23/02/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 shkurt 1996

Udhëheqja e PSD ka qëllim përmbysjen e demokracisë

Interviste me Kryetarin e BSDSH, z. Teodor Laço Sot kongresi i PSD E drejton njeriu i WC-së së Ramiz Alisë

PS përkujton Qeverinë e Pucit Nano I

“Sukseset” e Qeverisë Nano - uria, djeget, vrasjet dhe eksodet e vitit të zi ’91 f.3 “ Sukseset” e Qeverisë Nano - uria, djeget, vrasjet dhe eksodet e vitit të zi ’91 f.3

Shqipëria para shansit të madh

Konference shtypi e Sekretarit të Përgjithshëm të PDSH-së, zotit Tritan Shehu Dje paradite në selinë e PD-së Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, zoti Tritan Shehu së bashku me Nënkryetarin e PD-së zotin Ali Spahia, Sekretarin Politik zotin Ferdinand Xhaferi, Sekretarin për Marrëdhëniet Ndërkombëtare zotin Albert Brojka dhanë një konferencë shtypi, lidhur me vizitat e fundit të delegacionit të PDSH në Itali dhe Gjermani si dhe probleme te tjera të rëndësishme të politikës aktuale shqiptare. Në fillim zoti Tritan Shehu lexoi një komunikatë për shtyp: “Delegacioni i PD në dy javë pati mundësi, në bazë të ftesave të bëra, të realizojë dy vizita tepër të rëndësishme, në dy vende mike, anëtare të BE: në Itali Gjermani. Gjatë këtyre vizitave u arrit që në një kohë të shkurtër të zhvilloheshin bisedime me drejtues kryesorë të forcave politike më të rëndësishme të tyre, me nivele shumë të larta shtetërore si dhe drejtues të përfaqësuesve të masmedias. Gjatë qëndrimit dy ditor në Itali u takuam me z. Buglione, z. Fini, z. Casini, z. Caputo, z. Fassino, z. Andreata etj. Pra, takimet ishin Në Gjermani takimet dy ditore përfshinë politikanët e forcave kryesore politike të të gjithë spektrit që nga z. Hincke i CDU e deri tek z. Hofman i SPD, duke përfshirë Partinë Liberale, CSU, takimin e veçantë me z. Gensher e atë me z. Languth, Kryetar i Fondacionit Konrad Adenauer. Në Parlamentin Gjerman u ftuan nga Sekretari i Përgjithshëm i grupit të përbashkët parlamentar CDU - Neubert etj. Ajo që ishte dalluese kudo në bisedimet e zhvilluara në të dy vendet ishte mbështetja e plotë i Italisë, Gjermanisë për Shqipërinë, për zhvillimet e reformave demokratike të filluara, për inserimin e plotë të saj në strukturat europiane, ngs ajo do të vazhdojë rrugën e nisur, si dhe për një zgjidhje të çështjes së Kosovës brenda principeve demokratike. Socialistet do te ndëshkojnë privatizimin Kreu socialist është në fazën e përpunimit të plotë të teorisë së antiprivatizimit. Ai e ka shpallur atë në të gjitha mbledhjet dhe konferencat e Partisë Socialiste në rrethe. Ka mbetur ende pa u hartuar edhe mënyra se si do të funksionojë ligji i shtetëzimit. Natyrisht për këtë ka përvojë të bollshme dhe efikase në Shqipëri. Mjafton të rikthehemi në vitin 1946 dhe gjithçka është e gatshme. Ja si deklarohet në konferencën e tretë të Partisë Socialiste të Sarandës: Do të rishikojmë tërë procesin e privatizimit. Fanatikëve të Partisë Demokratike do tu marrim pronat. Po ashtu do të rishikojmë pasojat e nenit 24/1. Kjo nuk është vetëm direktivë e sektorit socialist të Sarandës por është një opsion i kreut socialist deklaruar në të gjitha konferencat e kësaj partie nëpër rrethe, e thënë disa herë me radhë në shtypin e tyre dhe po ashtu e përfaqësuar me së miri në programin elektoral që ata kanë paraqitur para disa kohësh. Kapitalizmi është në vendmendën e socialistëve deri në masën e shkallërimit të plotë të formacioneve që e stabilizojnë këtë rend. Shqiptarët që nuk e kanë jetuar 46 do të kenë rast të zhvendosin kalendarët e tyre pesëdhjetë vjet prapa sapo të hedhin votën e tyre për socialistët. Por nuk duhet harruar se një vit më pas ka ardhur ai që thirret “viti i racionit”. Socialistët nuk e tregojnë gjithë historinë. Deprivatizimi është filluar si një propagandë që fillimisht është drejtuar kundër fanatikëve të Partisë Demokratike. Kush janë “fanatikët”? Partia Demokratike ka pronësuar ish-pronarët, njerëzit e vjedhur nga regjimi komunist për dekada me radhë. Janë pronësuar fshatarët që kanë pasur prona të hershme dhe ata që nuk kanë pasur prona. Janë bërë privatizime me përparësi për ish-të burgosurit dhe të përndjekurit politikë. Atyre u janë dhënë prona dhe kompensime për shkak të dënimeve të diktaturës mbi ta. Qeverisja demokratike nuk i ka parë pronat në prona socialiste dhe në prona socialiste. (Termi i fundit në rastin e socializimit shqiptar nuk ka kuptim sepse ata njohin vetëm pronën shtetërore). Pronat dhe privatizimi nuk është ideologjizuar ashtu siç kërkohet nga kreu socialist të ideologjizohet arritja më e madhe e këtyre katër viteve. Reflektimi i problemeve sociale në fshat gjatë këtyre viteve është reduktuar për masë të konsiderueshme si rezultat i rikthimit të pronave. Po ashtu nga kthimi i pronave në qytete është zbutur papunësia dhe problemi i strehimit. Mbi të gjitha është realizuar liria e krijimit dhe e fitimit, llojet e reja të biznesit për shqiptarët, është shfaqur pasurimi si një dukuri normale për një vend kapitalist. Kështu gazetika e Partisë Demokratike mbeten të jenë pothuajse të gjithë shqiptarët. Elle me logjikën e socializmit që kanë bërë Italinë për të matur në favor të shtetit përsonal, fanatikë të Partisë Demokratike janë edhe anëtarë të Partisë Socialiste që jo vetëm janë bërë pronarë por edhe më shumë. Loja me pronën është loja me rendin. Nëse preket prona është prekur rendi kapitalist e ardhmja e Shqipërisë në ekonominë e tregut, e ardhme që reflektohet në rritjen e zhvillimit të vendit dhe në progresin e saj drejt integrimit në mjedhat europiane. Demokracia është një favor i barabartë për të gjithë. Tendenca për të kthyer në Shqipëri në favorizuarit dhe të përbuzurit është logjika marksiste e krijimit të klasave me diferenca sociale. kyçëse të forcave politike me të rëndësishme të tyre, me nivele e atë me z. Languth, Kryetar i Fondacionit Konrad Adenhauer. grupit të përbashkët parlamentar CDU - CSU. Takime mjaft të rëndësishme ishin dhe ato me Ministrin e Shtetit të bashkëpunimit ekonomik e zhvillimit z. Hardtl, me Drejtorin Politik të Ministrisë së Jashtme z. Buttiglione, etj. Pra, takimet ishin të plota në të gjithë spektrin politik italian të majtë, të qendrës së djathtë. Përveç këtyre u takuam me disa drejtues kryesorë të mass medias italiane. Tani me faktet për financimet serbe ndaj PS dhe “KJ” janë konfirmuar dhe transmetuar nga disa agjensi shtypi, gazeta e revista të mirënjohura në Evropë. Shumë fakte të tjera brenda vendit të bindin në vërtetësinë e akuzave ndaj PS dhe “KJ” prandaj gjithshka duhet të zbulohet shumë shpejt. (Vijon në faqen 2)

