01/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

1 mars 1996

Akt i tmerrshëm, gjakatar kunder njerezve te pafajshem

Letra e telegrame në të cilat shprehet indinjata e thellë për aktin terrorist, vazhdojnë të vijnë. Kështu Presidenti i SHBA Bill Klinton në një letër drejtuar Presidentit Berisha midis të tjerave shkruan: “Me trishti thellësisht kur dëgjova se një autobombë shpërtheu në kryeqytetin tuaj, më 26 shkurt, duke vrarë disa qytetarë dhe duke plagosur shumë të tjerë. Jam tronditur shumë nga ky akt i tmerrshëm, gjakatar, kundër njerëzve të pafajshëm. Në emër të Qeverisë së SHBA-së dhe popullit amerikan, më lejoni t’ju shpreh juve dhe popullit shqiptar simpatinë shumë të thellë dhe ngushëllimet nga zemra”. Presidenti i Turqisë, Sulejman Demirel ndër të tjera shkruan: “Turqia dënon me forcë këtë akt barbar terrorist. Ne besojmë se këto akte terrori janë një nga dhunimet e të drejtave të njeriut. Besojmë se lufta kundër tij duhet konsideruar si një përparësi nga Komuniteti Ndërkombëtar”. Presidenti i Greqisë, Konstantin Stefanopulos: “Thellësisht i tronditur nga lajmi i aktit terrorist ndaj njerëzve të pafajshëm, dua t’ju shpreh simpatinë. Suaj një emër të popullit grek, dhe timin personal ngushëllimet e sinqerta dhe simpatinë e thellë. Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Rifkind, shkruan: “U trondita kur mësova një sulm me autobombë në Tiranë. Ndaj trishtimin me ju. Ju lutem përcillni familjeve të atyre që u vranë ngushëllimet e sinqerta dhe urimet për shërim të shpejtë atyre që u plagosën. Gjithashtu telegrame ngushëllimi kanë dërguar dhe Partia Demokratike Popullore e Kosovës, Partia për Prosperitetin Demokratik, Sulejman Rexhepi në emër të Bashkësisë Islame të Republikës së Maqedonisë, Iljaz Ramajli, nga Zyra e Republikës së Kosovës, Bashkësia Shqiptare në Republikën e Kroacisë, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve në Kroaci.

