14/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

14 shkurt 1996

Dialog konstruktiv ndermjet Prishtinës dhe Beogradit

Presidenti Berisha priti Presidentin Rugova Dje, Presidenti i Republikës Sali Berisha priti Presidentin Rugova. Gjatë takimit të dy presidentët pasi diskutuan mbi ecurinë dhe zhvillimin e reformave në Shqipëri u ndalën mbi gjendjen politike në rajon të krijuar pas Marrëveshjes së Dejtonit dhe vendosjes së trupave të IFOR-it në Bosnjë. Ata përshëndetën vendimin e Presidentit Klinton për hapjen e zyrës së Informacionit në Kosovë sikundër dhe kushtëzimin nga administrata e Presidentit Klinton dhe Bashkimi Evropian të integrimit të ish-Jugosllavisë në Komunitetin Ndërkombëtar me realizimin e zgjidhjes së problemit të Kosovës në përputhje me respektimin e lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Të dy presidentët janë të mendimit se nuk duhet humbur kohë për fillimin e një dialogu konstruktiv ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në prani të një pale të tretë.

Shifrat e Eurobarometrit janë ekzakte

PS-ne e shkatërroi kreu i saj Deklaron Ambasadori i Komisionit të BE në Tiranë z.Elio Germano Partia Socialiste përjeton tani ankthin e shkatërrimit përfundimtar, ankthi i mbylljes së kapitullit të saj të errët si forcë politike. Tashmë edhe për militantët e saj të flaktë komunistë, që u freshtuan në këtë parti me shpresë që t’ia zgjasin jetën PP-së dhe ta aplikojnë enveriadën nëpërmjet ndryshimeve formale, ndjehen të dëshpëruar, të trembur, të zhgënjyer keqas nga liderët e tyre që i therhoqën nga aventura në aventurë, për të firmosur në librin e vet vetëm dështime. Por zhgënjimin më të madh nga kreu i kuq i partisë e kanë elementët e reformuar, njerëzit e ndershëm që u antarësuan dhe u lidhën me këtë parti me shpresë se nëpërmjet kësaj force do të mund të realizonin idealet të vërteta socialdemokrate. Ka disa kohë që në faqet e shtypit të pavarur intelektual dhe përfaqësues të reformatorëve brenda Partisë Socialiste po deklarohen kundër uzurpimit të kësaj partie së tyre. Disa kanë kërkuar edhe lejimin e Partisë Komuniste me shpresë se ata do të hidhen në tokën e tyre. Përveç ky fenomen tregon ngushtësinë e hapësirave për debat brenda Partisë Socialiste, do të thotë se edhe shtypi i saj është plotësisht i hidhen në tokën e tyre. Përveçse ky fenomen tregon mungesën se edhe shtypi i saj është plotësisht i determinuar nga forca ekstreme dhe zbatojnë komunizmin brenda kësaj partie. Është çasti kur brenda kësaj partie nënshkruhet për të ardhmen e saj. Me sa duket firmat janë vetëm në favor të shkatërrimit dhe të humbjes përfundimtare të Partisë Socialiste. Kjo parti sot është e vetmja forcë politike që në gjithë veprimtarinë e saj shfaq paturësh fytën e së kaluarës duke formuluar në të njëjtën kohë të vetmen trashëgimi politike të së kaluarës diktatoriale. Nuk është faji i Partisë Demokratike dhe as i Presidentit Berisha pse kjo parti gjendet në këtë rast pikërisht në ato rrjedha që Partia Demokratike ka premtuar t'i largojë njëherë e përgjithmonë nga Shqipëria. Pra nuk është faji i forcave demokratike në Shqipëri që në rastin e krijimit të ekonomisë së tregut dhe konsumit del një forcë politike që kërkon për regjimin e kursimit. Kur Partia Demokratike shtron në parlament ligjin mbi të drejtat e njeriut, brenda parlamentit zgjohen nga karahuali socialist diktaturës dhe tërheqin dhe theksojnë së të drejtat e njeriut. Nuk është faji i deputetëve demokratë kur aprovojnë ligje për privatizimin, dhe në neshat kanë trye shfaqin kartona që thonë jo. Po aq sa nuk është faji i Berishës apo i Partisë Demokratike që socialistët i udhëheq Gramoz Ruçi, person i rënë i shokëve të vet, ish sekretari i parë i frontit të jugut, ministri që kreu masakrën e 2 Prillit në Shkodër, që socialistët i drejton bolsheviku Servet Pëllumbi, ish-denonciatori i bashkënxënësve dhe studentëve të tij, apo Kastrijot Islami, ish-rezident në Paris, ministri që mbylli Universitetet në 91 dhe bëri thirrje për thyerje kafkash në 93. Nuk është faji i Partisë Demokratike apo i Berishës që në krye të Partisë Socialiste është Namik Dokle i përdoruri i përhershëm dhe