Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E DIEL 14 janar 1996

Pakt i ri i PD me shekullin që vjen

Fjala e Presidentit Berisha mbajtur në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike Pakt i ri i PD me shekullin që vjen Jemi mbledhur sot, për të diskutuar mbi disa nga problemet më të rëndësishme që lidhen me pregatitjen e paktit të ri elektoral të vitit 1996, kontratës së Partisë Demokratike të Shqipërisë me shekullin që vjen. Gjatë këtyre muajve që na ndajnë nga zgjedhjet e reja, po pregatitemi me seriozitetin më të madh të nënshkruajmë marrëdhënie të reja me bazën e kontratës që kemi zbatuar, një pakt të ri, kontratë të re disa herë më të suksesshme sesa kjo që përfunduam në pranverën e ardhshme. Por paktin e ri elektoral ne e nënshkruajmë mbi një realitet krejt tjetër, rënjësisht të ndryshuar me zbatimin e programit të Partisë Demokratike. Kontratën e re ne e nënshkruajmë jo më në vendin ku dominojnë krimi i organizuar, kaosi, anarkia, varfëria ekstreme dhe papunësia masive, por në vendin ku janë garantuar liritë dhe të drejtat e njeriut, rendi, qetësia dhe stabiliteti i plotë, në vendin e nyjes më të shpejtë të ekonomisë në Evropën Lindore, të suksesit surprizë të reformave, disi janë shprehur drejtues të vendeve dhe institucioneve që njohin mirë ligjet, procedurat, praktikat, arritjet e reformave, në vendin që ka sot inflacionin dhe papunësinë të barabarta me ato të vendeve të zhvilluara të Evropës. Paktin e ri elektoral ne e nënshkruajmë me Shqipërinë e lidhur me miq të mëdhenj dhe të vërtetë në Evropë dhe në botë, anëtare të Këshillit të Evropës, të Nismës së Evropës Qëndrore e Partneritetit për Paqe te “Nismës së Detit të Zi”, pra me një Shqipëri krejt tjetër nga ajo që ishte katër vjet më parë. Paktin e ri elektoral me Shqipërinë ne e nënshkruajmë me dinjitet, sinqeritet dhe vendosmëri jo vetëm për arritjet spektakolare, por edhe për dështimet që kemi patur dhe mbajmë ndaj gabimeve, si dhe me këmbënguljen tonë për t’i korrigjuar gabimet. Në këtë katër vjet, si asnjë forcë tjetër politike, ne kemi krijuar një pervojë të çmuar në qeverisjen e vendit, kemi krijuar administratën, institucione e shteti ligjor, grupet dhe ekipet e ekspertëve. Forcat më të kualifikuara të inteligjencës shqiptare janë angazhuar me realizimin e reformës. Ne nënshkruajmë kontratën e re kur jo më fjalë, por me vepra i kemi bindur shqiptarët për seriozitetin tonë, kemi rrëfyer tek ata besimin tonë, besimin te vetja, besimin e humbur te qeveria, besimin te vendi. Paktin e ri elektoral ne e nënshkruajmë pasi kemi dëshmuar se dimë qeverisim, mbajmë premtimet dhe zbatojmë kontratën. Kongresi në dy kohë, kongres i shpërndarjes së përfundimtare të PS Tashmëj atij social e kruet social, që u shoqërua nga thirrjet për natën e Shën Bartolomeut e luftë civile të shprehur tashmë vetëm drejtuësit e tij më kryesorë, ne do t’i përgjigjemi në paktin e fuqishëm që do të nënshkruajmë me elektoratin shqiptar ne zgjedhjet e lira dhe ndershme, me respektim të shtetit ligjor, me tolerancë dhe kulturë demokratike. Partia Socialiste e Shqipërisë përjeton sot brenda saj fundin dhe agoninë e PPSH-së me emër të ri. Ata që e mblodhën atë, po korrin furtunë. Udhëheqja kryesore e fundit PPSH-së Alia, Nano, Ruçi, vendosën me presa të pakapërcyeshme për formimin e PS-së, duke urdhëruar ndërrimin e emrit dhe duke mohuar shkrirjen partie të majtë pa elementë të inkriminuar dhe duke e vendosur këtë parti me emër të ri, nga kreu deri në bazë, nën kontrollin e plotë të ish policisë sekrete shqiptare. Analizoni udhëheqjen e tyre, lexoni shtypin e tyre, shikoni kush e drejton atë dhe kush mbush faqet e tij të përgëzuar djalin e vjetër. Partia Socialiste sot është më konservatore, më dogmatike, se çdo një gjeneratë e vitit 1992. Zhvillimet retrograde në këtë parti sollën si pasojë izolimin e thellë ndërkombëtar të saj. Partia Socialiste e përjeton deshpërimin e thellë te një force politike, që pasi pesoi dështim më të rëndë në zgjedhjet e 22 marsit e ka të përgatitur së fundi tjetër të sulmojë. Udhëheqja socialiste në mënyrën më paradoksale vendosi të mbledhë kongresin pikërisht më 23 mars, ditën e fitores historike të shqiptarëve kundër diktaturës së partisë së tyre, ditën e ditës më të thellë në historinë e pas viteve 50-vjeçare. Me të drejtë mund të shtrohet pyetja: ç’është kjo marrëzi? Si ka mundësi që Shqipëria feston fitoren, çlirimin nga diktatura e tyre, ata mblidhen kongresin përkujtimor! Pergjigja është e qartë- ata, të sigurtë në përçarjen, duke e lësuar parimin “zija të bashkon” mendonjë pikërisht se më 23 mars, nuk do të marrë dot kush kurajo të ndalë kunder partisë së krizë. Po përse ata vendosën të bëjnë kongresin më dy faza, kur jo vetëm në jetë, por edhe në mitologji, qeniet me dy koka konsiderohen përçudni, mostra. Korrët socialiste, që festojnë paqezimin për ditëlindje, duke njedur të bindur se ata për shkak të inkriminimit të tyre dhe efekteve të ligjit të genocidit, nëse behen zgjedhjet ne parit para zgjedhjeve (Vijon ne faqen 3)
Presidentit Berisha Alia Nano Ruçi Shqipëri Evropën Lindore Europë Detit Të Zi

