Në brendësi
Diktatori Enver Hoxha dhe mbreti i frankëve Klovi
Shkatërrimi i qelizës
1 vit burg për Ilir Hoxhën
“Shqipëria e para tre viteve ishte si Berlini i ‘45-es”
Nuk mund të këtë parti tjetër të bëj kaq shumë sa ka bërë PD
Konferencë e degës së PD, Elbasan
Europa Demokratike vlerëson PDSH
LORENC LIGORI Padyshim, që pranimi i PDSH në EUCD, është një ngjarje e shënuar. Pranimi i nje partie në organizmat ku aderojnë parti të nje spektri politik, është ngjarje e shënuar për partinë. Por rendësia e pranimit te PDSH ne EUCD i kalon kufijte partiake. Ai merr ngjyra kombëtare për disa arsye. Se pari, Shqiperia ka vuajtur vetëizolimin 50 vjecar, ka vuajtur mbylljen hermetike ne vetvete, nderprerjen absolute te kontakteve me boten. Ne kete kontekst, pranimi i PDSH ne Kristian-Demokratet Evropiane shenon nje hap tjeter ne procesin e integrimit te Shqiperise ne Evrope. Cdo organizem qeveritar ose jo, me lidhjet e tij nderkombetare, ndihmon nje mase te caktuar ne integrimin e vendit te tij ne familjen evropiane. Integrimi evropian është mese i gjithanshem ne dimensionet e format e tij. Se dyti, pranimi i kalon kufijte partiake per faktin se PDSH eshte partia ne qeveri. Rrjedhimisht aderimi i saj si e barabarte ne organizma nderkombetare nenkrypton rritjen e mundesive dhe hapesirave per ndihmen e institucioneve e organizmat nderkombetare i japin reformave demokratike ne Shqiperi. Se treti, aderimi i PDSH ne EUCD eshte vleresim qe evropa demokratike i ben reformave e proceseve demokratike. Ne kete aspekt merr rendesi te vecante, sepse konfirmon jo vetem rrugen e drejte te suksesshme 3 vjecare te Shqiperise Demokratike, por edhe ndihmen e mbeshtetjen e Evropes per vazhdimesine e ketyre reformave. Se katerti, EUCD eshte organizem i partive te njohura evropiane, nje pjese e te cilave drejtojne vende te ndryshme evropiane. Perfaqesues te tyre jane presidente, kryeministra, ministra te jashtem etj, ne demokraci te zhvilluara perendimore. Se pesti, aderimi ne struktura te tilla nenkrypton thithjen e pervojes, diskutimet e shkembimet e mendimeve per ceshtje te rendesishme, nenkrypton profilizimin e shpejte sipas standarteve evropiane. Ndaj, pranimi i PDSH ne EUCD eshte nje ngjarje e shenuar per politiken shqiptare,eshte nje ngjarje tjeter e shenuar per Shqiperine ne procesin e pakuptyeshem te suksesshem te saj te integrimit ne familjen evropiane.
Shqiperia ka forcen e saj kryesore politike te renditur se bashku dhe krahas forcave me te medha demokratike te Europes
Pas kthimit nga Bukureshti, ku PDSH-ja u pranua anetare me te drejta te plota ne EUCD, Sekretari i Pergjithshem i PDSH-se zoti Tritan Shehu, i shoqeruar nga shefi i shtypit i PDSH z. Pjeter Pepa, dha me kete rast nje konference shtypi, ne nje nga ambjentet e QNK-se. Ne fillim zoti Shehu lexoi nje komunikate shtypi te shkurtër me mjaft me rendesi jo vetem per PDSH-ne por dhe Shqiperine, ne te cilen thuhej: Komunikate shtypi e PDSH Keshilli Kombetar i PDSH, me mbledhjen e Keshillit te EUCD ne Bukuresht, ku bejne pjese partite demokratike dhe popullore europiane, Partia Demokratike u pranua si anetare me te drejta te plota e ketij Unioni. Per Partine Demokratike, anetaret, aktivistet, simpatizantet e saj, por jam i bindur edhe per te shqiptare, anetaresimi i PD ne EUCD e partive popullore europiane perben nje fitore te vertete historike per partine dhe per te gjithe jeten politike shqiptare. Kjo eshte nje ngjarje me nje te ardhme te madhe perpara. Shqiperia, ka sot forcen e saj saj dhe per te gjitha forcat demokratike shqiptare, anetaresimi i saj me te drejta te plota e ketij Unioni.
