23/03/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

23 mars 1996

Stefanopullos përfundoi vizitën e tij në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Greqisë Kostandin Stefanopullos përfundoi vizitën e tij dy ditore në Shqipëri dhe dje pasdite u nis për në Athinë. Në aeroportin e Rinasit për të përcjellë Presidentin e Greqisë kishin dalë Presidenti i Republikës Sali Berisha. Anëtarë të qeverisë, ishte i pranishëm edhe ambasadori i Greqisë në Tiranë Kristo Caligis. Gjatë kësaj vizite u nënshkrua traktati i miqësisë bashkëpunimit fqinjësisë së mirë dhe sigurisë i cili hap një kapitull të ri në marrëdhëniet midis të dy vendeve.

Komunizmi shkatërroi institucionet fetare por jo besimin

Festohet dita e Nevruzit Presidenti Berisha uron bektashijtë f.2

120 mijë qytetarë të Tiranës festojnë lirinë

Festime me rastin e 22 marsit, fitores së demokracisë 22 marsi dita e lirisë 22 marsi 1992 është dita e lirisë dhe e vdekjes së diktaturës. Katër vjet më parë shqiptarët nëpërmjet votës së lirë i dhanë fund varfërisë ekstreme, izolimit të gjatë, shtypjes së çdo të drejte dhe lirive njerëzore. Qytetari shqiptar qe kthyer në një skllav të pazë me mekanizmin anti njerëzor të shtetit komunist, i pashëmmbull në Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore. Sot pas katër vjetësh të drejtimit të PD dhe qeverisë së saj, shqiptarët jetojnë më mirë. Ato provuan se njeriu i lirë mund të kompensojë kohën e humbur, duke ndërtuar identitetin e tij të shumanshëm si çdo qytetar tjetër i Evropës. — “Kurrë në historinë tonë nuk kemi ecur më drejt dhe më shpejt dhe në mënyrë më të qëndrueshme”, ka thënë Presidenti Berisha, sa në këto katër vjet. Shqipëria, ndryshe nga shumë vende me demokraci të reja, pati një stabilitet - me bazë lidhjet e lirisë. U ndërtuan institucionet e reja të shtetit ligjor, dhe ekonomisë së tregut. Për herë të parë Shqipëria u bë me pushtet lokal dhe qendrori të zgjedhur me votën e lirë. U zëvendësua legjislacioni i vjetër me legjislacionin e ri dhe u krijuan institucionet e shtetit ligjor, sipas standarteve evropiane. U reformua administrata e mbushur me aparatëçikë, duke ardhur në vend të saj specialistë dhe ekspertë të shquar. Në këta katër vjet të qeverisjes së PD, reforma ekonomike ringjalli ekonominë e vendit, mbi bazën e tregut. U krijuan mbi 800 mijë familje pronare dhe treg i njëjtë me vendet e tjera. Leku tregoi stabilitetin e tij. Të ardhurat për frymë u katërfishuan. Shqipëria nga një vend i hiperkolektivizimit, hiperozilimit, hiperinflacionit dhe anarkisë, sot është vendi me një makroekonomi stabile, me një Me rastin e përkujtimit të 22 marsit, 4-vjetorit të ditës së fitores së demokracisë, dega e PDSH dhe Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me RTVSH organizuan dje paradite një sërë ceremonish festive të titulluara “Pranvera Demokratike”. Ceremonitë festive nisën me stafetën e pishtarit të demokracisë, në sheshin Demokracia në qytetin Studenti u ndez pishtari, prej nga ku grupe të rinjsh me duar flamuj, kaluan në rrugën përgjatë liceut rate, një grup skautistësh kishin ngritur çadrat e tyre, ndërsa një grup vullnetarësh të vegjël të veshur me kostume popullore kërcenin. Prej këtej festimet u spostuan drejt amfiteatrit veror në kodrat e liqenit artificial për të ndjekur koncertin e madh festiv. Me këtë rast këtu qe hapur dhe një panair, me njësitë tregtare të së cilit kishte shumë frekuentues. Sot për herë të parë shoqata e detplanistëve organizoi fluturime me deltaplan mbi kodrat e liqenit. Në mesditës erdhi për të marrë pjesë në këtë koncert edhe Presidenti i Republikës, Sali Berisha bashkë me bashkëshorten, si dhe kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori dhe përfaqësues të partive politike. Në koncert u interpretuan pjesë muzikore nga grupet më të njohur dhe këngëtarë me emër, si dhe mjaft numra humoristikë. Nëse forumi rinor i PDSH dhe RTVSH do të organizojnë në pallatin e Kongreseve, spektaklin Vizion 2000 me grupet dhe emrat më të njohur të muzikës, koreografisë, humorit dhe skenës. sipas standarteve europiane. U reformua administrata e mbushur me aparatçikë, shquar. Në