Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

E SHTUNË 17 SHKURT 1996

Krerët e Aleancës akuzohen për gjenocid

Të bllokuar në forumet e larta, funksionarët e lartë të partive socialiste zhvlerësuan veprimtarinë e Parlamentit duke e konsideruar atë si “fabrikë ligjesh” e “noteri të qeverisë”. Pasi dështuan të kthejnë Kuvendin pluralist në “arenë ku zhvillohet ndeshja politike” ata po i largohen atij me arsyetimin se “në Shqipëri nuk ka parlament”. Absolutisht e dyshimtë për koincidencën e refuzimit të pjesëmarrjes në veprimtaritë e Kuvendit, është edhe shpërthimi i aktiviteteve politike të zgjeruara socialiste si mitingje, protesta, deklarata për shtyp e forume të ndryshme për të ngritur, sipas shprehjes së tyre, “agjitacionin e revoltës në shkallë vendi”. Në pamje të opozitës socialiste tashmë është kristalizuar koncepti i opozitarizmit të saj. Linja e saj. Linja e shkëputjes nga realitetet, linja e bojkotimit të institucioneve demokratike, linja e nxitjes së konfliktit dhe e përdorimit të forcës për të ardhur në pushtet. Në fakt ky është shtegu që ndoqën me përpikëri ca kohë më parë edhe satelitët e saj “agranianë” duke fyer vendimin sovran të anëtarëve të tyre kundër pjesëmarrjes në zgjidhje. Fjala është edhe për satelitët “socialdemokratë”, me krerë socialistë, të cilët e gjetën këtë rast si të përshtatshëm për të grumbulluar në një vend elementët e Partisë Komuniste. Me sa duket sindroma e kalbëzimit politik i bën socialistët të rrëshqasin në pozitat e etërve të tyre dhe t’i largohen gjithnjë e më shumë politikës së demokracisë. Krerët e sotëm socialistë e kanë orientuar veprimtarinë e vet drejt përshtatjes së përvojës së etërve të tyre duke u bërë njëkohësisht produkt dhe kundërshtues të regjimit pluralist. Mbi të gjitha janë nën ethet e gabimit të madh të etërve të tyre. Krerët socialistë janë ende të dehur nga ëndrra bolshevike e marrjes së pushtetit me dhunë dhe po ngjallin përditë e më shumë shpirtin komunist, nga i cili qe sajuar më vonë doktrina naziste. Të frymëzuar nga ideologjia e paraardhësve të tyre të PEK-ut dhe të PPSH-së, socialistët po marrin atributet e asaj politike raciste e shoviniste siç qe spastrimi etnik e gjenocidi mbi shqiptarët në Kosovë e Çamëri. Të inkurajuar edhe nga përkrahësit e tyre të jashtëm, emisarë të komunizmit grek e serb, ata po ndjekin rrugën e mohimit të identiteteve kombëtare. Kjo vihet re në qëndrimet e mbajtura prej tyre lidhur me Kosovën, Çamërinë, duke u munduar t’ua heqin shqiptarëve të drejtën për të qenë zot në trojet e veta. Një orientim i tillë është krejtësisht i përshtatshëm për të ftuar në aleancë më gjerë edhe aleatët e shpallur të socializmit grek e serb. Bashkimi dhe koalicioni me ta nëpërmjet aleancës është shprehja e qartë e orientimit të tyre shovinist dhe antikombëtar. Me të madhe po synohet të përgatitet opinioni publik për bllokimin e pushtetit demokratik dhe për rigjenerimin e konfliktit të vjetër ideologjik me prejardhje staliniste. E gjithë kjo prirje e forcave të së majtës është sintetizuar në dy shembuj domethënës në vendimin për bojkotimin e Kuvendit dhe në pjesëmarrjen e Partisë Socialdemokrate në aleancën e ekstremit të majtë. Një veprimtari e tillë nuk është thjesht një larje duarsh nga situata politike që po kalon vendi. Në thelb është kundërvënie ndaj zgjidhjeve demokratike dhe lëvizjeve reformuese. Për pasojë refuzimi i Kuvendit, që është pjesë e institucioneve demokratike, po tregon se në të vërtetë kanë dështuar përfundimisht në aventurën e reformës politike të tipit të tyre, për më tepër si ithtarë të doktrinës së revolucionit të vonuar. A.DA[?]I
Shqipëri Kosovë Çamëri Greqi Serbia

