20/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

20 mars 1996

Zgjedhje të drejta dhe të lira

Takim pune i Presidentit Berisha me prefektët e vendit Dje Presidenti i Republikës Sali Berisha thirri në një takim pune të gjithë prefektët e vendit si dhe sekretarët e tyre për të pushtetin lokal, zotin N[?]azi Kos[r?]astri. Në këtë takim Presidenti Berisha u shtroi drejt[?] prefektëve që të verifikojnë dhe nj[?]r herë me përgjegjësi të plotë listat e regjistrimit të popullatës i cili do të shërbejë si bazë e ndarjes së zonave të zgjedhjeve me qëllim që të shmangen tërësisht luhatjet e mëdha të numrit të popullsisë nga një zonë në një zonë tjetër, fenomen ky që në zgjedhjet parlamentare të vitit 1992 arriti shifrat nga 10-40 %. Zvogëlimi maksimal i këtyre luhatjeve, krahas lirësi së votës duhet të jenë tiparet kryesore të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare-th[?]ksoi Presidenti Berisha. Në takim u përcaktuan masa konkrete për realizimin e këtyre detyrave.

Akt mjesjetar i autoriteteve serbe

Serbët çojnë librat dhe dorëshkrimet e Rilindjes në fabrikën e letrës Drejtuesit serbë të ndërmarrjes gazetare, botuese Panorama, që kontrollohet nga serbët, urdhëruan dje që gjithë fondi i librave dhe i dorëshkrimeve të edicionit të rilindjes të hidhet nga pallati i shtypit. Lidhur me këtë vendim të Panoramës, reaguan disa gazetarë të Rilindjes, të cilët, më pas, u morën në pyetje nga policia, bën të ditur radio BBC. Ndërkohë këshilli i mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të njeriut në Prishtinë njofton, se të gjitha librat në Shqipëri, që gjendeshin në redaksinë e përmbytur Rilindja, janë nxjerrë jashtë, me thasë, dhe destinacioni i tyre i fundit do të jetë fabrika e letrës në Lipjan.

Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për ngritjen e sistemit të kreditimit në fshat

43 milionë marka për ndërtimin e aeroportit të Rinasit Progres i shpejtë dhe i madh i reformës në Shqipëri Presidenti Berisha priti Ministrin gjerman për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik z. Shpranger Jani i lumtur që shoh progresin e shpejtë dhe të madh të reformës në Shqipëri dhe për mua është kënaqësi e veçantë të vij për të vërtetën herë gjatë këtyre 4 viteve në vendin tuaj, i tha Ministri Shpranger Presidentit Berisha. Dua t’ju siguroj se Kancelari Kohl dhe qeveria gjermane janë të vendosur t’ju mbështesin plotësisht në politikën tuaj të mirëkëmbjes dhe për Marrëveshjen e Asociim-it me Bashkimin Europian, si dhe për të ndihmuar mirë riorganizimin e forcave të vlejtra, përgjejëse të dërmës dhe shkatërrimin të vendit tuaj. Ju jeni një mik i shquar i Shqipërisë dhe pjesëmarrës aktiv i arritjeve tona, i tha Presidenti Berisha Ministrit Shpranger. Dua t’ju shpreh mirënjohjen time të thellë juve dhe qeverisë gjermane për ndihmën e çmuar që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni. Presidenti Berisha i kërkoi Ministrit Shpranger ndihmën gjermane për ngritjen e sistemit të kreditimit për fermerët shqiptarë, kërkesë për plotësimin e së cilës Ministri Shpranger shprehu angazhimin e tij. Dua, gjithashtu, t’ju siguroj, tha Presidenti Berisha, se shqiptarët për perspektivë e tyre janë të vendosur t’i përkushtohen Perëndimit të tyre për rendërim. Unë kam gjithashtu kënaqësinë t’ju konfirmoj vendimin e qeverisë gjermane, dhe Ministri Shpranger, për të financiar ndërtimin e aeroportit të Rinasit me një shumë prej 43 milionë markash. Kryeministri Meksi priti dje pasdite ministrin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik të R[F?]Gj Gjermanisë Carl Dieter Spranger i cili mbrriti dje në vendin tonë për një vizitë dy ditore. Kryeministri Meksi duke e falenderuar mikun për ndihmën gjermane shpjegoi arritjet e reformës ekonomike: uljen e inflacionit, stabilitetin e monedhës e krijimin e kushteve lehtësuese për investime të huaja. Është shumë e rëndësishme të tregosh se çfarë është arritur, është gabim të jesh modest të organizohet mirë fushata elektorale duhet që të sqarohet njerëzit për atë që kjo qeveri e bërë gjatë këtyre kohëve tha z. Spranger. Forcat e majta në vend nuk kanë qenë përpjekje të marrin pushtetin dhe të kërkojnë privilegjet e tyre, tha Meksi duke shpjeguar situatën politike në prag të zgjedhjeve në Shqipëri. Ne synojmë fitoren në zgjedhje për të vazhduar rrugën e nisur, shtoi kryeministri Meksi. Këtër vit nuk janë të majtueshme për ne që trashëguam një shtet të centralizuar. Ne i morëm him kombunist të shpër[?]jes, tha Spranger. Ata janë si ata zjarrvënës që kërkojnë të shfaqen si zjarrfikës. Spranger theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria ka patur mbështetjen nga bankat të tjera banka (Vijon në faqen 3)

