Sot në Tiranë takimi i ministrave të mbrojtjes të vendeve të Ballkanit
. Ky është takimi i parë i këtij lloji.
Takimi i ministrave të mbrojtjes së Ballkanit të jugut synon në rritjen e bashkëpunimit në fushën e sigurisë këtij rajoni. Ky takim është organizuar me iniciativën e Shqipërisë. Ai ka ngjallur një interesim mjaft të madh dhe është mirëpritur nga të gjitha palët. Për të konfirmuar rëndësinë mjaft të ndjeshme që ka ky takim në rajonin e Ballkanit në të gjithë këtë pjesë dhe sekretari amerikan i mbrojtjes William Peri, në krye të delegacionit të SHBA në kuadrin e një vizite zyrtare që ai do të zhvillojë në Shqipëri. Për të takohët me personalitetet më të larta të vendit.
Lidhur me këtë takim zv/ministri i mbrojtjes zoti Luan Limaj deklaroi për shtyp se: Deri tani me konfirmuar pjesëmarrjen kanë konferencë SHBA, Italia, Bullgaria, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Turqia, dhe një përfaqësues nga OSBE-ja.
Duke qenë se ky është një takim i nivelit të lartë dhe bëhet për herë të parë në Shqipëri Ministria e Mbrojtjes organizoi dhe ngriti struktura të veçanta që përgjigjet realizimit sa më mirë të detyrave për kryerjen e kushteve sa më normale për zhvillimin e kësaj konference.
Në ditën e parë të konferencës ministri i mbrojtjes i Shqipërisë Safet Zhulali do të drejtojë gjyqësinë ministrat e ftuar të vendeve të takohen me Presidentin e Republikës zotin Sali Berisha. Kjo shënon fillimin e punimeve të këtij takimi. Të nesërmen takimi do të përqëndrohet në diskutime të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me problemet që lidhen me masat e mirëbesimit dhe sigurinë në bashkëpunimin ndërmjet ushtrive të vendeve tona. Dhe në mënyrë të veçantë do të trajtohen problemet që lidhen me marrëdhëniet civile ushtarake. Mbështetur me të gjitha punën përgatitore dhe masat e marra me angazhimin serioz për zbatimin e të gjitha detyrimeve që ka një pjesëmarrës e grupeve që merren me përgatitjen e kësaj konference unë besoj se janë krijuar të gjithë kushtet normale për mbarëvajtjen e punimeve të konferencës, dhe shpresoj në arritjen e rezultateve të dëshirueshme të këtij takimi.
Aleance nostalgjikesh
Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi ka filluar testimet rreth identit të vet nëpër Evropë.
Ai dje ka formuluar në Paris mundësinë e zgjedhjeve të padrejta në Shqipëri e po ashtu vazhdon të ankohet për ligjet që tashmë kanë filluar të zbatohen si ligji i genocidit dhe i verifikimit të figurave politike. Ai ka harruar se pikërisht nga metropolet e Evropës, pra mes tyre edhe Parisi kanë ardhur mesazhe përshëndetëse për këtë ligje të cilat as që mund të thuhet se cenojnë të drejtat e dikujt.
Nayrisht nuk është cenuar as edhe e drejta e Gjinushit që të përfla(s)ë këtë ligje dhe po ashtu as që ai të vazhdojë historinë e tij komuniste dhe pas këtyre dy ligjeve. Disa ditë më parë ai deklaroi në gjysmën kongresin e socialisteve se partia e tij është në koalicion me Partinë Socialiste. Pra ai ka edhe të drejtën e shërbimit në radhët e vetra të politikës shqiptare, si edhe ka të drejtën të mos ndryshojë aspak nga ministri i Alisë dhe i qeverisë komuniste dhe po ashtu të mos refuzojë të paktën me vëprimin politike origjinën e futjes së tij në politikë.
Këta vjet me parë Gjinushi arriti e futet në parlament vetëm për shkak të filantropisë së Partisë Demokratike dhe kuptohet se ligji për genocidin apo ai i verifikimit të figurave politike, nëse nuk do të kishte ndodhur kështu nuk kishte për tu marrë me të. Ndryshe mund të thuhet se Gjinushi nuk ka merita as edhe për faktin se ishte anëtar i Parlamentit. E vetmja meritë e tij do të ishte mirëkuptimi me demokratët apo të paktën heshtja kur është fjala që ajo të sulmohet.
Aktivizimi i tij i ri në luftë kundër forcave demokratike dhe në veçanti kundër Partisë Demokratike është refleks i provave të reja që ai do të japë për të siguruar besimin e epokreve të tij në kryesinë e Partisë Socialiste. Ai nuk mund të bëjë ndryshë pasi historia e tij është histori e një shërbetori dhe krejt karriera e tij politike është e vendosur mbi urdhërat e hershme që ka marrë që në vitin 1991.
