02/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

2 mars 1996

Franca do të jetë përkrah jush

Mesazh i Presidentit të Francës Chirac drejtuar President Berisha Me rastin e vizitës së z.Rene Monory, President i Senatit Francez, ju përshëndes dhe ju siguroj për interesimin tim të thellë për cilësinë e marrëdhënieve franko-shqiptare. Franca do të jetë përkrah jush në përpjekjet tuaja për ndërtimin e ekonomisë së tregut dhe shtetit të së drejtës. Pikërisht në këtë frymë, për të lehtësuar dëmet e shkaktuara nga përmbytjet, kemi vendosur tu dërgojmë 3000 ton grurë ndihmë humanitare. Gjithashtu marrëveshja për arin është një hap tjetër i rëndësishëm. Orientimi europian i Shqipërisë ka patur dhe do të ketë mbështetjen e Francës. Ne ju mbështesim për hapjen e negociatave për marrëveshjen europiane me vendin tuaj. Jam i bindur se vizita e Presidentit të Senatit është ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet midis dy vendeve tona.

Kur lindi fronti i kuq

Ç’are u tha në takimin e fshehtë të krerëve të PS, PSD e PAD dhe PAD. Në një nga zyrat e gazetës Alenca pak ditë përpara se të mblidheshin asambleja e PAD dhe kongresi i PSD. Deri ku mund t’i shtyjë egoizmi ata që pretendojnë të jenë liderë të një populli! Lider partish që komplotojnë kundër partive të tyre absurditete të tilla perverse vetëm kokat e liderëve të majtë mund të zënë vend. Një natë shkurtit rreth orës 23, kur mendohej se në zyrat e gazetës “Alenaca” nuk gjendej më asnjë njeri disa nga liderët e PS, PSD dhe PAD (që janë dhe në foto) janë mbledhur pa njoftuar as krerët e tjerë të partive të tyre për të vendosur të ardhmen. Në “RD” një burim i brendshëm i PAD zbuloi pak kohë më parë planet e Cekës dhe Imamit për të hyrë në parlament por vetëm tani mësohet se gjithçka është vendosur atë natë shkurtit në zyrat e gazetës “Alenca”. Jo rastësisht shumica e personave të mbledhur në atë zyrë janë pikërisht ata që dijen prej ligjit antigendocid. Po çfarë u vendos konkretisht atë natë? Atë natë, mund të thuhet pa asnjë mëdyshje u vendos përfundimisht krijimi i atij që tashmë njihet si fronti i kuq. Vetëm një person i PAD nga të pranishmit në atë mbledhje kundërshtoi këtë vendim por pa sukses. Propozime nga më perverse dhe më të paimagjinueshme e bënë atë natë jo vetëm për mënyrat si duhej arritur qëllimi i tyre “fitorja” por dhe se si të kamuflohej koalicioni diskretues. Poshtërsia më e madhe qëndronte në faktin që koalicioni vendosur do t’ju mbahen i fshehtë në radhë të parë partive përkatëse dhe forumeve të tyre. Imagjinoni talljen e Imamit në