këto u katërfishuan. Shqipëria nga një vend i hiperkolektivizimit, hiperozilit, hiperinflacionit dhe supereksodit, sot është vendi me një makroekonomi stabile, me një inflacion vjetor prej 6% dhe rritje ekonomike vjetore 10%, me një sektor privat që jep 70% të prodhimit të brendshëm bruto, me një tregti që zhvillohet 82% me vendet e BE. Sot pas katër vjetësh qeverisje të PD, shqiptarët pas pesëdhjetë vjetësh u bënë pronarë. Të ardhurat për frymë u katërfishuan. U kryen investime të mëdha për përmirësimin e jetës së individit dhe çdo të parës 25 vjet të marra së bashku. U dhanë rreth 220 mijë apartamente falas u investuan rreth 160 milion dollarë për përmirësimin e furnizimit me ujë dhe energji elektrike. U ruajt shërbimi shëndetësor, u bë java pesëditëshe e punës dhe mjaft masa të tjera me karakter social. 22 marsi i vitit 1992, ndau du e hapa, hapi për shqiptarët portat e lirisë. Në katër vjet, PD realizoi premtimet e dhëna Shqipëtarëve dhe të pasqyruara në programin e saj. U realizua hapa e vendit. Antarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës, Partneritetin për Paqe, Nismën e Europës Qëndrore dhe Nismën e Detit të Zi. U vendosën lidhje të ngushta miqësore me vendet e Europës Perëndimore, SHBA, etj. PD u pranua në strukturat e njohura Europiane si ECDU dhe EDU. Pra u realizua mesazhi i madh i Revolucionit Demokratik që pat çuar në fitoren e 22 marsit 1992: “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Pra Shqipëria u inserua në Europë, gjë tjetër katër vjetë qeverisë së PD, qeveria dhe shteti shqiptar u ndëshhën jo vetëm me prapambetjen e vendit, por me një opozitë destruktive, marksiste dhe të komanduar nga një shtet i ish-policisë sekrete. Ata u përpoqën të mundnin shtetin demokratik, por në fakt dështuan në fundin e tyre të mbyllur në “Frontin e Kuq” të izoluar dhe përbuzur nga bota dhe vetë shqiptarët. Për katër vjet që do të vijë PD ka prezantuar alternativën më të sigurtë për Shqiptarët, për të ardhmen e tyre dhe të vendit. Krahas punësimit, rritjes së pagave dhe pensioneve synojmë aty të jetë PD do përmirësimit kryesisht përmirësime të rëndësishme në fushën e Arsimit, Kujdesit Shëndetësor dhe Kulturës. Liria është porta e demokracisë. Për këtë arsye beteja e ’96 është betejë për demokracinë dhe konsolidimin e saj, për prosperitetin dhe realizimin e tij, për integrimin përfundimtar të vendit në Europë. Ja pse Shqipërisë i duhet përsëri një 22 mars tjetër fitoreje, ç’ka PD është e vendosur ta garantojë. Demokracia në qytetin Studenti. me duar flamuj, kaluan në rrugën përgjatë liceut artistik drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” për në qendër të Tiranës. Fitorja e Partisë Demokratike lidhet ngushtë me qytetin Studenti, nga ku filloi lëvizja studentore që çoi në përmbysjen e diktaturës komuniste. Me të festimet u spostuan në sheshin Skënderbej, ku mijëra qytetarë tiranas kishin rrethuar sheshin në të cilin u zhvillua një manifestim sportiv nga shkollat tetëvjeçare të kryeqytetit. U zhvilluan gara me patina, biçikleta, e vrapime, ndërkohë që në vendet e dukshme të sheshit zhvilloheshin lojëra me dorë, si dhe futboll, ka-

PS - Poseduese e testamentit të vjetër

Reminishencat e një të kaluare të hidhur, ose farsa e përsëritjes së ngjarjeve të shëmtuara historike. Të pretendosh të mbash Marks(in) akoma në krye të ideologjive filozofive udhëheqëse të një partie, në një vend ku filozofia e të cilit ndikoi barbarisht në varfërin e tij totale, ekonomike e shpirtërore, do të thotë të kesh nostalgji jo vetëm për Marksin e marksizmin por edhe për Hoxhën e hoxhizmin f.4

Të dëgjojmë me vëmendje mësimin e historisë

f.3

Stina e braktisjes së PS-së - ose kongresi i agonisë

Baza e PS-së nuk pranon të përdoret nga enveristët f.3

Konfirmon përcarjen e PS

Një ditë para Kongresit Gëlçi i “ZP” Konfirmon përcarjen e PS Kush do të fitojë Zoti apo shoku ?! f.3

Kryetari i PS-së ushtron terror ndaj bashkëfshatarëve të tij

Mallakastër: Kryetari i PS-së ushtron terror ndaj bashkëfshatarëve të tij ZP-ja falëson shtetin pse bën boks shefi i socialistëve në rreth Ulliri - bima e paqes, nxit sherrin f.3