Mbështetje Partisë Demokratike
Sot kryetari i delegacioneve gjermane në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës në Shqipëri
Do të vijë sot për një vizitë katërditore në Shqipëri, si mik i Partisë Demokratike, z. Klaus Buhler, kryetari i delegacioneve gjermane në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës.
Programi i vizitës së z. Klaus Buhler, i cili bën pjesë në të njëjtën parti me kancelarin gjerman Kohl, është i ngjeshur me vizita dhe takime me elektoratin në rrethet e Lezhës, Shkodrës, Malësisë së Madhe, Përmetit e Tiranës. Në disa prej tyre, z. Buhler do të shoqërohet nga kryetari i PDSH-së, Tritan Shehu. Ndërsa në rrethet e tjera do të marrë pjesë në takimet e drejtpërdrejta të kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike me zgjedhësit e zonave të tyre.
Pak ditë më parë ishte në Shqipëri edhe kryetari i Grupit parlamentar të Partisë Bashkimi për republikën, e Francës, Michel Perikard, i cili në takimet e tij në qytete të ndryshme të Shqipërisë, transmetoi përkrahjen totale të partive të mazhorancës në Francë, të Presidentit Zhak Shirak dhe kryeministrit Alen Zhype për fitoren e PDSH-së. Perikard e konsideroi fatale për Evropën kthimin në pushtet të ish-komunistëve shqiptarë, të konvertuar në socialistë.
Presidenti i Republikës, Sali Berisha do të presë në një takim të veçantë kryetarin e delegacioneve gjermane në asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës. Bashkë me sekretarin për marrëdhëniet ndërkombëtare të PDSH-së, z. Albert Brojka, sot në hotel Europapark, ora 17.30 z. Buhler do të japë një konferencë shtypi për gazetarët.
Programi i PD-së është programi i suksesit
Nga takimet e Presidentit Berisha me banorë të fshatrave të Durrësit
Në katër vitet që vijnë PD siguron:
- Konsolidimin e pronës private.
- Pronësimin e atyre që nuk janë pronësuar ende.
- Krijimin e një rrjeti të fuqishëm kreditimi sidomos për fermerët.
- Shumë më tepër investime në infrastrukturë.
- Politika e rritjes së pensioneve do të jetë konstante.
Programi i Partisë Demokratike është programi i suksesit tuaj, sepse PD-ja në katër vitet që vijnë do të sigurojë konsolidimin e pronës private, do të bëjë të kënaqur të gjithë shqiptarët për themelimin e bindjet të plotë se kemi bërë të kënaqur shumicën dërrmuese të shqiptarëve.
Qe thirrja e lirisë ajo që iu bëri ju të përkrahnit PD-në që në fillimet e saj, iu drejtuat Presidenti Berisha, banorëve të fshatrave Katund i Ri e asfaltimin e rrugës deri në Spitallë, ngritjen e ujësjellësit dhe hapjen e rrugës deri në Jubë.
Në kthim, përgjatë rrugës për në Manzë, Presidenti Berisha ndaloh e takohet me një grup romësh. Një takim spontan ky por shumë i përzemërt. Romët më shpirtin e tyre të pastër garantojnë mbështetje për PD-në ndërsa Presidenti u premton atyre trajtim të veçantë me përparësi sidomos për strehim, punësim e shkollim.
Megjithëse bënte shi banorët e Manzës e mbushën plot sheshin e qytetit të tyre. Ata dolën për të pritur Presidentin Berisha e për të manifestuar mbështetjen e tyre të fuqishme për PD-në.
Presidenti Berisha i garantoi, do ta përfshijmë në programin e pyllëzimit dhe të shfrytëzimit të pyllit jo nga shteti por nga ju privatish. Mjaft janë shfrytëzuar këto pyje nga shteti për 50 vjet. Tani ato do t’i gëzoni ju, tha Berisha.
Aspakeni nuk ka arsye të jemi thellësisht të pa kënaqur, të jemi kritikë po. Por kjo nuk do të thotë të mos votojmë për PD-në.
