Po botojmë për herë të parë letrën që dy kosovarë nga kampi 307 Rubik i dërgojnë ish Byrose Politike të Komitetit Qendror të PPSH ku kërkojnë:
1. Kthimin në burg ku mund të dërgjemi pa mundime fizike
2. Të na lejohet marrja e ndihmes ekonomike nga familjet, pa dogane. Kjo ndihme do na barazonte me vendalinjtë të cilët si pengon kush që t’i ndihmojë familja e vet. LEXONI NE FAQEN 4
Konferenca e PD Durres
Miratohet ligji “Per energjine elektrike” dhe ai per “Privatizimin e sektorit”
Filloi ndërtimi i rrugës Lushnje - Ballagat
U mblodh Komisioni i perbashket shqiptaro - grek
Flamuri i Skenderbeut valëvitet ne Strasburg
Maj '92- Qershor & korrik 95 3 vjet, gjate te cileve Shqiperia e drejtuar nga Presidenti Berisha, qeveria demokratike, PDSH dhe forcat e tjera demokratike hodhi themelet e shtetit ligjor, te lirise dhe te drejtave te individit, te ekonomise se tregut, hodhi themelet e demokracise. Sali Berisha, President i Republikes se Shqiperise: “29 qershori do te renditet nder datat me te shenuara per kombin tone. Kjo dite shenon triumfin e plote te prirjes se natyrshme te shqiptareve e te orientimit te tyre europian...” 4 - 6 MAJ 1992 Presidenti i Pare i Shqiperise demokratike z. Sali Berisha ben viziten e tij te pare ne Keshillin e Europes. Njeriu simbol i levizjeve per demokraci depozitoi zyrtarisht kerkesen e nje populli europian per te bere pjese i barabarte ne familjen europiane. 29 QERSHOR 1995 Asambleja Parlamentare ne nje votim unanim, pranon Shqiperine anetare me te drejta te plota ne KE dhe i sugjeron Komitetit te Ministrave ratifikimin e ketij pranimi. 10-13 KORRIK 1995 10 korrik 1995 - Komiteti i Ministrave te KE ratifikoi votimin unanim te Asamblese Parlamentare te KE per pranimin e Shqiperise anetare me te drejta te plota ne KE. Ne ceremonine formale te rastit, te zhvilluar dje, me 13 korrik 1995, ne prani te Presidentit Martinez, Kryetarit te Komitetit te Ministrave te KE se Z. Jelenic, personaliteteve te tjera evropiane, Ministri ynë i Puneve te Jashtme z. Alfred Serreqi dhe Sekretari i Pergjithshem i KE Tarshys nenshkruan dokumentin historik te pranimit te Shqiperise si anetare a 36 e KE. Flamuri shqiptar i pari ne serine e flamujve evropiane. ...mbas gjysem shekulli burgosje. 3 vjet që lindën e forcuan institucionet e demokracisë, që sanksionuan ndarjen e pavarësine e pushteteve, që vendosen shtetin ligjor. Tre vjet gjate se cilave u transformua totalisht nje ekonomi e tere e centralizuar e shkaterruar ne nje ekonomi te lire tregu, ne nje ekonomi me “ritme te larta vjetore”. Tre vjet te shperthimit te iniciatives se lire, te prones private. Jane tre vjet qe Shqiperia demokratike rriti autoritetin e vet, me politike e saj te paqes e te stabilitetit. Jane 3 vjet kur Shqiperia largoi perfundimisht harresen e madhe, vetizolimin absurd, kur Shqiperia ndjeu dashurine, nderhmen e vendeve, institucioneve e organizatave nderkombetare. Jane tre vjet qe me te drejte bejne krenare te gjithe shqiptaret qe kontribuan per keto dite. Shqiptaret kudo endodhen, ne Tirane, Prishtine e tj., sot ndjehen me te forte. Nderkohe rruga vazhdon. Deshira e vullneti i Shqiperise demokratike vetepersonoje te vazhdueshme eshte garancia e dhene. Berisha vetem 2 dite para ngritjes se flamurit siguroi: “Ne mugen tone, potenciali ynë me i cmuar eshte dhe mbetet liria”. Perspektiva eshte me shume se premtuese... Te kontribojme te gjithe ne zhvillimin e demokracise.
te Presidentit Martinez, Kryetarit te Komitetit te Ministrave te KE-se Zelenic, te z. Alfred Serreqi dhe Sekretari i Pergjithshem i KE Tarschys nenshkruan dokumentin historik te pranimit te Shqiperise si anetare e flamujve evropiane.
