Rugova deshiron qe amerikanet te kene parasysh edhe Kosoven
Bisede me z.Gjergj Dedaj, kryetar i Partise Liberale te Kosoves
Deshtake te zgjedhjeve te parakohshme
SAMI MILLOSHI Pasi deshtuan ne tezen e tyre te hershme per zgjedhje te parakohshme te ideuar nga Pellumbi qe me 23 mars 1992, dje, permes ZP krete e PS leshojne nje brohorime “Zgjedhjet jane ne prag”. Flasin edhe per statusin e partise se tyre. Per te bere kete hapje “triumfale” eshte zgjedhur Lakrori megjithe foto. Lakrori eshte pergjegjur sa ka mundur te shpjegoje piken e statusit dhe ne fund te artikullit ka belbezuar, “Ne i kemi mundesite te fitojme”. Por vetem kaq, vetem nje belbezim, asgje me shume. Pse kane zgjedhur pikerisht Lakrorin si fillim kreret e PS? Arsyt jane te shumta, por ajo qe na duket kryesorja, eshte se po te dalin vete nuk mund te bejne gje tjeter veçse te bertasin e te çirren. Dhe, nderkaq, edhe te konsumohen sikurse jane konsumuar per kater vjet rresht duke u çjere per zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhja e Lakrorit eshte bere me kujdes, sepse ai vetet artikulon me belbezim, por nderkaq edhe Lakrori futet keshtu ne korin e te vetengjyerve. Ai nuk duhet ta kishte pranuar këtë rol, megjithatë është çështja e tij. Por, si të gjithë të tjerët edhe ati nuk i mbetet tjetër veçse te numeroje saktësisht ditët deri kur normalisht do te zhvillohen zgjedhjet e ardhshme, pra me 1996-en. Lakrori ndoshta nuk i durohet sa te zere ne vend ne sofrën e ministrave ku hije presidentet dhe kurbanpresidentet mund ta kene parashikuar. Por, me mire le te mos ngutet se nuk do te jete mire as per ate vete, sepse do te zhytet ne batakun e nje zhgenjimi te thelle. Dhe do t’i vene dem leksionet e shtatut te parise se tij, qe vertet mund te kete veshur erën evropian, por ka ne konstrukt “eshtrat” e Lenka Çukos. Perse e nxjerrim ne skene idene e zgjedhjeve kreter e PS? Sepse deshtuan totalisht me mashtrimet dhe premtimet qe u bene njerëzve se “zgjedhjet jane pune ditesh”. Pas këtij deshtimi qe vjen si pasoje e analogjive te gabuara me disa vende te ish Lindjes Komuniste, kreter e PS po nxitojne te krijojne imazhin e vetëngjiturise dhe te nje parapergatitjeje suksesi te padiskutueshem. Por, edhe ne kete rast ata i shoqeron hipokrizia, demagogjia e kulluar, pasi nuk mund te mos pranojne se kane njohur vetem deshtime per shkak te kokënxehësisë së tyre. Duan apo nuk duan ata, Reforma ne Shqiperi ka ecur perpara dhe Shqiperia e vitit 1995 nuk eshte me ajo e vitit te tyre te zi -1991. Edhe analistet e huaj e radhisin si vendin me te suksesshem krahasuar me vendet e tjera te EuroLindjes. Prandaj, mos u ngut me leksione te paparashikueshme zoti Lakrori. Atyre qe te frikësojnë ty uka bërë demagogjia, ndersa zotërorja ukabjë demagogjia, ndërsa zotërorja merrme njerën me kalkloogaritese e llogarit saktë edhe sa dite kane mbetur deri ne 1996, pra deri ne zgjedhjet e ardhshme.