Janë bërë dhe gabime, tha Berisha, në janë bërë ato dhe po luftojmë përditë që t’i korrigjojmë ato. E votën tuaj, PD-në ju do ta jepni edhe për korrigjimin e këtyre gabimeve dhe ecjen përpara.
Ne tha Berisha, kemi ripërtërirë 70% të strukturave të PD-së, pra kemi kuruar që t’i korrigjojmë gabimet.
Nuk duhet të biem pre e Frontit
Programi i PD-së që vijnë parashikon punësuar fermerët, si dhe shumë më tepër investime në infrastrukturë, telefonizim, ujësjellësa, kanalë vaditëse e kullimi, e mekanizim. Këto qenë disa nga objektivat kryesore të programit të PD-së të cilat i shpalli dje Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha në takimet e ngrohta e entuziaste që zhvilloi me banorët e Xhafzotajt, Shënavlashit të komunës së Rrashbullit, me banorët e Komunës së Katundit të Ri, me ato të qytetit të Manzës si dhe me banorët e komunës Ishëm e të fshatrave Skafand e Armathë, të rrethit Durrës. Në takimin me banorët e Xhafzotajt Presidenti Berisha, pasi i përgëzoi ato për përkrahjen e madhe që ato i kanë dhënë PD-së që në fillimet e saj, u shpreh se në katër vite të ardhshme fermerët do të nxiten e përkrahën më tej. Në këto katër vjet, u tha ai, ju keni qenë fermerët më të suksesshëm e votuaj për PD-në e garanton këtë sukses tuajin. Ne, tha zoti Berisha, nuk themi se kemi bërë të këqijat që gjithë shqiptarët, por e kemi bindje shqiptarëve. Ai garantoi banorët e Xhafzotajt se fermerët do të nxiten përmes kreditimit. Tregun, tha ai ju do ta organizoni vetë shteti vetëm mund t’ju ndihesë, sepse po ndërhyri shteti preken interesat tuaja. Për të ndihmuar fermerin shqiptar, tha zoti Berisha, ne kemi vendosur që grurin t’ua blejmë me çmimin më të lartë pra 2 dollarë më shumë se sa e blen SHBA. Duke folur për ligjin e shitblerjes së tokës Presidenti Berisha, u shpreh se miratimi i këtij ligji, (të cilin PS e votoi kundra), qe akti përfundimtar i pronësimit tuaj. Në programin e PS-së tha zoti Berisha, është fiksuar termi ekonomi pluraliste. Ju dhe gjithë tanimë e kanë marrë tokën në pronësi. Atëherë lind pyetja ku do ta marrin ato tokën për të krijuar pronën shtetërore. Pra votat për PS-në janë vota për rishtetëzimin e tokës që ju keni në pronësi. Se ato nuk kanë ku ta marrin tokën tjetër. Çdo fermë që voton për PD-në me 26 Maj voton për trashëgiminë e pronës së tij, për garantimin e kësaj prone e shtimin e saj tha zoti Berisha. Qe thirrja e lirisë ajo që ju bëri ju përkrahni PD-në që në fillimet e saj, iu drejtu Presidenti Berisha, banorëve të fshatrave Katund i Ri e Shënavlash, zona këto të populluara me banorë të ardhur nga Kosova dhe të vendosur këtu shumë vite më parë. Votatuaj më 22 Mars për PD-në ishte votë për çështjen tonë kombëtare, u shpreh Presidenti Berisha. Duke folur për perspektivat që hap për ardhmen programi i PD-së, Presidenti Berisha u premtoi banorëve të Shënavlashit se së shpejti do të nisë asfaltimi i rrugës, si dhe do të kryhen investime për sistemin e vaditjes dhe të energjisë elektrike. Lidhur me taksat, zoti Berisha u shpreh se ato do të jenë shumë më të lehta e favorizuese për fermerët në katër vitet që