03/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

3 shkurt 1996

Papa Gjon Pali II falenderon Presidentin Rugova

Papa Gjon Pali II i drejtoi një mesazh presidentit të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën, nëpërmjet të cilit e falenderon atë për mesazhin e ngrohtë dhe urimet dërguar Papës me rastin e Krishtëndellave dhe Vitit të Ri, -njofton qendra për informim e Kosovës, duke iu referuar një letre të sekretariatit të shtetit, të Vatikanit. Në mesazhin drejtuar Presidentit Rugova, thuhet: Papa lutet që gëzimi i kësaj stine të shenjtë t’i mbushë zemrat e të gjithë atyre që luftojnë për të ndërtuar një botë ku të sundojë drejtësia; paqja dhe solidariteti vëllazëror. Shenjtëria e tij, Papa, lutet shumë me bekimet më hyjnore për ju dhe të dashurit tuaj në këtë vit.

Kur socialistët ikin

Përsëri vazhdojnë presionet e opozitës mbi ligjin elektoral. Në kushtet kur tani ai është ligi ky presion zgjeron përmasat e tij deri në kërcënimin kushtetues. Aty ku ishte vendi i diskutimit dhe ku diskutimi është i ligjshëm ata maten shpejt, thyhen mikrofonat dhe ofenduan parlamentarët e tjerë. Pikërisht për këtë arsye bie edhe serioziteti i konferencës së djeshme për shtyp që mbajtën socialistët, aleancistët, socialdemokratët dhe përfaqësuesit e PBDNJ-së. Ato që ata thanë dje më lehtë mund t’i thoshin Parlament. Zgjedhja e skutave për të biseduar për çështje të tilla tregon edhe seriozitetin që ata i japin këtij problemi apo është paradahnie e formave që do të përdorin gjatë fushatës së zgjedhjeve. Se pari nga diskutimet u kuptua edhe absurditeti i kësakesave të tyre. Nga pyetjet e gazetarëve doli që lideri socialdemokrat, Gjinushi, nuk e kishte lexuar variantin e përmirësuar të ligjit elektoral. I kishte ardhur dje në konferencën e shtypit mesa duket vetëm me njohur e gabuar që ka mesuar nga arkivi e “ZP”, pasi edhe gazetat e tij e kishin kthyer në një minorene ashtu si edhe vet partia. Nëse nuk i ka lexuar; ato ai foli me çfarë i kanë thënë Dokle e Pëllumbi pak para se të fillonte konferenca e shtypit. Lideri i Aleancës, Çeka, tha se ligji godet të djathtën dhe qendrën duke nxjerrur jashtë loje të gjitha ata që i kishte majtas e djathtas si edhe vetën e vet pasi partia e tij nuk është as në qendër as djathtë. Ndryshimet që u bënë mbi ligjin elektoral u kryen vetëm për sha të së djathtës pavarësisht se këto ndryshime përfshinë edhe kërkesa të gjitha partive të tjera. Nuk është nevoja të përseriten përcaktimet për ligj nga Pëllumbi dhe Dokle pasi ata më së shumti nuk e kuptojnë se pse kërkojnë ndryshimin e ligjit. Arsyeja e tyre në fushën e mendimit të lirë është anakronike dhe më së shumti nuk funksionon. Të gjitha përpjekjet për të vendosur ligjin elektoral qëndër të një se shumë nuk funksionon. Të gjitha përpjekjet për ta vendosur ligjin elektoral qendër të një sulmi dhe ofensivë elektorale është një shprehje e krizës tyre përballë rastit kur u duhet të flasin me alternativa dhe programe konkrete. Ndryshe kjo është edhe përgatitja e socialistëve për humbjen e tyre. Transferimi i fajit menjëherë nuk do të jetë kurrë argument për mankancet e veta që i kanë shfaqur dhjetra e dhjetra herë gjatë këtij viti të fundit. Rasti i fillimit të hetimeve mbi ndihmat që Italia i ka dhë Shqipërisë, korrupsion që ka përfshirë brenda liderin socialist, Nanobret edhe një armë tjetër e socialistëve të cilën ata e kanë menduar më efektive gjatë fushatës elektorale. Atyre nuk u ka mbetur më veçse të thërrasin në ndihë mentalitetin e tyre të përjetshëm — përjetë kundër. Thirrjet e tyre për dalje në rrugë është fundi i mekanizmit që funksionon tash sa kohë brenda kësaj partie e që filloi me deklaratat për “polici” socialiste që do të shënonin kutitë e votimit, me regjistrimin paralel të njerëzve për fushatë-elektorale në zona të ndryshme të vendit, me parullat komuniste që shruajtën para disa ditësh në rrugët e Tiranës dhe me traktet që hodhën në rrugë, Kuçovë e Sarandë. Kjo është skema e ikjes së socialistes e cila nuk njochon shumë nga ikja tjetër e tyre në vitin ’92. Ata dogjën, shkatërruan, anë ashtu siç ndodh përgjithmonë me qeverisjen që vdes, me qeverisë që është e përjashtuar përfundimisht nga koha dhe rendi i ri që përfin një vend. Ligji elektoral është në funksion. Ai ka marrë shumicën e votave në Parlament dhe ka siguruar kështu legjitimitetin e plotë. Ligji do të ishte në të mirën e Shqipërisë të ishte plotësisht mazhoritar ashtu që të sigurote stabilitetin e vendit dhe të qeverisjes ashtu si ky ligj funksionon në SHBA, Angli, Francë, Gjermani. Ligji është demokratik. Mbi të gjitha ai ka superzuar tërë elementët që u interjojnë partive duke eliminuar ndëshkimin e interesave reale të tyre. E vetmja gjë që i mungon ligjit është se ai nuk ndalon njeri të jetë kundër megjithatë demokracia që demonstron ky ligj nuk mund të përdoret për shkatërrim atë.

