03/08/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 gusht 1995

PD ka te drejten morale t’i kerkoje perseri voten elektoratit

Nga Konferenca e PDSH-se se rrethit Lushnje Mbajtja e fjales se dhene dhe zbatimi i programit tone elektoral te vitit 1992, na jep te drejten morale te ja kerkojme serish voten elektoratit shqiptar ne 1996-en, keshtu u shpreh zoti Tritan Shehu, Sekretari i Pergjithshem i PDSH-se, ne Konferencen e trete te PD-se se rrethit Lushnje, e cila u zhvillua diten e marte ne sallen e Pallatit te Kultures e ketij qyteti. Ne kete Konference perveç Sekretarit te Pergjithshem, te PDSH-se, Prof.Dr. Tritan Shehu, qe eshte dhe deputet i ketij qyteti, moren pjese dhe anetaria kryesise se PDSH-se dhe kryetare e LDGSH-se zonja Flutura Hasko, Prefekti i Fierit, Lushnjes dhe Mallakastres, zoti Haki Mustafa, kryetari i Bashkise se qytetit zoti Kujtim Haxhiu, deputetet e ketij rrethi, zotërinjtë K.Gjina, E.Çoku, I.Shehu si mjaft te ftuar te tjere. Ne fillim te kesaj konference zoti Bardhal Caco mbajti raportin per punen e bere nga dega e PD-se Lushnje ne nga konferenca e dyte. Pasi foli per arritjet e keture dy viteve ne drejtim te shtimit te radheve te PD-se me elemente te rinj me arsim te larte dhe me njerez qe gezojne respektin e mases, zoti rast investimet e medha qe jane bere ne kete rreth ne bujqesi, rruge, ujësjellësa etj, si dhe ndarjen e tokes, ndertimin e 2 mije shtepive te reja, mjetin e numrit te krereve bageti etj. Myzeqeja, tha zoti Caco nga vendi i kampeve te internimit dhe i ish-sigurimsave eshte kthyer gjate ketyre tre viteve ne vendin e njerezve te lire e te barabarte, ne vendin ku te gjithe punojne token e tyre e vjelin veten e saj. Duke folur per problemet dhe shqetesimet e pushtetit lokal dhe te drejtesise, zoti Caco, kritikoi ne menyre te veçante punen e Gjyqtares se ketij rrethi si dhe ate te seksionit te tatim taksave. Zoti Caco ne perfundim u shpreh se per te fituar ne zgjedhjet e ’96 lipset puna e perkushtimi i te gjitheve, lipset angazhimi total i tere potencialeve intelektuale e shpirterore te tere njerezve te ndershem e patriote qe kane aspiruar per demokracine. Pas mbajtjes se raportit Konferencen e pershendeten, kryetari i Shoqates se Ish- te Perndjekurve dhe te denuarve Politike zoti Eqrem Çapa si dhe perfaqesuesit e deges se PRSH-se dhe te Partise se Ballit Kombetar per rrethin e Lushnjes. Konferencen e pershendeti dhe perfaqesuesi i OBLV-se zoti Arshi Hoxha. Delegatet dhe te ftuarit e kesaj konference, nderuan me nje minute heshtje, mesuesen disidente, Liri Kazazi, e cila vdiq para disa ditesh. Vetem duke vene ne krye me te mirat e me te perkushtruarit do te fitojme ne ’96 Me pas Sekretari i Pergjithshem i PDSH-se Prof.Dr.Tritan Shehu duke e marre Prof.Dr.Tritan Shehu duke e marre ne Ne fillim te kesaj konference zotin Bardhyl PD-se Lushnje nga konferenca e dyte. Pasi foli per arritjet e ketyre dy vjeteve gezojne respektin e mases, zoti Caco u ndal edhe ne ristrukturimin e seksioneve dhe te grup-seksioneve si dhe ne bashkepunimin e deges se PD-se Lushnje me partite e tjera te spektrit te djathte si dhe me shoqaten “Cameria” etj. Nga Konferenca e dyte ne treten, tha zoti Caco, ne si dege e PD-se ketij rrethi i kemi shtuar radhët me 857 anetare te rinj, kemi riorganizuar tere seksionet ekzistuese duke ngritur nderkohe dhjetra seksione te reja etj. Duke evidentuar arritjet e ketyre dy vjeteve te qeverisjes se PD-se zoti Caco, permendi me kete