Zhvillim i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale

Më 16 janar Presidenti Berisha në Kinë Zhvillim i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale Me ftesë të Presidentit të Republikës Popullore të Kinës Jiang Zemin, Presidenti i Republikës Sali Berisha, i shoqëruar nga zonja Berisha, do të bëjë një vizitë shtetërore në Republikën Popullore të Kinës nga 16 më 19 janar 1996. Në delegacionin që do të shoqërojë Presidentin do të marrin pjesë gjithashtu Zv/ kryeministri dhe Ministri i Ndërtimit dhe Turizmit Dashamir Shehi, qeveritarë, deputetë dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Në takimet e parashikuara me Presidentin, Kryeministrin dhe qeveritarë të tjerë kinezë do të bisedohet për probleme të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve bilaterale në shumë fusha, si dhe për çështje ndërkombëtare me interes për të dyja palët. Gjatë kësaj vizite pritet të nënshkruhen edhe marrëveshje dypalëshe.
Berisha Jiang Zemin Sali Berisha Dashamir Shehi Kinë Republika Popullore E Kinës

Mobilizimi total per zgjerimin dhe forcimin e bazes se Partise

Mobilizimi total per zgjerimin dhe forcimin e bazes se Partise Fjala e Sekretarit i Përgjithshëm të PDDH, Prof.Dr.Tritan Shehu Në një hark kohor relativisht të shkurtër në të gjitha nivelet e PD po realizuan një sërë aktivitetesh, të cilat kishin për qëllim forcimin e strukturave te saj, përmirësimin e nivelit të delegimit, veçanërisht, forcimin e punës në bazë, rritjen cilësore të saj, rikonsolidimin e seksioneve dhe të vetë at të për luftën politike. I gjithë ky aktivitet dëshmon për forcimin e PD dhe përkon me afrimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e këtij viti, me përgatitjen tonë për këtë ngjarje. Objektivat (Vijon ne faqen 2)
Tritan Shehu

Shqiperia ne perendimin demokratik

Shqiperia ne perendimin demokratik Fjala e Zoti Aleksandër Meksi Të nderuar zonja dhe zotërinj pjesëmarrës në këtë aktivitet Momenti që po jetojmë është me një rëndësi vendimtare për fatet e demokracisë dhe reformës ekonomike në Shqipëri për arsye që është se jemi në prag të zgjedhjeve të reja në Kuvendin Popullor. Këto zgjedhje, në kaq besim të plotë se do të jenë të lira, dhe se PD do të respektojnë rezultatet e votës së Popullit, sespe qeveria ishte në kalluar katër herë përpara kutisë së votimit dhe secilën herë prej tyre kemi kryer apo organizuar dhe fushatë të lirë e të ndershme, dhe kemi pranuar rezultatet e tyre. Ne jemi dhe mbetemi një parti që lufton për shtetin e së drejtës dhe për respektimin e ligjeve dhe vullnetit të popullit dhe kjo është një arsye më tepër për të qenë të vëmendshëm ndaj provokimeve të opozitës që tenton të tensionojë atmosferën parazgjedhore, për të përligjur konfliktet eventuale dhe protestën e përgatitur prej tyre për rezultatet e zgjedhjeve. Ne si Qeveri jemi të vetëdijshëm për detyrimet tona nruajtjen e rendit publik dhe ligjit dhe shmangien e çdo incidenti të provokuar apo qoftë dhe të rastësishëm. (Vijon ne faqen 2)
Aleksandër Meksi Shqipëri

Mbi 70% e shqiptareve te kenaqur me reformat dhe zhvillimet demokratike

Rezultati i sondazhit nga Instituti Ndërkombëtar Republikan Mbi 70% e shqiptareve te kenaqur me reformat dhe zhvillimet demokratike f.3