PS lidhur duar dhe kembe nga zinxhiret e trashegimise
XHEVAT MUSTAFA
Megjithëse kane mbi 4 vjet qe pongjiren me fjale per te mashtruar vendin dhe boten se kane krijuar nje parti te re, te orientimit modern eurosocialist, kreret e PS-se jane raskapitur me vepra qe deshmojne krejt te kunderten. Per shumicen e shqiptareve dhe te botes demokratike PS-ja e sajur mbi temele dhe trashegimine e PK-se dhe te PP-se, eshte fare lakuriq nje trup propagandistik, nje maskarade e denje per nje aktor dhe regjizor te lashte prapaskenash si Ramiz Alia. Urgjenca apo çetntori sjate operacioni plastik i ala fare te qarta dhe he kuptueshme tiparet prinderore, vulat apo me sakte njollat e trashegimise. Keto jane te panumerta, gjeresisht te lexueshme ne faqet e ZP-se dhe te shprehura ore e cast ne veprime dhe qendrime konkrete.
Si per te dashur demaskimin qysh ne “lindje” te PS-se, per te treguar se ajo eshte tjështë nje krijese deshtake laborator i propagandistik, artikisaj lindjeje te pershpeshte dhe te panatyreshm u krye dhe u njoftua ne sallën ku zhvilloente punimet kongresi i 10-te i PP-se?! Bindja jane e palekundur se ate dite PP-ja vetem nderroi emër dhe maske perforce edhe nga fakti se i gjithe kontigjenti i anetareve dhe simpatizanteve te saj kishin fjetur gjithe naten si komuniste dhe te nesermen ne mengjes u gdhinë socialiste?! Eshte pikërisht ky kontigjent me pararoje sigurimsat qe perben shumicen dermuese te anetaresise se PS-se, qe nuk deshiron dhe nuk lejon largimin nga trashegimia e Enver Hoxhes dhe e Marksist rinovimin e vertete dhe thelbesinte te saj. Bashke me kete PS-ja mori nga PP-ja edhe gazeten e saj famekeqe per demagogji dhe mashtrime te paskrupullta, “ZP”. Eshte te domethenese fakti se kjo gazete edhe pse nuk harron te shenoje poshte titullit te saj “Organi i Partise Socialiste te Shqiperise” mban numrin e ka zanafille nga Socialiste e saj diktatori Hoxha.
Falsiteti dhe amoraliteti i deklaratave te lidereve te PS-se se kane krijuar dhe perfaqesojne nje parti cilesisht te re shprehen qarte dhe pareshtur ne veprimtarine praktike te tyre. Veprimet dhe qendrimet e tyre gjate kater viteve, edhe si pozite edhe si opozite kane te perbashket frymezimin dhe mbeshtetjen ne platformen teorike dhe praktike 50 vjeçare enverjane, megjithese sa per demagogji dhe propagande bejne ndonje kritike te lehte ndaj saj, por gjithesesi dhe gjithnje pa u shkuar ndermend dhe pa dashur mendem qe padhahur te.
(Vijon ne faqen 2)
Presidenti Berisha ngushellon Presidentin Izetbegoviç per masakren e Sarajeves
Ne nje telegram qe i dergon dhe Presidentit te Republikes se Bosnje-Hercegovines Alijas Izetbegoviç ku e ngushellon ne emer te popullit shqiptar per tragjedine e shemtuar te tregut te Sarajeves me te cilen u vrane mbi 37 persona dhe u plagosen mbi 84 te tjere, Presidenti i Republikes Sali Berisha thekson se ky bombardim i ri barbar i popullise se pafajshme nga agresoret serbe tregon edhe njehere fytyren kriminale te regjimit terrorist te Karaxhiçit dhe i thërret te tjerëve të Serbise se Madhe dhe cinizem vijojne strategjine e genocidit dhe te pastrimit etnik duke shperfillur shqetesimin e mbare popujve te botes per aktet e tyre kunder njerizimit. Pergjigjja e serbeve kunder iniciatives te fundit te komunitetit nderkombetar per t’u dhene fund vuajtjeve te miliona njerezve tregon se askush nuk duhet te kete iluzione per vullnetin e tyre nga ana e tyre dhe vetem masat shtrenguese dhe ndeshkimet e pershtatshme do t’i detyrojne agresoret te heqin dore nga realizimi i planeve te tyre shenëzore, thuhet gjithashtu ne telegram.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit prane Presidentit te Republikes
Takim ne seline e PDSH
Dje paradite, Sekretari i Pergjithshem i PDSH, Prof. Dr. Tritan Shehu, dhe N/Kryetari i PDSH, z.Tomor Dosti, priten te ngarkuarin me pune te Bosnje-Hercegovines z.Muharrem Zejnullahu.