Marrëdhënie me të ngushta mes Maltës dhe Shqipërisë

Presidenti Berisha përfundoi vizitën në Maltë Në Pallatin presidencial të Maltës, u organizua një koncert me vepra klasike për nder të vizitës së Presidentit të Republikës, Sali Berisha, zonjës së tij dhe delegacionit që e shoqëronte. Më pas, u dha një darkë nga presidenti i Maltës, Bonici, për nder të Presidentit Berisha. Me këtë rast, të dy presidentët përshëndetën të pranishmit. Historia juaj është legjendare, tha ndër të tjera presidenti Bonici. Popujt tanë kanë një histori të gjatë pushtimesh, por me këtë kujtesë kolektive, ata nuk do t’i rrugën e tyre. Histori si kjo e jona, theksoi Presidenti Bonici, jep vetëm stimujt për të rilindur. Kombet tona sot mund të zhvillojnë bashkëpunimin bilateral e mund të bashkëpunojnë së bashku për të mirën e të dy vendeve, tha Bonici, i cili e garantoi Brishën për marrëdhënie me të ngushta midis Maltës dhe Shqipërisë, në interes të bashkëpunimit dhe të ardhmes në rajonin e Mesdheut. Nga ana e tij, Presidenti Berisha theksoi se të dy vendet tona i bashkon jo vetëm historia evropiane, por edhe vlerat dhe parimet e saj. Vetëm pak dite me parë, ne në kohë të vështirë për Shqipërinë, maltezët ishin ndër të parët që u sensibilizuan për ndryshimet demokratike në Shqipëri, tha Berisha. Ai shprehu bindjen se marrëveshjet bilaterale ekzistuese e ato që do të nënshkruhen në të ardhmen, dialogu i vendosur midis të dy vendeve, përbëjnë një bazë për forcimin e lidhjeve midis Maltës dhe Shqipërisë. Marrëdhëniet midis Berisha. Presidenti Berisha dhe delegacioni që e shoqëron atë, zhvilluan më pas një takim me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë së Maltës. Presidenti i kësaj dhome u shpreh se raportet e mira midis Maltës dhe Shqipërisë e unë i shoh si një nxitje për bashkëpunimin midis Dhomës së Tregtisë së Maltës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë shqiptare. Presidenti Berisha duke e quajtur këtë takim si shumë të rëndësishëm, u siguroi se bashkëpunimi në të ardhmen do të jetë me interes reciprok. Dje, presidenti Berisha shtroi në Valeta një drekë për nder të presidentit të Maltës, Bonici, kryeministrit, Adami, zyrtarëve të tjerë të lartë, si dhe përfaqësuesve të qarqeve afariste malteze. Berisha falenderoi për mikpritjen dhe ndjenjat e miqësisë që ushqejnë në Maltë për popullin shqiptar dhe në mënyrë të veçantë për angazhimin e qeverisë malteze për të intensifikuar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërmjet Maltës dhe Shqipërisë në të gjitha fushat. Pasdite, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, zonja e tij dhe delegacioni që e shoqëron, u larguan nga Malta për në Shqipëri.