Shqiperia eshte anetaja me e re e Keshillit te Evropes. Shqiperia eshte anetare 36 e familjes evropiane. Flamuri shqiptar, flamuri i Skenderbeut qe dje valvitet ne Strasburg, madje i pari ne teresine e flamujve te tjere evropiane. Evropa, natyrshëm do te filloje me shtetin qe quhet “Albania”. “Kombet e lashta i perkasin perjetesise. Itj llesht dhe kombi yne” - thote Berisha duke sintetizuar jo vetem prijen e natyrshme, orientimin natyral evropian te shqiptareve, por edhe ate Sage shkekullore per perpjekjesh, mundimesh, rezistence per te mbijetuar te denje per Evropen. Shqiperia eshte e denje per Evropen e fundshkullit te 20, e denje per Evropen qe me te shenjten se cdo gje ka lirine e te drejtat njerezore, shtetin e se drejtes, paqen e progresin. “Une i perkasa nje kategorie speciale evropiane, qe lirine s’e fituam nga prinderit tane” thote Martinez. Po Shqiperia, po shqiptaret?
Mjafton te permendim, vetem per nje çast 50 vjet diktature nga me te egrat qe ka njohur njerezimi. Mjafton te kujtojme Shqiperine e vitit te zi ’91, per t’u afruar sadopak permasave te mrekullise 3 vjecare shqiptare, permasa qe do te sfajgen me dimensionin e tyre real, madheshtor, vite me pas. 3 vjet kur Shqiperia beri realitet endrren shkekullore te nje populli te vuajtur, qe s’mori kurre nga historia aq sa meritonte. 3 vjet kur Shqiperia la pas burgjet, kampet, ekzekutimet pa gjyq e pernje galoge, varferine deni ne skamje, vetizolimin absurd. Vetem 3 vjet, dhe Shqiperia ploteson kriteret e Evropes qindravjecare demokratike. Jane 3 vjet te plotësimit te endrres se elites studentore shqiptare, studenteve te Dhjetorit ’90, te thirrjes qe shperthyen nga shpirti i tyre “E duam Shqiperine si gjithe Evropa”. Ndaj Berisha deklaroi: “Merita e pare i perket rinise shqiptare”.
Jane 3 vjet kur Shqiperia garanton me ligjene praktike te drejtat e lirite e individit, te minoriteteve. Tre vjet gjate te cilave shqiptari gezon lirite e qytetarit evropian,
Pamje nga pallati i KE ne Strasburg
Bashkepunimi qe kemi filluar po ecen jashtezakonisht mire
Konference e perbashket shtypi e Presidenteve Berisha-Demirel
Ne perfundim te vizites dy ditore ne vendin tone te Presidentit turk, Sulejman Demirel, dhe te delegacionit qe e shoqeronte, presidentet Berisha dhe Demirel, dhane dje ne mesdite ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane nje konference te perbashket shtypi.
Foto: A.BABANI
Fjala e Presidentit te Republikes z. Sali Berisha
Fjala e Presidentit turk z. Sulejman Demirel
Para se gjithash dua te falenderoj per mikpritjen e ngrohte te madhe dhe interesimin e veçante qe treguat zoti President Berisha qeveria shqiptare, parlamenti shqiptar dhe gjithe populli shqiptar
Greqia do te mbeshtese Shqiperine
Dje keshilltari politik i Presidentit te Republikes z. Genc Pollo u prit ne Athine nga Ministri i Puneve te Jashtme te Greqise, z. Karolos Papulias dhe i dorezoi atij nje leter te Presidentit Berisha drejtuar Presidentit te Republikes Greke z. Stefanopulos.
Z. Pollo shprehu angazhimin e Presidentit Berisha per nje thellim te metejshëm te miqesise e bashkepunimit midis dy vendeve tona dhe kerkoi perkrahjen e Greqise per hapjen e bisedimeve per nje Marreveshje Asociacioni me Bashkimin Evropian.
Ministri Papulias shprehu vullnetin e tij per te forcuar me tej bashkepunimin e miqesise ne te tera fushat e mundshme. Ai theksoi rendesine e madhe qe paraqet kooperimi i mirekuptimit midis dy vendeve tona si per vete ato ashtu edhe per stabilitetin e rajonit. Ai tha se Greqia do te mbeshtese plotesisht çdo integrim te metejshëm te Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe ne Aleancen Atlantike.
