Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E shtune 27 janar 1996

Presidenti Berisha deklaron pasurine

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës i njoftoi se Presidenti i Republikës Sali Berisha bazuar në ligjin Nr. 7903 datë 08.03.1995 në vendimin 'Përmjet të qeverisë shqiptare për t'u njohur me pasuritë dhe qyrtarëve pasuritë' dhe u kanë besuar pushtetin, deklaron se Presidenti i republikës dhe familja e tij disponojnë si pasuri të vendshme dhe të patundshme: Presidenti Berisha deklaron pasurine Zëdhënësi i Presidentit të Republikës i njoftoi se Presidenti i Republikës Sali Berisha bazuar në ligjin Nr. 7903 datë 08.03.1995 në vendimin 'Përmjet të gjeverisë shqiptare për t'u njohur me pasuritë dhe qyrtarëve pasuritë' dhe u kanë besuar pushtetin, deklaron se Presidenti i republikës dhe familja e tij disponojnë si pasuri të vendshme dhe të patundshme: 1- Një apartament tre dhoma e një guzhinë në të cilin banojnë me një sipërfaqe prej 72 m2, Rr. 'Prokop Myzeqari', Nr. 31, Tiranë. 2- 360 mijë lekë që përbëjnë kursimet familjare para dhe gjatë funksionit aktual. Presidenti i republikës Sali Berisha sipas një përcaktimi ligjor sipas të cilit pasuria e zyrtarëve duhet 't'i deklarohet në komisioni të caktuar dhe vetëm kur ajo kalon mbi një milion lekë, por meqenëse ligji 7903 nuk pengon deklarimin publik të saj, ai inkurajon zyrtarët e lartë aktualë dhe ata që dëshirojnë të zgjidhen në të ardhmen, të bëjnë publike pasuritë e tyre, si një normë etike kjo e një shoqërie transparente.
Sali Berisha Tiranë

Kadare, kolos i letrave shqipe

Telegram i Berishës për Kadarenë Kadare, kolos i letrave shqipe Me rastin e 60-vjetorit të lindjes suaj dëshiroj t'ju uroj nga zemra gëzuar, jetë të gjatë, shëndet dhe suksese në punën tuaj që të çmuar për Shqipërinë dhe gjithë kombin tonë. Emri Ismail Kadaresë është i njohur sot jo vetëm nga të gjithë shqiptarët, brenda dhe jashtë Shqipërisë, por në mbarë botën si kolos i letrave shqipe, si njohësi i vlerave të lashta të qytetërimit shqiptar në botë dhe emancipimit shpirtëror të popullit tonë në kohë shumë të vështira për të, por edhe për kënaqësinë artistike ku ka dhënë brezat të tërë të lexuesve. Dua të kujtoj këtu se kur censura këpuste çdo fije mendimi të lirë dhe diktatura të ndërmonte çdo kundërshtim, librat e Kadaresë u bënë për intelektualët shqiptarë rreze e fuqishme që çante permes errësirës e dritësonte parafutë rrugët diktaturës në shkrimtarët e shqiptarëve, duke u shkurajuar shpresën e mënshtrimin ndaj shtypjes, injorancës, izolimit e ksenofobisë. Në të gjithë jemi dëshmitarë se në një kohë që librat dhe frazat e Kadaresë bëheshin objekt i sulmeve të përbindshme qe nga zyrat sekrete deri në komitetin Qëndror, lexuesi shqiptar i përpinte ato rrufeshëm: mesuesit, mjekët e agronomët, inxhinierët e oficerët, studiuesit e profesorët, pensionistët nëpër vatër familjare i lexonin dhe i komentonin ato, sepse gjithmonë do të gjenin midis rreshtave e në nëntekst atë që ata e mendonin dhe e dëshironin, që diktatura s'e lejonte. Ne të gjithë krenoheshim që arti i madh i Kadaresë conte mesazhet e shqiptarizmes dhe të shpirtit njerëzor në miliona lexues hoste në gjuhë më të ndryshme të botës. Unë shfrytëzoj, gjithashtu këtë rast për t'ju falenderuar për mbështetjen e plotë që i dhatë qysh në fillim proceseve të vështira të përmbysjes së diktaturës dhe vendosjes së shoqërisë së hapur demokratike në Shqipëri, përpjekjeve të vështira të Shqipërisë të re për të zënë vendin që meriton në familjen e madhe e kombeve të përparuara të Evropës, aspiratave të gjithë shqiptarëve patriotë për t'i konsoliduar pandërprerë arritjet demokratike, për të mësuar nga e kaluara e hidhur e për t'i ecur vendosmërisht përpara. Edhe një herë ju uroj gëzuar ditëlindjen e punë të mbarë për t'i dhënë letërsisë sonë dhe asaj botërore vlera edhe më të mëdha artistike në të ardhmen.
Ismail Kadare Nikolle Lesi Shqipëri Europë