Bindje e plote per fitoren e PD-se ne 1996

Dje në Tiranë: Zhvilloi punimet Aktivi i zgjeruari i PDSH-së Bindje e plote per fitoren e PD-se ne 1996 Në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, zhvillua një ditë veprimtari e gjerë e shkallë të gjerë i PD-së, për vitin 1996. Në mbledhjen e djeshme të KK të PDSH-së, përgjegjësit kryesorë të PDSH-së kudo të kllovite, antarët e KK e PD-së, të kryesisë së PD, ë qendre rrethe, deputetë, antarë të qeverisë, të FRPD, përfaqësues të pushtetit lokal, simpatizantë të tjerë bënë bilancin e punës së deritanishme të PD-së, dhe përcaktuan platformën e punës për zgjedhjet e vitit ’96. Punimet e këtij aktivi, i cili Sekretari i Përgjithshëm i PDSH Prof. Dr. Tritan Shehu. Problemet në këtë mbledhje, Presidenti Berisha i cilësoi si mjaft të rëndësishme për përgatitjen e paktit të ri elektoral dhe kontratës së re të PDSH-së me Shqipërinë. Në ndryshim nga pakti i parë, theksoi Presidenti Berisha, pakti i dytë elektoral nënshkruhet jo më realitet tjetër, krejtësisht i ndryshuar jo më në vendin ku mbizotëronte krimi, anarkia, kaosi, varfëria ekstreme e papunësia masive, por në vendin ku janë garantuar liritë dhe të drejtat themelore, rendi, qetësia dhe stabiliteti i plotë, në vendin e nyjes më të shpejtë të ekonomisë në Evropën Lindore, të suksesit të mëtejshëm të reformës, janë shprehur drejtues të vendeve dhe institucioneve që i njohin mirë ligjet, procedurat e praktikat e jetës e reformave. Lidhur me zgjedhjen e datës 23 mars për mbajtjen e kongresit të PS-së, pikërisht në ditën e fitores historike të shqiptarëve kundër Partisë së tyre, dhe mbajtja të kongresit i shpërndarjes së PS, jo, fatmirësisht, largimin e antarëve të PAI-së dhe PDS-së nga këto parti. Konsolidimi i seksioneve dhe aftësimi i tyre për luftën politike ishte tema kryesore e mjaft diskutimeve, si dhe e fjalës së Sekretarit të Përgjithshëm Partisë Demokratike, Tritan Shehu, që bëri bilancin e punës organizative të partisë. Si objektiva kryesore të PD-së nga z.Shehu u përcaktuan: hapja e mëtejshme e bazës dhe shtrirja e saj në të gjithë territorin e vendit, zgjerimi i seksioneve dhe përmirësimi cilësor i tyre, aftësimi i njerëzve për e zhvilluar një dia- log të gjerë e të zbatueshëm me elektoratin. Nga Partia Demokratike në dy vitet e fundit janë krijuar 163 seksione të reja dhe numri i Përgjithshëm i të cilave ka arritur në 3.407 si dhe nga numri 8.900 antarë të rinj. Këto zgjedhje, unë kam besim të plotë se do të jenë të lira dhe se PD-ja do të respektojë rezultatin e votës së popullit-ha kryeministri Aleksandër Meksi duke përmendur katër fushata e zgjedhjeve qysh nga 1991 që kanë qenë fushata të (Vijon ne faqen 2)
Tritan Shehu Berisha Aleksandër Meksi Tiranë Shqipëri Evropën Lindore

Të dhëna botimi

VITI I VI I BOTIMIT Nr. 1157 E DIEL 14 janar 1996 Numri i faqeve 8 CMIMI 10 LEKE 1000 lireta it. 200 dhrahmi

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Nga fondi i trashëgimisë së PS Dosja Balluku Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974 f.7
Balluku

Reklamë hoteli

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL SKANDERBEG SQUARE # Tirana (ALBANIA)* TELEPHONE 355 -42/34185 # Fax: 355 42/341 88 BORIA COFFEE SHOP Hapur çdo ditë nga ora 10.30 deri në 19.30 Ju ofron për të shijuar: *Një snak të shpejtë *Kuzhinë tipike shqiptare *Specialitete shum[?]shme të kuzhinës italiane *Sanduiç të përgatitur çdo çast *Të gjitha këto në një mjedis të këndshëm dhe me një shërbim të Q’ju bëjë të ktheheni përsëri në “Tirana International” Hotel TURIN HOTELS INTERNATIONAL VIA LAGRANGE 16.10-10123 TORINO ITALY TEL. (011) 561 3488 FAX: (011) 561 71 91 LA PERGOLA PIANO BAR TERRACE Hapur çdo ditë nga ora 7.00 e mëngjesit deri në 12.00 të mbrëmjes. Nga veranda e Tirana International Hotel do të shijoni pamje interesante të sheshit “Skënderbej” nga xhamoret koktej dhe aperi- tive nga më të zgjedhurat. *Do të keni mundësinë të provoni një shumëllojshmëri ëmbëlsirash dhe sanduiçësh të freskëta. *Qetësi, ajër i [??] kohës do t’ shoqërojë në atmosferën magjep- së do t’ju bëjë me mbresën më të këndshme. *La Pergola Piano Bar Ter- race vend ideal për tu zbavitur.
Tiranë Shqipëri Skënderbej Torino Itali