05/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

5 mars 1996

Edhe në Spanjë triumfi i së djathtës

Përfundimi i jep “leksione” Lindjes Sipas rezultatit përfundimtar të Ministrisë së Brendshme spanjolle, Partia Popullore (e djathtë) ka fituar në zgjedhjet legjislative të së dielës me 38.85% të votave duke siguruar dhe 156 vende në kongres kundrejt 142 vendeve që ka siguruar Partia Socialiste. Ndërsa në senat PP-ja ka siguruar 111 vende kundrejt 81 vendeve të PS. “Të pastër, shëmbullore dhe të ndritur” e ka përkufizuar triumfin e Partisë Popullore ndaj socialistëve kreu i PP, 43-vjeçari Aznar, i cili pritet që shpejti të jetë kryeministri i ri i Spanjës duke zëvendësuar në këtë post kreun e socialistëve Filipe Gonzales. f.3

Pritet tronditje e madhe në kryesinë e PS

Letra e Nanos varrosi PS

Leksioni i Nanos nga burgu dhënë Gramoz Ruçit disa javë më parë ka zënë rënjë në zyrat e Partisë Socialiste në tërë parametrat e tij. Përçarja që po përjeton kryesia e Partisë Socialiste tani nuk është më një skemë por një aksion që po realizohet çdo ditë sipas mekanizmit të ndjeshjes së klaneve. Lista e Nanos me emra të miqve të tij tani është më pak se sa ajo çfarë ka ndodhur e po ndodh në kryesinë e Partisë. Në listë kërkohej shmangia e Namik Dokles dhe ai është në procesin e shmagies. Ndryshe nga herët e tjera kur drejtonte konferenca të shtypit kësaj radhe ai nuk ishte më i besueshëm. Po ashtu ka kohë që kryedaktor i “ZP” sillet si vegjetarian në gazetën ku i shkruhet emri si kryeredaktor. Tani ai nuk ka më asnjë të drejtë të komandojë dhe as të drejtojë. Kështu “ZP” i merr vitaminat nga Fronti i Kuq i propagandës të drejtuar nga Sofokli Lazri dhe Shaban Sinani. Një ditë korridoret e Partisë Socialiste në Tiranë do të murrosin edhe Luan Hajdaragën pasi paramunimi i është bërë që në burgun e Bençës. Intervistat e tij ku mungojnë përleshjet dhe fiziku i socialistëve ndryshe nga sa ndodh në fjaliemt e Ulqinit, Ruçit, Islamit e ndonjë tjetri e kanë madhitur para pak muajsh në fund të listës së anëtarëve të kryesisë. Tani mjafton edhe një bërryl i vogël që ai të mbetet pa kryesinë. Të tjerë anëtarë do ta “semurën” dhe për “arsye shëndetësore” do të lënë udhëheqjen e partisë. Apo ndonjë tjetër sepse është në listën e anëtarë do të “sëmuren” Apo ndonjë tjetër sepse është në listën e genocidistëve, bashkëpunëtori i Sigurimit apo ish ministrë që ka luajtur jo pak me aspirinat apo pakot e mishit që vinin për ndihmë në fillimet e ‘91. Selia e Partisë Socialiste pasi hoqi të pestët për shkak të tendencave reformuese që kishin, tani po përgatit kontigjentin tjetër që i ka shpëtuar në mbledhjen e votëbesimit të kryesisë. Klanet duket se tani kanë përcaktuar fort veten e tyre dhe se klani konservator i drejtuar nga Ruçi dhe Islami mbështetur fuqimisht edhe nga Bënça janë gati të zënë të vetmit kreun e partisë për t’i dhënë fund njëherë e mirë kokëçarjeve që mund t’i sjellin njerëzit që u kanë dalë nga brazda e tyre. Klanizmi si dukuri e tipar i socialistëve është në funksionin e tij të plotë. Me fitoren e klanit konservator është mundësia që klanet e tjera të shkrihen në një dhe për një kohë të shkurtër të dallohen qartë dy vija në Partinë Socialiste. Njëra vijë që nuk duron dot një kryepolic t’i drejtojë dhe tjetra që nuk duron dot ata që nuk durojnë kryepolicin. Kjo e fundit duke patur edhe mbështetjen e ordinierit Nano tani është në gjendje të deklimatizojë gjithë partinë dhe t’ia përshtatë anës së vet. Nëse është e mundur krijimi i vijave brenda partisë, të dy grupet përsëri do të kërkojnë koka të tjera që të hedhin në tepsi. Pasi origjina e klaneve të Partisë Socialiste nuk është aq shumë deviacione i ndonjërit nga programi se sa etja për një karrige apo post brenda partisë dhe në një qeverisje të mundshme edhe brenda qeverisë. Maleshëvizmi megjithëse është aktiv brenda kësaj partie ai nuk mbulon të gjitha kërcëfjet e drejtuesve të saj. Përsa i përket këtij tek të pestët dhe tek ndonjë që, rastësisht shpëtoi nga votat kundër, kur u bë vetëbesimi i kryesisë. Por maleshëvizmi nëse veproi ndaj Xhelimës e mund të veprojë ndaj Hajdaragës nuk mund të justifikojë izolimin e Dokles apo Pellumbit.