Z. Pollo diskutoi edhe per viziten e ardhshme te Presidentit Stefanopulos ne Shqiperi.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit prane Presidentit
Fjala e Presidentit te Republikes z. Sali Berisha
Zonja dhe zoterinj. Dua edhe njehere te falenderoj mikun e shquar te Shqiperise, Presidentin e Turqise, z. Sulejman Demirel per kete vizite te suksesshme, e cila ishte nje nxitje tjeter e re, e madhe ne miqesine dhe bashkepunimin shume te mire, ne marredheniet e shkelqyera qe ekzistojne ndermjet dy vendeve tona mike. Miqesia dhe bashkepunimi midis Shqiperise dhe Turqise kane rrenje dhe lidhje te shumellojta dhe te hershme, por ato kane njohur zhvillime te reja, shume pozitive gjate ketij tre vjetet te fundit. Ne te gjitha keto zhvillime nje merite te veçante dhe rol te rendesishem ka luajtur presidenti
(Vijon ne faqen 3)
Fjala e Presidentit turk z. Sulejman Demirel
Berisha qeveria shqiptare, parlamenti shqiptar dhe gjithe populli shqiptar per ne, qe nga momenti qe kemi ardhur ne Tirane. Sapo zbritem ne aeroport - zoterise se televizionit i thashe qe ne erdhem ne atdheun tone te dyte. Nuk erdhem ne nje vend te huaj. Edhe tani qe po largohem deshiroj qe perseri ate qe kam thene me pare.
Mendoj se gjate kesaj vizite, nese do te flas se çfare karakteri paten takimet qe une bera me Presidentin Berisha dhe Kryeministrin Meksi, me perfaqesuesit e partive politike, nuk mund te gjej fjale tjeter perveç fjales sinqeritet.
Rajoni ynë eshte nje rajon teper delikat. Ne kuadrin e ristrukturimit te Evropes gjithmone duhet pasur ne plan ne pare Ballkani. Dhe ne kuadrin kur Evropa po ristrukturohej ndodhi copetimi i ish-Jugosllavise, lind fenomeni i Bosnjes, i cili eshte turpi i njerezimit. Fatkeqesisht prej dy vjetesh e gjysëm vazhdon kjo
(Vijon ne faqen 3)
Fjala e z. Arbnori
Demirel, nder miqte tane me te shquar
I nderuar zoti President
Te nderuar deputete
Te nderuar miq e te ftuar
Ne Shqiperi eshte nje thënie popullore: Shtepia eshte e zotit dhe e miqve. Nder me te shquarit miq tanet eshte dhe zoti Sulejman Demirel, Presidenti i Republikes Turke. Duke hapur kufijte, duke i shtuar kontaktet ne kemi krijuar shume njohje ne bote por ne do t'i permbahemi gjithnje parimit: Miq te rinj zer, po mikun e vjeter le ne krye te vendit se ai te gjendet ne dite te mire e te keqe.
Une jam takuar me zotin Demirel edhe kur ka qene
(Vijon ne faqen 3)
Fjala e z. Demirel ne Kuvendin Popullor
“Si miqte tuaj, sot ndjejme lumturi kur shohim se populli shqiptar i eshte drejtuar nje te ardhmeje plot shprese”
I nderuar zoti Kryetar,
Perfaqesues te shquar te popullit mik shqiptar.
Gjate kesaj vizite te dyte qe po bej pas vendosjes te nje regjimi demokratik ne Shqiperi, te cilen e konsiderojme mike te ngushte e fqinj, kam lumturine e madhe qe jeta mundesine per t'u drejtuar
(Vijon ne faqen 3)
Shqiptaret i jane mirenjohes Frances
14 korriku-Festa Kombetare e Frances
SAMi MILLOSHI
Franca majave te qyteterimit boteror, ka sot festen kombetare. Shqiptaret kane veneracion per popullin francez qe pikerisht me 14 korrik 1789 pushtoi Keshtjellen e Bastijes duke shenuar jo vetem fundin e absolutizmit feudal, por edhe inicimin e nje ere te re te bote. Revolucioni i madh Francez, idete e tij u shnderruan ne gjeneratore te zhvillimeve te vrullshme jo vetem ne France, por ne gjithe boten. Dhe keshtu Franca mbeti dhe eshte simbol i progresit dhe i qyteterimit modern, pike referimi dhe shtytje e fuqishme e iniciativave politike, kulturore, shkencore. E tille eshte Franca e korifejve te kultures boterore, edhe per shqiptaret qe kane vuajtur aq shume ne diktaturen komuniste.