Fatkeqësia nuk qëndron as shumë tek fakti se një Skënder apo Neritan janë shërbëtorë, por se tërë e majta shqiptare ka institucionalizuar veprimet e saj politike sipas skemës së shërbëtorit dhe eprorit. Përçaktimi i një pozicioni të tillë politik nuk vjen për shkak të ligjeve që ka marrë parlamenti shqiptar, pra as për shkak të ligjit për genocidin dhe as për shkak të ligjit për verifikimin e figurave politike. Shkaku është Partisë Demokratike bile edhe jashtë këtyre viteve që ka funksionuar dhe mundësia për të qenë i pavarur, apo, për të treguar të paktën se nuk mund të jesh i denjë për të qëndruar në politikë.
Pozicioni i shërbëtorit humbet të drejtat të tjera. Humbja e të drejtave vjen pikërisht për shkak të afërsisë për të qenë shërbëtor.
Fenomeni i aleancave të majta ndërtuar si fuksioni i regjis të parametrave demokratike që ka arritur Shqipëria synon ngushtimin në politikë të të shkuarës dhe përçeljen e saj verbale dhe të armësh së demokracisë në Shqipëri. Aleanca e deklaruara mes të majtëve, jo vetëm që nuk janë aleanca në funksion të detyrimeve të drejtë politik, por synojnë vendosjen e një traditë të pandërshme në politikën shqiptare. Ai është një skemë luftë për ide apo ideologji të majta, por një luftë që është aktualizuar brenda së majtës për të ruajtur në pushtet apo politikë klientelizuar biznesin, kriminelët, shërbëtorët e diktaturës, hajdutët dhe gjithë forcat me të cilët historisë së Shqipërisë.
Ka mes tyre të vejt tërë lëvizjet politike të së majtës ish-komuniste shqiptare janë sinkronizuar si lëvizje të ndërtuara vetëm në kundërshtim me alternativat e Partisë Demokratike dhe aspak si lëvizje të ndërtuara mbi strategjinë e një politike progresive apo mbi elementë të majtë. Kështu që aleancat e shpallura para pak ditësh si një fakt kanë ekzistuar edhe kur Çeka, Imami etj., kanë qenë anëtarë të Partisë Demokratike si edhe kur PSD-ja ishte në aleancë me këtë parti. Kthimi i tyre në pozicionin e sotshëm nuk qëndron si lëvizje politike, por vetëm si një konturim i dukshëm i frontit të keq që ka qenë si i tillë edhe me 1991.
“Shqipëria i përket pjesës perëndimore të Evropës”
Intervistë e Presidentit Berisha dhënë gazetës zviceriane “HANDELSZEITUNG”
Kam bindjen e thellë se Shqipëria do të ketë zgjedhje të lira dhe të rregullta dhe jam i sigurt se Partia Demokratike do ti fitojë këto zgjedhje
.
Në 4 vitet e tjera ne do të përpiqemi të realizojmë një program të ri për të hapur vende të reja pune në qendër të të cilit ndodhen përsëri investimet private.
ZUR PERSON
1987 schloss er das Studium mit Auszeichnung ab und wurde 1989 Professor für Kardiologie (Herzerkrankungen).
Anfang 1990 wurde B. Berisha zu einer führenden Persönlichkeit der albanischen demokratischen Reformbewegung. Nach dem Rücktritt Ramiz Alias wurde Berisha am 8. April 1992 zum Staatspräsidenten gewählt.
Er spricht die Fremdsprachen Englisch, Französisch, Italienisch und Russisch.
Shqiptarët nuk vuajnë nga kompleksi i inferioritetit
Intervistë me mjekun e shquar, Prof. Dr. Mentor Petrela
f.2
E djathta do të fitojë
Sipas një sondazhi të bërë në Itali
Poli i Lirisë, i drejtuar nga Silvio Berlusconi, renditet në krye me 47% të votave, duke lënë mbrapa aleancën e qendrës së majtë (44.3%), ndërsa rreth 20% e zgjedhësve vazhdojnë të jenë të pavendosur.
Sondazhin publikoi të shtunën instituti Datamedia.
Ky është sondazhi i fundit që kryhet para zhvillimit të zgjedhjeve legjislative të 21 prillit, konform legjislacionit italian.
Lega e Veriut, e cila ka vendosur të mbetet e vetme në zgjedhjet e 21 prillit, siguroi 4.8% të votave.
Mireqenie pune siguri
Me ne fitojne te gjithe
Socialistët deklarojnë: Partia e Vasil Melos duhet të shpërndahet!
Socialistët deklarojnë:
Partia e Vasil Melos duhet të shpërndahet!
f.3