Një nga nënkryetarët e PS do të jape dorëheqje

Është lajmi i fundit që vjen nga brenda kryesisë së PS; një nga nënkryetarët socialistë pritet të japë këto ditë dorëheqje. Tashmë në PS përveç dy grupimeve kryesore, i fundamentalistëve dhe reformatorëve ekziston dhe lufta e klaneve brenda grupit konservator. Dorëheqja që pritet mendohet se lidhet pikërisht me luftën e këtyre klaneve. Me siguri që dorëheqja do të pasohet dhe nga arsyet e saj të cilat kuptohet nuk do të kenë asnjë lidhje me arsyet e vërteta. Megjithatë, sido që të justifikohet dorëheqja, ajo mbetet një goditje e rëndë për PS, sidomos po të shihet në rrjedhën e ngjarjeve të fundit. Atëherë pse ndodh një lëvizje e tillë? Kuptohet që forcat të cilat e bëjnë të detyrueshme këtë lëvizje qëndrojnë jashtë interesave politike të anëtarëve të thjeshtë të PS të cilët as nuk kanë një ide të thjeshtë se çfarë po ndodh në kryesinë e partisë së tyre. Ndërkaq, mësohet se në kryesinë e PS po bëhen përgatitje për të amortizuar goditjen që edhe njëherë del nga brenda. Në krye të grupit “amortizues” është vënë Kastriot Islami, ambiciet e të cilit për të dalë më lart nga ku qëndron tani po bëhen gjithnjë e më evidente në kryesinë e PS. A do të jetë në gjendje Islami ta amortizojë goditjen apo thjesht do përpiqet të përfitojë sa më shumë nga kjo gjë, këtë do e tregojnë ditët që vijnë. E.PALOKA

Prishtinë - Beograd dialog në praninë e një pale të tretë

Nga takimi Berisha - Rugova Dje në Presidencë, Presidenti i Republikës Sali Berisha priti Presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova. Presidenti Berisha e përgëzoi për marrjen e çmimit të paqes në Danimarkë dhe e cilësoi atë si vlerësim të opinionit danez për përpjekjet e Presidentit Rugova dhe gjithë shqiptarëve të Kosovës për zgjidhjen e problemit të tyre dhe si kontribut për procesin e paqes në rajon. Presidenti Rugova i shprehu Presidentit Berisha hidhërimin për ngjarjen e shëmtuar në supermarketin, në Tiranë, dhe me këtë rast ai u përcolli familjeve të viktimave ngushëllimet e tij të thella dhe u uron të plagosurve shërim të shpejtë. Presidenti Rugova përgëzoi për vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare për ritmet e reformës në Shqipëri dhe arritjet e saj. Gjithashtu të dy presidentët u ndalën në problemet e rajonit dhe në lidhje me problemin e Kosovës ata ritheksuan nevojën e fillimit të dialogut Prishtinë-Beograd në praninë e një pale të tretë si rrugë të domosdoshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Marrëdhëniet miqësore do të njohin zhvillime të reja