Deshtim i ekstremisteve te majte

Nga “mitingu” i PS ne Tirane Ne salle: Vetem nostalgjik, familjare te lidereve te PS dhe ish-sigurimsa Nga Tirana e afro gjysem milione banoreve, dje rreth dy-tre mije nostalgjike, kryesisht grupmoshes 60-65 vjeçare, me bastunet, karakteristike per moshen e tyre, kishin braktisur lojerat e arta te moshes, si “dominote” etj per t’ju gjendur prane si ngahera. Megjithese gjate e PS nuk i lejoi ne te qendronin ne radhët e para ku u ulen bijte e ish bllokmeneve perseri te vjetrit e perkrahen “fuqishem” Partine Socialiste te reformuar aq “mundimshem” (brenda nje nate) nga vete ata te cilet, tashme te gjithe i konsiderojne me te drejte si ardhmija e PS-se. Ne salle ishin edhe familjaret e punonjesve te drejtesise te PS si dhe kontigjenti besnik i ish-sigurimit te shtetit. Eurosocialistet munguan. Meta fishkëlhet Megjithëse “ZP”-ja ishte e vetmja gazete e djeshme, qe besonte se Eurosocialistet do te kontribuonin ne miting, ne te vertete ne salle ishte e veshtire te shikoje ndonje te ri, pasi siç u pa, eurosocialistet e kishin braktisur ate. Megjithate mitingu e pershendeti kryetari i FRESSH-it, Meta gjate prezantimit te te cilit sallen e sundoi heshtja e pasuar edhe me fishkellima. Meta, u fishkëllye nga nga militantët e PS. Hollandezi Juris Jurriec pershendet arritjet trevjeçare te Shqiperise ne mitingun e PS -Socialistet duartroksin - Faji i gjuhes angleze Teper e veçante ne mitingun e djeshem te PS-se, ishte pershendetja e perfaqesuesit te rinise socialiste hollandeze, i cili gjate fjales se tij theksoi se ishte i kenaqur, qe ne miting shihte fytyra te gezuara, qe pasqyronin ndryshimet e thella, qe jane bere ne Shqiperi gjate ketyre viteve. Reagimi i salles ishte vertet i çuditshem dhe “duhet vleresuar”. Gjate fjalimit te tij ne gjuhen angleze salla shpertheu ne duartrokitje teper te zjarrta. BLENDI KASMI BLEDI KASMI

Gruaja dhe vajza e N. Dokles bertisnin “E duam Fatos Nanon”

Ne “miting” kishin ardhur pothuajse te gjitha gratë e krereve te PS te cilat bertisnin gjithe kohen per Nanon por me te dalluarat ishin gruaja dhe vajza e N. Dokles qe nuk pushonin se bertituri “E duam Fatos Nanon”. Mbasi ketij “mitingu” me siguri qe emri i Namik Dokles nuk do te figuroje tek emrat e dy nenkryetareve te PS qe do te largohen nga posti i tyre. Shpallet aleanca e PS me bijzat PSD e PAD Ne mitingun e PS jo rastesisht u ndodhen edhe perfaqesuesit e PSD dhe PAD te cilet sipas prezantimit te M. Ulqinit ishin aty per te nderuar nostalgjiket dhe kashqatet e ish sigurimit. Pjesemarrja e PSD dhe PAD ne mitingun e PS ku brohoritej vetem per Nanon eshte nje shpallje e asaj aleance qe deri me sot mbahej e fshehte.

Antiligji-pjese e pandare e PS

Duke mos marre parasysh asnje ligj kur behet fjale per socialiste e devotshem “Nano” ndajkësit e tij nuk vonuan te therrisnin “Lironi Fatos Nanon”. Ç’ka perben shkelje ligjore dhe presion mbi organet e drejtesise. Ligjshmeria si diçka “anakronike” e shoqerise perendimore nuk pranohet ne menyre konsekuente nga lideret e PS. M’Laughlin: “Nuk e njoh çeshtjen Nano” Eurosocialisti irlandez Michael M’Laughlin i cili qe i ftuar dhe pershendeti mitingun i pyetur pas mitingut se si e njihte “çeshtjen Nano” u pergjegj - “Une nuk e njoh çeshtjen Nano, por vetem kam degjuar per te. Kam degjuar nga PS”. ILIRIANA A. BAJO