Zoti Shehu, fillimisht shprehu te Ngarkuarit me Pune te Bosnje Hercegovines zotit Zejnullahu, ngushellimet per viktimat e fundit te shkaktuara nga agresoret serbe ne Sarajeve. Ai e cilesoi kete akt barbar ndaj popullise se pafajshme boshnjake si provokacion te rende kundrejt komunitetit nderkombetar. Perveç kesaj, shtoi zoti Shehu, kjo ngjarje perben nje faqe tjeter te zeze ne librin e krimeve monstruoze serbe. Ai tha, gjithashtu se rrenjet e agresionit serb ushqehen nga tre lloje fundamentalizmesh nga ai komunist nga ai nacionalist dhe nga ai religjioz.
Zoti Dosti nga ana e tij mbasi i shprehu te Ngarkuarit me Pune te Bosnje - Hercegovines, Zoti Zejnullahu ngushellimet e veta per keto vrasje mizore e quajti kete veprim te tmerrshem dhe me pasoja te renda per paqen ne krejt rajonin tone.
Nderkaq, i ngarkuari me Pune i Bosnje Hercegovines Zoti Zejnullahu foli per gjendjen e renduar ne shtetin e tij dhe vuri ne dukje se Qeveria e Bosnje-Hercegovines po ben te gjiths perpjekjet maksimale per te ndaluar agresionin serb dhe per te krijuar kushtet e domosdoshme per zbatimin e planit amerikan te paqes, te cilin ai jo tashem e ka pranuar. Ai, po ashtu falenderoi Presidentin Berisha, Qeverine Shqiptare, dhe PDSH per perkrahjen e vazhdueshme ndaj Qeverise Boshnjake ne luften dhe perpjekjet e saj per t’u mbrojtur nga agresioni serb. Me tej, shtoi ai ne e denojme fuqishem e kolonove serbe ne Kosove, duke e cilesuar kete si mjerim te politikës hegjemoniste serbe. Ne mbulÿe te takimit zoti Shehu dhe zoti Zejnullahu shprehën gadishmerine per forcimin e metejshëm te lidhjeve dhe bashkepunimit midis PDSH dhe Partise se Aksionit Demokratik, e cila aktualisht i prin popullit boshnjak ne luften e tij kunder agresionit serb. Kjo sipas tyre, do te ishte ne te miren e marredhenieve ndermjet dy vendeve perkatësisht Shqiperise dhe Bosnje-Hercegovines dhe do te ndikonte pozitivisht ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajonin tone te mbarsur me tensione nacionale.
DEPARTAMENTI I SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TE PDSH
Filluan konkurset e pranimit ne shkollat e larta
Zhelevi thotë se e ardhmja është e lidhur ngushtë me perëndimin
Presidenti bullgar, Zhelju Zhelev shprehu javën e shkuar pakënaqësitë e tij për vështirësitë dhe hapin e ngadaltë të reformave ekonomike në Bullgari dhe tendencat e politikës së privatizimit të qeverisë socialiste e cila kërkon të forcojë pozitat e nomenklaturës së shtetit të kaluar.
Ai tha se, sipas mendimit të tij, rusofilizmi i cili ka arsye të veta historike, nuk ka luajtur rol pozitiv në vend. Zhelevi u shpreh se mirënjohja e bullgarëve ndaj ish-Bashkimit Sovjetik është shfrytëzuar nga ideologjitë komuniste për propagandën e shtetit.
