18/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

18 maj 1996

Votat për PD, vota për Shqipërinë dhe Europën

Presidenti Berisha takohet me banorë të Gramshit, Elbasanit, Peqinit e Rrogozhinës - Do të përfundojë H/C i Banjës të cilin e ka marrë përsipër Qeveria Austriake - Ndërtim ujësjellësash, përsosje e infrastrukturës dhe rikonstruktim i shkollave e qendrave spitalore - Belshi - bashki dhe një qendër e rëndësishme turistike E sotmja është më e mirë se e djeshmja theksoi Dr. Berisha në takimin elektoral të organizuar në Gramsh duke i bërë thirrje mijëra të pranishmëve për të besuar në rrugën e projektuar nga PD, në arritjet e demokracisë. Programi i PD ndryshon dhe mundëson tërësisht rritjen e mirëqenies në Shqipëri, duke krijuar më tej hapësira e liri për të qenë qytetarë e individë të lirë. Baza e pasurive materiale, potenciali turistik që do të krijohet në Gramsh, për vetë pozitën që do të marrë qyteti mbas ndërtimit të Hidroenergjitik­tit të Banjës dhe mjaft resurse të tjera ekonomike, janë prona dhe siguria juaj, u tha Presidenti Berisha qytetarëve të Gramshit. Fronti i Kuq, si front që e ka konsoliduar veten të tillë, kërkon që me votën tuaj të çmontojë arritjet e demokracisë, prandaj ju ftoj t’i thoni jo atij dhe misionit të tyre të zi. Duke përfunduar, Presidenti Berisha deklaroi se PD ka këtë objektiv kryesor për Gramshin e zonën përreth: - Përfundimin e H/C Banjës të cilin e ka marrë përsipër dhe do ta përfundojë Qeveria Austriake. - Ndërtimin e ujësjellësve, përsosjen e infrastrukturës dhe rikonstruktimin e shkollave dhe qendrave spitalore. - Punësimin sezonal në Itali e Greqi. Më pas fjalën e mori

Shqipërinë një nga qendrat e komunës së Kuçanit, që stacioni i dy Presidentit Berisha. PD synon vlerat më të larta njerëzore e projekton në programin saj alternativ më reale e të perëndimore tha Dr. Berisha. Për fshatarët e Kuçanit dhe të gjithë Shqipërisë garanton hapësirat që të krijon ekonomia e tregut dhe programi i PD. PD do të ndihmojë fermerët me përsosjen e sistemit të vaditjes, sistemit të kullimit, subvencionimit të farërave, shërbimit intensiv në kulturat bujqësore. Do të mbajmë çmimin më të lartë të grurit dhe duke e konkurruar atë ne do të bëjmë që fshatari të shtojë interesin jetik, të mbrojë punën dhe prodhimin e tij. Pastaj Dr. Berisha ftoi zgjedhësit e Kuçanit dhe të gjithë zonës elektoriale që të votonin për Prof. Dr. Kozma Tavanxhi, se duke votuar për të votoni për demokracinë, për PD, për rënien e arritjeve demokratike garantonjë e ardhshme. Gostina e përndjekjeve dhe persekutiveve komuniste, “porta krenare e Sulovës”, i sheh arritjet e këtër viteve si një bazë e fuqishme për të ecur shumë më të sigurt përpara. - tha Berisha në takimin me banorët e kësaj zone. Programi ynë, tha ai synon rritjen e mirëqenies dhe këtë ne e bazojmë tek puna juaj, tek respekti e besimi ndaj si dhe tek ndihmat e fuqishme që kemi siguruar nga shtetet e institucioneve Europiane e Botërore. Berisha u premtoi vijon faqe 3