Mashtrimi me i ri i Nikolle Lesit

Deklaratë e zëdhënësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Deklaratë e zëdhënësit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Mashtrimi me i ri i Nikolle Lesit Z. Nikollë Lesi, nëpërmjet gazetave të absurde ndaj PD dhe drejtuesve të saj, mashtron publikun e thjeshtë për fatinshme, sepse, asnjëherë në asnjë vend dhe në asnjë rrethanë, asnjë njeri i PD nuk i ka bërë atij ofertë për bashkëpunim as për përkrahje. Të gjitha thëniet e tij janë thjeshtë gënjeshtra monstruoze me anë e të cilave, ai kërkon të shmang vëmendjen nga skandalet financimit serb që kanë njollosur përgjatë tërë ndërgjegjësjet syve. PD nuk ka kurrfarë nevoje që të bashkëpunojë me një tezë të kategorisë së Nikoll Lesit e skenë e tij dhe nuk pengon askënd me metoda antiligjore, presion e shantazhe. PD, duke respektuar ligjin, respekton të gjithë ata që luftojnë për demokracinë dhe vetëm me ta është e hapur për bashkëpunim.
Nikollë Lesi Shqipëri

Socialistët ne duart e komunisteve

Ata që do të shkojnë të votojnë në qendren e votimit ku do të jetë kandidati për deputet ish-sekretari personal i Enver Hoxhës, Farih Simani edhe pse do të votojnë kunder përsëri do të ndjehen të ofenduar. Të pretendosh një parti politike se zgjedhësi e nje zonë do te pranojë përsëri kabinetin e Hoxhës për t'i përfaqësuar ne parlament është provokimi më i madhi që mund tu bëhet atyre e në të njëjtën kohë edhe përçmimi ndaj gjithë vuajtjeve e mundimeve që u ka sjellë diktatura atyre njerëzve. Socialistët ne duart e komunisteve Ata që do të shkojnë të votojnë në qendren e votimit ku do të jetë kandidati për deputet ish-sekretari personal i Enver Hoxhës, Farih Simani edhe pse do të votojnë kunder përsëri do të ndjehen të ofenduar. Të pretendosh një parti politike se zgjedhësi e një zonë do të pranojë përsëri kabinetin e Hoxhës për t'i përfaqësuar në parlament është provokimi më i madh që mund tu bëhet atyre e në të njëjtën kohë edhe përçmimi ndaj gjithë vuajtjeve e mundimeve që u ka sjellë diktatura atyre njerëzve. Nëse herë të tjera reminishencat diktatoriale të socialistëve janë shprehur teorikisht apo nëpërmjet votave si në rastin kur nuk votuan ligjin për të drejtat e njeriut, kësaj radhe kthimi i tyre tek figurat e dryera të shqiptarëve është konkret. Afrimi i kabinetit të diktatorit drejt parlamentit nëpërmjet kryesive të tij, njerëzve më të afërt dhe shërbëtorëve të zellshëm është tendencë për të hequr vijën e kuqe të në parlament. Socialistët duan të përfaqësojnë patjetër brenda mediumit të madh shqiptar atë që e ka