Presidenti Berisha priti Ministrin e Mbrojtjes Kombetare te Greqise, z. Gerasimos Arsenis
“Jam shume i kenaqur per hapet e rendesishem te ndermarr per marredheniet midis dy vendeve tona si dhe per vendosmerine e perbashket per te ndertar nje te ardhme te sigurte e miqesore midis dy popujve tane”, i tha Presidenti Berisha Ministrit te Mbrojtjes Kombetare te Greqise, Gerasimos Arsenis ne takimin qe paten dje ne Presidence. Pasi vuri ne dukje rendesine e vecante te marredhenieve historike dhe ushtarake Presidenti shprehu deshiren dhe vullnetin e mire per marredheniet te mira edhe ne fusha te tjera si ato ekonomike, kulturore etj, per krijimin e nje infrastrukture te re miqesie e bashkepunimi. Gjithashtu Presidenti Berisha i shprehu zotit Arsenis mirenjohjen per ndihmen e dhene nga Qeveria e Ministri Arsenis nga ana e tij i solli Presidentit Berisha pershendetjet e Kryeministrit Papandreu, duke theksuar ne kontekstin e bashkepunimit ne fushen ushtarake ne kuadrin e bashkepunimit ne te gjitha fushat qe ka filluar midis Shqiperise dhe Greqise. Ai shprehu gatishmerine e qeverise se tij per te mbeshtetur Shqiperine ne institucionet nderkombetare sepse me kete ne besojme se do ta shnderrrojme rajonin tone nga nje rajon i pasigurt ne nje rajon paqe e stabiliteti. Nedot’ u ndihmojme, - vijoi ai, - ne ato fusha ku do te mendoni se ne do te jemi te nevojshem. Me pas biseda u perqendrua ne punen qe po behet per perendimin me pare te traktatit te miqesise midis dy vendeve tona, ne viziten shepejti te Presidentit qe shpejti te Presidentit Stefanopoulos ne Tirane, ne krizen ne rajon etj. Pikepamjet per keto probleme ishin te njejta. Presidenti Berisha ne perfundim te takimit shprehu deshiren per nje vizite te kryeministrit grek Papandreu ne Shqiperi. (Vijon ne faqen 2)
veçante financiare. Veçanerisht shtypi i ushtrake Presidenti shprehu deshiren dhe vullnetin e mire per marredheniet e bashkepunimi.
Gjithashtu Presidenti Berisha i shprehu zoti Arsenis mirenjohjen per ndihmen e dhene nga Qeveria dhe deputetet greke per anetaresimin e Shqiperise ne KE.
“Kam qene i bindur tek mbeshtetja e Qeverise Greke dhe per kete dua t’u falenderoj, por me erdhi shume mire kur konstova nje konsensus parlamentar i cili nuk ishte i lehte per tu arritur nga parlamentaret”.
Shpejtesia - tipari kryesor i privatizimit ne Shqiperi
Presidenti Berisha mori pjese ne takimin e Kras Montanes ne Zvicer
Presidenti i Republikes, z. Sali Berisha mori pjese ne takimin nderkombetar te Kras - Montanes ne Zvicer te cilin e perbejne prej vitesh mbledhjen perfaqesuese te nivelet te larta te politikes dhe ekonomise nga vende te ndryshme te Evropes, Azise, Afrikes, Amerikes Latine si dhe te organizmave nderkombetare si BE, FMN, Bankes Boterore, Bashkepunimit Ekonomik te Vendeve te Golfit, etj Konferencen, ne diten e pare pas hapjes nga Presidenti i Fondacionit te Forumit te Kras - Montanes z. Kantero, e pershendeti Presidenti i Kantonit dhe Republikes se Valese, Presidenti i Letonise. Ne konference u diskutua per privatizimin, ecurine, dhe rendesine e tij, sistemin bankar, dhe me pas u dhane mendime per ceshtje te ndryshme te ekonomise dhe politikes. Ne seancen plenare mbi privatizimin, ne cilen fjalen e Presidentit Berisha ngjalli shume interes tek te pranishmit, pati diskutime dhe rrahje mendimesh nga kryetaret e delegacioneve te vendeve te ndryshme si dhe nga te pranishmit ne salle mbi