Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E enjte 25 janar 1996

Anëtarët e Bundestagut vlerësuan shumë të rëndësishëm dhe përgëzuan ligjin për genocidin

Presidenti Berisha u takua dje me deputetë gjermanë Ligji për genocidin dhe kontrollin e figurës së politikanëve është një akt i mençur që do ta mundësojë Shqipërinë të ndahet nga e kaluara Presidenti Berisha u takua dje me deputetë të Bundestagut Gjerman, zotërinjtë Frederik Shule, Rainer Krziskievic dhe zonjën Angelika Pfaff. Presidenti Berisha pasi falenderoi për mbështetjen dhe ndihmën që Gjermania i ka dhënë dhe i jep Shqipërisë, vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira që ekzistojnë midis dy vendeve dhe parlamenteve tona, marrëdhëniet që njohën një shtytje të re pas vizitës të Presidentit Berisha në Gjermani. Gjithashtu Presidenti Berisha vlerësoi rolin e Gjermanisë në zgjidhjen e problemeve të rajonit tonë e me një veçanti ai çmoi mirëkuptimin dhe dimensionin e ri që problemet e Kosovës po gjen në kancelaritë gjermane. Anëtarët e Bundestagut vlerësuan shumë të rëndësishëm ligjin për genocidin dhe kontrollin e figurës së politikanëve duke cilësuar si njët domosdoshëm dhe dobishëm për shoqërinë postkomuniste. Ky ligj është një akt i mençur, thanë ata, që do ta mundësojë Shqipërinë të ndahet nga e kaluara. Presidenti Berisha e vlerësoi këtë qëndrim të parlamentarëve gjermanë sipas të cilit: "Qëndrimi ndaj krimeve të njerëzimit duhet të jetë i prerë. Në kurrëpërjetuar një genocid të cilin s'duhet ta lejojmë të përsëritet. Ligji për genocidin nuk synon hakmarrje, por duhet trajtohet si simbol i asaj që përjetuam dhe si element i pazëshëm i kujtesës sonë kombëtare".
Roland Tasho Rainer Krziskievic Angelika Pfaff Millosheviçi Shqipëri Gjermani Kosovë Rajoni Ynë

Kontribut për paqen dhe stabilitetin në rajon

Presidenti Berisha priti z.Henrik Sokalski Dje Presidenti Berisha priti Ndihmës/sekretarin e përgjithshëm të MSKB-së dhe shefin e UNPREDEP-it në Maqedoni zotin Henrik Sokalski, i cili shoqërohej nga komandanti i përgjithshëm i forcave të UNPREDEP-it, Gjeneral Juha Engstrom. Presidenti Berisha vlerësoi rolin dhe kontributin e këtyre forcave në interes të paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Roland Tasho Henrik Sokalski Juha Engstrom Maqedoni Rajoni Ynë