suspenduar me ligj si të papranueshme për shoqërinë shqiptare. Tre vjet më parë parlamenti shqiptar votoi kundër pranisë së Partisë Komuniste në politikën shqiptare. Socialistët atëherë mbetën pa një aleat ndërsa shqiptarëve iu hoq nga shpina një simbol i egërsisë dhe shtypjes. Largimi i komunisteve ishte hapi i parë për lustrimin e shoqërisë shqiptare dhe ftesë për ata që ishin përzier në krime e kësaj partie të pendoheshin të kërkonin falje. Përfaqësuesit e shqiptarëve në parlament atë ditë ku votuan kunder Partisë Komuniste nuk ju ka shkuar ndërmend se pas tre vjetësh bashkëpunëtorë e ngushte të Hoxhës ti kishin përsëri në parlament dhe pikërisht si pak a Partisë Socialiste për shqiptarët e vitit 2000. Ata sigurisht kanë patur së pandesash të tyre, por jo të dëgjonin diskutimet e tyre për programin socialist apo do të ruajë ritmet e reformës me praktikat qeverisëse. Ringjallja e diktatorit dhe kandidimi i tij për emër nuk mund të marrë trigon se në Partinë Socialiste nuk drejtojnë më socialistët, por komunistët. Tregojnë se Ruçi, Nano, Pollumbi nuk mund ta marrin pushtetin nëpërmjet zhvillimit dhe perspektivës, por vetëm nëpërmjet kthimit tek e kaluara. Dhe metoda e së kaluarës tashmë i njohin në shqiptarët. Por nuk janë vetëm zgjedhësit e Gjirokastrës që u poshtëruan nga lista e Ruçit. Në të njëjtën situatë do të ndodhen edhe zgjedhësit e Kuçovës qënë për deputet bashkëpunëtorin më të ngushte të Nexhmije Hoxhës, Vasilaq Furin, apo zgjedhësit e fshatrave të Vlorës që kanë përfaqësues të Partisë Socialiste, avokatin, Fatmir Zani. Secila prej këtyre zonave të zgjedhjeve do të ketë shumë pak mundësi të zgjidhnin njerëz fyerje kërkon socialist shqiptar. Jo jo është pak. Atje do t'ju kujtohet dyjtorri i '90-ës, shkurtit '91, marsit '92 dhe do të kuptojnë se komunizmi u godit rëndë, por nuk ka vdekur. Do të kuptojnë se ende sillen në politikën shqiptare me të njëjtat forma dhe metoda për t'i imponuar praninë e tij shqiptarëve. Do të kuptojnë se socialistët nuk qendrojnë kolonatçë shtetit, e socialistët janë vazhdim i tyre i saktë dhe se kjo qeveralencë është e përmbysme. Socialistët nuk kanë mundësi të rivendosin në Tiranë monumentin e diktatorit persa. Ata po e vendosin në listat e tyre nëpërmjet Ruçit dhe Nanos për tu afruar vota në fshatrat e Gjirokastrës, Beratit, Vlorës, etj. Kështu kreu socialist, tregon, se ka eliminuar plotësisht grupin reformator nga partia e tyre. Socialistët e thjeshtë nuk do të kenë mundësi të zgjedhin nga pala e vet.
Enver Hoxha Farih Simani Ruçi Nano Pollumbi Gjirokastër Kuçovë Vlorë Tiranë Berat