Ministri i jashtëm kroat Granic u prit nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha

Gjatë takimit u nënvizuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore që ekzistojnë midis dy vendeve tona, nevojën e zgjerimit dhe thellimit të tyre në të gjitha fushat. Ministri i Jashtëm kroat i solli Presidentit Berisha përshëndetjet e Presidentit të Kroacisë Tuxhman dhe theksoi se Kroacia mbështet respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë. Presidenti Berisha nga ana e tij shprehu mbështetjen e Shqipërisë për integrimin territorial të Kroacisë dhe i dërgoi Presidentit Tuxhman përshëndetjet e tij të përzemërta.

PD nuk mund të bashkëpunojë me

A është Arkani mbas fondeve të zeza socialiste?

Agjensia italiane e lajmeve Adnkronos jep një dyshim tjetër lidhur me financimet serbe për socialistët shqiptarë dhe gazetën “KJ”. Sot mbas këtyre fondeve të zeza mund të jetë ekstremisti cetnik serb Zeljko Raznjatoviç i quajtur “Komandant Arkani”. Shkruan agjensia italiane Adnkronos A është Arkani mbas fondeve të zeza socialiste? Agjensia italiane e lajmeve Adnkronos hedh një dyshim tjetër lidhur me financimet serbe për socialistët shqiptarë dhe gazetën “KJ”. Sot mbas këtyre fondeve të zeza mund të jetë ekstremisti cetnik serb Zeljko Raznjatoviç i quajtur “Komandant Arkani”. Adnokronos rishkruan faktet e financimeve serbe duke theksuar se sipas dokumenteve paratë shërbejnë për një komplot neokomunist me qëllim që të mbahet dominimi mbi Kosovë dhe në Shqipëri të rikthehen në pushtet komunistët.