Genocidistet e kulturës

Duke folur kryesisht në shqip, “gjeneralët” e Bashkimit Hyso Kulli, i paarsimuari “enciklopedik” M[?]ir D[?]ashi e “mjeshtri” i pikturës S[?]eni nga Farka e piktori që e pëlqen fort pijen “s[?]eçe” e shkrimtarit, po bëjnë përditë e më shumë namin e katundit në kryeqytet. Të tillë nuk ka përse t’i kundërshtojë askush. Përkundrazi, me të drejtë ata shprehen se “në Shqipëri nuk ka kulturë” e “nuk ka letërsi”, dhe ky fakt i ngarkon me përgjegjësi së paku tre faktorë. Së pari, natyrisht, krijuesit dhe njerëzit e kulturës që nuk duhet të lejonin kurrsesi një katandi të tillë. Së dyti, shoqatat e pavarura krijuese që ndonëse “ndahen” në tridhjetë e pesë rrugica, nuk po arrijnë të shpëtojnë kulturën shqiptare nga këto katastrofa të cilat na e çojnë atë në arat me kallamboq. Së treti, shteti. Shteti nuk mund të pajtohet me krijimin e njollave të zeza në kulturën kombëtare. Nuk mund të shpërfillen me cinizëm ose me raste të trajtohen me naivitet dallkaukët e kulturës. Në emër të “demokracisë” dhe “pluralizmit” kulturor s’mund të lejohet që të shemben vlerat e kulturës sonë kombëtare. Pjesëtarët e OMONIA-s e kanë për detyrë ta kultivojnë kulturën e pakicës së tyre, ta fusin atë në udhën e zhvillimit dhe të mirëkuptimit me kulturën kombëtare shqiptare. Asgjëkundi në botë nuk lejohet që elementë krijues që janë pjesëtarë të grupeve të caktuara etnike, në emër të “origjinës” së tyre, të cenojnë pa të drejtë e mbi të gjitha pa kurrfarë argumenti kulturën kombëtare të popullit në gjirin e të cilit janë. Përkundrazi, e vërteta e civilizuar është se secili grup etnik që jeton i lirë, i barabartë e i mirëkuptuar në një truall gjen dhe zhvillon prosperitetin në kulturën kombëtare të vendit ku ai jeton. Këtë e kanë kuptuar edhe grekët e ditur dhe të mençur të cilët u diferencuan me kohë nga niveli i shëmtuar i pijanecëve të “shoqatës” së Himarës. Ata e dënuan edhe kryetarin e tyre se “kur i bën thirrje Himarjotëve të armatosen me hanxharë e mauzerë” çka është njëlloj si të bënte thirrje grekëve apo shqiptarëve që të visheshin me xhybe e të shkonin në luftë me jataganë. Një thirrje e tillë i përket epokës primitive të të ngrënit të mishit të gjallë, e jo epokës së kulturës, të artit dhe të qytetërimit. F.7
Hyso Kulli Farka Shqipëri Himarë

