e vonuar shume e rendesishme dhe dobiprurese. 2 vjet me pare shoqata antikomuniste 2 Prilli mori nje iniciative te tille e cila mbeti ne tentative. Interesi i kombit eshte te jene te dokumentuara krimet, te cilat duhen te shoqerohen me masa represive ligjore per anetaret e krimeve, Shqipërise dhe shtetit demokratik i duhet pajtimi kombetar i cili do te mbas sinqeritetin kombetar. Nismën e intelektualeve jo vetem e perkrahim por i bejme thirrje gjithe forcave te verteta demokratike, shtete e individ e interesa personale e brenda interesave te kombit te mos harrojne duke mbeshtetur ndërmarrje me faktet kete iniciative. Kombi e demokracia kerkon qe ta mbrojme me ligj ate qe fuqim jo pa gjak. Ne emer te Unionit Shqiptare Antikomuniste Kryetari EDUARD PERJAKU

Mbrojtësit e Genocidit

CEKA: Krijimi i grupeve te tilla me kujton ndonjehere letrat e hapura, qe shkruheshin me pare me iniciativa e tipit kooperativist; per kolektivizimin e plote te bagetive. “Te demaskohet genocidi enverian dhe te ndalohet propaganda komuniste” ishte thirrja qe pak dite me pare, 33 intelektuale leshuan permes mas-medias duke kujtuar edhe njehere tmerrët e gjysëmshekullit, te njeres prej diktaturave me te egra qe ka njohur historia e njerezimit. Eshte me se normale, qe nje nismë e tillë te sulmohet prej krimineleve, autoreve te genocidit e servileve te diktatures. “Mencenare politike” i quan gazeta, qe mbron genocidin enverian, 33 intelektualet me Zerin e te cileve bashkohet nje populli i tere i vuajtur dhe i burgosur nga komunizmi. “Iniciativa e tipit kooperativist” shprehet patupersisht N.Ceka, i vetedemaskuar si sherbetori R.Alise moment historike te shembjes se diktatures, Ceka i kundervihet ashper 33 intelektualeve antikomuniste ne nje interviste te tij, model per marksistin Pellumbi. Ndërsa nje sere dokumentash e trondisin opinionin publik mbi litaren e vdekjes, deshmi e genocidit te komunizmit, lista qe e kane zanafillen e tyre ne M.Mukje e vazhdojne per gjysmen shekulli nga Hoxha e pasuesit e tij sot ne tere piramiden e PS-se, te cilet organizuan vrasjet ne kufi, djegien e njerezve ne magazina, zhdukjen pa gjurme ne Malin me Gropa, masakren e 2 Prillit..., tragjedi qe sollen lot. Pyetni z.Ceka keto nena, qe tek korrejne nenperjet krjyt te kuq bijte e tyre te zhdukur, keto nena qe sot akuzojne jo vetem kriminelet qe i organizuan ato por edhe mbrojtesit e tyre te turpshem. B.KASMI

Meksi deklaron:

Duke folur per Konferencen Nderkombetare te Investimeve Kryetari i Keshillit te Ministrave zoti Aleksander Meksi tha: Konferenca Nderkombetare per Investimet, qe do te zhvillohet ne Tirane, nga 28-30 qershor 1995, eshte nje shans i ri per te nxitur dhe te rritur fluksin e investimeve te huaja ne Shqiperi. Eshte detyre e Qeverise shqiptare qe t’u shpejgoje dhe t’u garantoje investitoreve te ndryshme mundesite qe ofron vendi yne me legjislacionin perkates, por edhe me te gjitha strukturat e krijuara per te investuar ne fusha te ndryshme ne Shqiperi. Tashme Shqiperia me stabilitetin politik, zbatimin e nje reforme ekonomike qe mbeshtetet nga masa e gjere e popullsise dhe nga institucionet e specializuara financiare nderkombetare, me pasurite natyrore qe disponon, fuqine punetore, kualifikimin e saj, si dhe me eksperiencen pozitive te krijuar ne fushen e biznesit privat dhe padyshim nje vend atraktiv per nje cëni te shpejte te investimeve ne sektore te tille si bujqesia, industria, turizmi, biznesi i vogel. Une kam bindjen se Konferenca per investimet ne Tirane do te jete nje moment i rendesishem i kontaktit te botes se biznesit me realitetin e transformuar shqiptar dhe per caktimin e projekteve te mbeshtetjen financiare nga ana e vendeve te G-24 dhe donatoreve te tjere kudo ne bote.

Kercenimet e Gjinushit nuk i trembin gazetaret e “RD”

Rrepheruni zoti Gjinushi! Gjinushi kerkon qe “veprimtaria e RD-se te deklarohet antikushtetuese”. “Deshira e Gjinushit natyrisht qe ka arsye te forta. RD-ja per Gjinushin eshte “antikushtetuese” sepse si gazeta e pare opozitare me tej e vendosur per mbrojtjen e demokracise ka denoncuar qellimin e vete Gjinushit, KARRIGEN, duke zbuluar dramen e tij shpirtërore. RD-ja per Gjinushin eshte “antikushtetuese” se ka denoncuar pjesemarrjen e tij ne mitingun e turpshem te korrikut ’90. RD-ja sipas tij eshte “antikushtetuese” se ka denoncuar si perçaresin e socialdemokracise shqiptare. Mbi te gjitha RD-ja ka treguar kush eshte Gjinushi i vertete. “RD-ja eshte antikushtetuese”, thote ai qe i shan me mene gazetare te RD-se, qe i kercenon aua duke i nxitur “Lereni “parashkrimin”, z. Gjinushi. Shani me mene, kercenoni me burg gazetaret e RD-se, por as Gjinushi e as shoket e tij nuk mund te na frikesojne dhe te na largojne nga rruga e demokracise. “RD-ja eshte antikushtetuese”, thote Gjinushi, sepse RD-ja ja di kodin atij. NDREKË GJINI

Me Kryetarin e Demokracisë së Re, Evert

Konferencë Shtypi

Sot ne Pallatin e Kongreseve, ora 9.30, Presidenti i Republikes z. Sali Berisha dhe Kryeministri i Mbreterise se Malajzise, Dr. Mahatir Bin Mohamed japin Konference shtypi

Shtija e aksioneve te ndermarrjeve shteterore mund te filloje menjehere e te behet e shpejte, e qarte dhe terbëqese per te gjithe

BASHKIM KOPLIKU FAQE 4