PS financohet nga socialistët serbë

Skandali i financimeve serbe konfirmohet edhe nga një burim tjetër. Është Qerim Iliazi, kryetar i Partisë së Riperteritjes Serbe për Dragashin, që deklaron se prej burimeve private në Beograd ka mësuar se Partia Socialiste e Serbisë, financon Partinë Socialiste të Shqipërisë. Sipas BBC PS financohet nga socialistët serbë Janë burime nga Beogradi që konfirmojnë skandalin tronditës Skandali i financimeve serbe konfirmohet edhe nga një burim tjetër. Është Qerim Iliazi, kryetar i Partisë së Ripërteritjes Serbe për Dragashin, që deklaron se prej burimeve private në Beograd ka mësuar se Partia Socialiste e Serbisë, financon Partinë Socialiste të Shqipërisë. Këtë fakt, pohon Iliazi, ia kanë konfirmuar edhe disa miq të tij që i ka takuar në Prizren, që kanë lidhje të ngushta me Partinë Socialiste Shqiptare. Këtë lajm e ka bërë të njohur korrespondenti i BBC, Muharrem Nitaj.

PD nuk mund të bashkëpunojë në asnjë pikë me Frontin e Kuq

Siç informohemi nga PDSH, dje përfaqësuesit e PAD dhe PDK i kanë dorëzuar sekretarit për marrëdhënie me jashtë të PDSH z. Albert Brojka një kërkesë për të nënshkruar së bashku ftesën drejtuar Unionit Kristian Demokrat. Kjo kërkesë u refuzua nga z. Brojka i cili shpjegoi se PDSH ka marrëdhënie të rregullta, konstante e mjaft të mira me Unionin Kristian Demokrat. Këto marrëdhënie janë forcuar dhe në bazë të shërbimeve dhe vizitave që kanë bërë delegacione të ndryshme të PDSH por PDSH nuk pranon të nënshkruajë një kërkesë të përbashkët me PAD në një parti që kërkon të aderojë në organizmat europiane të qendrës dhe qendrës së djathtë por që në të njëjtën kohë brenda Shqipërisë ka aderuar në një front me ekstrem të majtë. PDSH nuk mund të bashkëpunojë në asnjë pikë me parti të Frontit të Kuq dhe ka bindjen që edhe Unioni Kristian Demokrat Europian kur të vihet në dijeni të këtyre fakteve do të refuzojë çdo kërkesë të PAD. Korresp i “RD”

Ç’bllokohet çështja e arit të grabitur në Luftën e Dytë

Nënshkruhet marrëveshja me palën franceze Vendi i vogël Ballkanik, Shqipëria do të marrë rezervat saj të arit, kapur gjermanëve nga aleatët, në kohën e Luftës së Dytë Botërore, dhe që u bllokua pas një incidenti ndërmjet Britanisë e Shqipërisë. Ministri shqiptar i financave, Dylber Vrioni, dhe ambasadori francez në Shqipëri, Lui Dominici, nënshkruan dje një marrëveshje për kthimin e arit, të mbajtur në kasafortat britanike për 52 vjet. Nga fundi i muajit tjetër ari do të kthehet në Shqipëri, deklaroi Vrioni, i cili e cilësoi marrëveshjen si një akt të rëndësishëm politik për Shqipërinë. “Kjo është një provë tjetër e ndarjes së Shqipërisë me të kaluarën e saj komuniste”, theksoi ai. Marrëveshja shënon mbylljen e një historie gjysmëshekullore të fatit të 2454 kilogramëve ar, të transportuar nga Roma, mbaheshin rezervuar në Gjermani prej gjermanëve, gjatë viti 1944. Ari më vonë ra në duart e aleatëve. Britania dhe SHBA-ja kanë firmosur marrëveshje të ngjashme me Shqipërinë respektivisht në vitin 1992 dhe 1995. Së bashku me Francën ato ishin pjesëtare të një komisioni trepalësh, të ngritur në vitin 1944, për të administruar arin shqiptar. Aleatët refuzuan ta kthenin arin, pas incidentit në kanalin e Korfuzit. Britania akuzoi regjimin e atëhershëm shqiptar për vendosjen e minave dhe në vitin 1949 Gjykata ndërkombëtare e Hagës konfirmoi përgjegjësinë e Shqipërisë. Për 50 vjet Shqipëria refuzoi ta pranonte fajin, por pas rënies së komunizmit, në vitin 1990, qeveria e re demokratike e Tiranës deklaroi se e pranonte vendimin e Gjykatës. Nënshkrimin e marrëveshjes së dyja palët e konsideruan edhe si akt politik.

Zhurma e disa gazetave për Fabrikën e cigareve në Durrës nuk ka asnjë reale

Sqarim i zëdhënësit të Ministrisë së Financave Zëdhënësja e shtypit në Ministrinë e Financave, lidhur me problemin e fabrikës së cigareve, Durrës sqaron: Ministria e Financave, prej kohësh ka ndjekur pretendimin e të dy palëve në konflikt, pronarëve dhe punonjësve të kësaj fabrike. Gjyqësia në përgjithësi për këtë fabrikë dhe pjesë të ish pronarëve është ende e hapur, e cila është lidhur e ka filluar punën. Bashkë me shqetësimin e tyre, Ministria pranë kësaj ndërmarrjeje, në mënyrë të veçantë i është drejtuar edhe punonjësve të saj për t’u informuar. Zhurma që bëhet në shtyp nuk ka asnjë reale.

22 Shkurt ’91-kujtese drejtësie

f.3