Më 21 mars Stefanopullos ne Shqiperi

Takimi i parë i nivelit të lartë i një Presidenti grek me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, është planifikuar të zhvillohet gjatë muajit mars. Më 20 mars Presidenti grek Stefanopullos do të mbërrijë në Tiranë për një vizitë zyrtare në vendin tonë dhe më 21 mars ai do të takohet me Presidentin Sali Berisha. Burime diplomatike greke e shqiptare në Tiranë thanë për gazetën “Rilindja Demokratike” se vendimi për këtë takim të nivelit të lartë ishte marrë pas disa kontakteve që dy ministritë e Jashtme patën zhvilluar ditët e fundit. Mësohet se përveç Berishës, Stefanopullos do të takohet me kreun e opozitës shqiptare Fatos Nano, me kryetarin e Parlamentit Pjetër Arbnori dhe kryeministrin Aleksandër Meksi. Një burim diplomatik në Tiranë tha se “mendohet që gjatë kësaj vizite të Presidentit Stefanopullos të firmosen edhe disa marrëveshje dypalëshe për bashkëpunim kulturor dhe në fushën e transportit dhe turizmit”. Sipas këtij burimi vizita e presidentit Stefanopullos në Tiranë ka qenë ide e ministrit të Jashtëm grek Papulias e cila është mbështetur edhe nga kryeministri i ri grek Simitis. Ata duan ta shfrytëzojnë vizitën e presidentit të tyre në Shqipëri për përmirësimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe. Por Stefanopullos ka deklaruar në Athinë se “vizita e tij në Shqipëri do të jetë e tillë që të forcojë miqësinë mes dy popujve.” Rruga e vizitës së Stefanopullosit në Shqipëri u ndërtua kryesisht pas referimit të qeverisë së Tiranës për çështjen e pronave të minoritetit grek në jug të vendit. F.7
Thoma Gellci Sali Berisha Fatos Nano Pjetër Arbnori Aleksandër Meksi Shqipëri Tiranë Athinë

Stefanopullos ne Shqiperi

Mbi 1000 grekët nga Rodosi [kanë?] mbërritur [për?] [të?] [përshëndetur?] [vizitën?] e presidentit të tyre Stefanopullos në [Shqipëri?]. Të [gjithë?] [janë?] [nisur?] [nga?] [vendlindja?] [e?] [tyre?] [dhe?] [kanë?] [ardhur?] [në?] [Tiranë?]. F.7
Thoma Gellci Shqipëri Rodos Tiranë

Baza po largohet

Në pamje të opozitës socialiste tashmë është kristalizuar koncepti i opozitarizmit të saj. Baza e saj. Linja e shkëputjes nga realitetet, linja e bojkotimit të institucioneve demokratike, linja e nxitjes së konfliktit dhe e përdorimit të forcës për të ardhur në pushtet. Në fakt ky është shtegu që ndoqën me përpikëri ca kohë më parë edhe satelitët e saj “agrarianë” duke fyer vendimin sovran të anëtarëve të tyre kundër pjesëmarrjes në zgjidhje. Fjala është edhe për satelitët “socialdemokratë”, me krerë socialistë, të cilët e gjetën këtë rast si të përshtatshëm për të grumbulluar në një vend elementët e Partisë Komuniste. Me sa duket sindroma e kalbëzimit politik i bën socialistët të rrëshqasin në pozitat e etërve të tyre dhe t’i largohen gjithnjë e më shumë politikës së demokracisë. Linja e sotme socialiste e ka orientuar veprimtarinë e vet drejt përshtatjes së përvojës së etërve të tyre duke u bërë njëkohësisht produkt dhe kundërshtues të regjimit pluralist. Për më tepër ata janë nën ethet e gabimit të madh të etërve të tyre.

Korkonet shkarkimi i kryeredaktorit te “ZP” Thoma Gellci!

Shërbimi teletekst i “Naos” njofton se një grup anëtarësh të stafit të gazetës “Zëri i Popullit” do t’i kërkojë shefit të shtypit të partisë socialiste, M. Xhuxh[?]i, shkarkimin e kryeredaktorit të kësaj gazete, Thoma Gellci për arsye të “paaftësisë” së tij. Këto burime njoftojnë se kriza në “ZP” është thelluar deri në atë shkallë, saqë një pjesë e stafit ka kërcënuar se “do të ndahet” nga kjo gazetë e do të krijojë një organ tjetër shtypi. Lidhur me këtë situatë ndonëse nuk bëhet e njohur ndonjë arsye, burime të larta në selinë rozë bëjnë të ditur se “është krijuar një konflikt i ashpër midis drejtuesve të gazetës e [funksionarëve?] të lartë socialistë. Këta të fundit kanë kërkuar që në emër të profesionalizmit gazeta të ripërtrijë fytyrën e vet, por gjendja e [punës?] në “ZP” ka degraduar për shkak të keqtrajtimit brutal që i është bërë opinionit publik. [Punonjës?] të “ZP”-së, deklaroi njëra nga [burimet?], po [e?] konsiderojnë shefin e tyre “babain e [krizës?]” [së?] [gjithë?] [stafit?]. 5 është kërkuar zyrtarisht shkarkimi [i?] kryeredaktorit [të?] [kësaj?] [gazete?]. Përkundrazi [kjo?] [çështje?] [do?] [të?] [diskutohet?] [në?] [një?] [mbledhje?] [të?] [drejtuesve?] [socialistë?]. Burime të “Naos” saktësojnë se [kërkesa?] e [një?] [pjese?] [të?] [stafit?] [është?] [bërë?] [objekt?] [trajtimi?] [edhe?] [në?] [Sekretariatin?] [e?] [Partisë?] [Socialiste?]. F.5
M. Xhuxh[?]i Ibrahim Rugova