Eurosocialistet munguan. Meta fishkellet

Megjithese “ZP”-ja ishte e vetmja gazete e djehsme, te vertete sic u shpreh ai puna me konkrete ajo qe vendos eshte puna ne seksione e grup-seksione, puna individe individ, shtepime shtep, lagje me lagje. Ai u ndal me pas ne suksesin qe u arrit gjate kesaj fushate zgjedhjesh ne PD ku grate zune ne nivelet drejtuese te degeve rreth 25 perqind. Edhe permiresimi i moshes duke afruar te rinjte ne mesin nga sukseset e kesaj fushate, tha zoti Shehu, kjo pervojoi me mire nje rendesi te veçante po te kemi parasysh faktin se ne zgjedhjet e ’96-es 18 % e votuesve do te jene te rinjte. Baza gjere sociale e PD-se, tha zoti Shehu, kerkon qe ne strukturat drejtuese te saj te vihen njerez qe afrojnë elektorat, e jo te behen zgjedhje me miqesira e tarafe sepse vetem duke vene me te miren e me te perkushtruarit ne krye mund te garantojme fitoren e ’96-es. Me pas duke folur per sukseset e

Politike me koncepte primitive

I pyetur nga redaktori ynë për të vlerësuar mitingjet e PS sekretari i Përgjithshëm i PDSH-se z. Tritan Shehu tha: Perdorimi i populizmit si mjet per te tere presion apo per te influencuar mbi drejtesine nuk flet per gje tjeter veçse per aplikimin e nje politike me koncepte primitive ne nje kohe kur Shqiperia po hyn ne Evropen e viteve 90. Pa dyshim qe kjo politike arkaike bie ne kundershtim me ide te evropiane per drejtesine dhe pavaresine e saj.

Ekzistojne te gjitha mundesite per investime fitimprurese

Pritje ne Presidence Presidenti Berisha zhvilloi nje takim me anetaret e Bordit te Fondit Shqiptaro-Amerikan te Ndermarrjeve te kryesuar nga Kryetari i ketij Bordit Domenick Scaglione. Presidenti Berisha vleresoi seriozitetin dhe angazhimin me te cilin ky fond po fillon aktivitetin e tij ne Shqiperi. Ai theksoi se ne stadin aktual, Shqiperia ka nevoje per investime te huaja dhe ne kete drejtim fondi shqiptaro-amerikan i ndermarrjeve mund te luaje nje rol te rendesishem ne inkurajimin e investitoreve amerikane. Presidenti Berisha i siguroi se ekzistojne te gjitha mundesite per investime fitimprurese, jo vetem per shqiptaret por edhe per investitoret e huaj. Ai percaktoi se nje sektor te rendesishem per investime sistemin bankar, i cili ndodhet ne nje proces te plote reformimi. Z. skalione falenderoi per mbeshtetjen qe i jep ketij fondi nga Presidenti Berisha dhe Qeveria Meksi. Ai e siguroi Presidentin Berisha per pershpejtimin profesional te bordit per te identifikuar dhe percaktuar prioritetet e veprimtarise se fondit ne mbeshtetje te iniciatives se lire te bizneseve shqiptare, nxitjes se investimeve amerikane ne Shqiperi dhe bashkepunimit ekonomik shqiptaro-amerikan. Anetaret e tjere te fondit pasi vleresuan arritjet e dukshme te Shqiperise ne rrugen e reformave duke vene theksin ne rendesen e nje legjislacioni qe krijon klimen e favorshme per investimet e huaja u angazhuan per pergjegje serioze nga ana e tyre per terheqjen e investitoreve amerikane. Zyra e Shtypit dhe Informacionit prane Presidentit

Prezant ohet aktiviteti i fondit shqiptaro-amerikan

Nga Konferenca per shtyp Optimizem i anetareve te Bordit te fondit shqiptaro-amerikan te ndermarrjeve te Domenick Scaglione si dhe anetaret e tjere te Bordit paraqiten synimet e Bordit te fondit prej 30 milionesh (USD) i cili do te kete te drejte te jape asistence teknike per nxitjen e projekteve, sipermarrjeve te privatizimeve te reja ne Shqiperi duke u perqendruar kryesisht ne ndermarrjet e mesme dhe te vogla, si edhe ne ndermarrjet e perbashketa ku do te perfshihen investitoret amerikane dhe nga vende te tjera me ortake shqiptare. “Ne jemi optimiste ne te ardhmen ekonomike te Shqiperise- keshtu thane anetaret e Bordit. Ne ndodhemi ketu per t’u ndihmuar juve te ndihmoni vetveten. Shpresojme te kemi sukses ne bashkepunimin tone”. Drejtor i zyres se Fondit ne Tirane u emerua z. David Gentri, i cili punon prej tre vjetesh ne Ministrine e Financave si specialist. Fondi e ka bazen ne New York dhe zyra e tij ne Tirane do te jene vendi ku biznesmenet e interesuar mund te kerkojne informacionin e duhur lidhur me investimet dhe kreditë e akorduara nga Fondi. B.K. Në foto shihen anëtarët e Bordit gjatë konferencës për shtyp.