eksperiencat e vendeve pjesemarrese ne kete samit per kete problem. A eshte privatizimi nje nga motodat kryesore te transformimit te ekonomise ne shume vende, apo ne po i ekzagjerojme perfundimet nga ky proces? Pergjigja e diskutimeve ishte se rezultatet e privatizimit jane te medha, por ato nuk mund te prite menjehere, pasi ky proces jep frytet e veta per nje kohe me te gjate. Si shembull per kete u soll rritja e prodhimit dhe e efektivitetit ne ndermarrjet e privatizuara, rritje e cila llogaritet te jete rreth 3 here me e larte. Ne konference u theksuan edhe dimensionet e procesit te privatizimit, si sociali, efektiviteti i prodhimit, dimensioni politik etj. Presidenti Berisha solli per te pranishmit eksperiencen shqiptare. Ne Shqiperi ne nje nga vendet me te kolektivizuara ne periudhen e diktatures, tha ai, tipari kryesor i privatizimit eshte shpejtesia. Deri tani rreth 75% e pasurise shteterore eshte privatizuar. Megjithese kjo kohe te shkurtuer qe ka kaluar ky proces theksoi Presidenti Berisha 65% e GDP-se vjen nga sektori privat. Ne ndryshim nga vendet e tjera te lindjes, u shpreh me poshte Berisha, ne vuajme ndermarrjet e medha e paefektive duke mos i strukturuar ato dhe me (Vijon ne faqen 2)
Dokles nuk i pelqen te flase per deshtimin e Strasburgut
Nga konferenca per shtyp e nenkryetarit te PS
-Nenkryetari i PS i vetem perballe gazetareve
-A eshte kerkuar zevendesimi i Dokles ne delegacionin shqiptar?
Ishte i vetem dje perballe gazetareve nenkryetari i PS Namik Dokle. Askush ne krah te tij qofte edhe zedhenesi i PS. Nenkryetaret e tjere vazhdojne te vrenjtur nga salla. Dokle dukej sikur ndodhej perpara nje trupi gjykues ku prokuror nuk ishin vetem gazetaret por dhe "miqte" e tij te kryesise. Arsyeja?Kjo ishte, Dokle thuhej i deshtuar nga misioni qe i ishte caktuar; Shqiperia u be anetare e KE dhe qe cështja Nano u zhduk nga faqet e dokumentave te Asamblese Parlamentare. Sidoqofte Dokle doli ne konference shtypi siç u kuptua dhe nga fjalet e tij, me kerkesen e kryesise se PS.
Megjithese ne fillim te fjales se tij Dokle beri sikur pershendeti hyrjen e Shqiperise ne KE menjehere kaloi ne pozicionin e tij te vertete duke folur per vonesa e per pengesa. Ai nuk harroi te thote dhe frazen me absurde qe opozita ka perdorur keto kohet e fundit; sipas Dokles pranimi i Shqiperise ne KE eshte merite e opozites e sidomos e PS "vota" e se ciles ishte "vendimtare". Saper PD dhe shtetin shqiptar gjithe sipas Dokles, ato vetem kane dashur ta pengojne kete anetaresim. PS "ishte e bindur" qe pranimi ne KE i hap rrugen stabilitetit respektimit te te drejtave" etj, etj. Keto Dokle por nuk shpjegoi se si duke qene te bindur per gjithe keto avantazhe nga pranimi ne KE u perpoqen deri ne momentin e fundit te pengonin kete anetaresim. Mos valle kur Dokle deklaronte se "molla eshte ende e papjekur" keto avantazhe nuk i dinte? Po "ZP" qe deri me 29 qershor e nxorri helmin e saj pike pike, nuk i dinte keto avantazhe? Ne konference Dokle nuk harroi te flase per "cështjen Nano", ne fund te fundit per ate e kishin nxjerre perpara gazetareve. Eshte e qarte
por dhe "miqte" e tij te kryesise.
Grupi Socialist ne KE eshte grupi me i madh. Asnje ze nga asnje grup i Asamblese Parlamentare te KE-se ne perkrhajbe te Nanos
Me kot Dokle apo te tjere mundohen nepermjet fragmentarizimit te fshihen te verteten per ceshtjen Nano, ne punimet e KE. Ajo eshte e qarte dhe e publikuar.