Konkretizim i bashkëpunimit midis dy vendeve

Presidenti Berisha, priti dje mbasdite Presidentin e Hungarisë, Arpad Genc Vizita juaj në Shqipëri i shërben ripërtëritjes së miqësisë së hershme dhe bashkëpunimit të hershëm që dy kombet tonë kanë patur gjatë historisë sonë të lashtë, tha Presidenti Berisha Presidentit të zgjedhur të Hungarisë dhe këtij vendi. Presidenti Berisha pasi bëri një paraqitje të zhvillimeve demokratike theksoi, se Shqipëria dhe Hungaria si dy vende të angazhuara në proceset demokratike për ndërtimin e shtetit ligjor, të ekonomisë së tregut, për integrimin e tyre në Evropë, dhe anëtarësimin në institucionet euroatlantike, kanë mundësi shumë të mëdha dhe perspektivë të qartë bashkëpunimi. Ai u shpreh se Shqipëria me ligjet favorizuese për investimet e huaja është e vendosur të shtojë bashkëpunimin me Hungarinë në të gjitha sektorët me interes reciprok si, turizmi, bujqësia, telekomunikacioni, infrastruktura, industria e përpunimit të produkteve bujqësore, mineralet, kultura etj. Bashkëpunimi ushtarak midis dy vendeve tona si dhe në kuadrin e Partneritetit për Paqe, vijoi Presidenti Berisha, i shërben jo vetëm mirëkuptimit në strukturat euroatlantike, por dhe sigurisë në rajon. Presidenti Berisha shprehu mbështetjen e Hungarisë për ndërtimin korridorit rrugor që do të lidhë dy vendet tona, i cili sikurse dhe korridoret e tjera në rajon u konsiderua se është i rëndësishëm për Shqipërinë. Presidenti Genc u shpreh se ndryshimet që po bëhen në Shqipëri e demokratikë duhet të intensifikojnë bashkëpunimin për ta kapërcyer vështirësinë e shumtë të tranzicionit. Pjesëmarrja e gjerë në delegacionin tim qeveritarëve dhe zyrtarëve të lartë si dhe afaristëve dëshmon qëllimin e vizitës sonë për të konkretizuar bashkëpunimin në fusha me interesa reciproke si bujqësia, transporti, telekomi, mineralet, nafta, infrastruktura, artizanati, industria ushqimore etj. Presidenti Berisha dhe Presidenti Genc vlerësuan nënshkrimin e marrëveshjeve, dhe memorandumeve të tjera që janë në proces si shumë të rëndësishme për krijimin e kuadrit juridik të bashkëpunimit midis dy vendeve. Të dy presidentët u ndalën në zhvillimet e fundit në rajon. Ata vlerësuan mbështetjen dhe lehtësirat që vendet e tyre kanë për zbatimin e marrëveshjes së Dejtonit. Ata theksuan zbatimin e kësaj marrëveshje si rrugë për zgjidhjen e problemeve të Kosovës, i cili aktualisht mbetet problemi kryesor i rajonit, problemet të Vojvodinës dhe problemet e tjera. Në lidhje me problemin e Kosovës, Presidenti Berisha theksoi qendrimin e Shqipërisë për dialog midis Prishtinës dhe Beogradit në prani të palës së tretë. Presidenti Berisha dhe Genc u shprehën në mbështetje të kontribuojnë në zgjidhjen paqësore të këtyre problemeve. Bisedimet zyrtare që filluan me një takim kokë më kokë midis Presidentit Berisha dhe Genc u karakterizuan nga fryma e mirëkuptimit dhe vullneti për bashkëpunim, si dhe nga pikëpamjet e qëndrimet e njëjta politik mbi gjendjen në rajon e orientimin euroatlantik. FOTO: Roland Tasho
Roland Tasho Tritan Shehu Akile Oketo Shqipëri Hungari Europë Rajon Kosovë

Dushanet e rinj

-Deputetët serb kërkojnë milionat e dollarëve të derdhur në Shqipëri Një vendim i sekretariatit të KQ të PPSH në vitin 1991 urdhëronte që gazeta "KJ" të shpallej sa për paraqesë si gazetë e pavarur, por duke qëndruar gjithnjë nën kontrollin e PPSH (sot PS). Mbas fitores së PDSH në zgjedhjet e 22 marsit në Parlament serb ngrehet problemi i miliona dollarëve të derdhura në Shqipëri për të destabilizuar vendin, dollarë që deputetëve serb nuk e kishin bërë efektin e duhur përdor derisa aleatët e tyre humbën zgjedhjet. Ndërkaq fakte të ndryshme të botuara në shtypin shqiptar mbi akuzime të fshehta të PS në partinë e Millosheviçit kanë vërtetuar lidhjet e krerëve të PS me komunistët serbë. Brenda kësaj linje është akuzuar dhe gazeta "KJ" në shumë artikuj të së cilës duket qartë orientimi proserb kundër politikës kombëtare të qeverisë shqiptare. Të gjitha këto fakte janë denoncuar në shtypin shqiptar, por dje gjithshka rikonfirmohet dhe nga një agjensi e huaj shtypi. Akuzat e ngritura nga zyra e shtypit "Pietro Zanonin për PS dhe gazetën "KJ" janë vërtet tronditëse. Socialistët shqiptarë dhe gazeta "KJ" financohen nga Serbia. Janë miliona dollarë të derdhura e megjithsht nga komunistët serb në favor të deputetëve socialistë dhe gazetës në shërbim të tyre. "Koha Jonë Dëshmia del nga goja e një ish-punonjësi të policisë sekrete i cili për arsye të ndryshme ka pranuar të denoncojë këtë akt në një agjensi të huaj shtypi. Tashmë është më se qartë se ka të tjera shuma milionat e dollarëve që kërkojnë deputetët serbë në parlamentin e tyre. Tashmë është e qartë dhe për shqiptarët se politika e ndjekur nga krerët fondamentalistë të PS dhe "KJ" është kundër interesave të Shqipërisë.
Pietro Zanonin[?] Zanoni Shqipëri Serbia