Harta e perçarjes

Harta e botuar dje nga gazeta “Koha Jonë” ndante mes për mes Shqipërinë. Një iniciativë e tillë që nis nga selia qendrore e Partisë Socialiste dhe tregohet nëpërmjet gazetës së përdorur “Koha Jonë” thërriste shqiptarët me dy emra. Njëri është shqiptar përse nderisa i dyti jo. Atë mund ta dinë vetëm hartuesit e hartës që ndan përmes Shqipërinë. Mbi Shqipërinë kanë kaluar shumë harta dhe dhe nuk është kjo e para hartë që siç thekson gazeta që ka marrë përsipër botimin e saj. Të parat që u ndërtuan me bazë nocionin e ndarjes ishin hartat e vitit 1878, më pas ato të 1913 të cilat u ndoqën pastaj nga hartat e fundit të luftës ballkanike për të ndryshuar edhe njohjen pas Luftës së Dytë Botërore. Kjo është tradita e përpilimit të hartave mbi Shqipërinë që mund të ketë rëmbyer edhe vizatuesin e hartës së djeshme. Ndarje sipas kredibilitetit të një partie mund të ketë kudo dhe në çdo vend. Por për atë që kanë matur mundësi të njohin botën politike më shumë se botuesit e kësaj gazete, harta të tilla që ndajnë përgjysmë një vend nuk mund të ketë. Nuk mund të jetë të zemë tërë Elbasani për Partinë Socialiste ashtu siç nuk mund të jetë po ky qytet plotësisht me Partinë Demokratike. Ose nuk mund të jetë tërë Saranda me PBDNJ aq sa mund të thuhet se kjo parti nuk do të marrë asnjë votë në Gjirokastër. Kjo hartë nuk është harta e ndarjes politike të shqiptarëve por harta e ndarjes së shqiptarëve. Ndarja ka kufij të saktë dhe është përpiluar mbi konceptin më antishqiptar që viteve të fundit në Shqipëri, ndarjen Jug-Veri. Katër vite më parë po kjo gazetë ka shpërndarë fjalë për një konflikt mes jugorëve dhe veriorëve se me dhjeta intelektualë dhe gazetarë hodhën të ketë. Nuk mund të jetë antishqiptar të të tillë që me pasojat shpesh dhe dhjetra intelektualë dhe gazetarë hodhën poshtë një provokim të tillë për të lindur grindje mes shqiptarëve. Faktin që regjimi diktatorial e kishte lënë pas dore zhvillimin e Veriut të Shqipërisë deshën ta venë në funksion të çimentimit të idesë së forcat demokratike nuk janë për një Shqipëri demokratike por për një qeveri të fortë që do të sundojë toskërinë komuniste. Por zgjedhjet e 22 Marsit i dhanë fund ose të paktën detyruan heshtjen e zërave të tillë. Në disa rrethe të jugut Partia Demokratike dhe opozita e atëhershme fituan me rezultate të thella bile edhe më të thella se në disa rrethe të veriut. Por drejtuesit e kësaj gazete dhe udhëheqësit e tyre ish-komunistë nuk u lanë të hanoheshin. Ato çfarë kishin thënë para katër vjetësh u ngurtësuan në hartën me vija që zëvendësojnë lumin Shkumbin ku mbaron toskëria dhe fillon gegëria. Duket qesharake shkelja në përmasa të vogla e këtij kufiri socialist kur përfshin brenda tij edhe Matin me Mirditën. Natyrisht edhe me këtë shkelje nuk janë cenuar kufijtë e përcarjes që kanë vendosur socialistët aty dhe ditën kur humbi komunizmi në Shqipëri. Provokimi i njëjësisë së Shqipërisë ka efektet e krijimit të një lokalizmi politik të mbështetur në gjeografinë e vendit që mund të çojë te një përçarje kombëtare. Propogandimi nga socialistët se veriu me vone në përqasje kombëtare. Propogandimi nga socialistët se veriu është më demokratik dhe jugu me socialistët është në të njëjtën kohë edhe shprehje e frikës së tyre se jo vetëm në veri por edhe në jugun e pjesës së tyre nuk është e fortë. Largimi nga terminologjia politike dhe operimi i tyre si më propagandë tregon se ata mund ta mbështesin fushatën e tyre elektorale në elementë destruktivë dhe në një propagandë separatistë që mund të jetë me pasoja për stabilitetin e vendit. Pikërisht në faqet e kësaj gazete u hartuan strategjitë e krijimit të bllokut antikomunistëve në Shqipëri. Vetëm në këtë gazetë ata u thirrën si klika antikombëtare në Shqipëri. Vetëm në këtë gazetë siç e ka bërë shpjegojë me ironi nga një zë mirditor. Dicka pak a shumë siç e ka bërë ... në 92 Naim Doke që se kishte Kosoven në jug dhe betohej për të në Veri. Krijimi i distancës mes shqiptarëve jashtë kufijve të lashtë, më shumë edhe krijimi i distancës mes shqiptarëve brenda këtyre kufinjve. Në shembullin të antishqiptarëve nuk është e lehtë të bësh. Për këtë duhet ... që të mund të thuhet e të gjitha llojeve. Kështu qoftë ... “Koha Jonë” mund të thonë gjithë ditën se nuk ... përfaqësojnë nga serbët por nuk mund të thonë të anasjelltën e saj, se ata nuk i financojnë serbët.