asamblenë e PAD-së apo të Gjinushit, Milos e Apostol në kongresin e PSD kur shihnin se debatohej prej anëtarëve të tyre mbi gjëra që ishin vendosur më parë në takimin e fshehtë. Ironia vazhdon më tej kur pikërisht personat që organizuan takimin në zyrat e “Alencës” caktohen prej forumeve të tyre më të larta si negociator për koalicionet. Kështu Imami dhe Ceka u caktuan nga asambleja e PAD që të kryejnë bisedimet për koalicion. Po ashtu kongresi i PSD caktoi kryesinë (që nënkupton treshen Gjinushi, Apostoli, Milo) për të njëjtin qëllim. Farsa e krerëve të PAD vazhdoi me gjoja propozimin që ata i bënë PD për të diskutuar mbi një koalicion të mundshëm por tashmë njihen dhe kushtet absurde që ata vendosën me të vetmin qëllim që të mernin si përgjigje një “jo”. Po pse në takimin e fshehtë u vendos që koalicioni të mos shpallej menjëherë? Arsyet janë dy: E para ku të bëjë me akuzat që PD ju ka bërë PAD dhe PSD që përpara se të vendosoj konkretisht ta lavdëlon koalicionin i tyre me PS. E dyta që liderët me PAD vijnë nga jashtë kufijve të Shqipërisë. Krerët e PAD janë paralajmëruar me së njëherë se një koalicion i tyre me PS nuk do të shihej aspak me sy të mirë për edhe këtë ata ja kanë fshehur anëtarëve të tyre. Në takimin nuk kanë munguar dhe minikomplotet ndaj krerëve të tjerë të opozitës jo të pranishëm atë natë. Në qendër kanë qenë të njohurit si reformatorë për dikush nga PSD ka kërkuar edhe që PS të flijoje Ruçin kurse Imami ka shkuar deri tek Nano duke zbuluar padashtur një mungesë “simpatie” midis të dyve. Megjithatë në fund është vendosur plani që tashmë është publikuar në “RD”; koalicion PS, PSD, PAD me shpresën e një fitoreje, anulim i ligjit antigjenocid dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme për futun në Parlament gjenocistët. Është e çuditshme se si ka pranuar një kompromis të tillë PS ka siçla nisi vërtet do të fitonte nuk do të kishte asnjë interes të zhvillonte zgjedhje të parakohshme. Sidoqoftë PS i intereson një koalicion për të paraqitur përpara botës si e pranuar edhe paraqë mes të moderuarve, edhe se dy persona të PS që e vendosën kompromisin janë gjithashtu të interesuar personalisht në zhvillimin e zgjedhjeve të tjera të cilat do tu krijonin mundësinë e futjes në parlament mundësi që tani nuk e kanë. Ja pra çfarë u diskutua natën e shkurtit midis krerëve të ekstremit të majtë ose ndryshe krerëve frontit të kuq. SHËNIM: Njofjme se fotoja e takimit është botuar në “RD” pa autorizimin e autorit të saj i cili na ka kërkuar që ta evidentonim këtë fakt për arsyve të tij personale.

