Kuvendi i konsolidimit të demokracisë
Intervistë me z. Tomor Dosti nënkryetari i PD
Ky Kuvend do të denoncojë përfundimisht përpjekjet dështake të frontit të Kuq, në përbërje të të cilit ka vetën sharlatanë, politikë, t’i dënojnë për dëmet që i sollën aspiratës së një populli
f.4
Nesër Kuvendi Kombëtar i PDSH
Kryesia e Partisë Demokratike njofton të gjithë delegatët e zgjedhur për në Kuvendin e Tretë Kombëtar që do të mbahet më datë 4-5 prill 1996 në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë, se duke filluar nga ora 7.30 fillon regjistrimi i delegatëve në sekretarinë e Kuvendit, ndërsa punimet fillojnë në ora 9.00.
Po ashtu kryesia e Partisë Demokratike i bën të ditur opinionit publik shqiptar se PD-ja ka sot 39 degë në të gjithë hapësirën gjeografike shqiptare me mbi 120.000 anëtarë.
Shpejtësia e zhvillimit si shpejtësi sociale
Realizimi i një qeverisjeje tjetër për katër vitet e ardhshme nga Partia Demokratike është në të njëjtën kohë edhe siguri për linearitetin e reformës ekonomike si dhe realizimin e aspiratave demokratike të njerëzve.
Të qeverisë Partia Demokratike do të thotë të qeverisë shteti ligjor dhe liria në të gjitha format progresive të saj. Elementi më thelbësor që e mbështet këtë definicion të tillë është pasqyra e rezultateve të reformës dhe për më tepër shpejtësia e saj. Elementi i mëzipërm, pra shpejtësia, është edhe më i vështirë të realizohet në një periudhë tranzicioni. Por, qeverisja e Partisë Demokratike arriti parametrat e duhur të cilat në vëllim janë të konsiderueshme. Integrimi i mëtejshëm i tyre është problemi i së ardhmes. Programi i Partisë Demokratike e ka zgjedhur më së miri katër vitet që shkuan këtë funksion mes shpejtësisë dhe vëllimit të reformës. Ndodhën disa diferenca mes të dyve, por gjithnjë është favorizuar shpejtësia duke u ruajtur vazhdimësia nga turbulenca e drejtimeve të ndryshme të tranzicionit. Vëmendja ndaj shpejtësisë mund të ketë çuar deri diku në probleme sociale, por kjo ka qenë dhe do të mbetet edhe më vonë e përkohshme pasi shpejtësia ashtu siç vepron mbi reformën, me të njëjtin ritëm sillet edhe ndaj problemeve sociale. ... Lufta për të ruajtur shpejtësinë e zhvillimit është një nga përcaktimet më të mëdha për katër vitet e ardhshme pa harruar të socializohet kjo shpejtësi. Brenda katër viteve u arrit pronësimi i mijra fshatarëve dhe qytetarëve dhe privatizimi në një shkallë të gjerë ekonomisë. Shifrat e papunësisë erdhën duke u ulur në mënyrë të shpejtë po aq sa i shpejtë ishte edhe procesi i privatizimit dhe vënies në eficencë të ekonomive të vogla e të mëdha. Të njëjtin ritëm patën edhe kërkesat për paga më të mira dhe po ashtu njerëzit nuk harruan të kërkonin komfortabilitet edhe më të madh. Kërkesa që nuk mund të mendoheshin në ’90 u bënë normale në ’94, ’95 si edhe tani. Shpejtësia kështu u miratua nga rezultatet dhe u gjitë e saj do të ketë pasoja. Një ulje e mundshme e ritmit të shpejtësisë do të thotë ulje e ritmit të plotësimit të nevojave dhe shmangie nga natyra e dërthanishme e kryerjes së tranzicionit. Veprimet e kryera deri tani të cilat synojnë edhe zgjidhjen e problemeve sociale të akumuluara apo që mund të shfaqen sigurisht që çon në përplasje të herëpashershme mes njerëzve dhe autorëve të reformës, pra qeverisë. Tranzicioni duke qenë i ashpër dhe kushtet e ritmeve të avashta