25/05/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

25 maj 1996

Ruçi organizon terroristët e kuq

Zbulohet organizimi, funksionimi dhe detyrat funksionale të të ashtuquajturave “Grupe të rendit të Partisë Socialiste”

Mashtrimet-fundi i PS

Socialistët fyejnë Parlamentin Evropian Parlamentarët austriakë reagojnë ashpër ndaj disinformimeve të shtypit të majtë shqiptar E vërteta e mitingut “madhështor” të PS në Tiranë

Mit(m)ingu më madhështor në historinë e sheshit “Skënderbej”

Tirana, Shkodra, Kavaja, Lezha dhe Durresi brohorasin: Fitore- Po, Po, Po 300 mijë qytetarë pushtojnë sheshin. Tirana vulos fitoren e PD Tirana, Shkodra, Kavaja, Lezha dhe Durresi brohorasin: Fitore- Po, Po, Po Mitingu më madhështor në historinë e sheshit “Skënderbej” 300 mijë qytetarë pushtojnë sheshin. Tirana vulos fitoren e PD [Fotografi e mitingut, pjesërisht e dukshme në fund të faqes]

Tirana do te votoje blu. Blu eshte flamuri i Europes, blu eshte flamuri i PD

Afro 300 mijë kryeqytetas mbushën mbrëmë qendrën e Tiranës duke konfirmuar edhe njëherë se fitorja e PD-së në kryeqytet është e sigurt, fakt që shumë analistë e vëzhgues e kanë konfirmuar tashmë. Ka vetëm edhe 30 orë para hapjes së kutive të votimeve nga data 26 maj ndërsa në Tiranë zhvillohet mitingu më i madh i mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. Me këtë pjesëmarrje aktive ku dominon entuziazmi, edukata e qytetaria tiranase, Berisha tani kërkon votë të bollë të PD. Gjatë gjithë kohës shoqëronte entuziazmi i jashtëzakonshëm i Tiranës demokratike për fitore, për PD-në. Për Presidentin një mjaft e vështirë mes atij entuziazmi të merrte fjalën, por ndërhyrja e Berishës për shumë [?] e bëmat me ndërmjetës [?] dhe konkrete që ai dha në [?] detjen e tij. Të njëjta [?] i drejtoheshim Zotit - theksoi Berisha. Për ne ishte ëndërr që rinia shqiptare të organizonte festivalin rok e sfilata mode, ndërsa sot këto janë realë në të gjithë Shqipërinë. Për ne ishte ëndërr të kishim një makinë, sot në fshatra e qytete mbizotëron makina, për ne ishte ëndërr të shpëtonim nga varfëria e gjata, sot kemi çdo gjë, kemi nderin tonë, punën tonë të lirë. Me tej vazhdoi Berisha, për shqiptarët ishte ëndërr të le vizonin lirisht, sot shkojnë ku të duan, sot flamuri i Skënderbeut flamuri i Shqipërisë valvitet krenar në KE, NATO kohë më parë ishte mollë e ndaluar për Shqipërinë, sot ajo është partnere e ngushtë dhe e denjë e NATO-s. Kemi në [?] me miq në të gjithë botën. Nesër ndokush ne do të thotë se jemi shumë ëndërrimtarë ne - theksoi Berisha - sëbashku do t'i përgjigjemi se do të realizojmë të gjitha ëndërrat tona. PD akoma nuk e ka shkëputur totalisht Shqipërinë nga varfëria, vazhdoi Berisha, ndaj sëbashku duhet të vazhdojmë korrigjimin e gabimeve e konkretizimeve të demokracisë. PD e mban premtimin e saj. Ju ftoj - theksoi Berisha - të mos harroni se Shqipëria ka në zemër të saj lirinë e votës dhe PD-ja është e angazhuar të respektojë votën e lirë sepse kjo votë e lindi PD dhe kjo votë do t'i japë fitoren sërish më 26 maj. Fati ynë i mirë do të jetë i shpejtë sepse Europa na pret. Besimi juaj tek ne është në dobini tuaj është në dobi të lirisë në dobi të gjithë Shqipërisë e shqiptarëve. Presidenti Berisha ftoi tiranasit nga Sheshi Skënderbej që të vazhdojnë sëbashku për të 4 vjet të tjera me të mira në jetën sonë. Le të vazhdojmë sëbashku rrugën drejt Europës - theksoi Berisha - flamuri i Europës është blu dhe ne më 26 maj do të votojmë blu. Në emrin tuaj - theksoi Berisha - t'ju drejtojmë thirrje gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen: votoni për liritë tuaja e jo për socializmin, votoni për besimin tek Zoti e jo për ateizmin, votoni për virtytet tuaja e jo për marksizmin, për pronën tuaj e jo për kolektivizimin, votoni për Europën e jo për izolimin e Shqipërisë, votoni për të ardhmen tuaj për fëmijët tuaj për rininë shqiptare që këtë jetë më parë në këtë shesh sfidoi diktaturën komuniste. Votoni për bumin ekonomik e jo për shkatërrimin, për stabilitetin, për miqësinë në Europë për suksesin e pronave e jo për taksat progresive të socialkomunistëve. Në fund Presidenti Berisha i mirëkuallura nga të pranishmit dhe gjithë fjalët më të bukura për të falënderuar Tiranën e tiranasit për pritjen e shkëlqyer, për mirëbesimin, sigurinë dhe mbështetjen e tyre për PD. Ai i bindur u drejtohet tiranasve se Tirana do të mbetet gjithmonë blu.

Dije ne sheshin “Skenderbeji”

rininë shqiptare. për taksat progresive të socialkomunistëve.