Shqetësim për Kosovën në SHBA
Presidenti Berisha priti Ndihmës Sekretarin e Shtetit Rudolf Perina
Presidenti Berisha dhe zoti Perina diskutuan lidhur me gjendjen në Kosovë.
Zoti Perina theksoi se Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të preokupuara për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe janë të vendosura të japin kontributin e tyre në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
Presidenti Berisha duke shprehur shqetësimin e tij për situatën në Kosovë theksoi se zhvillimet e fundit në Kosovë janë tentativa të grupeve ekstremiste serbe për të radikalizuar situatën atje.
Presidenti Berisha falënderoi për interesimin dhe mbështetjen e qeverisë amerikane, ndaj problemit të Kosovës dhe i kërkoi zotit Perina t’i transmetojë Presidentit Klinton, Sekretarit të Shtetit Kristofer shqetësimet për zhvillimet në Kosovë.
Ai përsëriti qëndrimin e Shqipërisë se fillimi i negociatave në prani të një pale të tretë është kusht i domosdoshëm për një zgjidhje paqësore të problemit të Kosovës.
Ndihmës Sekretari i Shtetit Perina përgëzoi Presidentin Berisha për progresin e madh të Shqipërisë në këto katër vjet. Presidenti Berisha e njohu gjërësisht me gjendjen politike në vend dhe me fushatën në prag të zgjedhjeve, duke shprehur bindjen se këto zgjedhje do të jenë të lira, të ndershme dhe se PD do t’i fitojë.
Stina e socializmit, e shtypjes dhe e depersonalizimit mori fund
Presidenti i Republikës Sali Berisha takohet me banorë të qytetit të Vlorës
PD i premton Vlorës ta shndërrojë atë në qendër të fuqishme turistike të Shqipërisë, duke filluar nga Narta e deri në kufijtë e saj me Sarandën, me hotele, fshatra, limane turistike, nga të cilat të përfitojë Vlora dhe mbarë Shqipëria. PD angazhohet të ripërtërijë tërësisht infrastrukturën e Vlorës dhe të fshatrave të saj, të rindërtojë rrugët, portet, aeroportet, ujësjellësat. Vlora do të jetë zonë e lirë, qendër e fuqishme ekonomike e zhvillimit të Shqipërisë. Vlora do të dyfishojë numrin e studentëve, universiteti Ismail Qemali do të shndërrohet ndër qendrat më të fuqishme universitare të Shqipërisë. Vlonjatët do të përfitojnë nga emigracioni sezonal në Itali dhe Greqi. Dje në mesditë, në stadiumin Flamurtari të qytetit të Vlorës, Presidenti i Republikës, Sali Berisha, mori pjesë në një miting të madh popullor. Ishin të pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Ndërtimit dhe Turizmit, Dashamir Shehi, prefekti Bahri Shënaj, Kryetari i këshillit të rrethit, Agim Kadiu, kryetari i Bashkisë Elham Sharra etj. Ndo(dh)ej edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Bashkimit për Republikën, që mbështet ... [teksti vijon jashtë kuadrit] ... ishin 4 vjet të parajsës, por vitet më të mira të jetës sonë. Vite në të cilat provuam kënaqësinë shpirtërore, kënaqësinë mendore, e të qenurit njerëz të lirë, të qenurit shqiptarë të lirë provuam se liria është e drejtë, se ajo punon për të gjithë, prandaj dhe le të shndërrojmë zgjedhjet tona të lira në festën tonë të lirisë. Në ndërtimin tonë për lirinë që kemi fituar. Stina e socializmit ishte për shqiptarët, stina e skamjes, e triskave dhe tollonave, racionove ushqimore dhe radhëve të gjata. 4 vjet e para të pranverës së ... [teksti i prerë] ... tradicionale në Europë. Fronti i kuq nuk ka miq, theksoi Presidenti Berisha, prandaj çdo votë për të është votë për izolimin e Shqipërisë. Miqtë e tij janë armiqtë e lirisë, të shqiptarëve dhe të kombit shqiptar janë ata që kanë kërkuar copëtimin e Shqipërisë jo në vitet 1912 apo 1918, por 4 vjet më parë, në vitet ’90. Duke u ndalur në programin e Partisë Demokratike, Presidenti Berisha tha se ajo i premton Vlorës se pari duke ... [teksti vijon jashtë kuadrit] ... kapërcyer, në vendimin tonë të menjëruar, për mirëqenien dhe rritjen tonë të shpejtë ekonomike, punësimin, sigurimin për të gjithë, për miqësitë dhe bashkëpunimin, për zgjidhjen e drejtë të çështjes sonë kombëtare, për integrimin e plotë të Shqipërisë në Europë. Me ne fitojnë të gjithë, theksoi Presidenti Berisha, me ne fiton Vlora, me ne fiton gjithë Shqipëria. Të pranishmit i përshëndeti zoti Perikardi, i cili mes të tjerash tha: dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen ... [teksti i prerë] gjithë Shqipëria. Michel Pericard kryetar i grupit Parlamentar të Partisë Bashkimi për Republikën të Zhak Shirakut ka siguruar për mbështetjen e plotë që Franca i jep PD-së për fitoren në zgjedhjet e 26 majit. I pranishëm dje në dy takimet elektorale të PD-së në Vlorë e Tiranë, kryetari i parlamentar të PD-së në Shqipëri mesazhet e tij vetëm të Francës por edhe të Evropës. Përmes tyre i bëhet apel shqiptarëve që në votime të zgjedhin alternativën që gjatë këtyre 4-viteve i ka siguruar Shqipërisë emrin e nderuar në botën demokratike ndërsa shqiptarëve i ka dhënë lirinë dhe mundësinë për të shijuar frytet e saj. “Jam këtu për tu shprehur admirimin për ndryshimet që PD-ja ka realizuar gjatë këtyre 4-viteve - u shpreh dje Pericard - kjo nuk është parajsa, por ju po ndërtoni atë dhe s’duhet të tërhiqeni mbrapa.” Ju keni dhënë etapë për të kapërcyer. Integrimin e plotë të Shqipërisë në Evropë. Besomëni me PD-në dhe Berishën ju do të shkonj drejt Evropës shumë më shpejt. Shpreh admirimin tim për Presidentin Berisha. Është një burrë shteti i patëkurr në Evropë dhe kur e ka atë me vete fitorja është e sigurtë “Ky është mesazhi që Pericard ika përcjellë dje shqiptarëve për mbështetjen që gëzon PD-ja në Evropë dhe duke vënë në dukje rëndësinë që kanë zgjedhjet në Shqipëri për Evropën. “Me 26 maj gjithë Evropa, Franca e Shiraku do t’ikëni sytë tek Shqipëria- theksoi Pericard. Mos i zhgënjeni ata.”
Gerher: Ju uroj fitore në zgjedhje
Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti Ministren Federale për Arsimin dhe Kulturën e Republikës së Austrisë, Elisabet Gerher.
Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen për bashkëpunimin me institucionet shqiptare duke e siguruar se ky është një kontribut të miqësisë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve tona.
Zonja Gerher përgëzoi Presidentin Berisha për arritjet e vazhdueshme dhe të rëndësishme të Shqipërisë në këto katër vjet dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi Shqipërinë po konkretizohet me shumë projekte përfshirë arsimin, kulturën, turizmin.
Ajo i uroi Presidentit Berisha fitore në zgjedhjet e ardhshme dhe e siguroi se nuk do të mungojnë përpjekjet e saj personale si mike dhe mbështetëse e Shqipërisë.
Më 26 maj Evropa i ka sytë tek ju. Mos e zhgënjeni
Michel Pericard:
Europa ka zbbritur në Shqipëri.
Vetëm tre javë para se shqiptarët të shkojnë në kutitë e votimit ata po shohin mbështetjen që Europa demokratike po i jep PD-së. PD-së në ... [teksti i prerë] së Bashkimit për Republikën, që mbështet presidentin francez Zhak Shirak, zoti Mishel Perikard. Mitingun, ku ndodheshin më se 20000 vetë, e hapi kryetari i degës së PD-së për rrethin, Adhurim Musaraj, i cili, ndër të tjera, tha se Partia Demokratike do të fitojë në zgjedhjet e ardhshme, sepse ishte ajo që e transformoi Shqipërinë në këto 4 vitet e fundit në vend të sukseseve të njëjta të lirë dhe është ajo forca politike që ka alternativa të qarta për të ardhmen e Shqipërisë. Pastaj e mori fjalën Presidenti Berisha, i cili përshëndeti popullin vlonjat dhe vlerësoi praninë në këtë miting entuziast të zotit Perikard, përfaqësuesi i mikut të madh të popullit shqiptar, presidentit francez Zhak Shirak. Më 26 maj, theksoi Presidenti Berisha, Vlora e Flamurit tënë të lirë, Vlora e luftërave dhe përpjekjeve të pashembullta për liri dhe dinjitet të shqiptarëve, Vlora demokratike, Vlora-kryeqendra e historisë sonë, do të votojë për Partinë Demokratike, do të votojë për mirëqenien, për punësimin, pronësimin, suksesin e iniciativës së lirë, për integrimin e plotë të Shqipërisë në Evropë. Me ne fitojnë të gjithë. Presidenti Berisha u bëri thirrje zgjedhësve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë që të bëjnë bashkarisht dhe me ndershmëri dallimin midis të sotmes dhe asaj ku ishim 4 vjet më parë, sepse, theksoi ai vetëm kështu do të mund të kuptojmë më mirë ato që kemi përjetuar, vetëm kështu do të mund të vlerësojmë më mirë ato që kemi realizuar. 