Shqetësime në kryeqytetin e Kosovës se kuvendi popullor zgjodhi Ibrahim Rugovën në funksionin e presidentit

Prishtinë, 16 shkurt Parlamenti i Republikës së Kosovës zgjodhi sot Ibrahim Rugovën president të Republikës me 99 vota pro dhe vetëm 6 [kundër?], njoftojnë burime nga kryeqyteti i Kosovës. I zgjedhur për të tretën herë në këtë post, Ibrahim Rugova siguroi dje me votim të fshehtë një mandat pesëvjeçar “për periudhën 1996-2001”. Mësohet se një grup deputetësh socialistë të Parlamentit të Shqipërisë i ishin drejtuar [Prishtinës?] për të ndjekur nga afër këto zhvillime. Në deklaratat e para të Rugovës pas rizgjedhjes së tij, ai ka theksuar se “Kosova do të vazhdojë rrugën paqësore dhe demokratike”. F.3
Ibrahim Rugova Kosovë Prishtinë Shqipëri

2 prill '91 dhe vetëinkriminimi i Nanos

Më 12 janar Nano [do?] [prillte?] [prokurorëve?] [në?] [selinë?] [e?] [Partisë?] [Socialiste?] [të?] [ndihmuar?] [në?] [hetimin?] [e?] [ngjarjeve?] [të?] [2?] [prillit?]. Katër ditë më pas [drejtues?] të [forumeve?] [socialiste?] [do?] [të?] [deklaronin?] [se?] [vërtet?] [nuk?] [kishin?] [ç’lidhje?] [me?] [2?] [prillin?], [por?] [nuk?] [përjashtonin?] [që?] [ngjarja?] [ishte?] [pasojë?] [e?] [klimës?] [që?] [ata?] [kishin?] [krijuar?]. F.3
Nano

osele transformat[?]

Shfuqizimin e nenit 24/1 e dikton vetë realizimi i reformës në administratë Zhvillimi i reformës dhe drejtimi modern i ekonomisë së tregut krijojnë nevojën e një organizimi të ri të administratës shtetërore. Në [projekt?]-programin e [saj?] [qeveria?] [Bashkim?] [Kopliku?] [shprehu?] [qartë?] [vullnetin?] [për?] [depolitizimin?] [e?] [administratës?] [publike?]. [Që?] [prej?] [fillimit?] [u?] [theksua?] [se?] [administrata?] [nuk?] [mund?] [të?] [jetë?] [pronë?] [e?] [partive?]. F.3
Bashkim Kopliku

ORGANIZON NJË BORA COFFE SHOP

TIRANA INTERNATIONAL HOTEL SANDERBEG SQUARE · TIRANA (ALBANIA) · TELEPHONE 355-4-241855 · FAX 355-4-241888 ORGANIZON NJË BORA COFFE SHOP ÇDO DITË NGA ORA 12.00 DERI NË ORËN 15.00 Për një birrë apo një gotë pije freskuese shoqëruar me zogj buke, ju ofrohet gratis caffelatte cappuccino, cioccolata calda, tè e ndonjë pije tjetër freskuese. Njoftim: pas datës 11 [shkurt?] [do?] [të?] [ndiqet?] [një?] [program?] [argëtues?] [muzikor?].
Tiranë Skanderbeg Square Shqipëri