Fronti i kuq është tradhti ndaj demokracisë
Presidentit Berisha përshëndeti socialdemokratët
Me rastin e Kongresit të II-të të Partisë Socialdemokrate të Shqipërisë, Presidenti i Republikës, Sali Berisha i përshëndeti ata nëpërmjet një mesazhi që u lexua në një nga seancat e këtij kongresi.
Shpreh respektin tim të palëkundur dhe përgëzimet e mia, për socialdemokratët e Shqipërisë në të gjitha forcat e majta politike shqiptare, rolin e kontributin e tyre në zhvillimin e pluralizmit dhe një të majtë të moderuar me ideale socialdemokrate në Shqipëri, thuhet në mesazhin e Presidentit Berisha. Shpreh bindjen time, thekson Presidenti se socialdemokratët e vërtetë shqiptarë të të gjitha forcave të majta të vendit si trashëgimtarë të denjë të veprës së Mustafa Gjinishit, Sejfulla Malëshovës, Musine Kokalari[t?] dhe Tuk Jakovës, Peço Kაჯinit, Pajo Islamit dhe shumë e shumë të tjerëve që ranë, u burgosën, internuan, torturuan në kalvarin komunist për idealet e tyre socialdemokrate europiane do ta konsiderojnë si tradhëti të vërtetë ndaj demokracisë dhe vlerave të saj bashkëpunimin ndërmjet ekstremistëve të majtë të këtyre forcave, të cilët me frontin e kuq po përpiqen të përçajnë dhe projektojnë drejt viteve 2000 trashëgiminë makabre të PPSH-së dhe veglave të saj, përfundon Mesazhi i Presidentit Berisha drejtuar Kongresit të dytë të PSD.
Miratoni frontin e kuq!
Dokle dikton në kongresin e PSD-së
PSD - levë e Partisë Socialiste
Dokle dikton në kongresin e PSD-së Miratoni frontin e kuq! PSD - levë e Partisë Socialiste Baza nuk e njeh kryesinë e vet Baza e Partisë Socialiste po përdoret nga shtresa e mesme e kësaj partie që kryesisht përbëhet nga ish funksionarë të vjetër të nomenklaturës komuniste, ish/sigurimsa, ish/kryetarë kooperativash etj. Po në të njëjtën masë ajo shfrytëzohet edhe nga kryesia e Partisë që në ndryshim nga ajo shtresë e mesme ka në dorë edhe katalogun politik që i jep mundësi asaj që ta përdorë më shumë dhe në mënyrë publike. Në rastin e dialogut të drejtpërdrejtë me bazën kreu socialist heq lëkurën e gjarprit dhe sillet rreth tij deri sa vjen koha e largimit për në qendër. Që në atë çast harrohet baza dhe fillon jeta e kryesisë e cila përcakton tërë jetën e partisë duke synuar ruajtjen e pozicioneve në parti e mbi të gjitha të realizojë fitoren e një klani mbi një klan tjetër. Kjo është vetëm pjesa teknike e përdorjes së elektoratit socialist nga kryesia dhe nomenklatura e vjetër e administratës komuniste. Përdorimi fillon që në momentin kur merr përsipër drejtimin e kësaj partie një ish-ministër i brendshëm, përgjegjës për vrasjet e 2 Prillit në Shkodër. Kurse pjesa tjetër e kryesisë është ose e paligjshme në kryesi si rezultat i pjesëmarrjes në ushtrimin e genocidit gjatë diktaturës në formën e ushtrimit të posteve që i bënë përgjegjës për aktet e tyre ose në rastet e tjera si spiunë dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit. Ajo që ka mbledhur ata në drejtimin e partisë nuk ka qenë baza por ka qenë ish-udhëheqja komuniste që i ka emëruar. Pa plotësuar kriteret e mësipërme, për të ishin sa më afër shtresës së lartë komuniste për nga ngarkesa e ka emëruar. Pa plotësuar kriteret e mësipërme, pra të ishin sa më afër stresës së lartë komuniste për nga ngarkesa e krimit ata nuk do të vendoseshin në kryesinë e partisë. Pikërisht është kjo histori e krijimit të hierarkisë së Partisë Socialiste që ka skualifikuar forcat e partisë dhe ka vendosur edhe barometrat që tregojnë mbështetjen të ndryshme duke kaluar nga një shtresë në tjetrën. Diferencat e bazës së Partisë Socialiste me kreun e saj kohët e fundit janë evidentuar më shumë se çdo herë tjetër. Nuk ka munguar mbledhja nga radhët e saj dhe denoncimi i politikës së partisë nga drejtues të ndryshëm të socialistëve në rreth. Kjo është shfaqur sa herë ka patur rritje të presionit të qendrës ndaj bazës për të qenë më shumë e dëgjueshme. Kështu, merret vesh se largimi nga Partia Socialiste është një fenomen që ushtrohet në mënyrë permanente dhe rritet në progresion me rritjen e presionit të qendrës mbi bazën. Dy anët e veprimtarisë politike të kreut socialist nuk kanë kaluar pa u vënë re edhe nga baza. Njëra anë ka shprehur platformën e dëgjueshmërisë së bazës ndaj qendrës për pushtet dhe ruajtjen e klanizimeve brenda partisë. Baza tani është e gatshme të prerojë me programet që i afrohen më shumë asaj se sa me partinë që pret të sjellë si kryetarë komunash, ish-kryetarët e kooperativave. Baza nuk do të përfitojë asgjë ose ka për të marrë shumë më pak se ç’do funksionar i Partisë së Punës nëse Partia Socialiste do të merret se cilido merret pushtetin ndonjë ditë. E gjithë veprimtaria e kreut socialist suportohet me veprimtari të kundërgjegjshme të skelionit të tij të sigurisë, ishe-funksionarëve komunistë synon ruajtjen e një ngastre në politikën shqiptare që në rast të mundshëm ta thërrasë atë në pushtet. Demokracia në rajon e socialistëve është një përrallë. Shqetësimi i tyre nuk ka qenë dhe as nuk është demokracia por pushteti dhe sundimi.