Enveristët përdorin PS-në

Lista e gjatë e dëshmimeve të PS në këto vite të ekzistencës së saj pas ndërrimit të emrit nëpërmjet një vendimi formal, rezultati i politikës konsekuente enveriste të kreut të saj të inkriminuar ka shkaktuar ankth dhe çoroditje deri në marrjezim midis enveristëve të grumbulluar e të strehuar brenda kësaj partie në kreun dhe strukturat e tjera të saj. Refuzimi që e majta demokratike i ka bërë kësaj partie dhe zgjedhimi i tentativave të tjeshta dhe elementeve reformatorë që shpresonin dhe aspironin për idealet e socialdemokracisë e rriten ndjeshëm tensionin brenda partisë. Klani enverist që ka uzurpuar realisht kreun dhe kontrollon partinë u frikësua dhe hartoi një strategji regresiste të mbështetur totalisht mbi enverizmin, duke sakrifikuar kështu reputacionin dhe të ardhmen e partisë. Elementët reformatorë të kësaj partie janë të margjinalizuar për partinë e tyre. Goditja e ashpër që iu bë grupit të malësorëve, sipas një skenari të hartuar me kujdes ishte paralajmërimi i parë serioz për rrezikun real që paraqesin hoxhistët jo vetëm për Partinë Socialiste e cila vazhdon të mbetet një vazhduese e rëndomtë e politikës dhe taktikave të PS-së por edhe për të ardhmen e demokracisë dhe të Shqipërisë. Përgatitja për kongresin e 11 të kësaj partie dhe ato për fushatën elektorale të pranverës e sivjetshme, dëshmoan qartazi se kreu i kësaj partie po synon ta përdor partinë si mburojë. Ky klan enveristësh ka një rrjetje patologjike për demokracinë. Partinë Demokratike dhe Presidentin Berisha dhe orientimin properëndimor dhe euroatlantik të Shqipërisë. Pikërisht që të lehtësohet mundësia e përdorimit të partisë nga klani Nano-Ruçi ata filluan të përpilojnë listat me elementë enveristë, ish-funksionarë të lartë të PP-së dhe vulletarë të shoqatave të Enverit si dhe elementë të tjerë të inkriminuar, të cilët janë krejtësisht nën kontrollin e ish-shefit të policisë sekrete komuniste, Ruçi. Është kjo strategji që në listat e kandidatëve për deputet të PS-së të dominojnë enveristë dhe çunakët, duke e fryrë rëndë me këtë akt elctoratin shqiptar dhe duke qenë përgëjshmon diktatorin Hoxha dhe komunizmin si doktrinë shkatërrimtare. Është kjo strategji duke e klanit enverist në kreun e PS-së që edhe delegatë për në kongresin e njëmbëdhjetë të kësaj partie janë seleksionuar mbi kriterin e enverizmit të tyre. Po për arsye të thjeshtë se duke patur shumicën në sallë klani i Ruçit mendon të amortizojë reformatoret dhe të ushtrojë diktatin e tij, duke e mundur përfundimisht rezistencën e tyre. Reformatorët pritet të bëjnë një rezistencë të ashpër, ndoshta deri në shkëputje përfundimtare. Këtë rezistencë kanë paralajmëruar edhe enveristët të trembur nga frika e humbjes në Kongres e ata nxituan ta shpallin Nanon “qytetar nderi” në Tepelenë. Një lëvizje e tillë taktike ishte një kërcënim i hapur për reformatorët dhe të gjithë ata që ndjehen të pa kënaqur nga kreu aktual i partisë. Ndërkaq të gjithë ata në mbledhjen e këshillit drejtues dhe të grupit parlamentar ta ruajnë këtë karrierë hapur nën deklarimin se kush del kundra tij është me Berishën. Këtë Ruçi bën si t’ia dojë, vendos për përdor partinë deri në fund për interesat e veta me çdo kusht, me çdo çmim.

