02/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 shkurt 1996

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Procesverbali i mbledhjes së Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH, të datës 2 dhe 3 korrik 1974 f.7

Rihapet në Itali skandali i ndihmave

Drejtësia italiane kundër Nanos Më 13 qershor do të nisë procesi për skandalin e Lev. Co me ndihmat italiane për Shqipërinë I akuzuar dhe ish-ministri i Jashtëm italian De Mikelis, miku i Nanos f.3

U miratua me 74 vota pro ligji elektoral

Demonstrim dhune dhe rrugaçëri e deputetëve të ekstremit të majtë Deputeti i PS Tefik Ajazi largohet nga PS dhe grupi i saj parlamentar

Garantohen zgjedhje të lira

Mbrëmë u miratua nga parlamenti ligji i zgjedhjeve. Kjo përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e gjithë papjekurisë së Partisë Demokratike për të siguruar një proces elektoral të barabartë me gjithë subjektet politike e po ashtu për zgjedhje të lira e demokratike. Por siç ka ndodhur gjithnjë gjatë gjithë funksionimit të parlamentit shqiptar në këtë vit e fundi socialistët edhe dje treguan funksionin e tyre për politikën shqiptare, funksionin destabilizues dhe mohues për të gjitha etapat e projektligjit të paraqitur nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste. Edhe mbrëmë përsëritën refrenin e tyre të njohur për të pushuar sheshat, për të protestuar. Ata ka qenë një e nuk e gjejmë vetveten në parlament. Ata ndihejnë ngushtë në kushtet e një debati të lirë konstruktiv. Ata i trembën liria e të tjerëve. Ata nuk janë të lirë në demokraci pasi nuk është e lirë diktatura që ata e përfaqësojnë, nuk është e lirë dhuna politike, nuk është e lirë strategjia e eklimimit prapa. Duke qenë të tillë ata nuk dinë të sillen në sallën ashtu siç nuk mund të mësojnë të bëjnë debat, të sigurojnë ide, të përshtaten me lojën e re të pushteteve. Mbrëmë shqiptarët nuk panë në parlament një forcë politike të madhe si socialiste, por një vegim të tyre. Ata treguan se janë të paaftë të përballojnë demokracinë. Ata janë të paaftë të përballojnë elektoratin e tyre dhe rrjedhimisht edhe shkëputjen e tyre. Ata janë parazitë në politikën e re shqiptare, janë parazitë e parlamentit, janë rudiment në spektrin politik shqiptar. Lloj socialist shqiptar nuk ka shoq në Evropë. Ka qenë qeverisja e mençur e demokratëve, këmbëngulja e deputetëve të PD-së në Parlament, ecurria e reformës në Shqipëri që ka mbuluar deri diku defektet serioze të socialistëve. Mbrëmë përfundimisht i thanë elektoratit të vet dhe gjithë shqiptarëve se janë pllakur të mjerë, se nuk mundën me të përballojnë fushën e historisë së tyre, se ata ndodhen shumë prapa Shqipërisë dhe nuk mund ta ndjekin më e po ashtu nuk mund ta ndalojnë më ecjen e saj. Projektligji si variant i Partisë Demokratike u korrigjua pothuajse në tëra aspektet ku theksoheshin edhe vërejtjet e partive të tjera. Përveç kësaj ai iu nënshtrua parlamentit dhe komisionit të ligjeve për verifikime të tjera. Në atë variant i cili u aprovua mbrëmë ishin korrigjuar në të përçaktimin mënyrën e propagandimit të partive, nëpër komisionet, nëpër verifikuesin e punës së Parlamentit dhe ishin ruajtur anët thelbësore të ligjit që ka vërejtur në zgjedhjet e marsit të ’92. Reshtimi i përsëritur i socialistëve kundër tij ka kuptimin e ose nuk është kuptuar ky ligj prej tyre, ose ata kundërshtojnë për shkak të mungesës së aftësisë për të marrë pjesë në iniciativa të rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen e saj. Kreu socialist mbrëmë u bë një më pak. Deputeti socialist Tefik Ajazi u largua nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe u përcaktua si deputet i pavarur. Ishte rast i parë i të paster së përçarja në këtë parti, lufta kundër reformatorëve dhe intelektualëve ka arritur në atë shkallë sa Partia Socialiste është përpara sterilizimit të saj të plotë. Mungesa e mendimit intelektual dhe pragmatist është një veçori që ka dalë në pah brenda saj kohë më parë. Ajo u fiksa më tej në listat e reja të kandidatëve për deputetë me legjitimimin nga kryesia e partisë e njerëzve që kishin dhënë sinjale reformimi dhe shkëputjeje nga ideologjia komuniste që propagandon ajo parti. Largimi i tij përfaqëson ndarjen e mendimit të ri nga mendimi i vjetër, ndarjen e elektoratit socialist nga partia, krijimin e një mundësie tani të vogël, për reformimin e saj. Deputetët socialistë nuk hezituan ta fyejnë ish-kolegun e tyre. Ata nuk hezitojnë ende ve lagorinë edhe të tjera nga radhët e veta për të krijuar pamjen e mundësisë e reformimit. Monolizmi i kësaj partie ka bërë të shkuarën. Sapo të fillojë të shfaqet e ardhmja nuk do të ketë më monolizim por shkrije.