Në përshëndetjen për kongresin e dytë të Partisë Socialdemokrate, një ndër drejtuesit kryesorë të PS-së, Namik Dokle kërkoi nga kongresi i socialdemokratëve të miratojnë frontin e kuq. Në diskutimin e tij vuri në dukje afinitetin mes partisë së tij dhe asaj socialdemokrate, afinitet që vihet re tek afëria mes programeve por edhe tek bashkëpunimi i madh që këto dy parti kanë pasur kohë e fundit. Dokle ka përmendur problemin e që kongresi të marrë për mbarë bashkëpunimin e mirë mes dy partive që të mos kishte asnjë pikëpyetje për angazhimin e socialdemokratëve në Frontin e Kuq. Kongresi juaj duhet të konfirmojë dobësi e kësaj ideje ka thënë Dokle.
Shtrimi i këtij problemi nga lideri socialist ka ardhur pasi Dokle i ka kujtuar indirekt se në politikë Gjinushi ka hyrë nga WC-të e Ramiz Alisë. Kjo do të thotë se ...
Sotke konfirmohet se ... socialdemokratëve të miratojnë ... në diskutimin e tij ai pasur kohët e fundit. Dokle ka përmendur problemin e Kushtetutës, organet e drejtësisë për të arritur tek problemi i fundit për këto dy parti, ai i Konventës së Drejtave të Njeriut. E gjithë kjo ishte në funksion të kërkesës së tij ...
Kupt. Kongresi juaj duhet të konfirmojë dobësinë e kësaj ideje ka thënë Dokle.
Shtrimi i këti e Ramiz Alisë. Kjo do të thotë se hija e tij në Frontin e Kuq nuk është ndonjë problem që duhet ta zgjidhë Gjinushi por thjeshtë një urdhër që vjen nga kreu socialist dhe duhet zbatuar.
MENTOR SHEHU
PS-ne e ka uzurpuar klani i diktatorëve
Intervistë me Ferdinand Xhaferrin sekretar politik i PD
Pyetje: Cili është raporti i forcave politike sot në Durrës dhe çfarë influence kane ato aktualisht te elektorati?
Përgjigje: Zgjedhjet e ardhshme vendimtare që do t’i fitojë Partia Demokratike. Kjo nuk ka të bëjë thjeshtë me një mendim tim si kryetari i PD-së për Durrësin dhe si sekretar politik i PDSH. Por këte e them në radhë të parë për faktin, duke marrë në konsideratë zhvillimet që kanë ndodhur në Durrës zor edhe ne të gjithë Shqipërine gjatë këtyre katër vjetëve të qeverisjes demokratike. Pra zhvillimet 4-vjeçare ekonomike dhe politike janë ato që kanë bindin në fitoren e thellë dhe të padiskutueshme të PD-së. Ristrukturimi i PD këtu në Durrës, forcimi i seksioneve dhe qartësimi i tyre për tre objektivat kryesore që janë: shpjegimi i atyre gjërave që kemi arritur; shpjegimi se çfarë përgjeson forca opozitare që kërkon të marrë pushtetin dhe vetëdëngjësimi i elektoratit për alternativën që ne përfaqësojmë dhe opcionet tona për Shqipërinë e viteve 2000. Pra duke e përqëndruar punë në këto tre piketa kryesore dhe duke pasur parasysh avancimet dhe atë çka është arritur mendojmë se zgjedhjet e ’96 do të fitohen thellë nga PD-ja. Ky nuk është thjesht opinioni im, por bindja dhe opsioni i shqiptarëve, e cilës intelektuale te këtij kombi, të cilët e shikojnë vazhdimin e rruges së nisur si shpëtim, ndërsa kthimin mbrapa si fatkeqësi, ne mos, duhet thënë fatalitet historik.