Une nuk jam comangë ne duart e Nikollë Lesit

Nuk kam deklaruar kurrë se “Albania” ka marrë 250 mijë dollarë nga qeveria Meksi Nuk mund të hyj në lojëra të tilla të rrezikshme, sa të sajoj një deklaratë të një punonjësi të SHIK-ut, që në të vërtetë nuk e kam takuar kurrë. Unë nuk takohem as me punonjës të SHIK-ut, as të Sigurimit. Pra, e përsëris që nuk kam deklaruar kurrë që gazeta “Albania” ka marrë 250 mijë dollarë nga qeveria Meksi. Marrë nga gazeta “Albania”

Arrestohet Ramiz Alia

Zëdhënësi i prokurorisë së rrethit të Tiranës bën të ditur se në vazhdimësinë e hetimit të çështjes penale Nr 651 që bën fjalë për veprat penale të genocid dhe krimeve kundër njerëzimit, dje prokuroria e rrethit të Tiranës në bazë të nenit 34 të kodit të procedurës penale mori me cilësinë e të pandehurit shtetasin Ramiz Alia, ish-kryetari i presidiumit të kuvendit popullor, ish sekretari i parë i KQ të PPSH dhe e akuzoi atë për veprat penale të mësipërme. Nga hetimet paraprake ka rezultuar se i pandehuri Ramiz Alia, duke qenë në funksionin e kryetarit të presidiumit të Kuvendit Popullor gjatë viteve të sundimit totalitar komunist, në bashkëpunim edhe me persona të tjerë ka hartuar dekretе siç ishte ai i vitit 1986 për internim-dëbimet, ku i pasojë e zbatimit të tyre janë bërë internime dhe dëbime masive të qytetarëve të pafajshëm shqiptarë për shkak politike. Gjithashtu, ky i pandehur gjatë veprimtarisë së tij si president i Shqipërisë gjatë viteve 1990-1991 ka urdhëruar dhe lejuar me dashje përdorimin e armëve të zjarrit mbi popullin e pafajshëm, duke sjellë si pasojë vrasjen dhe shfarosjen në masë të tyre. Përveç këtyre akuzave, pranë organit të prokurorisë janë depozituar kallëzime që kanë të bëjnë me vrasje të tjera, siç janë ato të ngjarjes së 2 prillit të vitit 1991 në qytetin e Shkodrës si dhe të vrasjeve të tjera masive në kufi. Hetimet paraprake vazhdojnë edhe rreth personave të tjerë.

PS demonstron origjinën

NDREKE GJINI Veprimi mekanik, (thjesht anonim, protokollar) i ndërrimit të emrit nga PPSH në PSH në dhjetor të vitit 1991, po dëshmohet përditë se thjesht një manovër politike e kastës së vjetër të udhëheqjes komuniste shqiptare për t’a vetëshpallur si të reformuar. Me këtë manovër, kjo kastë menton të favoronte tërë barrën e krimeve, të represionit, të krimeve, të vjedhjes së pronës private, që kreu kjo parti, (që sipas tyre) nuk ekzistonte më, me ndryshimet që atëherë vërtetë në këtyre krimeve të ktheheshin në të vërtetë. Mirëpo, pëlqehak të kësaj konference krimi të tyre gjeopolitikanëve dhe atyre që përbëjnë anën tjetër, (dhe që më u përzuan kreun e partisë i emëruan të kryes, (që kastë vend që të dëshmonte vullin e mirë dhe të denoncojnë e dëshmojnë) krimet, u vu në provë të këtyre antiligjave të precedentë të imitojë pikë për pikë e kursejnë strategjisë së dhënës dhe tensionit permanent.

Dosja Balluku

Nga fondi i trashëgimisë së PS Procesverbal i mbledhjes së Plenumit të 6-të të Komitetit Qendror të Kongresit të 6-të të PPSH, të datës 16 - 17 dhjetor 1974 (Balluku, Dume, Çako) f.7

E majta proteston për një ligj që deklaron se nuk e njeh

Anglia, Franca dhe vendet me sistem mazhoritar janë antidemokratike Gjinushi e quan Nanon hajdut. Dokle është dakord me të Teta falenderon për mirëkuptim grupin parlamentar të PD. Zogaj i pret fjalën f.3 Nga konferenca për shtyp e partive opozitare

“KJ” e pavarur me urdhër të Serbisë

Përkthim i dokumentit të shërbimeve sekrete ushtarake të Beogradit datuar 3 mars 1990 Informacion tjetër nga zyra e shtypit Pietro Zannoni

VENDIM

i Kongresit të 10-të të PPSH Kongresi i 10-të i PPSH-së 1. Të miratojë raportin e delegatit ... [pjesërisht e palexueshme] 2. Të miratojë raportin e ... [pjesërisht e palexueshme] 3. Të ... [pjesërisht e palexueshme] KONGRESI I 10-TË I PPSH Tiranë, më 12.6.1991