Zhvilloi punimet Konferenca e IV e degës së PD-së Tropojë
Është momenti të tregojmë energjinë, përkushtimin, militantizmin
Nga Konferenca e degës së PDSH-së Pukë
Dyfishohen radhët e anëtarëve të PD
Kongresi i 16 i DEMYC-ut ratifikon vendimin e Komitetit Ekzekutiv: FRPDSH-anëtarë me të drejta të plota
Demokratët e rinj evropianë votojnë unanimisht pro pranimit të FRPDSH-së në DEMYC
Vlerësim për demokracinë shqiptare, për reformat e realizuara në qeverisjen e PDSH
Asnjë votë kundër, asnjë abstenim
Rinia shqiptare nëpërmjet FRPDSH, e barabartë në Evropë
Një hap më tej në integrimin e Shqipërisë në Evropë
Graz, Austri - zhvilloi punimet Kongresi i 16 i DEMYC-ut
LORENC LIGORI
EDI PALOKA
Me 7-9 korrik 1995, në Graz të Austrisë zhvilloi punimet kongresi i 16-të i Komunitetit të Rinisë Demokratike të Evropës (DEMYC). DEMYC është organizata më e madhe rinore evropiane. Ajo përfshin në përbërjen e saj
16th DEMYC-Congress
EUROPE
Komiteti i Ministrave të KE voton PRO Shqipërisë në KE
PARIS - Korrespondentja e Bi-Bi-Si në Paris, Klara Buda, njofton se në seancën e djeshme të pasdites komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg votoi pro për pranimin e Shqipërisë me të drejta të plota në Këshillin e Evropës.
Votimi nga Komiteti i Ministrave është një hallkë fatale formale në procedurën e pranimit të një shteti në Këshillin e Evropës, kur Asambleja Parlamentare e ka vendosur këtë tashmë. Por duke qenë organi më i lartë ekzekutiv atij i takon fjala përfundimtare në çdo pranim. Komiteti i Ministrave zgjeron të drejtën e bllokimit të pranimit të një vendi në Këshillin e Evropës dhe nëse kjo do të ndodhte në rastin e Shqipërisë pranimi i saj do të shtyhej për në vjeshtë. Pas votimit nga Asambleja Parlamentare më 29 qershor nga Komiteti i Ministrave dje, Shqipëria u be përfundimisht anëtare e Këshillit te Evropes. Mbetet sigurisht ceremonia e pranimit, e cila është parashikuar për 13 korrik dhe ku flamuri shqiptar do të zere vendin që i takon në mes flamureve të tjera të vendeve evropiane.
Josif Budo martir i parë i lëvizjeve antikomuniste
Presidenti i Republikës Sali Berisha viziton familjen Budo
Presidenti Berisha me prindërit e martirit të demokracisë Josif Budo
Me rastin e 5 vjetorit të demonstratës së parë antikomuniste në qytetin e Kavajës, në të cilën ra dëshmor Josif Budo, dje paradite Presidenti i Republikës, Sali Berisha, bëri një vizitë në familjen Budo në këtë qytet.
Renia e Josif Budos pesë vjet më parë, ishte një akt politik, i cili shënoi çlirimin përfundimtar të qytetit të Kavajës nga diktatura komuniste-u shpreh Presidenti Berisha. Sa më shumë rriten hapësirat e demokracisë aq më shumë rritet edhe vlera e martirëve të saj.
Ju keni dhënë një kontribut të madh, si qytet dhe si familje për demokracinë-vojë Presidenti-dhe ndërtimi në Shqipëri i një demokracie të qëndrueshme është qëllimi ynë i vetëm.
Vrasja e Josif Budos më 10 korrik të vitit 1990, lidhet me demonstratat e para kundër regjimit komunist, të cilat u pasuan me terrorin policor që shteti i asaj kohe organizoi me qëllim spastrimin e qytetit. Spastrime, vazhduan gjatë gjithë dates 10 per tu finalizuar
Berisha, beri nje vizite ne familjen Budo ne kete qytet.
Renia e Josif Budos pese vjet me pare, ishte nje akt politik, i cili shenoi çlirimin perfundimtar te qytetit te Kavajes nga diktatura komuniste-u shpreh Presidenti Berisha. Sa me shume mriten hapesirat e demokracise aq me shume rritet edhe vleresimi per ata qe sakrifikuan perkrjimin e ketyre hapesirave-shtoi ai.