Festa Kombetare e Frances eshte tashme nje ngjarje e regjistruar ne kujtesen e shqiptareve. Ky eshte nje rast kur shqiptaret i drejtojne pershendetjet me te mira popullit francez per begati, lulezim e perparim te metejshëm. Nderkaq sot eshte edhe rasti te vihet ne dukje se marredheniet midis Shqiperise demokratike dhe Frances jane mjaft te mira dhe kane njohur zhvillime te suksesshme ne te gjitha fushat, politike, kulturore, ekonomike etj.
Franca i ka dhene nje mbeshtetje te plote e te gjithanshme demokracise shqiptare, per konsolidimin e shtetit ligjor, mekanizmit ekonomik se tregut, ngritjen e institucioneve demokratike etj. Te gjitha keto si edhe perkrahjen e fuqishme qe ka dhene Franca-Shqiperise ne procesin e integrimit te saj ne Europe, shqiptaret nuk do t'i harrojne kurre. Ata i jane mirenjohes Frances per ndihmen e paçmuar qe nje vend ne demokraci e zhvilluar i ka dhene dhe i jep vendit tone me demokratike te tjera. Ne kete kuader eshte per t'u shenuar takimi i zhvilluar ndermjet presidentit Berisha dhe ish presidentit Fransua Miteran qe i dha nje impuls zhvillimit te marredhenieve shqiptaro-franceze, si edhe vizita e kryeministrit Meksi ne Paris, me ç'rast u nenshkrua Traktati i Miqesise shqiptaro-franceze, nje dokument ky shume i rendesishem politik dhe diplomatik. Eshte per t'u theksuar se marredheniet shqiptaro-franceze njohin ngritje sepse Parisi zyrtar e kupton dhe e ndjen fare mire vokacionin europian te Tiranes zyrtare.
Sot ne diten e Festes Kombetare te Frances e cila per nga rendesia meriton te quhet Dita e Europes, shqiptaret kujtojne se tashme ne France qeveris nje e djathte e konsoliduar, prandaj me kete rast, i shprehim urimet me te mira dhe presidentit Zhak Shirak per sukseset e metejshme ne karrieren e tij. Nga ana tjeter eshte krejt e natyrshme qe tani e ne vazhdim marredheniet shqiptaro-franceze te njohin nje perparim te shpejte. Shqiperia u pranua ne Keshillin Europes dhe dje ne Strasburg te Frances u ngrit flamuri shqiptar.
Shqiptaret i jane mirenjohes Frances per mbeshtetjen e fuqishme ne kete fitore historike qe kane arritur. Shqiperia dhe shqiptaret do te dine e vleresojne me dinjitet mirenjohjen kontributin e Frances ne kete vit e para te demokracise shqiptare.
Vendet europiane kane njohur dhe konfirmuar plotesisht vokacionin europian te Shqiperise
Interviste e ambasadorit francez ne Tirane z. Luis Demonici, dhene redaktorit tone Dukagjin Hata
FAQE 2
“Listat e vdekjes” krim i paramenduar
Deshtimi i çeshtjes Nano ne Strasburg Hajdaraga sulmon Doklen
Deklarate Vrasësit ne Gjyq!
Miguel Angel Martinez: Me ne fund Europa e fillon me Shqiperine
Ne emer te asamblese sone parlamentare deshiroj qe ti uroj mireseardhjen ne KE ketij shteti anetar, te 36 - it, Shqiperise.
Alfred Serreqi: Shqiperia e vendosur per te ecur ne rrugen e demokracise
Eshte nje kenaqesi e veçante dhe nje moment emocionues per mua
Daniel Tarschys: Me keto pranime do te jemi te nderuar
Sot ne mirepresim dy anetare te rinj ne KE, Shqiperine e Moldoven duke i shtuar ngjyrat e parades se flamureve pervale parlamentit europian.
Jozef Zielenic: Shqiperia eshte me teper se nje anetare e 36-te
Tre vjet me pare personalisht Presidenti Berisha kerkoi zyrtarisht anetaresimin ne KE.
LEXONI NE FAQEN 2