Të dielën në Tiranë
Perri do të mbërrijë të dielën në kryeqytetin e Shqipërisë Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Mbrojtjes të vendeve të Ballkanit të jugut. Që synon të rrisë bashkëpunimin në fushën e sigurimit në rajon. Në të do të marrin pjesë ministrat e Mbrojtjes të Shqipërisë, Turqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë ndërsa Greqia ka refuzuar pjesëmarrjen.
Shqipëria një nga vendet e Europës Lindore me linjën më të ashpër komuniste, tani po kërkon me entuziazëm t’i hyjë në zemër Europës.
Shqipëria më shumë se gjithçka tjetër dëshiron që të kuptojmë se ajo dëshiron të jetë pjesë e Europës Perëndimore vuri në dukje zyrtari.
Domenico Corcione
Siç njofton ambasada italiane, ditën e dielë më 31 mars 1996 vjen në Tiranë ministri Italian i Mbrojtjes gjenerali Domeniko Corcione, i ftuar nga homologu i tij shqiptar Safet Zhulali. Corcione do të vijë në Tiranë në kuadër të bashkëpunimit bilateral shqiptaro - italian në fushën e mbrojtjes, si dhe për vendeve ballkanike që do të zhvillohet në kryeqytetin e Shqipërisë.
Ky parlament i dha vendit stabilitetin politik
Mesazh i Presidentit Berisha
Parlamenti i reformës
Dje Parlamenti shqiptar mbylli punimet e tij katërvjeçare. Ka qenë periudhë e ngjeshur pune për të krijuar legjislacionin e ri shqiptar, legjislacion demokratik, ligjet e së drejtës dhe zhvillimit të Shqipërisë.
Si parlament që vinte menjëherë pas një dominancë të mëparshme ish-komuniste kishte për detyrë të krijonte imazhin legjislativ të një Shqipërie që kishte vendosur përfundimisht rrugën e saj drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut, drejt lirive dhe të drejtave.
Parlamenti që sapo përfundoi i dha Shqipërisë pamjen e një shteti ligjor dhe krijoi fytyrën evropiane të strukturave ekonomike, politike, të vendit. Ligjet e miratuara prej tij kanë hedhur bazën e një sistemi legjislativ shqiptar shumë të përparuar si dhe kanë veshur me struktura ligjesh tërë funksionimin e shtetit shqiptar. Kjo ka qenë vetëm një anë e punës së tij. Parlamenti shqiptar i legjislaturës së 13-të do të mbetet në historinë parlamentare të Shqipërisë si parlamenti i reformës. Ai miratoi ligjet që e shkëputën atë duke sanksionuar shkëputjen e plotë të bazës komuniste në Shqipëri dhe duke eliminuar përfundimisht tërë mekanizmat që prodhojnë diktaturën në rëra fushat e jetës. Debatet në Parlament dhe votat që morën ligjet që shoqëruan procesin e reformës në Shqipëri ishin ndëshja e drejtëpërdrejtë që ai ka bërë më të kaluarën diktatoriale.
Ligji i tokës, ligji për të drejtat e njeriut, aderimi i Shqipërisë në Këshillin e Europës, kodet penale, ligjet për privatizimin,
Me rastin e mbylljes së punimeve të legjislaturës së parë të plotë në historinë e demokracisë shqiptare ju përshëndes dhe ju shpreh falenderimet e mia më të sinqerta dhe vlerësimin tim më të madh për kontributin tuaj qenësor në ndërtimin e shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut.
Parlamenti shqiptar, i zgjedhur me votën e lirë më 22 mars të vitit 1992, mbyll sot me ndërveprimtarinë e tij, pasi miratoi qindra ligje dhe ratifikoi dhjetra traktate, marrëveshje bilaterale dhe multilaterale, pasi zëvendësoi ligjet e sistemit socialist me ligje të modelit europian dhe i dha vendit institucionet e shtetit të së drejtës dhe të ekonomisë së tregut, si dhe krijoi bazën ligjore të daljes së vendit nga izolimi, të bashkëpunimit dhe miqësisë së Shqipërisë me vendet mike dhe institucionet ndërkombëtare, të integrimit të saj në këto institucione. Ky parlament i dha vendit stabilitetin politik.
Deputetët e kësaj legjislature me debatin parlamentar, veprimtarinë e rëndësishme të komisioneve të tij zhvilluan traditën e parlamentarizmit shqiptar si faktor themelor i demokracisë në Shqipëri.
Në tërësi veprimtaria e këtij parlamenti është veprimtari e suksesit ndaj dhe shfrytëzoj rastin t’ju përcjell ndjesën e njëherë përzemërsisht me rastin e përfundimit të veprimtarisë ligjvënëse të këtij parlamenti.
historinë parlamentare të Shqipërisë së pari. Ai miratoi ligjet që e shoqëronin atë duke sanksionuar shkatërrimin përfundimisht tërë mekanizmat që prodhodi diktatura ishin ndoshta e drejtpërdrejta tokës, ligji për të drejtat e njeriut, dënimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës, kodet penale, ligjet për privatizimin, hyrja e Shqipërisë në programin e NATO-s Partneritet për Paqe, ligji antigjenocid etj, kanë qenë atributet e një pune të jashtëzakonshme të bërë nga qeverisja demokratike dhe të mbështetura, të arsyetuara e të aprovuara nga Parlamenti i Shqipërisë.