Edhe amendamenti i pare i propozuar nga raporteri i komisionit juridik Coluberg, edhe amendamenti i propozuar me vone, te dyja te hedhura ne propozim ne Asamble nga Presidenti Martinez, nuk u miratuan. Asambleja Parlamentare nuk e gjykoi te arsyeshme te miratonte nje amendament te tille jo per arsye te nje personi, por edhe sepse gjykoj si nje ceshtje juridike per te cilen eshte prononcuar gjykata shqiptare. Kjo eshte e verteta e vetme per ceshtjen Nano. Te tjerat jane thjesht interpretime spekulative qe behen per arsye propagandistike, apo per interesa individuale apo klanesh brenda PSSH.
Grupi socialist ne Asamblene Parlamentare te KE eshte grupi me i madh. Nese ky grup do te perkrahnte Nanon padyshim qe do te ndikonte ne votim. Jo vetem kaq, por asnje ze socialisti nuk u prononcuan ne Asamble per ceshtjen Nano. Asnje socialist nuk e mbrojti, madje as nuk diskutoi ne perkrhajbe te tij. Asnje ze ne perkrhajbe te Nanos, asnje ze nga asnje grup parlamentar. Mendimi i Asamblese u shpreh nepermjet votimit, i cili tregoi se Asambleja e KE nuk ka ceshtje Nano. Eshte ceshtje tjeter se si mund te kete punet i vetmuari i konferences se shtypit Dokle brenda PS, dhe tjetra ajo e deshtimit te plote e Nanos e KE. Me kot rreket Dokle dhe vepron ne deshtim dhe vepron nepermjet mashtrimeve e spekulimeve t'i mbushe mendjen dikujt se ceshtja Nano nuk ka deshtuar. Hesapet e Dokles nuk i interesojne opinionit publik. Atij i duhet vetem e verteta, qe ne rastin konkret eshte deshtimi i Nanos e i kreut destruktiv te PS. Gjithsesi Dokle dje gjendej i vetmuar.
Kryeministri Meksi priti z. Arsenis
Dje ne mesdite kryeministri Meksi priti ne nje takim te veçante ministrin embrojtjes kombetare te Greqise Gerasimos Arsenis dhe delegacionin qe e shoqeron ne viziten e tij ne Shqiperi.
Zoti Meksi e cilesoi kete vizite si nje hap te ri ne zhvillimin e marredhenieve shqiptaro-greke. Ai nenvizoi se ana e qeverise shqiptare ekziston gadishmeria per ti forcuar marredheniet dy paleshe ne te gjitha fushat me interes te perbashket.
Une jam optimist se do te gjenden mundesite per zbatimin e marreveshjeve te perbashketa qe ekzistojne ne fushen ushtarake,- vuri ne dukje zoti Meksi.
Kryeministri Meksi falenderoi qeverine greke per mbeshtetjen qe (Vijon ne faqen 3)
Takim i Ministrave te Mbrojtjes te Shqiperise e Greqise
Me ftesë te Ministrit te Mbrojtjes se Republikes se Shqiperise erdhi per nje vizite zyrtare dje delegacion ushtarak i Greqise i kryesuar nga Ministri i Mbrojtjes Gerasimos Arsenis.
Per te pritur delegacionin doli ne Rinas Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali si dhe kuadro te tjere te Larte te Ministrise se Mbrojtjes.
Ne Ministrine e Mbrojtjes u organizua ceremonia e pritjes per ministrin e mbrojtjes grek. U ekzekutuan himnet kombetare te vendeve, si dhe ministrat kaluan ne reviste nderi trupen e reshtuar.
Do ta konsideroja nje ngjarje historike ne marredheniet dypaleshe viziten e pare te nje ministri te mbrojtjes kombetare te Greqise ne Shqiperi, u shpreh zoti Zhulali ne takimin me homologun e tij grek, Gerasimos Arsenis, i cili
Foto: A. Babani
Z.Arbnori ne Kanada
Nje delegacion i Kuvendit Popullor, i kryesuar nga Kryetari i Kuvendit, z.Pjetër Arbnori, u nis dje per ne Otava, Ontario te Kanadase per te marre pjese ne punimet e Sesionit te Katert vjetor te Asamblese Parlamentare te OSBE-se. Ne perberje te delegacionit jane edhe z. Ali Spahia dhe z. Xhevat Lloshi.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Kuvendit Popullor