Problemet e tashme të Rusisë në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojnë në orientimet pro-perëndimore të politikës bullgare. Sofia e cila drejtohet nga socialistët është tani për tani kundër një anëtarësimi të prapë në NATO, dhe dukshëm ajo po flirton me ish-bashkimin Sovjetik dhe Serbinë, paçka se ardhmja e vendit është kah perëndimit, shtoi Presidenti Bullgar.
Pse dështojnë reformat?
Presidenti bullgar Zhelju Zhelev deklaroi javën e kaluar se dështimi i reformave ekonomike në Bullgari e ka çuar vendin drejtë midis vendeve post-komuniste të dores së dytë; si shkak me të tilla përmendi sipër, ai përcaktoi dështimin ekonomik të vendit.
Ai i përmbahet idese se Bullgaria kurrë nuk pati si provoje ndonjë lëvizje anti-komuniste si ato te Gjermanise Lindore, Hungarise, Çekosllovakise madje edhe te Polonise.
Presidenti bullgar u shpreh se ngjarje me nje hapesire te tille ishin te panjohura ne Bullgari dhe kjo ka ndikuar drejtpërdrejt ne transformimin prej totalitarizmit ne demokraci. Po ashtu ai
(Vijon në faqen 2)
Qeveria shqiptare hartoi projektmarrëveshjen për punësimin sezonal të punëtorëve shqiptarë në Greqi
Pritet që kjo marrëveshje të nënshkruhet nga pala greke dhe në këtë mënyrë t’u krijohet mundësi shqiptarëve të punojnë në periudha të caktuara në Greqi.
Projektmarrëveshja që do të nënshkruhet do të mundësojë që qytetarët shqiptarë të punësohen në Greqi nga 6 muaj deri në një vit.
Shqiptarët pasi t’u jepet viza do të punojnë në mënyrë kufirit të mbrojtur nga ligji grek, duke u mbuluar edhe nga sigurimet shoqërore e shëndetësore ndërsa paraqet e fituara mund të sjellin pa telashe në shtëpitë e tyre.
Ministri i punës dhe i emigracionit Engjell Dakli thotë se frutat e kësaj marrëveshje piqen me vone.
Rendesi ka qe keshtu hidhet hapi i pare per nje emigracion te standarteve boterore.
-Ne do te na duhet nenvizon zoti Dakli qe nepërmjet këtyre marrëveshjeve, nepërmjet këtyre hapësirave të krijojme mundësi dhe shtetasit shqiptare mbi bazen e dokumentave juridike te punojne sezonalist dhe te perfitojne ashtu siç perfitojne edhe qytetaret e kombeve te tjera europiane ose te vendeve te tjera.
Pra jane pikërisht ato probleme qe emigrantet shqiptare i kane dhe qe kane kerkuar vazhdimisht ndihmen e shtetit per te kontribuar qe te institucionalizohen ashtu siç kane vepruar dhe vendet e tjera perpara nesh.
Ministri i jashtem Alfred Serreqi do te udhetoje sot per ne Athine dhe me mes dokumentave te tjera do te mbaje edhe projektmarreveshjen e cila pasi te nenshkruhet edhe nga pala greke merr forme ligjore.
U mbyllën bisedimet mbi një Marrëveshje të re Kulturore ndërmjet Gjermanisë dhe Shqipërisë
Teksti i ri i nje Marreveshjeje te Re Kulturore ndermjet Gjermanise dhe Shqiperise eshte nenshkruar nga ty Delegacionet me 25 gusht 1995 ne Tirane.
Bisedat mbi Marreveshjen u drejtuan nga pala shqiptare nga Zoti Met Dervishi, Drejtor i Drejtorise se Bashkepunimit Kulturor, Shkencore dhe Teknik ne Ministrine e Puneve te Jashtme Shqiptare, dhe nga pala Gjermane nga zoti Dr. Winfried Heide, drejtues i referatit per Bashkepunim me vendet e Europes Qendrore, Lindore dhe Juglindore te Ministrine e Jashtme te Republikes Federale te Gjermanise.