Emigrantët shqiptarë në Greqi, tani të siguruar

Premtimet e PD konkretizohen -Nënshkruhen dy marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë -Legalizohen emigrantët shqiptarë dhe hapet rruga për punësime të tjera sezonale - Në Korçë do të hapet konsullatë greke e në Selanik konsullatë shqiptare Premtimet e PD konkretizohen Emigrantët shqiptarë në Greqi, tani të siguruar -Nënshkruhen dy marrëveshje midis Shqipërisë dhe Greqisë -Legalizohen emigrantët shqiptarë dhe hapet rruga për punësime të tjera sezonale - Në Korçë do të hapet konsullatë greke e në Selanik konsullatë shqiptare Një ftesë urgjente dhe Serreqi e Pangalos shtrëngojnë duart mes tyre në Athinë. Që nga dita e djeshme të gjithë emigrantët shqiptarë që ndodhen në Greqi janë të legalizuar nga qeveria Greke. Ka qenë vizita e djeshme disa orëshe e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Alfred Serreqi i cili ka konkretizuar së bashku me kolegun e tij grek Pangalos punën e qeverive të të dy vendeve në arritjen e një marrëveshjeje për legalizimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi dhe marrëveshjes për hapjen e konsullatave përkatësisht në Korçë dhe Selanik. Pak orë pas nënshkrimit të marrëveshjeve Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Alfred Serreqi u shpreh se ato dëshmojnë për mbështetjen që i bëhet qeveris demokratike në një periudhë jashtëzakonisht të rëndësishme. Për liderin e diplomacisë shqiptare marrëdhëniet etan­ishme shqiptaro-greke kanë hyrë tashmë në një rrugë të mbarë. “Nuk bëmë kurrë më marrëdhënie diplomatike mes dy vendeve ka qenë nënshkrimi në Mars 1996 i Traktatit të Miqësisë dhe Bashkëpunimit midis Shqipërisë dhe Greqisë gjatë vizitës në Tiranë të Presidentit grek, Stefanopulos. Nga ana e tyre zyrtarët e lartë grekë i vlerësuan pozitivisht marrëveshjet e nënshkruara në Athinë nga Serreqi e Pangalos duke i komentuar ato si forcim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Sipas zëdhënësit të Ministrisë së Jashtme greke, Kostandin Bigas marrëveshjen për punësimin sezonal do të bëjë të mundur që shqiptarët të vijë e të punojë në mënyrë të ligjshme në Greqi. Ndërsa për hapjen e Konsullatave në Selanik e në Korçë, Bigas u shpreh se ato do të ndihmojnë në zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve duke krijuar lehtësi qytetarëve në të dyja vendet.Firmosja nga krerët e diplomacisë greke e shqiptare përkatësisht, Pangalos dhe Serreqi të marrëveshjes për punësimin sezonal ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë do të bëjë të mundur legalizimin e dhjetra mijëra emigrantëve shqiptarë që aktualisht punojnë në Greqi. Sipas burimeve jo zyrtare shifra e tyre arrin në rreth 300 mijë ndërkohë me këtë marrëveshje i hapet drita jeshile dhe dërgimit të punëtorëve shqiptarë me një dokumentacion të rregullt për punësim sezonal. Arritja e dy marrëveshjeve të mësipërme vetëm një javë përpara ditës së zgjedhjeve në Shqipëri është një tregues mjaft pozitiv për PD e cila shpreh dhe njëherë simpatinë dhe mbështetjen që gëzon kjo forcë politike në arenën ndërkombëtare. Ajo tregon gjithashtu se premtimet e PD nuk janë premtime boshe por po konkretizohen çdo ditë. Dy Tirana dhe Athina i kanë shtrirë dorën e miqësisë njëri-tjetrit. BLEDI KASMI

Britania është me fitimtarët demokratë

Brojka takohet me Barnett - Shefin e Adriatikut Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike Brojka takohet me Barnett - Shefin e Adriatikut Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike Britania është me fitimtarët demokratë “Jemi me ju! Ju urojmë fitoren!”, -kjo është deklarata që Robin Barnett, shefi i Adriatikut Lindor në Ministrinë e Punëve të Jashtme Britanike i bëri dje sekretarit të Marrëdhënieve me Jashtë të PDSH z. Albert Brojka. Mikuan zgjërdhjen e menjëhershme si herë në Selinë Qendrore të PDSH i shoqëruar nga ambasadori britanik në Shqipëri Andrew Tesorie për të dëshmuar edhe njëherë mbështetjen britanike për fitimtarët e 26 majit. “Ju keni bërë suksese të dukshme progresi ekonomik të cilin ju udhëhiqet në Shqipëri,” është evidentuar z. a. Barnett, - infrastruktura rregullohet bashkiatresh një zhvillim i kënaqshëm ekonomik dhe ekonomia juaj ka ecur me hapa galopante”, vijoi me tej ai. Z. Barnett u interesua mbi platformën elektorale, stilin e fushatës që po ndjek PDSH-ja. Z. Brojka në përgjigje të interesimit të Shefit të Adriatikut Lindor mbi prioritetet e PDSH pas fitoreve së 26 majit pohoi si prioritet ekonomik përshpejtimin e ritmeve të zhvillimit ekonomik dhe si prioritet të politikës së jashtme integrimin tërësor të Shqipërisë në Europë. Ne do të ndihmojmë PD-në dhe Shqipërinë - deklaroi Barnett - Britania do të ndihmojë dhe do të japë kontributin e saj për zgjidhjen me negociata të çështjes së Kosovës pasi e vlerëson qeverinë demokratike dhe politikën e saj të jashtme si faktor stabiliteti në Ballkan. Zhvillimi ekonomik, tregu i lirë, lëvizja e lirë, këto janë sjellë Barneti tre parimet bazë me të cilat ka punuar mjaft PDSH punë kjo që ka dhënë si frytet natyrshëm të vetim mbështetjen tërësore të KE. ARTA SAKJA CEKA: “Shqipëria e re duhet bërë me spiunë”

Dialog spiunësh

Faqe 3

Për çfarë do të votojnë shqiptarët...

-Për lirimin e Nanos si e vetmja “alternativë” e PS apo për mirëqenien dhe interesat e tyre? Faqe 3