Krim monstruoz politik

Ekstremi i majtë dhe shtypi i tij financohet nga Serbia Kërkohet krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar Ekstremi i majtë dhe shtypi i tij financohet nga Serbia Krim monstruoz politik Kërkohet krijimi me urgjencë i një komisioni hetimor parlamentar Raporti i Zyrës së Shtypit të Zanonit, botuar sot kanaqet në "Albania", zbulon skandalin më të madh politik shqiptar. Ky raport dëshmon se Serbi derdh në Shqipëri me qindra mijëra dollarë në të për të financuar udhëheqës dogmatikë të opozitës shqiptare, si dhe drejtues të PPSH gazetat "Koha Jonë" dhe "ZP". Zëdhënësi i Partisë Demokratike duke denoncuar këtë skandal si një krim të vërtetë monstruoz politik kërkon krijimin me urgjencë të një komisioni hetimor parlamentar: 1- Për të verifikuar të gjitha shifrat dhe faktet e raportit të z. Zanoni. 2- Për të vërtetuar dhe bërë publike të gjitha pronat, të ardhurat e eksponentëve të lartë të PPSH, PS dhe forcave të tjera politike. 3-Për të hetuar të gjitha imtësi, llogaritë e gazetës "Koha Jonë", drejuesit e të cilës jetojnë e hotelet më luksoze të Tiranës dhe ato të gazetës "ZP" mbasi të dy këto gazeta sipas raportit të Zanonit, marrin çdo muaj dhjetra mijëra dollarë për punë antikombëtare dhe bashkëpunëtore. Zëdhënësi i Partisë Demokratike kërkon gjithashtu që: - prokuroria dhe SHIK-u të ndërmarrin menjëherë të gjitha masat e duhura për të bllokur këtë veprimtari kriminale politike dhe të vënë përpara përgjegjësisë të gjithë personat përgjegjës Deklaratë e zëdhënësit të PD Tiranë më 24 01 1996
Arpad Genc Shqipëri Serbia Tiranë

Në Shqipëri ka pasur genocid

Takim i sekretarit të përgjithshëm të PDSh Tritan Shehu me N/kryetarin e PSE, Akile Oketo Dje, mbasdite, sekretari i përgjithshëm i PDSH, z. Tritan Shehu, u takua me n/kryetarin e PSE, z. Akile Oketo, kryetar i përfaqësisë e PASOK, z. Panos Ekonomidis. Gjatë takimit, ishte i pranishëm dhe n/kryetari i PDSH z.Tomor Dosti. Gjatë bisedës, Tritan Shehu shprehu kënaqësinë për takimin dhe miq që u përkasin forcave politike të majta të dy vendeve. I siguroi, se cilat kanë kontribuar për shkëmbimin e kulturave. Po ashtu, z. Tritan Shehu bëri një pasqyrë të përmbledhur të zhvillimeve të fundit politike që ka ndodhur në vend, duke e vënë theksin tek, reformat ekonomike dhe veçmas tek reformat në sistemin e drejtësisë shqiptare. Lidhu me këto, vuri në dukje më tej z. Shehu, zhdukja e këtij pasojave të diktaturës komuniste dhe procesi gjat dhe kërkon kohë, ka patur padyshim, kushte-shtruar në këto kushte, reformat dhe miratimin e ligjeve demokratike me krijimin e institucioneve demokratike, me integrimin e Shqipërisë në Evropë, të cilat po realizojnë në mënyrë të suksesshme. Më pas, z. Tritan Shehu sqaroi disa aspekte themelore të genocidit komunist, i lë pasojat dhe dëmet të tij, si ku gjellimet kryesore të ligjit kundër genocidit. Ndërkaq, zotërinjtë, Akile Oketo e Panos Ikonoridhos, nga ana e tyre, shprehën simpatinë për shkallën e zhvillimeve demokratike shqiptare dhe ecurinë e mbarë të reformave. Më tej, z. Akile Oketo, mes të tjerash, tha se në Shqipëri ka patur genocid dhe jap kryer krime monstruoze, prandaj ajo ç'me ne të dyshueshëm duhen vënë përpara përgjegjësisë penale. Unë përfundoj z. Akile Oketo duke përfshirë që si kaq qendër janë në kushtet e diktaturës. Pas, si sekretari i Rinisë Komuniste, i sheh të gjitha vendet ku sundonin ose ende sundojnë parti komuniste, me përjashtim të Shqipërisë. UKZENEL BUCAPAJ
Tritan Shehu Tomor Dosti Ukzenel Bucapaj Aleksandër Meksi Arpad Gonc Shqipëri Europë