Ai qe do te vriste veten per tu bere anetar i PPSH sot lider i PSD-se

Thuhet se; ne konference miqsh, e pyeten Gjinushin, ç’e deshe Gaqo Apostolin si sekretar te pergjithshem te PSD, ai eshte nje cope mishi me dy sy. Gjinushi thuhte te jete pergjigjur: Per i numur jam vete, tipati si Gaqo me duhen rreth vetes. Keshtu e filloj karieren z. Apostoli si lider i PSD, leme qe Gjinushi mund ta manovroj se ti doje, kur te doje pa patur as shqetesimin me te vogel se mund t’i beje ndonje proçke politike per t’a nxjerre PSD-ne nga binaret e saj. Z. Apostoli as me shume e as me pak si lider i PSD-se eshte ekuivalent i byroisteve te PPSH-se si Lenka Çuko, Muhо Asllani, Hekri, Miska apo shoku Pilo Peristeri nip i te cilit eshte vet z. Gaqo Apostoli. Qe ky “Socialdemokrat” nuk eshte fare pa gje dhe i ka dy para mend, kete na e tregon cilesia e tij prej “poeti” kur hartonte tekstet e kengeve per jubilete e PPSH-se. Per te mos i thene hangen duket tez. Gaqo ka dhe vlera “humoristi”. Prova per kete cilesi jane si koha kur punonte ne “Kombinatin e Autotraktoreve” ku si inxhinieri i zoti eshte bere objekt humori per punetoret. Te njejten cilesi e manifeston edhe si deputet ne Kuvendin Popullor, ku sapo z. Gaqo kerkon fjalen, deputetet ja krisin te qeshurave. Eshte humorist s’ke ç’i thua. Por siç tregone z. Gaqo vdiq per t’u bere anetar i PPSH, por per arsye morale, (se per çfare morali eshte fjala nuk e dime) nuk pranohej. I shkret i pas pergjegjimesh dhe deklaratash se do te vriste veten po qe se nuk e pranonin anetar partie, Partia meme me ne fund, ja hapi dyert z. Gaqo duke e bere kandidat te PPSH. Ishte viti 1990, por meqenese proceset demokratike i hapen atij “horizonte te reja” per te shpalosur potencialin e tij te “madh” ne politiken e madhe “braktis” partine meme, duke u bere lider i PSD. Nuk i thone kot fjales me mire i pari ne fshat se i fundit ne qytet. Kjo ishte dhe arsye qe z. Gaqo zgjodhi te behet nder te “paret” e fshatit PSD. Dhe PSD ne udheheqjen dhe te z. Gaqo po shkon nga fitorja ne fitore. GJINUSH NIKA

Pritje ne ambasaden amerikane

Ambasadori i shteteve te Bashkuara te Amerikes, z. Joseph E. Lake dhe bashkeshortja e tij, dhane nje pritje ne rezidencen amerikane ne kryeqytet, per t’iu njohur personaliteteve te ft uara bordi e drejtoreve te fondit shqiptaro-amerikan. Ishin te pranishem kryeministrin Aleksander Meksi, anetare te qeverise, deputete, gazetare, biznesmene etj. Perreth 2 ore te pranishmit u njohen dhe shkembyen mendime me drejtoret e bordit shqiptaro-amerikan. Korresp i “RD”-se

Në brendësi

Kreret komuniste kunder futjes se Shqiperise ne KSBE SEKRET Procesverbal i mbajtur ne Mbledhjen e Byrose Politike te KQ te Partise Me 23 gusht 1990 Botohet per here te pare Poshterimi i gjuhes shqipe nje akt i paqyteteruar i Bollinos dhe çetes se tij shqipfolese Tirane: Interviste me Kryetarin e Gjykates se Rrethit Tirane zotin Qazim Gjonaj “Akoma nuk u ngop Sofokli Lazri?”