Xanone rikonfirmon financimin e “KJ” nga Serbia

Intervistë dhënë radios BBC Xanone rikonfirmon financimin e “KJ” nga Serbia Kur dhe si e mësuat informatën se deputetë të PS-së dhe gazeta Koha Jonë financohen nga Republika Serbe? Verën e kaluar hoqa një ish- agjent të sigurimit i cili edhe aktualisht vepron në gjirin e aparatit sekret të Partisë Socialiste. Unë e njoha atë në shtëpinë e një kuadri të Partisë Socialiste. Ai m'i dha këto informata, duke më kërkuar që t'i përdor pas disa muajsh pra tani që po me sa duket lidhet me një qëllim strategjik, me afrimin e zgjedhjeve. A ka patur ndonjë dëshmitar në bisedat tuaja me këtë ish-agjent të sigurimit? Ka patur një dëshmitar, i cili ishte edhe alagjenti i sigurimit, ose jo tamam një agjent, por një per- son i afërt me këtë mjedis i cili megjithatë nuk ka qenë gjatë gjithë kohës i pranishëm. Ky ish-agjent ju ka kërkuar që ta paguanit. Unë dua të them se i kam dhënë disa çështje. Sa është ajo shumë? Mund të them se kam dhënë këngjotër deri në 400 mijë lira, për të patur marrëdhënie të mira me të, për të marrë informata ne dorsës së parë të cilat ai për një arsye të veçantë dëshironte t'i m'i kalonte pikërisht mua. Cila është kjo arsye e veçantë? Fakti që unë jam një gazetar italian sepse kur diçka publikohet nga një gazetar përëndimor merr një vlerë tjetër. A keni arritur t'i verifikoni informatat e këtij personi? Ai me dha ose me saktë me trgoi dy dokumente. Këto dokumente ishin italisht apo në shqip? Ishin në shqip. Po, si arritët t'i kuptonit? I përkthyem. Kush i përktheu? Vetë personi. E kush ju garanton se nuk i ka përkthyer tjetër për tjetër dhe se dokumentet ishin të rreme? Nuk kam asnjë dyshim dhe për disa arsye. Pra zoti Xanone prova materiale ju nuk keni. Unë mbase edhe kam, por nuk mund t'i nxjerr pasi me disa aspak edhe unë e ndjej detyrimin disa kërkesave. Kërkesave të kujt? Kërkesave të personave qe mi kanë kaluar këto informata. Zoti Xanone, ju jeni mbyllur (Vijon ne faqen 3)
Nikoll Lesi Serbia

Qeveria Maqedonase levron 12 mijë ton grure per Shqipërine

Qeveria Maqedonase levron 12 mijë ton grure per Shqipërine Dëshiroj t'i bëj të njohur opinionit publik se Qeveria Maqedonase iu përgjigj njëherë kërkesës së Qeverisë Shqiptare për të importuar grurë. Ka disa ditë që ka filluar e vazhdon lëvrimi i një sasie gruri rreth 12 mijë ton, ndihmë e afruar nga Qeveria Maqedonase me një çmim shitje të favorshëm. Për lëvrimin sa më shpejtë e saj po punojnë mjetet transportit të rezervës shtetërore, private dhe maqedonase. Qeveria Shqiptare i përfton nga rasti të falenderojë Qeverinë Maqedonase për gadishmërinë dhe mirëkuptimin e treguar. Zëdhënësi i kryeministrit LORENC IGLIORI
Buzuku Shqipëri Maqedoni

Banda e Lesit kercenon drejtorin e gazetes “Albania”