Jemi të gatshëm, t’ju mbështesim në të gjitha fushat

Kryeministri Meksi priti dje presidentin hungarez Arpad Gonc Dje, mbasdite, kryeministri Aleksandër Meksi u takua në Pallatin e Brigadave me Presidentin hungarez Arpad Gonc. Jam në Shqipëri me një delegacion të nivelit të lartë qeveritar dhe me rreth 30 biznesmenë, shpjegoi në fillim të fjalës Presidenti i vizitës së tij presidenti hungarez Gonc. Fillimi i vizitës është shumë i mirë dhe diskutimet kanë qënë të rëndësishme dhe konkrete. Nuk kemi humbur shumë presë problemi i kemi të njëjta. Jemi të gatshëm, Në fillim ne vome re, kem patur vështirësi, por dhe rezultate të mëdha. Duke njohur Presidentin hungarez me shifrat unifikuar të rritjes ekonomike, të uljes së inflacionit, etj, kryeministri Meksi shprehu dëshirën që të plotësohet kuadri i marrëveshjeve dhe ndihmave të vendore. Në këtë kuadër, Meksi siguroi se investitorët hungarezë do të gjejnë në Shqipëri stabilitet politik dhe ekonomik, legjislacion liberal dhe favorizues dhe do të kenë përkrahjen e qeverisë shqiptare. Z. Meksi kërkoi liberalizim e vizave për kategori të veçanta, biznesmenë, njerëz të artit, kulturës, shkencës, si dhe sugjeroi që Ministritë e Jashtme të të dyja vendeve të fillojnë negociimet. Z. Meksi kërkoi zhvillimin konkret të marrëdhënieve në bujqësi, transport, turizëm etj. Duke marrë fjalën, Presidenti hungarez Gonc vlerësoi së dyja vendet kanë bërë përparime të shumta. Ai u shpreh në një mendje me kryeministrin Meksi për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë, liberalizimin e vizave për kategori të veçanta etj. Një vend të rëndësishëm në bisedë zuri dhe situata në rajon, ku të dy bashkëbiseduesit vlerësuan paqen e arritur në Ballkan dhe theksuan rëndësinë e konsolidimit të përbashkët. Zgjidhja e problemeve të Kosovës, theksoi Presidenti hungarez Gonc, është një çështje e veçantë për paqen në Ballkan e në Europë. Ndërgjegjësimi e Evropën për rëndësinë e çështjes së Kosovës si dhe ata të Vojvodinës. Bashkëbiseduesit u përfunduan takimin duke siguruar njeri tjetrin për vullnetin dhe gatishmërinë e përbashkët për thellimin e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimit. LORENC LIGORI
Aleksandër Meksi Arpad Gonc Lorenc Ligori Pallati E Brigadave Shqipëri Ballkani Kosovë Europë

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 25 dhe 26 korrik 1974
Balluku