Pavarësisht suksesit të plotë të këtij Parlamenti nuk kanë munguar kartonat e kuq edhe kundër ligjeve të mëshirshme, nuk kanë munguar edhe ikjet dhe lëshimi i Parlamentit sa herë që diskutoheshin ligje që e godisnin përfundimisht ideologjinë kolektiviste dhe strukturat komuniste të krijuara më parë në Shqipëri. Ka qenë një përkushtim titan i grupit parlamentar të Partisë Demokratike që pavarësisht presionit permanent të palës së majtë arriti t’i japë Shqipërisë një fytyrë ligjore evropiane dhe ta paraqesë atë si një shtet që ka bazë një ligje. Ishte ky grup që arriti të mbështesë me sukses iniciativat e qeverisë së djathtë prej tij për të realizuar përfundimisht futjen e Shqipërisë në ekonominë e tregut. Nëse do të ndodhte ndryshe edhe shqiptarët do të gjendeshin në udhëkryq. Grupi parlamentar socialist gjatë gjithë kohës së punimeve ka qenë një opozencë destruktive dhe antireformore duke demonstruar papërmbajtshmëri origjinën e partisë përfaqësuese. Megjithatë stabiliteti në Shqipëri u ruajt për katër vite me radhë. Është një ndër rastet e pakta në Evropën postkomuniste që një qeveri e drejtojë për katër vite rresht duke ruajtur kështu linearitetin në zhvillimin e reformës dhe siguruar shpejtësinë e zhvillimit. Shqipëria i duhej pikërisht kjo mënyrë parlamentare dhe pikërisht për shkak të saj vendi tradhëtoi për parametrat ekonomike më të lartë në Evropën lindore krahasuar me katër vite më parë.
Përfundimi i punimeve të këtij parlamenti shqiptar shënon dhe mbarimin e një lufte të fituar. Ligjet që i duheshin Shqipërisë tani janë në realitet, ndërsa reforma është e pajisur plotësisht me legjislacionin që ka një vend i zhvilluar kapitalist.
Parlament që zhvleftësoi legjislacionin komunist
Fjala e z. Arbnori në seancën e fundit të legjislaturës së XIII të Kuvendit Popullor
Këto katër vjet përfaqësojnë një përvojë të re, punë të rëndë, keqardhje për gabimet, gëzim për sukseset e merituara që arritëm së bashku: 560 kode, ligje, ndryshime ligjesh e dekretesh të miratuara, përveç vendimeve, interpelancave dhe seancave të pyetjeve.
Me rastin e mbylljes së sinqerta dhe vlerësimin tim më të punimeve të legjislaturës së parë madh për kontributin tuaj qensor të plotë në historinë e demokracisë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe shqiptare ju përshëndes dhe ju ekonomisë së tregut. shpreh falenderimet e mia më të Parlamenti shqiptar, i ndaj dhe shfrytëzoj rastin t’ju përshëndes edhe këtij parlamenti.
Në rrugën drejt Perëndimit
Gazeta zvicerane “Handelszeitung” shkruan:
Një rizgjedhje e regjimit të tanishëm, të Partisë Demokratike, premton stabilitet, e kundërta e kësaj një fitore opozite, e Partisë Socialiste, që ka shumë “ish” në radhët e saj, mund të sjellë trazira
f.3
Kongres i nostalgjikeve te diktatures
Liderët e Partive politike në Korçë prononcohen për kongresin e PS
f.3
Fitonin 100 milione ne muaj
Ish-oficeret e sigurimit drejtojne prostitucionin shqiptar ne Itali
Edmond Bakiassi, 28 vjeç, ish-oficer i cili gjatë regjimit të Hoxhës ka punuar si roje i funksionarëve të lartë ka përfunduar në burg në Itali bashkë me gjashtë bashkëpatriotë sepse kanë dashur të detyrojnë një nënë që të prostituoje.
Sipas agjencisë italiane ANSA
f.2
Frankfurter Allgemeine e 27 marsit shkruan: Hercog kunder nje amnistie te pergjithshme
Frankfurter Allgemeine e 27 marsit shkruan:
Hercog kunder nje amnistie te pergjithshme
Nuk mundet që idenë e të drejtave të njeriut ta bësh bazë të thelbit të shtetit dhe njëkohësisht personat që kanë lyer duart t’i lesh të ikin pa u dënuar. Kjo zhvleftëson idenë e të drejtave të njeriut
Herzog kunder nje amnistie per krimet e regjimit te RDGJ
Neue Zurcher Zeitung shkruan:
Herzog kunder nje amnistie per krimet e regjimit te RDGJ
Vetëm kujtesa mund të shmangë rikthimin e regjimit të SED-it dhe të diktaturës naziste
f.2