të kapërcimit të tij hermetizon mënyrat e kapërcimit të tij. Sikur të mos ishte kryer privatizimi i shpejtë i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe më pas krijimi i shoqërive të mëdha aksionere, sikur të mos ishte kryer pronësimi i shpejtë dhe i drejtë, papunësia e regjistruar në vitin 1992 pas katër vitesh do të ishte kthyer në një bumerang për çfarëdo qeveri. Po ashtu nuk do të kishte relacione të drejta mes rritjes së pagave dhe kërkesave për shtimin e mëtejshëm të tyre enë rjedhmisht edhe realizimit të kërkesave të individëve dhe ekranizim të kërkesave të reja. Partia Demokratike pikërisht me ruajtjen e shpejtësisë së zhvillimit dhe mundësisht dhe rritjen e saj synon realizimin e reformës me sa më pak dhimbje dhe për një kohë sa më të shkurtër në të njëjtën kohë edhe integrimin sa më të shpejtë social të njerëzve. Kur flitet për shpejtësi zhvillimi është e njëjtë si të flitet për mirëqenie të njerëzve. Nëse ajo ruan ritmet e rritjes së dritanishme çfarë mund të premton Partia Demokratike ruhen dhe ritmet e rritjes së mirëqenies deri tani të vërtetuara. Nëse kemi ulje të shpejtësisë së zhvillimit do të kemi ulje ose stagnim në nivelin e mirëqenies. Këtë të fundit e predikon Partia Socialiste që nuk dëshiron efektet sociale të shpejtësisë, por që ndryshe do të thotë bashkëjetesë me bumerang social të të gjithë shoqërisë.
Shkodra, Rozafe e lirise
Perkujtohet 2 prilli Shkodra, Rozafe e lirise Fjala e Presidentit Berisha Pesë vjet më parë, në mbrëmjen e 2 prillit të vitit 1991, Shkodra qyteti i përjetësisë sonë kombëtare, përjetoi një nga ditët më të zeza, më të përgjakura në tërë historinë e saj, masakrën e terrorit të kuq, Timishoaren e dytë të klakëve komuniste të Europës Lindore. Në këtë pesëvjetor, Shkodra, mbarë Shqipëria dhe kombi shqiptar ndërojnë dhe përkulen me respekt të thellë, para veprës së ndritur të bijve të martirizuar të këtij qyteti, Arben Broci, Nazmi Kryeziu, Besnik Cekës, Bujar Beshanaku! Ditën që ata ranë, Shkodra në dhimbje dhe gjëmë të madhe, mbarë Shqipëria ra në zi të thellë. Por, të gjithë ne jemi të sigurtë se ata sot jetojnë si engjëj në qiellin tonë të lirë! Ata ranë më 2 Prill për të mbetur përjetë të gjallë në shpirtin dhe zemrën e të gjithë atyre për të cilët, liria dhe vlerat e saj janë të shenjta! Ata prehen sot në Shkodrën e tyre të dashur, në Shkodrën e tyre të lirë, për të cilën luftuan rinia, ëndrrat, shpresat dhe dashuritë e tyre! Por ata prehen dhe do të prehen gjithmonë në thellësitë e zemrave tona, ata kanë dhe do të kenë gjithmonë një fole të ngrohtë në ëndrrat, shpresat e rinisë shqiptare! Nder përjetë martirëve të Shkodrës, dëgjve të demokracisë! Masakra e Shkodrës ishte akti makabër që klika e Ramiz Alisë projektoi për të nënshtruar dhe për të frikësuar Shkodrën. Por Shkodra e tëra vërshoi në rrugë, mbushi rrugët dhe sheshet e qytetit, u vërsul mbi tanket, mbi blindat, mitralozat diktaturës e diktaturës dhe fitoi! Rroftë Shkodra, Rozafa e lirisë shqiptare! Nder përjetë sakrificave të këtij populli që bëri dhe bën në të gjitha kohërat, për liri, dinjitet dhe flamur kombëtar! Projektuesit, organizatorët dhe ekzekutorët e masakrës së Shkodrës sot kanë ndërruar ngjyrën. Ngjyrën e ndryshkut kanë marrë, por ne jemi të bindur se shqiptarët kurrë s’do tu besojnë më atyre! Le të zbëhin ngjyrat por njolla e