Banda e Lesit kercenon drejtorin e gazetes “Albania” Tre nga rojet personale të Nikoll Lesit kanë kërcënuar drejtorin e gazetës “Albania”. Mbas botimit të fakteve se gazeta “KJ” financonte nga Serbia banda e Lesit ka shkuar në redaksinë e “Albania” dhe në një nga ka kërcënuar drejtorin e saj gazetë. Përveç kësaj kërcënime të vazhdueshme i janë drejtuar familjes nëpërmjet telefonit. Ky fakt tregon më së miri se çfarë përfaqëson drejtuesi i gazetës “KJ”. Ata që vazhdojnë të bëjnë zhurmë për lirinë e shtypit dhe për gjoja presionet e pushtetit ndaj “KJ” nuk janë gjë tjetër veçse një grupim të metodave kriminale kërcënojnë jo vetëm lirinë e shtypit në Shqipëri por janë edhe një dhe të shërbim të atyre që kërcejnë lirinë dhe demokracinë e gjithë shqiptarëve. Eshtë koha që organet kompetente të veprojnë për të mbrojtur lirinë e shtypit në Shqipëri dhe lirinë e qytetarëve të thjeshtë nga këto lloj bandash kriminale.
Budi Shqipëri

Nikoll Lesi mbrohet duke sajuar shpifje

- Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës z. Kolec Topalli sqaron: Nikoll Lesi mbrohet duke sajuar shpifje - Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës z. Kolec Topalli sqaron: Lidhur me deklaratën e sotme të z. Nikolle Lesi Drejtor dhe bashkëpronar i gazetës “Koha Jonë”, se Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i ka bërë presione që i telefonojë PD dhe qeverinë në gazetën e tij, sqaroj se rreth 3 javë më parë me anë të një telefonate, z. Lesi më kërkoi një takim tashmë lyre të cilin e refuzova por pranova ta pres si çdo qytetar në zyrën time. Gjatë takimit ai tha se donte të bënte një letër ku të kërkonte takim me Presidentin e Republikës dhe këshillë ardhur qe të sigurohej, ose kërkesës së ti do i bëhej e njohur Presidentit. Unë nga ana ime i sigurova se të gjitha kërkesat, përfshirë edhe kërkesën e tij i njihen të Presidentit, prandaj ai kishte të drejtë të bënte këtë kërkesë si çdo qytetar tjetër. Kaq q'lytakim. Nga ana ime nuk është bërë asnjo lloj kërkese për (Vijon ne faqen 3)
Nikolle Lesi Kolec Topalli

Kadare shkrimtari me i shquar i letrave shqipe

Në 60-vjetorin e lindjes Kadare shkrimtari me i shquar i letrave shqipe Redaksia e gazetës “RD” i uron shkrimtarit të shquar Ismail Kadare 60 vjetorin e lindjes. Ismail KADARE personaliteti më i shquar i letrave shqipe ka dhënë një kontribut të veçantë për ngritjen dhe afirmimin e traditave të kulturës shqiptare, të krijuar prej brezit të Buzukut e Budit e deri në kohët moderne dhe duke e ngritur atë në nivel të kulturës evropiane dhe botërore. Duke vlerësuar shkrimtarin Ismail Kadare si përfaqësuesin më të fuqishëm të Kulturës Shqiptare dhe si personifikimin me autentik shqiptar i urojmë me këte rast shkrimtarit jetë të gjatë dhe krijimtari të suksesshme letrare
Nikolle Lesi Kolec Topalli Nikollë Lesi

Sot Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH

Sot Konferencë shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH Me datën 27. 01. 1996 ora 12 në Selinë e PDSH Sekretari i Përgjithshëm z. Tritan Shehu, jep konferencë shtypi me shpalljen dhe komentimin e rezultateve përfundimtare të sondazhit të Institutit ndërkombëtar Republikan Amerikan. Ftoheni të merrni pjesë Departamenti i Shtypit dhe informacionit i PDSH
Tritan Shehu

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Proçesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 25 dhe 26 korrik 1974 Nga fondi i trashëgimisë së PS Dosja Balluku Proçesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qëndror të PPSH, të datës 25 dhe 26 korrik 1974 f.7
Balluku

Fashistet lindin nga foletë e krimit

Denoncatori Imami kunder ligjeve demokratike Denoncatori Imami kunder ligjeve demokratike Fashistet lindin nga foletë e krimit f.3
Lorenc Igliori