Marreveshja e Kulturore do te nenshkruhet ne takimin e ardhshëm te Ministrave te Jashtem te Gjermanise dhe Shqiperise dhe do te zëvendësojë Marrëveshjen Kulturore te deritanishme te vitit 1988. Marreveshja e re parashikon nje zgjerim dhe thellësim te bashkepunimit kulturor ne te gjitha fushat.
Nje bilanc i bashkepunimit kulturore te deritanishem si dhe nje planifikim i bashkepunimit kulturor ndermjet Gjermanise dhe Shqiperise per te ardhmen do te behet se shpejti ne mbledhjen e komisionit te perbashket te dy vendeve, e cila do te mbahet nga data 6 deri ne 8 Dhjetor 1995 ne Potsdam.
Referent i Shtypit
GERALD WOLF
Delegacion ushtarak amerikan ne vendin tone
Sikurse behet ditur zyra e shtypit dhe e informacionit e Ministrise se Mbrojtjes, dhembimet ne vendin tone, zv/komandanti per mobilizimin ne komanden e operacioneve speciale te ushtrise amerikane, Gjeneral Major Majken Davidson, ne krye te nje delegacioni ushtarak amerikan.
Burime te Ministrise se Mbrojtjes vene ne dukje se gjate kesaj vizite, zyrtari i larte amerikan do te takoje zv/zyrtare te larte te Ministrise se Mbrojtjes, si dhe do te njihet nga afer me stervitjen Kristal.
Në disa numra në “RD”:
Drite - hijet e dosjes “Shehu”
Ne numrin e sotem do te lexoni:
- Dialoge ne mbledhjen e Byrose Politike te PPSH me 11 nentor 1981. Enver Hoxha para largimit me pushime jep udhezimet e duhura per autokritiken qe duhet te bente Mehmet Shehu.
- Autokritika e dyte e Mehmet Shehut
- Enver Hoxha u shkruan anetareve te Byrose Politike te PPSH mbi autokritiken e dyte te Mehmet Shehut
LEXONI NE FAQEN 5
Klubi i TYRE!
“RD” - Ja denoncoi ish-sigurimsat qe punojne ne Kasacion, Po Gjinushi e Ceka ke mbrojne?
Çdo te behet me ish bashkepunetoret e sigurimit?
PS-ja s’ka alternative
Nga gjeneza, PS-ja lindi nga PPSH nëpërmjet një kongresi, që qe mbledhur veç për ta shpëtuar PP-në nga shkatërrimi i plotë, pas asaj të shkuare aq të errët pesëdhjetëvjeçare. Burokratët e institucioneve dhe të Partisë, klani stalinistët dhe pandreqshëm, njerëz të ngarkuar me faj e mëkate të shumta, përgjegjës për dramën tragjike të luftës mbi popullin shqiptar për një gjysmë shekulli dhe ndjeshëm të traumatizuar, të egërsuar, hakmarrës, mospranues të lirisë dhe të demokracisë të papajtueshëm me fundin historik të komunizmit dhe diktaturës, pas replikash e përplasje të ashpra, ranë në konsensus të shpejtojnë atë që mund të shpëtohet nga anija që po mbytet, kështu sajuan një emër të ri, Partia Socialiste dhe kjo u reklamua si reformim, por në fakt ishte vetëm një reformim nominal dhe aspak i natyrshëm dhe konceptual. Edhe në këto kohë ky parti pothuajse asgjë nuk bëri për të arritur standardet e më të lartë evropiane, sepse vazhdimisht u dominua nga klanet konservatore dhe më e rënda të trashëguara nga PP. Është paradoksale të flasësh për reformim të një partie, kur ende në një nga postet më të rëndësishme, atë të sekretarit të përgjithshëm, ka një ish ministër të brendshëm. Kjo parti që reklamon një program të “reformuar” alternativ që thuhet se mbështetet mbi ekonominë sociale të tregut dhe pretendon demokracinë e vërtetë nuk ka asnjë argument bindës se si do ta realizojë programin e saj. A që ne tepër kur marksizmi është aq i preferuar në programin e PS-së. Thonë se janë për masa sociale, po ku do t’i gjejë paratë për rritjen e pensioneve dhe përkrahen e të pamundurve? Ka para të fshehura apo do të rrisë taksat ndaj tregtarëve dhe industrialistëve të vegjël deri në nivel skëterrues?! Apo dikush i ka premtuar kredi të mëdha falas?! E me rrë vesh. Thotë se do të zgjidhim problemin e punësimit po si, me ç’fonde do t’i hapë vendet e reja të punës dhe cilët sektorë do të zhvillojë me prioritet? Thonë se do të luftojnë korrupsionin po vijnë nga labirinthet e partisë dhe shteti me të korruptuar që mund të imagjinohet. Thonë se do të organizojnë emigracionin po me cilin vend mund të bëjnë kontrata të rregullta në Evropë apo Amerikë?! Përveç propagandës, natyrisht, asnjë argument. I vetmi “argument” i tyre është PD qeveris keq. Po a mjafton kaq?!