Perpjëkje për të sfiduar parlamentin

U miratua ligji elektoral f.3

Janë marrë parasysh pikat e deklaratës të tryezës së partive

Interviste e Sekretarit të Përgjithshëm të PD, z. Tritan Shehu Pyetje: Sapo është miratuar ligji elektoral, cila ishte procedura që u ndoq? Përgjigje: - Muamë duket se procedura për miratimin e këtij ligji është një procedurë krejt normale, një procedurë e cila përputhet me kërkesat dhe rregulloren e Parlamentit shqiptar. Ligji u miratua me 74 vota pro, pra më tepër se gjysma e Parlamentit. Mbasi referoi komisioni i ligjeve, nuk pati diskutime. Kjo ishte dëshira e deputetëve. Duhet thënë se grupi parlamentar i Partisë Socialiste dhe Partisë Socialdemokrate si dhe disa deputetë të pavarur veçanërisht të Aleancës Demokratike mbajtën një qëndrim krejtësisht absurd jo vetëm në përputhje me normat dhe rregulloret e këtij Parlamenti, por nuk ishin në përputhje dhe me normat më elementare etike e morale të punës duke kërkuar si gjithmonë të bllokojnë Parlamentin dhe të shkatërrojnë punimet dhe të imponojnë me dhunë dëshirat e tyre. Ndoshta kjo vjen nga konceptet e tyre marksiste të luftës së klasave, të diktaturës së proletariatit, të një qëndrimi të dhunshëm, pakice ndaj shumicës. Ligji u miratua. Unë mendoj që ligji është një ligj i mirë, i cili do të influencojë në zhvillimet pozitive demokratike shqiptare. Do të krijojë një qeverisje më stabël, jo vetëm për 4-vjeçarin e ardhshëm. Është një ligj që përputhet me aspiratat e forcave politike shqiptare dhe mund të them i sigurt se janë mbajtur parasysh propozimet që kanë bërë forcat e ndryshme politike si psh: ky ligj siguron 4% që është arritur në konsensus edhe me Presidentin, ky ligj ka elementin mazhoritar më të fortë se mazhoritari i ligjit të kaluar por ama e ruan raportin mes mazhoritarit dhe proporcionalitetit. Ky ligj gjithashtu i cili u miratua sot u korrigjua në disa pika, sipas propozimit të bërë nga tryeza e 14 partive, dmth se janë marrë parasysh pikat e deklaratës të tryezës së partive. 1. Në Komision u vendos të ketë, përfaqësues nga çdo parti e cila vendos subjekt, vendos kandidatët në zonën përkatëse. 2. U ndryshua raporti i emisioneve televizive në favor të partive të vogla. Ato ne i kemi toleruar, në disfavor të kohës tonë televizive. 3. U pranuan propozimi që nga dat 1 deputetit të jetë deri në ditën e hapat për hapjen e Parlamentit pasardhës. 4. Koha e detyrueshme e kandidaturave për të qenë në Shqipëri, përpara zgjedhjeve u ul nga 1 vit në 6 muaj. 5. Në Komision kane të drejten e firmës të gjithë përfaqësuesit dhe fle ta quhet e vlefshme vetëm kur nënshkruajne mbi 50% e tyre. E ndryshime të tjera të cilat u propozuan nga partitë. Pra janë marrë parasysh, pikat e deklaratës të vendosura paraprakisht nga grupi i partive. Mjaft me këtë të këtij ligji ngelin ashtu siç janë në ligjin e vjetër, si në neni financimit të partive, komisioni qëndror elektoral, komisioni i zonës. Ne ni për të drejtat dhe detyrimet e kandidatit, parasys pikat e deklaratës të formusur në këtë tryezë të rumbullakët që janë: 1. Në Komision u vendos të ketë, përfaqësues nga çdo parti e cila vendos subjekt, vendos kandidatët në zonën përkatëse. 2. U ndryshua raporti i emisioneve televizive në favor të partive të vogla. Ato ne i kemi toleruar, në disfavor të kohës tonë televizive. 3. U pranuan propozimi që nga dat 1 deputetit të jetë deri në ditën e hapat për hapjen e Parlamentit pasardhës. 4. Koha e detyrueshme e kandidaturave për të qenë në Shqipëri, përpara zgjedhjeve u ul nga 1 vit në 6 muaj. 5. Në Komision kane të drejten e firmës të gjithë përfaqësuesit dhe fle ta quhet e vlefshme vetëm kur nënshkruajne mbi 50% e tyre.