Enderrat e dështuara të PS

Duket se klani i Kastriot Islamit tani ka pozita të forta në kryesinë e Partisë Socialiste përderisa ka filluar të shpërndajë vesin e partisë së tij nëpër forca të tjera politike. Pas grushtit mbi drejtuesit e “ZP”-së dhe zëvendësimin e tyre me drejtues të shtypit komunist si Sofo Lazri, Shaban Sinani e të tjerë ai ka arritur të shmangë edhe disa konkurentë të tjerë brenda kryesisë bile gati i pavenojshëm edhe shefi i listave, Ruci, apo kryetari me korrespondencë i partisë, Fatos Nano. Atë çfarë e bën çdo ditë Partinë Socialiste ata kanë filluar ta endërrojnë edhe tek Partia Demokratike. Është ëndërr e hershme e Partisë Socialiste apo e Partisë së Punës që të shkatërrojë Partinë Demokratike. Në fillim këtë u munduan ta bënin nëpërmjet agjentëve të Sigurimit që arrinin të inkorporonin në parti në fillimet e saj. Ata ishin disa. Përqyen presiencën e Ramiz Alisë dhe më vonë edhe qeverisjen e tij. Spiunnëlku i tyre nuk mund të vazhdonte më tej pasi Partia Demokratike nuk ishte krijuar mbi një terren shpërnuesh për mbi një terren të pastër si studentët, të përndjekurit politikë, intelektualët dhe njerëzit e vuajtur. Kontigjenti ramizist u largua nga partia sapo e mori vesh se nuk mund të bënin më me mënyrat e Alisë dhe se nuk mund të shikonin më ... me mënyrat e Alisë dhe se nuk mund të shkonin më larg se sa kontributi i tyre ndaj shefit komunist. Ka qenë pikërisht kjo periudhë që detyroi edhe Ramiz Alinë të jepte dorëheqje e bashkë me të pak muaj më vonë të largoheshin edhe veç e veç nga Partia Demokratike. Kështu u realizua dështimi i madh i socialistëve për të mosprur Partinë Demokratike dhe për ta kthyer atë në një shtojcë të pushtetit komunist. Në këto ditë kur Partia Socialiste përjeton përçarjen më të madhe dhe rrjedhjen e elektoratit të vet përpiqet të krijojë alibinë se në Partinë Demokratike ka përçarje dhe se janë krijuar klane të cilat sipas socialistëve përpiqen të kapin territore sa më të mëdha brenda partisë. Kjo është një farsë. Partia Demokratike është një parti e mendimit demokratik dhe unitetin e saj nuk e bazon në dogma por në mendimin e lirë. Ajo ka krijuar fytyrën e vet në mënyrë të qartë dhe plotësisht të modernizuar në përshtatje me zhvillimet më të përparuara shqiptare. Ajo e bazon qëndrimin e saj brenda ekonomisë kapitaliste dhe integrimit në Evropë. Pra ajo nuk është në parametrat e mekanizmave meskinë për ruajtjen e karrigeve por në parametrat universalë të zhvillimit. Për të nuk është moto pushteti më shumë se sa demokracia dhe po ashtu për të nuk është ideal monolitizmi i verbër për bashkëpunimin krijues. Partia përballë nuk i njeh këto parime dhe nuk i është afruar ndonjëherë rrjedhës së kohës. Tradita e tyre vazhdon të përsërisë të mbledhjes e kryesisë së kësaj partie kanë mangut nga mbledhjet e Komitetit Qendror vetëm fjalën anëtarësim. Historitë më të klane mund të krijohen dhe janë krijuar vetëm në atë parti ku më shumë flitet për unitet se sa për mendim më shumë operohet me urdhëra se sa me objektiv. Vlera e unitetit qëndron tek arritjet që i sigurojnë vendi dhe politika dhe jo tek numri i njerëzve në një drejtim partie apo një tjetër po aq sa tek numri i figurave dhe genocidistëve që grumbullohen rreth vetes. Duket se Partia Socialiste po përpiqet të rehabilitojë përsëri skemat e Ramiz Alisë për përçarjen e partive të ndryshme dhe kryesisht të Partisë Demokratike. Sëkundja e saj mund të zhvillohet vetëm në një terren tipik socialist dhe jo në një terren demokratik. Ëndrrat e tyre për skenarëmit e kësaj partie ka marrë fund. Ajo sot është partia më e stabilizuar në Shqipëri dhe nuk trashëgon as një kompleks të së kaluarës dhe të tashmes. Ajo mban mbi vete suksesin e reformës ekonomike, sukseset e integrimit të Shqipërisë në Evropë, mbështetjen e një elektorati që e beson plotësisht atë dhe është gati t’i besojë prapë.

Konsolidim i marrëdhënieve shqiptaro-franceze

Presidenti Berisha priti Kryetarin e Senatit Francez Franca është pjesë e lirisë dhe demokracisë sonë pasi ajo i ka zhvilluar këto në Europë dhe ne na ndihmoi të përmbysim diktaturën komuniste dhe të zhvillojmë demokracinë, i tha Presidenti Berisha Kryetarit të Senatit Francez Monori, duke e falenderuar atë. Presidenti Berisha vlerësoi Traktatin e Miqësisë midis dy vendeve si një traktat që i shtyn përpara marrëdhëniet tona. Shqipëria është mirënohëse për mbështetjen që Franca i ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së ... time këtu dhe në të ardhmen do të vizitojë edhe vetë Shqipërinë. Ju jeni pjesë e Europës dhe do të ecni përpara në integrimin tuaj në institucionet europiane. Mesova që keni qenë më të mirët dhe më seriozët në bashkëpunimin me Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe ju keni arritur të ulni inflacionin duke ruajtur rritjen e lartë ekonomike, gjë që është vërtet për t’u përgëzuar. Tani detyra jonë është që t’i inkurajojmë investimet franceze dhe unë do të përpiqem veçanërisht për këtë. Në lidhje me zhvillimet në