Pyetje: Sipas jush çfare e pengon PS ne rrugen e reformimit dhe perafimit te idealeve te socialdemokracisë europiane?
Përgjigje: Të flashësh për mos reformimin e PS-së duhet të kesh parasysh shumë aspekte. Ajo parti objektivisht nuk mund të reformohej. Kjo parti u formua me vendim, per te shpëtuar lëkuren e PP. Pra, pikënisht është nataliteti artificial i kesaj qe përcakton edhe fatalitetin e saj. Nëqoftëse se do te kërkonim një reformim të PS-së në kuptimin që ajo të paraqitet si forcë alternativë në radhë të parë duhet të fillonte reformimi i figurave. Në krye të PS janë po ata njerëz, të cilët kanë dëshmuar jo vetëm të kaluaren 50-vjeçare, por edhe pozicionin qe kane mbajtur duke kundërshtuar ne çdo hap sistemin demokratik. Pa ndryshimin e kryesise, pa
... (Vijon ne faqen 3)
Shqiperinë pa
(Vijon ne faqen 3)
PD ke në Durrës, lobinë e seksioneve të qeverisimit i tyre për të objektivat të qarta: më shumë që shpresojnë i tyre reformimi i figurave. Në një çështje të tillë kaluarën 50-vjeçare, por edhe pozicionin që kanë e kryesisë, pa
I mjeri Besnik Baraj
Një pseudodoktor i quajtur Besnik Baraj ka marrë përsipër me “vlerat” “ZF” të bëjë për intelektualë. “ZP” është ajo gazetë e pak kohë me parë e një mënyrë të tillë duke intelektualët bashkëqytetarë duke … Dhe si ky vendës të huaj? “ZF” kështu ka dalë i treguar intelektual, i cili përpara i të tregojë se të të shprehurit e mirë përgjatë intelektualët.
Në fakt në e parë nga pozicioni i tij Besnik Baraj ka qenë një … Është një gjë që …
… sot nuk mund të ngrejë më “vlerat” e tij intelektuale duke shpërndarë kolegët; nuk mund të marrë lituj shkencorë në bazë të denoncimeve të kolegëve të tij në fakultet, nuk mund të shkojë më jashtë vendit për të marrë shërbime si dikur, pasi ju është bërë funksionarëve të lartë të PPSH.
Njerëz si Baraj që janë mesuar të marrin përfitim e duke u përpjekur mbi fatkeqësinë që i shkaktojnë të tjerëve sot kanë vënë plotësisht për njëherë të zhgënjyer e të mjerë.
A.DAJTI
Shpërblimi i Thoma Gellçit
Pasi ka botuar 4156 pamflete kundër Berishës dhe 2035 artikuj në mbrojtje të Nanos, kryeredaktori i “ZP” Th.Gëllçi pret zëvendësimin
Mble dhja e kryesisë së PS që u zhvillua përpara disa ditësh me qëllim shkarkimin e Thoma Gellçit si kryeredaktor i “ZP” për arsye tashmë të njohura nuk ia arriti qëllimit. Sidoqoftë edhe pse Gëllçi i shpëtoi goditjes direkte nuk i shpëtoi përfundimisht shkarkimit. Këtë ditë ai është lënë në rolin e kryeredaktorit fallco pasi gjithë puna drejtohet nga të tjerë e sidomos nga K.Islami.
Ky ishte shpërblimi i Nanos dhe krerëve të PS për Thoma Gellçin. 4156 pamflete të botuara në “ZP” kundër Berishës për të cilat u aktivizuan penat më të zeza të diktaturës dhe Sigurimit të shtetit, (sipas porosive të partisë) Sofo Lazrat, Guro Zenelaj, Shaban Sinani, Hamdi Sallaku, Dokleviç, Dobroviç dhe një tufë fundërrinash të tjera, nuk ju morën në konsideratë Gëllçit. Edhe 2035 artikujt në mbrojtje të Nanos nuk morën shpërblimin tjetër përveç zëvendësimit të tij në postin e kryeredaktorit.
Në fakt Gëllçi ka dy probleme që e bëjnë të papranueshëm për kastën drejtuese të PS, ai “fatkeqësisht” përpara pluralizmit nuk nënshkroi për bashkëpunim në Sigurimin e Shtetit si dhe nuk ka qenë dhe nuk është anëtar i partisë për të cilën punon.