kovalenca reale që lidh PS me Dushanët dhe Miladinët e rinj e po ashtu nuk është faji i Shqipërisë që kërkon që ju të lini atë të qetë dhe të mos i kujtoni çdo ditë me shfaqjen tuaj krimet që ju vetë keni bërë mbi trupin e saj. Historia diktatoriale e paraardhësve të Partisë Socialiste u shndërrua në një histori të konvertuar që ruajti po atë substancë. Pas konvertimit vjen ndarja dhe shkatërrimi. Fundi objektiv nuk ndryshon nga fundi real që përjeton në bunkerin e fundit që është konkret në Shqipëri. Kreu udhëheqës i Partisë Socialiste po shkon drejt aktit final të tij shkatërrimit të Partisë. Ky akt është ridhnim i së shkuarës dhe favorizon të ardhmen normale që ky segment i politikës shqiptare e ka penguar dhe vazhdon ta pengojë. Një e ardhme e pastër nga krimi është më e sigurtë sa me larg saj qëndron e shkuara që e ka krijuar atë. Pyetje: Zoti ambasador ditët e fundit disa gazeta shqiptare kanë publikuar rezultatin e një pyetje të Eurobarometrit në lidhje me parashikimin e votave për partitë politike shqiptare. Cila është e vërteta e shifrave të publikuara? Përgjigje: Po, edhe unë e kam ndjekur shtypin dhe kam mbetur disi i çuditur nga publikimi i shifrave. Sidoqoftë duhet të konfirmohet që per sa i përket shifrave ato janë ekzakte megjithëse kjo mund t’u pëlqejë ose jo disa vetave. Janë shifrat e një sondazhi opinionesh të bërë në fund të nëntorit sipas traditës së punës të Komisionit evropian që në fund të çdo viti pyeten të gjithë vendet e Europës Qëndrore e Lindore se cilat janë reagimet e qytetarëve përballë shkëmbimeve ekonomike, të drejtave të njeriut dhe ajo nga ne. Por unë jam në dijeni të këtyre shifrave dhe i konfirmoj ato. Pyetje: Atëherë, kur do të bëhen publike rezultatet e plota të Eurobarometrit? Përgjigje: Ekziston një traditë, sipas të cilës kur shifrat dhe sasia e dokumentave të sondazhit janë të përkthyera në gjuhët përkatëse, nëpërmjet konferencës së shtypit që zakonisht mbahet në fund të shkurtit apo fillim të marsit në të gjitha vendet njëkohësisht ky sondazh bëhet publik. Pyetje: Si është realizuar teknikisht ky sondazh? të drejtave të njeriut e të mirëqenies. E në këtë kuadër Komisioni Europian realizon edhe një sondazh të opinioneve mbi preferencat për partitë politike. Kjo pyetje e fundit nuk bën pjesë në publikimin e rezultateve të përgjithshme të sondazhit, megjithëse ajo bën pjesë në sondazhin. Kjo pyetje ekziston dhe është bërë çdo vit. Komisioni Europian porosit këto sondazhe përmes instituteve të specializuara në këtë fushë. Ky informacion në rastin konkret ka dalë më shpejt nga momenti kur Komisioni Europian i bën publike rezultatet. Kjo do të thotë që ne vazhdojmë të jemi në embargo informative. Megjithatë këto shifra kanë dalë, janë bërë publike, e sigurisht Pyetje: Si është realizuar teknikisht ky sondazh? Përgjigje: Komisioni Europian nuk i realizon vetë sondazhet por ia beson ato instituteve të specializuara. Deri pak kohë më parë ishte instituti i famshëm “Gallup”. Për vitet e fundit sondazhi është realizuar nga instituti gjerman “G.F.K.” i cili ka një autonomi të plotë për të realizuar sondazhe. Por natyrisht ata nuk mund të shkojnë në çdo vend për t'u takuar me çdo të testuar. Kështu që këto institute bashkëpunojnë me institucionet e vendeve përkatëse, të cilat nuk bëjnë gjë tjetër, veçse shpërndajnë formularët e përgatitur nga Komisioni Europian. Pyetja për të cilën bëhet fjalë ju është shpërndarë shumë njerëzve të cilët përfaqësojnë kujtë opinionit të përgjithshëm shqiptar. Pra Komisioni Europian që porosit një institut të specializuar për të përgatitur formularët dhe është një institucion vendas që i shpërndan këto formularë. Është në përgjegjësinë e Institutit të ngarkuar për realizimin e sondazhit, realizimi i formularëve, interpretimi i tyre, dhe përpunimi i të dhënave. Pyetje: Sa i afrohet realitetit politik në Shqipëri sondazhi i kryer nga Eurobarometri? Përgjigje: Saktësoj se është një sondazh dhe jo kuti votimi. Sondazhet shpesh janë shumë afër realitetit dhe nganjëherë ato nuk i afrohen atij. Sondazhi është një opinion i caktuar në një moment të caktuar. Një sondazh i saktë mund të gabojë deri në 3%.