Major: Mbështesim autoritetet tuaja demokratike dhe Presidentin

Zhvillimet demokratike, tha Presidenti Berisha Kryetarit të Senatit francez, ka dhënë Shqipërisë gjatë gjithë periudhës së zhvillimit të demokracisë e ekonomisë së tregut dhe se fundi për marrëveshjen për rikthimin të arit të kaluar gjatë Luftës si për sasinë e grurit që Franca i ka dhuruar Shqipërisë. Kryetari i Senatit Monori i solli Presidentit Berisha përshëndetje dhe një mesazh nga Presidenti Shirak, i cili, siç u shpreh ai, është shumë entuziast për vizitën keni qenë në të mirë të marrëdhënieve të ulni inflacionin duke ruajtur ritjet zhvillimet në rajon, Presidenti Berisha theksoi rolin esencial të Presidentit Shirak në kthimin e rrjedhjes së ngjarjeve në ish-Jugosllavi. Ai theksoi se qëndrimi i Europës dhe Francës duke inkurajuar Serbinë për të dialoguar në prani të një pale të tretë me Presidentin Rugova do të ishte një kontribut shumë i rëndësishëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Major: Mbështesim autoritetet tuaja demokratike dhe Presidentin UNESCO do ta mbështesë fuqimisht ndërtimin e demokracisë në Shqipëri, tha sot paradite në sallën e kryeministrisë, pas një takimi me kryeministrin Meksi Federiko Major, drejtori i përgjithshëm i UNESCO-s. Major dhe ministri i arsimit, Xhezair Teliti nënshkruan më pas memorandumin e mirëkuptimit midis UNESCO-s dhe Shqipërisë, si dhe një projekt në fushën e arsimit. UNESCO kërkon që i gjithë sistemi i Kombeve të Bashkuara të bashkohet me përpjekjet tuaja për ndërtimin e demokracisë. Në do të mbështesim autoritetet tuaja që kanë krijeshtim demokratike, duke filluar nga presidenti, tha Major në një intervistë të përbashkët me kryeministrin Meksi. UNESCO, ka ndihmuar dhe në të kaluarën, tha Kryeministri Meksi, por sot në kushtet e reja është fjala për një ndihmë konkrete që fillon me ristrukturimin e arsimit të lartë dhe të institucioneve shkencore, me bursa, bashkëpunimin për kërkime shkencore në shkollat e larta, për të pasur një suport real në transformimet rrënjësore të Shqipërisë. Kryeministri Meksi, që ka qenë një nga bursistët e UNESCO-s, i pyetur, se si do t’i integrojë Shqipëria programet e saj të zhvillimit me programet e UNESCO-s, u përgjigj: “Unë mendoj se protokolli i sotëm i marrëdhënieve, si dhe kontaktet që kanë ekzistuar e do të njihen më vonë me UNESCO-n, do të na ndihmojnë për të përballuar sfida e kohës. Major bashkë me kryeministrin rishikuan fushat e bashkëpunimit si në atë të kërkimit shkencor dhe arsimit të lartë. Pas kësaj vizite në mesditë Major u largua nga Shqipëria.

Mbështetje e madhe për shqiptarët

Ekskluzive e zotit Federiko Major, Drejtori i Përgjithshëm i UNESKO-s, për gazetën RD f.3

Fjala e zotit Rene Monory President i Senatit francez në Kuvendin Popullor

Shqipëria rifitoi të drejtën e së ardhmes f.3