E dyta, struktura e brendshme e partisë dhe e simpatizantëve. Dihet se në PS ka infiltruar gjithnjë nomenklatura e vjetër e PP, “intelektualët” e saj, funksionarë të lartë të shtetit monist, ideologë të M-L, të esi dhe njerëz grup të rinjsh që kontrollohet mjeshtërisht nga gara e vjetër dhe dominohet plotësisht prej saj. Vetëm duke lexuar faqet kulturore të “ZP” mund të bindesh se sa “përkrahëse” është ajo e inteligjencës së re krijuese dhe artistike të vendit. Ndërkaq në korin e simpatizantëve bëjnë pjesë nostalgjikë të moshuar, që s’mësohen dot me kohët e reja, ishbashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit, ushtarakë të ideologjizuar që reforma i nxorri në lirim, një “armat” kuadros që me “aftësitë” e tyre profesionale e sollën Shqipërinë në buzë të greminës. A mundet kjo parti të krijojë pra një alternativë të besueshme që do ta çojë Shqipërinë drejt progresit? Përgjigja besoj se është më se e qartë. Dhe po e njëjta gjë mund të thuhet edhe për partitë satelite të kësaj partie, të cilat pretendohet se mund të jenë aleatët e saj të natyrshëm.
DEPARTAMENTI I SHTYPIT DHE INFORMACIONIT TË PDSH
... dhe Bosnjë Hercegovinës Zoti Zejnulbanjo vuri ne
Filluan konkurset e pranimit ne shkollat e larta
Keto dite ne Fakultetin ekonomik dhe degen e gazetarise prane Universitetit te Tiranes po zhvillohen konkurset e pranimit te studenteve.
Vetem ne fakultetin ekonomik numri i te regjistruarve arriti mbi 1700 veta nga te cilet parashikohet te pranohen mbi 400 studente. Kritere per to forta pranimi jane percaktuar dhe per degen e Gazetarise ku jane parashikuar te konkurrojne mbi 190 veta nga te cilet vetem pak prej tyre do te fillojne studimet.
Gjithashtu sipas kritereve te percaktuara nga Ministria e Arsimit pothuajse ne Ministrine e Arsimit pohon zoti Nazif Mata, inspektor ne drejtorine e arsimit te larte te gjithe nxenesit te cilet kane perfunduar shkollat e mesme me rezultate te larta dhe kane fituar medaljen e arte kane te drejte te zgjedhin cilindo fakultet apo dege per te vazhduar studimet. Nje drejte te tille per te filluar studimet ne Institutin e Larte te Fiskultures Vojko Kushije e gazetoje dhe te gjithe ata qe kane fituar tullin sportist i nivelit te larte.
Pjesemarresve ne konkurs kur kane perfunduar shkollen e mesme me te gjitha 10-taujepean si avantazh 30 pike kur kane dale me 9-ta plus 20 pike etj. Ndersa pergjegjja me mire per secilin vleresohet me 70 pike maksimale.
Konkurse te tilla pranimi do te zhvillohen gjate javes se ardhshme edhe ne shkollat e tjera te larta.