Mbeshtetje e Shqiperise ne strukturat evropiane
Presidenti Berisha priti ministren Anjeli
Kosova problem madhor i krizës ballkanike
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ministren e Jashtme te Austrisë, dr. Benita Ferrero-Waldner, dhe delegacionin qe ajo kryesonte, ne kuadrin e vizitës zyrtare ne Shqipëri.
Pasi vlerësoi marrëdhëniet shume te mira te bashkëpunimit dypalesh te vendosura midis dy vendeve, Presidenti Berisha tha se Shqipëria i kushton rëndësi te veçantë zhvillimit te mëtejshëm te tyre. Ai theksoi se Austria, si nje vend me ndikim ne Bashkimin Evropian, ka qene dhe mbetet nje mbështetëse e fuqishme e Shqipërisë ne proceset e saj integruese ne strukturat evropiane.
Presidenti Berisha i vuri ne dukje ministrës Ferrero-Waldner se vendi ynë ka arritur një stabilitet politik, institucional dhe makroekonomik. Entuziazmi dhe mobilizimi i forcave te gjalla te vendit pas zbatimit te reformave demokratike e ekonomike mbetet i larte. Ai theksoi se liberalizimi i ekonomisë dhe privatizimi kane ecur me ritme te kënaqshme dhe kane krijuar kushte për rritjen e investimeve te huaja ne Shqipëri. Presidenti Berisha vuri ne dukje se qeveria shqiptare i konsideron investimet e huaja si nje faktor stimulues ne procesin e zhvillimit ekonomik te vendit.
Presidenti Berisha theksoi se kriza ballkanike me ne qendër Kosovën mbetet problemi me i mprehtë për stabilitetin rajonal dhe me gjerë. Ministrja Anjeli, siç shkruan ATSH, theksoi se zhvillimi ekonomik dhe rritja e një stabiliteti politik ne Shqipëri janë një fakt shume i rëndësishëm ne Ballkan, duke qene se Shqipëria është i vetmi faktor stabiliteti ne këtë rajon te trazuar. Ajo nënvizoi vlerësimet pozitive te Austrisë dhe te vendeve te Bashkimit Evropian për procesin e reformave demokratike dhe ekonomike ne Shqipëri. Duke folur për zhvillimet ne Kosovë, ministrja e Jashtme e Austrisë tha se qeveria austriake mendon se zgjidhja e çështjes se Kosovës me mjete paqësore është rruga e vetme.
Sot fillon ne Shqipëri turneu i ministrës Anjeli, i pari i një ministri te Jashtëm austriak ne vendin tone qysh prej rifitimit te pluralizmit politik. Gjate qendrimit ne Tiranë, ajo pati një takim me ministrin e Jashtëm, Alfred Serreqi, dhe pati bisedime ne format te zgjeruar me delegacionin që ajo kryeson dhe delegacionin e Ministrisë se Punëve te Jashtme te Republikës se Shqipërisë, kryesuar nga ministri i Jashtëm. Ministrja Ferrero-Waldner vizitoi gjithashtu dje ne mesdite qytetin e Durrësit. Sipas ATSH-së, ministrja e Jashtme austriake u shpreh se vendi i saj do te investoje me tepër ne Shqipëri.
Fantazma e Enverit drejton ne PS
Ne Kongresin e PS priten perplasje te medha
Provoja e katërt liberali do te thote eliminimi i tendencës me 2.7" minor", DOSH nënkryetar i PDSH
Ne Kongresin e PS priten perplasje te medha
Provoja e katërt liberali do te thote eliminimi i tendencës me 2.7" minor", DOSH nënkryetar i PDSH
F3
Jupe i bon pretendon Golemit [?]
Jupe i bon pretendencen Golemit
F3
Enveristet testojne bashkeket e Tepelenes
F3
Eki pro antoreseimit te Shqiperise ne marreveshjen e asocimit
F3
Vizite historike
Me 23 mars ne Tirane Presidenti grek Stefanopulos
Vizita e Presidentit te Republikës Greke ne Tiranë, Kostis Stefanopoulos, ka qene intensivisht e përgatitur me kujdes dhe me interes te veçante. Pjesë e këtyre përgatitjeve, ne kryeqytetin tonë kanë qene dhe vizita historike e presidentit grek ne Shqipëri. Për një periudhë gati 50-vjeçare, marrëdhëniet dypalëshe ishin te ngrira. Po, jo se çështjet thelbësore te tyre nuk ekzistonin. Përkundrazi, ato rëndonin seriozisht ne marrëdhëniet dypalëshe. Dy janë fushat kryesore ku janë akumuluar te ashtuquajturat “mina me sahat” ne marrëdhëniet tona me Greqinë. E para ka lidhje me çështjen e pakicës greke ne vendin tonë dhe e dyta me problemet çame, te cilat prej kohësh janë përfshirë ne një debat dhe frymëzime politike e mediatike ne te dy vendet. Këto probleme ne periudha te ndryshme kane marre përmasa te caktuara dhe kane prekur jo vetëm marrëdhëniet dypalëshe, por edhe rajonin.