Deklaron Ambasadori i Komisionit të BE në Tiranë z.Elio Germano Pyetje: Zoti ambasador ditët e fundit disa gazeta shqiptare kanë publikuar rezultatin e një pyetje të Eurobarometrit në lidhje me parashikimin e votave për partitë politike shqiptare.

PAD - pararojë e PS

Intervistë me ish anëtarin e Asamblesë së PAD, Dr. Albert Karriqin Unë i bëj thirrje të mbeturve të AD nga Eklizia e parë e saj që të mos e përkrahin veprimin e liderëve të tyre të cilët nuk janë më legjitim. Arsyet e largimit tim dhe të të tjerave janë të shprehura qartë në Promemorie. 1. Nuk jemi vazhdues të idealeve të Dhjetorit pasi jemi njehsuar me PS. Një parti e themeluar me protagonistë e rrëzimit të qeverisë Nano1 dhe Nano2 nuk mund të bëjnë koalicion me qeverinë Nano3. 2. Nuk ka legjitimitet më në strukturat e PAD-së, përderisa organi më i lartë i saj nuk ka as 20% të të zgjedhurve në Eklezinë e parë dhe të vetme të vitit 1992 për të emëruar apo kooptuar. f.3

Neritan Ceka anëtarësohet në PS

I vetshpalluri liberal-demokrat, Neritan Ceka, i njohur nga të gjithë si njeriu që në prapaskenë kurdiste kurthe me Ramiz Alinë kundra demokracisë shqiptare, ka vendosur të anëtarësohet në PS. Këtë vendim Ceka e ka marrë pikërisht tani në prag të fushatës elektorale meqënëse “miqtë” e tij e kanë siguruar se me PAD-i ka përfundimisht shpresat e fikura për të fituar si kandidat. Dhe kështu ai ka vendosur të aderojë në PS-në, mënyrë që edhe humbja e tij atje të jetë më e “fisëm”. Për të realizuar këtë aderim të tij N.Ceka ka ndërmarrë një sërë nismash “të rëndësishme”. Fillimisht ai e nisi me deklarata në mbështetjen e Serbisë e më pas me mbledhjen në “klubet” e partisë që ai drejton të pjesës më të madhe ish- sigurimsave të tij inkriminuar. Sikur të mos mjaftonte kjo Ceka e vijoi këtë veprimtari me një sërë shkrimesh shpifëse ndaj faqet e “pavaruare” që varen në PS apo diku tjetër ku me një urrejtje patologjike shpifte e shante mbarë e mbrapësht të personalitetet dhe institucionet e shtetit shqiptar. Dhe si për t'i bindur përfundimisht padronët e tij të vjetër që drejtojnë PS-në se ai është i denjë për to, Ceka përveçse kontribuon në panelin e frontit të kuq (për shpëtimin e... diktaturës) ka marrë urdhër nga ato të dalë para kamerave të TV-së për të artikuluar sharje, shpifje e kërcënime të ashpra ndaj gazetave. Vetë këto kërcënime për dhunë e burgje, ndaj gazetave të shoqëruara me frazën “kur të vijmë në pushtet” janë dëshmi e pamohueshme e vendimit që Ceka ka marrë për të militantur në radhët e PS-së. Kjo sepse po të ishte se ai nuk e ka marrë një vendim të tillë nuk mund ta përdorte këtë frazë, sepse përsa i përket partisë që ai drejton ai vetë jo një herë e ka shprehur se nuk fiton as një përqindje që kapin dy shifra. N.GJINI