Pyetje: -Si do ta gjykonit qëndrimin e opozitës e cila gjatë gjithë kohës në Parlament u përpoq të pengonte zhvillimin normal të punimeve? Përgjigje: -Për mua nuk është një qëndrim i ri, opozita këtë qëndrim ka mbajtur gjithmonë. Ata votuan kundër ligjit të zgjedhjeve, ata kanë votuar kundër lirive të tjera të rëndësishme të Parlamentit shqiptar. Ata gjithmonë kanë qenë vetëm destruktivë, për të bllokuar, për të penguar zhvillimet normale të punës në Parlament. Nuk është një element i ri ky qëndrim i opozitës, nuk ka befasuar askënd. Pyetje: -Ngrejnë i PS Namik Dokle deklaroi para gazetarëve pak më parë se do të dalim e do të pushtojmë sheshet edhe në qoftë se nuk do të ketë ligje. Si e gjykoni këtë thënie të tillë? Përgjigje: -Ndoshta Dokle e krahasoi veten me Skënderbeun, që mund të pushtojë malet e lartësitë. Unë mund të them se këto janë gjëra sentimentalizma. Konceptet nuk janë aspak në përputhje me zhvillimin demokratik me kulturën e demokracisë, me legjislacionin demokratik. Ne garantojmë se, do të punojmë gjithmonë për respektimin e shtetit ligjor, për respektimin e votës së njerëzve, për rregullat ligjet.

Ish ministri Antonio Makaniko u emërua kryeministër i Italisë

Sikurse njofton agjensia e lajmeve Rojter, e cila i referohet zyrës së presidentit, Makaniko, 71 vjeç, u tha gazetave, pas cakimit të tij, se do të përpiqet të formojë një qeveri të re në një mbështetjen e gjerë të parlamentit dhe do të punojë për kryerjen e reformave radikale kushtetuese dhe elektorale, për t’i sjellë Italisë stabilitet. Ai foli gjithashtu për vështirësitë e mëdha dhe pengesat të dukshme në rrugën për arritjen e një marrëveshjeje të tillë ndërmjet blloqeve rivale të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë të Italisë. Qeveria e Makanikos, nëse do të mund të formohet, do të jetë e 55-ta që nga Lufta e Dytë Botërore dhe do të zëvendësojë kabinetin e paqëndrueshëm të teknokratëve nën Lamberto Dinin, i cili dha dorëheqjen më 11 janar. Ai u zgjodh pas raundit të tretë dhe përfundimtar të bisedimeve që Skalfaro zhvilloi me partitë parlamentare, të martën dhe të mërkurën, lidhur me krizën politike të Italisë.

Mundësi të shumta bashkëpunimi

Presidenti Berisha vazhdon vizitën zyrtare në Maltë Presidenti i Republikës, Sali Berisha, zonja e tij dhe delegacioni që e shoqëron, mbërritën në aeroportin ndërkombëtar të Maltës. Kjo vizitë e Presidentit Berisha pason atë të ish-presidentit maltez, Tabone në Shqipëri në shkurt të vitit 1994. Presidenti Berisha u prit në aeroport nga Presidenti i Maltës, Bonici, kryeministri Adam, etj. Më pas, delegacioni shqiptar u vendos në rezidencën e presidentit maltez. Presidenti Berisha, ditën e djeshme të vizitës në Maltë e hapi me takimin që zhvilloi me shqiptarët në Maltë, që janë vendosur këtu vitet e fundit pas hapjes së Shqipërisë. Jam krenar, theksoi Presidenti Berisha, që ju përfaqësoni Shqipërinë në këtë vend mik e që po ndihmoni në thellimin e miqësisë midis Shqipërisë dhe Maltës. Malta, theksoi Berisha, është ndër vendet e para që njohu ndryshimin në Shqipëri, në përkrahje ato. Në orën 10.00, Presidenti Berisha u prit nga Presidenti i Maltës, Misfud Bonici, në pallatin presidencial. Fillimisht u zhvillua një takim vetëm për vetëm i Presidentëve dhe më pas u shkëmbyen dhurata tradicionale simbolike. Në vazhdim u zhvilluan bisedime midis dy delegacioneve. Presidenti maltez e siguroi Presidentin Berisha se do t’i japë një shtytje të mëtejshme marrëdhënieve shumë të mira që ekzistojnë midis Maltës dhe Shqipërisë. Ne jemi dy popuj të (Vijon në faqen 3)

Deklaratë e deputetit të PS Tefik Ajazi

Rinovimi i PS është bllokuar Duke parë se pikëpamjet e qëndrimet e mia bien ndesh me pikëpamjet e qëndrimet e partisë ku unë bëj pjesë, duke parë largimin si dhe mosbashkimin e intelektualëve të mirfilltë që e rrjedhojë bllokimin e rinovimit të Partisë Socialiste duke menduar se në të ardhmen do t'i shërbej më mirë demokracisë dhe interesave socialiste duke bashkëkohore e deklaroj veten deputet i pavarur. Ju lutem zoti kryetar nga ky moment më caktoni vendin ku të ulem. Konservatorët janë me komandë të PS Interviste me deputetin e pavarur (ish deputet i PS) Tefik Ajazi f.3