Sot ato janë zbehur ndjeshëm, ndonëse jo plotesisht. Kjo jo se janë zgjidhur problemet, por me tepër si rrjedhojë e një klime me te përgjithshme mirekuptimi dhe bashkëpunimi. Edhe qeveritë e dy vendeve, edhe kancelaritë perëndimore kanë preferuar te imponojnë një debat realist për këto probleme. Janë krijuar kështu edhe ato piketa, te cilat do te shërbejnë si nisje e rrugës se zgjidhjes se tyre.
Presidenti grek Stefanopoulos do te qendroje dy dite ne Shqipëri dhe do te zhvilloje bisedime me autoritetet shqiptare ne nivele te ndryshme. Me pas do te takohet me krerët e partive politike. Behet fjale për fillime mjaft modeste ne negociatat dhe diskutimet për ato probleme madhore ende te pazgjidhura, por është e padiskutueshme se mes dy vendeve ne këto tri-katër vitet e fundit jane shënuar hapa te rëndësishëm. Falë ndihmës perëndimore ne reformimin e ekonomisë e te infrastrukturës se saj, janë mënjanuar shumë nga problemet dhe shqetësimet tradicionale qe deri dje ishin pjese e marrëdhënieve dypalëshe. Ka nisur procesi i liberalizimit te veprimtarisë tregtare e ne përgjithësi te komunikimit midis dy vendeve tona.
Është po kështu e rëndësishme se të dy popujt e kanë kuptuar, se nuk mund te kthehen ne luftë ftohte. Ballkani dhe Evropa me te cilat po integrohemi, nuk e lejojnë me një gjë te tille. Zhvillimet e dy tre viteve te fundit ne Shqipëri dhe ne Greqi kanë bërë te mundur qe ne prag te kësaj vizite te shtrihen ne tavolinën e bisedimeve disa nga problemet me serioze shqiptaro-greke. Testi me domethënës ishte ai qe kaloi me sukses shume i lakuari ligj i luftës. Sinoptikët e ecurisë se raporteve dypalëshe mund te përmendin edhe hapa te tjerë positive ne zgjidhjen e çështjes se pensioneve shqiptare ne Greqi dhe te çështjes se emigracionit.
Është ne interesin e te dy palëve qe të intensifikohet dialogu politik. Ende ne marrëdhëniet dypalëshe mbeten shume çështje te mëdha te pazgjidhura. Politika e shteteve anëtare te BE-së dhe e partnerëve te tjerë perëndimorë inkurajon një gjë te tille. Ne te njëjtën kohë, marrëdhëniet dypalëshe duhet te çlirohen nga përdorimi politik dhe mediatik. Sinoptikët e ecurisë së marrëdhënieve shqiptaro-greke kane nevojë për një diskutim te qetë. Presidenti grek pritet te kërkojë ne Tiranë paqe, jo me dosje dhe akte dokumentesh, qe ruajnë peshën dhe nervin e historisë, por me qetësi, durim dhe urtësi. Pastaj, me realizëm. Historia shqiptaro-greke ka qenë intensive dhe e trazuar, me hije e drite. Le ta lëmë kështu dhe te shohim ne te ardhmen. Ne ecim ne Europe, me dosje te çelura, por jo te skadonit [?].
Z. KONSTANDINOS STEFANOPULOS
U lind me 1926 ne Patra.
Mbaroi studimet universitare te drejtesisë ne Universitetin e Athinës dhe ne vitin 1954 mori diplomën universitare.
Karrierën politike
Ka qene deputet për here te pare deputet i Partisë “Bashkimi Radikal” (ERE) ne Ahai.
I pozicionuar ne rrjedhat e “neodemokracise” e cila u bashkua me ERE ne vitin 1977, ai u zgjodh deputet për here te pare ne Athine.
Ai filloi karrierën ne prononcimet e EAS Greqisë te viteve 1984-1985.
Është njeri me reputacion politik te madh dhe figurë politike e veçantë ne qeverinë e Karamanlisit si minister i Brendshëm, i Mirëqenies Sociale (shkurtor 1974-nentor 1976)
Minister i Presidencës (nentor 1976-1977)
Minister i Tregtisë (nenor 1977-korrik 1981).
Kalakulla ne fushate per PS-ne
“Nese PS-ja vjen ne pushtet nuk do te kete kthim prapa”, deklaron ai
F3
Albanian Airlines
:
TIRANË - SKUP - TIRANË
TË HËNËN DHE ÇDO TË DIELË TË MËRKURË DHE TË PREMTE
Nisja nga Tirana ora 14:00 mbërritja ne Shkup ora 15:30 me orën vendore me
Nisja nga Tirana ora 14:50
TIRANË - MILANO - TIRANË
Shqipëria e sotme fluturon nga ONC me avionë komodë nisi
te hënën dhe të premten në ore
TIRANË - DÜSSELDORF - TIRANË
Së shpejti do të hapim linjat ajrore me destinacione te Kanada
mënyrë te veçante Amerikën
TIRANË - SELANIK - TIRANË
Komodë me British Aerospace
TIRANË ora 16.10
TIRANA ora 15.40
Albanian Airlines
RITELLON FLUTURIMET!
Për informacione dhe prenotim ne zyrat e Tiranës Rruga e Durrësit 110
Tel/Fax: 42 25 25 & 25 16 11
Per informacione dhe prenotim ne zyrën e Athinës, 45 SINA STR. ATHENS GR 10672
Tel/Fax: 3639976-3639777
Kush eshte kunder meje eshte me Berishen
( Vijon ne faqen 10 )