Fronti i kuq ne veprim

Takim i fshehtë i krerëve të frontit të kuq Kjo fotografi është bërë gjatë një takimi gjysëm ilegal të krerëve të PS, PSD, PAD në një nga zyrat e Aleancës, mbas orës 23⁰⁰. Takimi është zhvilluar vetëm pak ditë përpara shpalljes të punimeve të Asamblesë, si PAD dhe Kongresit të PSD. Siç dihet të dy këto aktive vendosën për hapjen e PAD dhe PSD ndaj koalicioneve. Personat që janë caktuar prej forumeve përkatëse të bëjnë koalicionet si për PSD ashtu dhe për PAD ndodhen në tryezën që shihni në foto. Lexoni nesër në “RD” nga Edi Paloka çfarë është vendosur në këtë takim.

Gadishmëri për bashkëpunim të mëtejshëm

Presidenti Berisha priti Drejtorin e Përgjithshëm të UNESKO-s, z.Federiko Major Presidenti Berisha theksoi rëndësinë që paraqet për vendin tonë bashkëpunimi me UNESKO-n dhe falenderoi Drejtorin e Përgjithshëm, z.Major për ndihmën që kjo organizatë ka dhënë deri tani Shqipërisë. Ai tha se do të vlerësonte shumë rritjen e ndihmës dhe bashkëpunimit, sidomos në sektorin e arsimit pasi ky përbën një prioritet të madh të vendit pasi mosha mesatare e popullsisë është ndër më të ultat. Presidenti Berisha gjithashtu kërkoi atij të shikonte mundësinë e një projekti të tillë edhe për qytetin e Beratit. Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s, zoti Major shprehu gadishmërinë për të zhvilluar projekte të përbashkëta për arsimim, kulturën, specializimin teknik, menaxhimin, radiodifuzionin, internetin, turizmin dhe detin. Në lidhje me kërkesën e Presidentit Berisha për Beratin zoti Major tha se sipas raportit të specialistëve të tij qyteti përbënte një mrekulli të vërtetë dhe ai do të

Akti terrorist - atentat kunder demokracisë

Parlamenti nderon viktimat e terrorit të 26 shkurtit Po punohet intensivisht për të zbuluar autorët e krimit Nga raportimi i Ministrit te Brendshëm Agron Musaraj ne Kuvendin Popullor per aktin terrorist të 26 shkurtit 1996 f.3

Emigrantet shqiptare faktor i rëndësishëm miqësie midis dy popujve

Presidenti i Republikës Sali Berisha priti delegacionin grek Delegacioni grek i partisë “Demokracia e Re” u prit dje në orën 9.30 nga Presidenti i Republikës Sali Berisha. Presidenti shprehu kënaqësinë për përmirësimin e vazhdueshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve dhe bindjen e tij për perspektivën shumë të mirë të miqësisë dhe bashkëpunimit. E pres me interes dhe e konsideroj shumë të rëndësishme vizitën e ardhshme të presidentit Stefanopullos me të cilin unë kam marrëdhënie personale shumë të mira, nënvizoi Presidenti Berisha. Bashkëpunimi i dy vendeve tona është jo vetëm në interesin tonë por edhe në interes të paqes dhe stabilitetit të Rajonit. Ndihma që ka dhënë populli dhe qeveria greke emigrantëve shqiptarë dhe kontributi i tyre përbën një faktor shumë të rëndësishëm miqësie midis dy popujve dhe vendeve tona. Në vazhdim biseda u përqëndrua në rritjen dhe forcimin e bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë në të gjitha fushat përfshirë atë ekonomike bankare në vendin tonë etj.

PS e drejton grushti i hekurt i genocidistëve

Intervistë me zotin Bashkim Kopliku, anëtar i kryesisë së PDSH Në disa vende të Europës Lindore kanë ardhur në pushtet parti të majta, ish komuniste-revizioniste. Në asnjë vend nuk ka parti të majta, ish parti komunistë - staliniste. Po të vinte pushtet në Shqipëri, do të ishte rast unikal në Europë. f.4