Presidenti Berisha uroi për fitoren në zgjedhje, Jose Maria Aznarin Presidenti i Republikës, Sali Berisha i dërgoi telegram urimi Kryetarit të Partisë Popullore të Spanjës, Jose Maria Aznar në të cilin ai e përgëzon për fitoren në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën më 3 mars 1996. Presidenti Berisha shprehu bindjen se marrëdhëniet miqësore midis dy popujve dhe vendeve tona do të njohin zhvillime të mëtejshme të rëndësishme.

Telegram ngushëllimi Presidentit izraelit Waicman dhe Kryeministrit Perez

Bindje se nuk do të ndërpritet procesi i paqes

Presidenti i Republikës, Sali Berisha i dërgoi një telegram ngushëllimi Presidentit të Izraelit Waicman dhe Kryeministrit Perez në të cilin dënon ashpër atentatin e fundit terrorist në Tel-Aviv duke shprehur bindjen e tij se akte të tilla nuk do të ndërpresin procesin e paqes. Ai u lut atyre t’u përcjellin ngushëllimet e tij familjeve të viktimave.

Shqipëria vendi i ringjalljes së besimit

Presidenti Berisha takon kryetarin e Përgjithshëm të Shoqërisë së Jezusit në Botë, Kolvenbach Dje Presidenti i Republikës Sali Berisha pati një takim me Kryetarin e Përgjithshëm të Shoqërisë së Jezusit në Botë, At Peter Hans Kolvenbach në të cilin u vlerësuan si ndihma e dhënë për ringjalljen e besimit në Shqipëri si dhe marrëdhëniet shumë të mira të vendosura me Vatikanin.

Lesi shpërdoron krijuesit

Mendja e pistë e Lesit mund të bëjë vetëm llogari të pista Lesi dhe Frangaj, botuesit e Gazetave “Aks” dhe “Sport express”, në një deklaratë të botuar të djelën, u shprehën se do ta ndërpresin botimin e këtyre dy gazetave, për shkak të kushteve të vështira, që ka krijuar represioni i shtetit ndaj tyre. Këta spekulatorë të njohur për veprimet e tyre, përpiqen ta sugjestionojnë opinionin me aktin e tyre brutal e të papërgjegjshëm, duke fajësuar për këtë shtetin. Pra mundësi është tepër i hollë dhe djallëzor, unanë të bindin njerëzit se shteti është përgjegjës për aktet e tyre dhe t’i bëjnë ata alergjikë ndaj tij. Por për të shpjeguar se çfarë spekulanti është botuesi Lesi mjafton të përmendim një fakt: duke e regjistruar gazetën “Koha Jonë” si revistë, Lesi i ka zgjedhur shtetit nga mospagimi i taksave një gazetë e tij dhe shumë të t’i kalon në të ardhura më dollare. Një akt i pastër korrupsioni ky, për të cilin duhet të përgjigjet dhe Lesi ashtu edhe personat që e kanë favorizuar. Po kështu janë të përgjegjshëm nga taksat edhe gazeta “Aks” dhe ajo “Sport express”, të cilat kurrsesi nuk mund të justifikohen si revista. Lesi tani kërcënon se do t’i mbyllë të dy

24 vjeçari Aleksander Frangaj - viktima e pare e ligjit per dosjet

Aleksandër Frangaj f.3

Terrorizmi - platformë e komunistëve

Bomba kunder Evropes Meta - djalloshi pa të ardhme f.3

Kreu i PS po formon Partinë Komuniste

f.3