krimit do t’ishoqërojë gjithë jetën. Drejtësia shqiptare do të thotë fjalën e vet, në mënyrë të palëkundur, për masakrën e Shkodrës e mbarë genocidin shqiptar. Kaluan pesë vjet. Martirët e demokracisë sot së bashku me ne përjetojnë Rilindjen e madhe Kombëtare. Në pesë vjet, ëndrrat dhe shpresat e tyre në tërësi janë realizuar dhe shkojnë drejt realizimit. Shkodra dhe Shqipëria sot është e rilindur, është e rilindur në liri! Ne sot lamë mbrapa armiqësitë ideologjike dhe armiqësitë klasore! Ne sot ndërtojmë një ekonomi mbi bazën e mendjes: iniciatives, kurajos, shpresës sonë! Në sot jemi maq më ato vende të cilat na kanë lidhur shekujt dhe miqësitë! Ne jemi vend perëndimor, i tillë do të mbetemi përjetë! Pikërisht sot në këtë pesëvjetor organizatorët e masakrës së Shkodrës shpallen si strategji dhe fushatë të tyre çmontimin e vlerave të demokracisë, asgjësimin e demokracisë shqiptare. Ne u themi aventurierëve, se ju s’beson kush kurrë më! Ju që fitoret e pametiruara e festuat me gjakun e të rinjve shqiptarë, ju kurrë s’mund të vini më në pushtet! Populli shqiptar me votën e lirë, pas zgjedhjeve të ardhshme do të përcaktojë shpërndarjen përfundimtare të tuajën! Organizatorët e masakrës pasi shpallën shkatërrimin e vlerave të demokracisë, u bënë thirrje shqiptarëve: me ne dhe Marksizm, përpara drejt vitit 2000. Por për shqiptarët, Marksi ishte dhe do të mbetet filozofi më kriminal i gjithë kohërave, monstrër e barbari njerëzore! Shqiptarët janë të vendosur t’i besojnë njëri tjetrit, t’i besojnë lirisë, t’i besojnë familjes së tyre, t’i besojnë Shqipërisë! Edhe njëherë ndër përjetë, Martirëve të Shkodrës! Nder shkodranëve që në të gjitha kohërat, luftuan, ranë dhe u përpoqën, për Shqipërinë e lirë, për dinjitetin e njeriut, për flamurin tonë, për çështjen tonë të madhe!
Nivel i larte i marredhenieve midis dy vendeve tona mike
Presidenti Berisha priti Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA, William Perry
Sekretari Perry pasi i përcolli Presidentit Berisha përshëndetjen e Presidentit Klinton u shpreh se SHBA vlerësojnë përparimet e dukshme të Shqipërisë në ndërtimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut, përparime të cilat pak vite më parë askush nuk do t’i kishte besuar
2 Prilli kujtesa jonë e përgjakuar!
Në historinë e re të popullit tonë, historia e luftës kundër diktaturës komuniste shqiptare, 2 Prilli 1991 do të kujtohet gjatë si dita e përgjakur e humbjemendjes shqiptare.
E përgjakur kjo ditë e kujtesës do të jetë gjatë dhe për popullin antikomunist të Shkodrës i cili u përlesh shumë vite me këtë diktaturë. Janë pesë vite që nga ajo ditë për ende plagët kullojnë për të afërmit e të vrarëve dhe për ato dhjetra të plagosur të cilët vazhdojnë të kenë pasoja. Ishte dita e dytë e prillit ’91, ditë e dytë e pranverës që deshën ta ndalojnë
(Vijon në faqen 3)
Perry mik i madh i shqiptarëve
Shqiptarët i janë dhe do t’i jenë mirënjohës Sekretarit Perry, do të jenë krenar me të për kontributin e tij të çmuar në bashkëpunimin e suksesshëm midis ushtrisë shqiptare dhe asaj amerikane, si dhe në kuadrin e Partneritetit për Paqe
Fjala e Presidentit Berisha me rastin e dhënies së urdhërit të Skënderbeut sekretarit të Mbrojtjes të SHBA-së, William Perry
F.2
100 milionë dollare për modernizimin e ushtrisë
Ndihmë ushtarake amerikane për Shqipërinë
F.2