Presidenti Berisha i kërkoi Ministrit Shpranger ndihmën gjermane për ngritjen e sistemit të kreditimit për fermerët shqiptarë.

Marksi për shqiptarët:

“Arnautët janë pjesërisht të krishterë të ritit ortodoks dhe pjesërisht muslimanë. Duke gjykuar për aq sa i njohim janë shumё pak të përgëritur për t’u qytetëruar. Përjetë e tyre gabimet duhet të detyrojnë çdo qeveri që të mbajë ata në një rresht të rreptë ushtarake për deri sa përparimi industrial në vendet fqinje të mos u sigurojë punë atyre si d[r?]eprës e ujëbërës. “Nuk mund të mohohet fakti se gadishulli i quajtur zakonisht Turki europiane është pasuri natyrore e trashëguar nga stërgjyshërit e racës së sllavëve të jugut. Ata zotërojnë atë tokë që prej 12 shekujsh. Pa marrë parasysh atë pak popullsi që rrjedhin nga rrënjë sllave, por që kanë përvetësuar gjuhën greke, rivalë të sllavëve janë vetëm arnautët barbarë ose turqit, të cilët prej kohësh janë dënuar si kundërshtarët më të egër të çdo përparimi. Përkundrazi sllavët e jugut janë të vetmit bartës të qytetërimit në pjesët e brendshme të vendit”. KARL MARKS K. Marx - F. Engels Gesamtausgabe Band 12, Dietz Verlag - Berlin 1984 Fage 73, rreshti 5 - 10, faqe 94, rreshti 20 - 28 Nr. vendit P 461/2B Karl Marks dhe Friedrich Engels

SPRANGER: Ne i njohim ish-komunistët, zjarrvënësit kërkojnë të dalin si zjarrfikës

Nga takimi Meksi - Spranger Kryeministri Meksi priti dje pasdite ministrin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik të Gjermanisë Carl Dieter Sprager i cili mbërriti dje në vendin tonë për një vizitë dy ditore.

Në Tiranë 55 përqind e votuesve pro PD-së

Sipas Eurobarometrit Votuesit e kryeqytetit janë pozicionuar bindshëm pro PD-së. Kjo e dhënë nuk del nga zyrat apo testues militantë, por është nxjerrë nga rezultatet e Eurobarometrit për partitë politike. Në kryeqytet PD fiton 55 përqind të votave, ndërsa PS-ja vetëm 11 përqind kështu thuhet në të dhënat e Eurobarometrit. Në zonat e tjera kryeqyteti janë shpërndarë pro PD-së 48% të të anketuarve ndërsa për PS-në vetëm 17 %. Janë këto shifra që shprehin më së miri punën dhe arritjet spektakolare të këtyre katër viteve të qeverisjes së PD-së si dhe optimizmin dhe mbështetjen që kjo forcë politike gëzon në kryeqytet, ku është përqëndruar pothuajse një e gjashta e popullsisë së vendit. Tirana pritet si shprehja më të rëndësishme të PD-së dhe socializmit të rrëzoh[e?] të gjitha tezimet absurd duke mbështetur bindshëm PD-në me bindjen e plotë se kjo është forca politike më dinjitoze që Shqipërinë drejt Perëndimit duke e hapur portën e shekullit të ri me një Shqipëri të rindërtuar e transformuar.

“Nderi” i Nanos në gjyq

Kërkohet anulimi i vendimit të Këshillit Bashkiak të Tepelenës f.3

PD - Parti e Evropës

Aktiv i zgjeruar i Degës së PD-së Dibër Fjala e Sekretarit të përgjithshëm të PDSH, z. Tritan Shehu f.2

VITI I VI I BOTIMIT Nr. 66 (1212) E MERKURE 20 mars 1996 Nr i faqëve 8 ÇMIMI 10 LEKË 1000 lireta it. 200 drahmi

Pëllumbi për Marksin:

Marksi i ka thënë këto para njëqind e ca vjetësh. Nuk më duket se ka shumë rëndësi