KJ denoncon vetveten

Gazeta “Koha Jonë” ishte vjet e para gazetë që i publikoi të dhënat e “Eurobarometrit”. Këtë vit, kjo gazetë e varur pas fijesh të errëta, mori urdhër të prerë nga Beça, që të censurojë rezultatet e “Eurobarometrit”, që u dhanë nga një njeri burim i edhe gazetave të tjera. Aq i ashpër ka qenë urdhëri i marrë, sa gazetarët që i dërgoj këto rezultate te redaksi, u paralajmëruan për pushimin nga puna. Dy tre ditë më parë kjo gazetë censuroi intervistën e një zëdhënësi të KE, intervistë e cila e kishte porositur gazetan i saj. Shpresojmë që sot kjo gazetë, të mos ketë censuruar intervistën e ambasadorit europian, Germanos. A.DAJTI

Sulm i pashëmbullt mbi shtypin shqiptar

Deklaratë e Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë vëren me shqetësim situatën e tensionuar që po përpiqen të krijojnë në shtypin shqiptar disa politikanë, të cilët kërcënojnë hapur lirinë e shtypit. Presidenti i Aleancës Demokratike, Neritan Ceka ka fyer dje në një konferencë për shtyp, gazetarët e radiotelevizionit shqiptar duke i quajtur ata pjesë të një institucioni kriminal, ka akuzuar drejtuesit e tij si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ka kërcënuar gazetarët e “Gazetës Shqiptare” se do të mbyllë gazetën e tyre dhe do t’i dëbojë nga Shqipëria dhe ka vazhduar kërcënimet ndaj gazetarëve të gazetës “Albania”. Deklaratat e djeshme të zotit Ceka janë një presion i hapur dhe i pashëmbullt që i bëhet shtypit shqiptar nga një politikan në prag të fushatës elektorale dhe është një precedent i rrezikshëm që kërkon të krijojë përmes presionit politik pozicionimin politik të shtypit pro partive politike. Lidhja e gazetarëve të Shqipërisë si organizata më e madhe e gazetarëve shqiptarë proteston ashpër ndaj këtij sulmi të gazetarëve shqiptarë mbi shtypin shqiptar dhe fton gazetarët shqiptarë të solidarizohen së bashku me të, në mbrojtje të interesave të gazetarëve përballë presionit politik. Sulmi që u bëhet gazetarëve të Radiotelevizionit Shqiptar e gazeta të pavarura nga zoti Ceka janë premtimi më i keq që një kryetar partie i bën shoqërisë shqiptare për zgjedhjet e ardhshme, janë vizioni më i shëmtuar dhe më diktatorial që një politikan mund të ketë për të ardhmen e lirisë së shtypit në Shqipëri.

Intervistë e kryetarit Socialist të Bashkisë së qytetit Bajram Curri, Zenel Neza

Shpëtimi i PS-së është veçimi i komunistëve f.3

Ndodhi ajo që paralajmëroi “RD”:

PS nuk e pranoi ftesën e Millosheviçit por... f.3

Pse e sulmon kreu i PS deputetin Ajazi?

f.3