vijnë. Fronti i Kuq, tha Presidenti Berisha, i ka lënduar ndjenjat tuaja duke sjellë këtu si kandidat një njeri për të cilin ju keni votuar dy herë rresht kundra. Edhe kësaj here ju duhet t’u tregoni atyre vendosmërinë tuaj, në përkrahje të PD-së, në mënyrë që në 26 Maj të shënojnë një fitore më të thellë se 22 Marsi i vitit 1992. Për banorët e komunës së Katundit të Ri kandidati për deputet Genc Juka, premtoi zhvillimin e Manzës, se PD-ja do të jetë program vetëqeverisjeje për zhvillimin e Manzës, kësaj qendre e cila i shërben për shumë vite vendit si qendër e nxjerrjes së aqymurgjit; por që në kushtet e ekonomisë së tregut nuk mund të funksionojë më. Ne do të gjejmë zgjidhje sa më të përshtatshme për ju, tha ai, duke premtuar emigracionin sezonal, inkurajimin dhe zhvillimin e industrisë ushqimore, dyfishimin e numrit të studentëve, shpalljen e Manzës Bashki etj. Lidhur me pensionet, Berisha u shpreh se politika e rritjes së pensioneve do të jetë konstante në katër vitet që vijnë. Në takimin me banorët e komunës Ishëm, që është zona më malore e rrethit të Durrësit, Presidenti Berisha u shpreh se vota jonë për PD-në garanton liritë tona dhe pronën. Ai u premtoi banorëve asfaltimin e plotë të rrugës, telefonizimin, jokabllor, përkrahje të fuqishme për fermerët privatë, nxitjen e investimeve në industrinë përpunuese. Së shpejti, tha Berisha, Ishmi atyre uja himi Megjithëse binte Presidenti Berisha i garantoi qytetarët e Manzës se PD-ja do të hartojë një program të veçantë banorët e Manzës, Berisha shprehu përkrahjen e tij 70% të strukturave të PD-së, pa kurrfarë kurajo që t’i korrigjojë gabimet. Nuk duhet të biem pre e Frontit të Kuq tha Berisha ish-mafiazëve. Ata që për 50 vjet kanë sharrë gjithçka bëtën, po me atë gjuhë po vazhdojnë të shajnë përditë PD-në. Fronti i Kuq tha ai, i përgatit një atentat tjetër të rrezikshëm demokracisë. Ata tentuan të fusin në Parlamentin e ardhshëm mbi 100 bashkëpunëtorë të ish-policisë sekrete komuniste. Gjatë rrugës duke u kthyer nga Ishmi, Presidenti Berisha bën edhe tre ndalesa të vogla. Përmbi takohët e bashkëbisedon me disa banorë të ardhur që nga fshatrat e Kukësit për të veruar tufat e tyre. Ata shprehën mirënjohjen dhe mbështetjen e tyre për PD-në dhe Presidentin. Tufa tani është e jona, thanë ata. Vetëm pesë vjet më parë ne robtoheshim me tufën e kooperativës e shpërbleheshim fare pak. Më pas edhe takime spontane në fshatrat Skafand e Armathë. Edhe këtu banorët e garantojnë Presidentin se do të votojnë për PD-në sepse kështu shohin të ardhmen e tyre, garancinë e pronës së tyre, progresin, mirëqenien e gjithçka të mirë.
Të rëndësishme për afirmimin e rrugës demokratike
Zgjedhjet e 26 majit në Shqipëri
Thekson Xhonas Rollet, zyrtari i Institutit Kombëtar Demokratik Amerikan
Instituti Demokratik Amerikan ka pesë vjet që po jep ndihmesën e tij për zhvillimin e strukturave demokratike në Shqipëri.
Puna e tij veçanërisht është përqendruar te procesi i zgjedhjeve, si për aspektet teknike e administrative, ashtu edhe në vëzhgimin e votimeve ditën që do të zhvillohen-bën të ditur radio Zëri i Amerikës.