Lidhur me levizjet e qyteteve Kavaje, Shkoder e Tirane, Presidenti u shpreh se ato i dhane nje dimension te gjere levizjes demokratike dhe ndertimi ne Shqiperi i nje demokracie te qendrueshme eshte qellimi yne i vetem.
Vrasja e Josif Budos me 10 korrik te vitit 1990, lidhet me demonstratat e para kunder regjimit komunist, te cilat u pasuan me terrorin policor qe shteti i asaj kohe organizoi me qellim spastrimine e qytetit. Spastrimi, vazhduan gjate gjithe dates 10 per te finalizuar ne mbremje, me perleshjen mes Josif Budos dhe forcave te policise dhe me vrasjen e tij me arme zjarri.
ATSH
Partia Demokratike shqiptare nuk ka nënshkruar asnjë pakt të fshehtë me partinë greke Demokracia e Re
Deklaron nënkryetarja e Unionit Europian Demokrat Kristian
(A TSH):-
Athinë,
Nënkryetarja e Unionit Europian Demokrat Kristian dhe njëkohësisht përfaqësuese e partisë greke Demokracia e Re, prania, Marieta Juniku (Kuciku) i ka deklaruar BBC-së se partia e saj nuk ka nënshkruar asnjë pakt të fshehtë me Partinë Demokratike të Shqipërisë, por e ka përkrahur nënshkrimin e saj në radhët e këtij bashkimi si dhe atë të partisë Aleanca Demokratike dhe asaj Demokratiane për të inkurajuar marrëdhëniet greko-shqiptare dhe për të krijuar atyre kushte për një orientim me europian.
Korrespondenti i BBC-së u takua në Athinë me zonjën Kuciku dhe fillimisht e pyeti se si i koment on ajo pohimet e zotit Neritan Ceka, se Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Demokracia e Re në Greqi paskan nënshkruar një pakt të fshehtë në takimin e tyre në Bukuresht. Ajo përgjigjet:
“Në takimin e Bukureshtit të Unionit Europian Kristiandemokrat u suall çështja e pranimit te Partisë Demokratike të Shqipërisë si anëtare me të drejta të plota dhe anëtare me të drejta të plota dhe anëtare e pranuar, me statusin e vezhguesit të dy partive të tjera shqiptare, partisë Aleanca Demokratike dhe partisë Demokristiane. Procedura c (Vijon në faqen 2)
Marrëdhëniet shqiptaro-turke: Nivel i lartë dhe i qëndrueshëm
Nesër në Tiranë Presidenti turk Demirel
Marrëdhëniet shqiptaro-turke janë zgjedhur në një nivel të lartë dhe të qëndrueshëm. Tashme midis te dy vendeve ka një bashkëpunim të ngushtë e të institucionalizuar në fushat politike, ekonomike, kulturore e ushtarake.
Baza e tyre është traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit nënshkruar në Tiranë në qershor 1992, nga Presidenti Berisha dhe Kryeministri Demirel, i cili vjen kete here ne Shqiperi si President i Turqise-Vizita e dyte e nje kryetari te shtetit turk, pas asaj te Ozalit ne shkurt te vitit 1993.
Ne fushen politike marredheniet konsiderohen shume te mira. Personalitetet me te larta te te dy vendeve, kryetaret e shteteve, te parlamenteve, te qeverive si dhe majat ministrave kane shkembyer vizita, gjate te cilave jane nenshkruar nje numer i madh dokumentesh per bashkepunim ne fusha te ndryshme.
Marredheniet ekonomike - tregtare, megjithese kane ardhur duke u intensifikuar, nuk kane arritur t’i pergjigjen nivelit te larte te marredhenieve politike. Zyrtaret e te dy paleve po punojne per te konkretizuar bashkepunimin ne kete fushe, mbeshtetur ne marreveshjet e nenshkruara deri tani, si ato per bashkepunimin ekonomik, tregtar, industrial e teknik, per nxitjen dhe mbrojtjen e investimeve te huaja, per heqjen e taksimit te dyfishte etj. Kredia e pare turke prej 15 milione dollare, eshte pasuar nga nje tjeter po ne kete shume. Nje komision i perbashket shqiptaro-turk vepron per rritjen e bashkepunimit ne (Vijon ne faqen 2)
Kavaja nderon dëshmorin e parë të demokracisë Josif Budo
Qindra qytetare kavajas moren pjese te dielën pasdite ne veprimtarite e organizuara me rastin e 5-vjetorit te renies se martirit te pare te demokracise, Josif Budo, i cili u vra nga forcat policore te diktatures.