Kështu që mijrat e artikujve të Gëllçit nuk patën asnjë vlerë përpara këtyre dy faktorëve mjaft të rëndësishëm për krerët aktual të PS.
Mjaftoi një letër nga i biri i Bançës dhe Gëllçi i lau të gjitha shërbimet ashtu si mund të lahen shërbime të tilla.
E.PALOKA
Fotografi e një burri pranë shkrimit “ZP”.
Hipokrizi e Lesit
Komplot kundër Frangajt
Drejtori i gazetës “Koha Jonë” Nikollë Lesi ka lajmëruar largimin nga puna të korrespondentit të Sarandës që është anëtar i kryesisë së Partisë Socialiste të këtij rrethi si dhe korrespondentin e Shkodrës i cili është futur në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste. Po ashtu gjithë korrespondentët e “Koha Jonë” në rrethe të të përjashtohen nga stafi i gazetës nëse do të anëtarësohen në ndonjë parti politike.
Veprimi i Lesit është një shfaqje e hipokrizisë lidhur me pavarësinë e gazetës “Koha Jonë”. Nëpërmjet vendimit të padrejtë Lesi nuk mund të zbutë sadopak ndikimin apo komandën e Partisë Socialiste mbi gazetën e tij. Prania e forumeve drejtuese të Partisë Socialiste brenda stafit të Lesit mund të lexohet si prani e plotë e Lesit brenda Partisë Socialiste apo nomenklaturave të tyre të saj.
“Zëra brenda gazetës “Koha Jonë” thonë se drejtori Lesi kërcënon sulm e ka të drejtuar kryesisht ndaj kryeredaktorit të gazetës Aleksandër Frangaj, i cili është anëtar i Asamblesë së PAD-it dhe në të njëjtën kohë zotëron rreth 40 për qind të aksioneve të gazetës. Me këtë rast vendimi i tij është dy funksional, së pari investon në opinion sikur gazeta e tij po shkon drejt pavarësisë, dhe së dyti realizon edhe goditjen ndaj kryeredaktorit që ka në pronë afërsisht gjysmën e gazetës.
Seleksionimi i gazetarëve nga pikëpamja partiake është kundërshtuar nga Frangaj i cili më sa duket e ka të qartë edhe pjesën e kësaj nisme të Lesit që është kundër tij.
Megjithatë vendimi tani është në gjysmën e funksionimit të tij, pra vetëm për provincën. Për gazetat e Tiranës një pjesë e cilëve janë të angazhuar në partie politike, kryesisht në PS dhe PAD, vendimi do të merret të hënën. Priret ndëshkimi i Frangajt më shumë se pastrimi i gazetës nga partitë.
T. ÇELA
Thirrje partive politike të Shqipërisë
Partitë para përgjegjësisë historike
Forumi i Intelektualëve të Pavarur për denoncimin e krimeve të diktaturës enveriane e shikon zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri si ngjarje politike të një rëndësie të veçantë, ku partitë kanë përgjegjësi historike për të ardhmen e vendit dhe të kombit shqiptar.
Për zhvillimin paqësor dhe në kushte sa më normale të fushatës elektorale, të gjitha partitë politike duhet të mbështesin ligjin antigendocid të miratuar nga Kuvendi Popullor i cili ndikon për tensionimin e stabilizimin e jetës politike të vendit. Ajo duhet të pastrojë kryesitë e tyre dhe organet e tjera drejtuese nga njerëzit që përfshihen nga ky ligj.
Pjesëmarrja në fushatën elektorale e personave të implikuar drejtpërdrejt apo tërthorazi në krim, e ish punonjësve të sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorëve të tyre si dhe të atyre që me zell fanatik i kanë shërbyer diktaturës, të cilët nuk kanë njohur mjet tjetër përveç dhunës dhe krimi, do të rrisë së tepërmi tensionet shoqërore dhe politike në Shqipëri.
Tani, kur dita ditës po zbulohen dhe po denoncohen krimet monstruoze të tyre, ata janë bërë edhe më agresivë dhe me të rrezikshëm. Ata përpiqen të uzurpojnë kryesitë e partive dhe të tepërmi tensionet shoqërore dhe politike në Shqipëri.
Mbështetja që duhet t’i japin partitë politike kësaj thirrje do të ndikojë në forcimin e demokracisë dhe në stabilitetin e jetës shoqërore e politike të vendit si dhe në rritjen e prestigjit ndërkombëtar të Shqipërisë. diktaturës enveriane
Rikthimi i socialistëve do të ishte fatkeqësi
Intervistë dirigjentit të mirënjohur, Artistit të Popullit, Mustafa Krantja
f.3