Për ditën e 26 majit, Instituti Demokratik Amerikan do të ketë rreth 10 vëzhgues ndërkombëtarë në Shqipëri. Xhonas Rollet, zyrtari i institutit kombëtar demokratik amerikan dhe përfaqësuesi i këtij instituti në Shqipëri gjatë viteve ’93-’94, thotë se zgjedhjet e 26 majit kanë rëndësi për afirmimin e Shqipërisë në rrugën demokratike.
Ashtu si edhe në vendet e tjera të botës, ku demokracia është ende e re, edhe në Shqipëri,-thotë zoti Rollet,- shkalla e besimit që tregojnë njerëzit tek institucionet e vendit është e kënaqshme dhe kjo tregon se njerëzit janë të lirë të përcaktojnë vetë fatin e tyre përmes votës. Kështu, në bazë të një ankete të fundit të organizuar nga instituti demokratik amerikan, 41% e shqiptarëve kishin mendim pozitiv për parlamentin, 49% u shprehën pozitivisht për institucionin e presidencës dhe rreth 40% kishin mendim pozitiv për qeverinë.
Duke u nisur nga përparimet që ka arritur demokracia në Shqipëri këto pesë vjet e fundit, zoti Rollet shprehet me optimizëm për të ardhmen e vendit.
Thelbi i demokracisë,-thotë zoti Rollet,-qëndron pikërisht te debati i lirë, përmes një njerëzit angazhohen dhe marrin pjesë në proceset që zhvillohen në vend dhe në këtë drejtim e ardhmja duket premtuese.
Presidenti Berisha priti ambasadorët e Japonisë dhe të Finlandës
Dje Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ambasadorin e Japonisë, Jushu Takashima, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale.
Në takimin që u zhvillua me këtë rast Presidenti Berisha falënderoi qeverinë japoneze për ndihmën që i ka dhënë Shqipërisë si në planin bilateral ashtu dhe në atë multilateral. Ndihma financiare, theksoi Presidenti, që qenë shumë e çmuar për ne dhe do të dëshironim që ajo të vazhdonte edhe në të ardhmen, duke ju siguruar se investimet japoneze do të jenë të mirëpritura në Shqipëri. Gjithashtu Presidenti Berisha i përcolli zotit Takashima përshëndetjet e tij për Perandorin Akihito.
Nga ana e tij Ambasadori Jushu Takashima vlerësoi reformat që janë bërë në Shqipëri për këto katër vjet dhe theksoi se Japonia do të intensifikojë ndihmën për Shqipërinë.
***
Po dje Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti Ambasadorin e Finlandës, Tapio Sarela, me rastin e paraqitjes së letrave kredenciale. Me këtë rast Presidenti e falënderoi ambasadorin për marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis dy vendeve tona dhe shprehu besimin se ato do të zhvillohen më tej në të ardhmen.
Nga ana e tij ambasadori i Finlandës, Ahitsari dhe shprehën kënaqësinë e Finlandës për të ngritur një shkallë më të lartë marrëdhëniet midis dy vendeve.
“PD duhet të fitojë”
Deklaron kryetari Socialist i Bashkisë së Bajram Currit
Gramoz Pashko ofendon elektoratin e tij
Pashko: “Më ka gjetur belaja me ata katundarët”
-Atëherë pse e vendos kandidaturën në fshat?
Faqe 3
PUK i merr një zonë të lirë PAD
Socialistët zëvendësojnë Pashkon me Koritën
Kush janë drejtuesit dhe kandidatët për deputet të PS?
-Përgjigjen ata vetë nëpërmjet artikujve të botuar në gazetën e tyre “ZP” pak vite më parë
Në këtë rubrikë të re “RD” do t’ju paraqesë se kush janë krerët dhe kandidatët për deputet të PS në zgjedhjet e 26 majit 1996. Për të bërë këtë “prezantim” ne kemi gjetur një mënyrë të thjeshtë duke paraqitur pikërisht ato çfarë kandidatët e PS kanë shkruar me dorën e tyre në gazetën “ZP” gjatë viteve 90-91. Sot po e fillojmë me botimin e artikujve të nënkryetarit të PS, Namik Dokle, më “i rinovuar” në atë parti.