Moren pjese ne keto veprimtari dhe sekretari i pergjithshem i PDSH-se, Tritan Shehu, titullare te pushtetit lokal, deputete, si dhe dekani i trupit diplomatik te akredituar ne vendin tone, ambasadori rumun, George Miku.
Prane pllakës përkujtimore u bene homazhe dhe u vendosen kurora me lule, ndersa ne stadiumin e qytetit u zhvillua ndeshja finale per kupen Josif Budo.
Pasditja vazhdoi me mbremjen perkujtimore ne kinema e qytetit, gjate se ciles kenget dhe recitimet alternoheshin me kujtimet qe afërmit dhe shoket sollen per figuren e Josif Budos, renia e te cilit shkaktoi nje nder levizjet e para masive per shembjen e diktatures.
Ne shtepine e martirit te demokracise Josif Budo shkoi dhe kryeministri z. Aleksander Meksi.
Mberriti ne vendin tone kryetari i senatit polak, Adam Struzik
Me ftesë të kryetarit të kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori dje paradite mbërriti në vendin tonë një delegacion polak i nivelit të lartë, i kryesuar nga kryetari i senatit, Adam Struzik.
Per te pritur miqte nga Polonia, ne aeroportin e Rinasit kishin dale nenkryetari i Kryesise se Kuvendit Popullor, Tomor Malasi, kryetari i grupit parlamentar te miqesise Shqiperi-Poloni, Shaban Memia, si dhe nje grup deputetesh.
Delegacioni polak u prit dje nga sekretari i shtetit per marredhenie ekonomike me jashte i Ministrise e Puneve te Jashtme Selim Belortaja, dhe nga zyrtare te tjere te larte te ketij dikasteri.
Zoti Arbnori priti kryetarin e senatit polak, Adam Struzik
Kryetari i kryesise se Kuvendit Popullor, Pjeter Arbnori, priti dje pasdite ne seline e parlamentit, kryetarin e senatit te parlamentit polak, zotin Adam Struzik.
Zoti Arbnori falenderoi zotin Struzik, pjesemarres ne mbledhjen e asamblese parlamentare te Keshillit te Europes, per votimin pro te delegacionit polak ndaj kandidatures se vendit tone ne KE, si dhe per mbeshtetjen qe vendi i tij i ka dhene Shqiperise gjate ecurise se reformave demokratike ne fushen legjislative dhe ekonomike.
(Vijon ne faqen 2)
Aktivi i PD, Korçë
Të krijojmë një ansambel drejtuesish me reputacion në Partinë Demokratike
Merr pjesë dhe Sekretari i Përgjithshëm i PDSH Prof. Dr. Tritan Shehu
FAQE 2
Përkrahin nismën e grupit të intelektualëve për denoncimin e genocidit komunist-enverian në Shqipëri
FAQE 3
EDI PALOKA
Më i 16-të i Komitetit të Rinisë Demokrate të Evropës (DEMYC). DEMYC është organizata me demokratët e rinj të Evropës. Mbas ndryshimeve në Evropën Lindore e Qendrore, DEMYC vendosi të zgjerojë vetveten me anëtarë të rinj, me organizmat e reja rinore antikomuniste demokratike. Në këtë kuadër, edhe FRPDSH, organizata e parë rinore antikomuniste e demokracisë në Shqipëri, me përbërje studentet e dhjetorit ’90, me e madhja rinore në vend, duke patur si një ndër obligimet primare “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, veçse në Europe, për të gjetur vetveten e për të ndjerë miqësinë e ndihmën e rinjve që besojnë në të njëjten kauzë, për të dhënë njëkohësisht kontributin mes të rinjve që kanë vizion të përbashkët për të tashmen e ardhmërinë e Evropës, për të kontribuar në procesin e integrimit të Shqipërisë në Evropë e më gjerë.
Të shtunën, kongresistët e DEMYC-ut, përfaqësues të rinjve evropianë të gjithë Evropës, votuan unanimisht pranimin e FRPDSH në DEMYC. Asnjë vërejtje, asnjë votë kundra, asnjë abstenim. Sukses i plotë!
Tek uronim njëri tjetrin, e më vonë në bisedat e para mes nesh, apo me përfaqësues të organizatave të tjera, të gjithë ishim të bindur se në radhë të parë, vlerësimi pozitiv i ishte dhënë Shqipërisë, reformës e proceseve demokratike të drejtuara nga Presidenti Berisha e qeveria e PDSH. Kujtuam rrugën e (Vijon në faqen 2)