4 vjet më parë, stina e socializmit, tha në vazhdim Presidenti Berisha, stina e shtypjes, depersonalizimit dhe persekutimit, për ne, shqiptarët, mori fund. Në dhe Shqipëria hynë në pavarësinë e demokracisë. Këto nuk ... të ardhurat për frymë dhe vendosëm Shqipërinë në krye të rritjes ekonomike në Evropë. Socializmi ndjell vetëm varfëri dhe papunësi dhe se fronin i kujt nuk ka ideale, por ka klane, vazhdoi Presidenti Berisha. Prandaj, tha ai, ju ftoj që të votoni për kandidatët e Partisë Demokratike, sepse programi i saj garanton një rritje disa herë më të madhe ekonomike, garanton punësim të të papunëve dhe të rinisë shqiptare. Sigurinë e pronës dhe pronësimin tuaj më të shpejtë, suksesin e sipërmarrjes suaj. Stina e socializmit për Shqipërinë dhe shqiptarët ishte stina e izolimit dhe vetmisë sonë më të madhe, shkëputjes nga perëndimi dhe vetmangësimit me të gjithë aleatët dhe miqtë tanë ... njerëz të lirë, të quajtur dhe njerëz ju për shqiptarët, stina e skamjes, e triskave dhe tollonave, racionone ushqimore dhe radhëve të gjata. 4 vitet e para të perëndimit të demokracisë nuk ishin për ne një bulevard i shtruar me lule, por ne së bashku kaluam nga njerëzit më të kolektivizuar të Evropës në pronarë, sipërmarrës të zotë kaluam nga radhët e gjata tek tregu plot. Rritëm 4 herë ... copëtimin e Shqipërisë në vitet 1912 apo 1918, për i premton Vlorës së pari të përfitojë Vlora dhe mbarë Shqipëria. Së dyti, PD-ja të saj, të rindërtojë rrugët, portet, aeroportet, ujësjellësat. Së treti, ekonomike zhvillimi të Shqipërisë. Së katërti, do të shndërrohet në qendrën më të fuqishme universitare të Shqipërisë. Së pesti, Greqi. Në vazhdim, Presidenti Berisha u bëri thirrje vlonjatëve dhe mbarë shqiptarëve që të shndërrojmë me votën tonë të lirë zgjedhjet e 26 majit në festën e suksesit që kemi shënuar, në festën e bindjeve tona të thella demokratike, të përkushtimit dhe demokracisë shqiptare, në ndërtimin e vështirësive që janë ... Të pranueshmit tu shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për pjesëmarrjen tuaj sot këtu me zotin Berisha, që është një burrë shteti i madh. Hapësirat dhe dimensionet e tij i kanë kaluar sot kufijtë e Shqipërisë dhe janë të pranishme në të gjithë Evropën. Unë, thaa, i përkas një Partie Demokratike që ka lindur bashkë me gjeneralin De Gol dhe që sot mbështet Zhak Shirakun. Unë udhëheq deputetët për bashkimin për republikën dhe Shqipëria është vendi i vetmuar ku kam dashur të vij për të dhënë mbështetjen tonë për Partinë Demokratike. Të gjithë francezët që vizitojnë Shqipërinë kanë mbetur të mrekulluar nga arritjet që kanë realizuar Partia Demokratike dhe Presidenti Berisha në këto 4 vite. Mbetet akoma një etapë që Shqipëria të aderojë në Evropë dhe kjo do të bëhet e mundur vetëm nëse Partia Demokratike fiton zgjedhjet e ardhshme. Më pas prosperiteti i Evropës do të jetë shumë i madh ndaj këtij populli dhe ndaj Shqipërisë. Ja ç'do të thotë të kesh shansin e madh që të kesh një president si Berisha në udhëheqje. Tubimin madhështor të popullit të Vlorës e bëri me entuziazëm koncerti i madh festiv Vizion 2000. Organizuar nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, me pjesëmarrjen e artistëve me cilësorë nga kryeqyteti dhe nga trupat profesioniste dhe amatorë të rrethit të Vlorës. Gjatë dy orëve të koncertit, të pranishmit duartrokitën gjatë dhe shoqëruan me ovacione të pandërprera këngëtarët tashmë të mirënjohur Aleksandër Gjoka, Ardit Gjebrea, Francesk Radi, Mimoza Selimi, grupin Ritfolk dhe këngëtarin Redon Makashi, si dhe trupën e të rinjve të baletit, në drejtimin e Kozeta Bakaut. Situata të këndshme krijuan në këtë mjedis festiv edhe parodistët e talentuar vlonjatë.
Takim i PD me elektoratin e zonave 50 - 54+
“Nuk e duam socializmin”
Entuziazmi i elektoratit të zonave 50-54 të Tiranës dhe siguri ndër liderët e PD-së për fitoren në zgjedhjet e 26 Majit ndërsa Europa zbret në Shqipëri me mesazhet e qarta për elektoratin shqiptar se Shqipëria i duhet të vazhdojë në rrugën e nisur e për këtë është e domosdoshme fitorja e demokratëve në zgjedhje.
Kërcënimet e sotme paralajmërim për të ardhmen
Faqe 3
ISLAMI dhe PËLLUMBI provokojnë dhunë
Faqe 3
Durrës: PD ka hedhur themelet e së ardhmes
Prezantohen kandidatët për deputet, Ferdinand Xhaferi e Genc Juka
Faqe 4