07/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

7 korrik 1996

Aleksandër Meksi në krye të Qeverisë shqiptare

Presidenti Berisha emëroi Kryeministrin e ri Dje në mesditë Presidenti i Republikës Sali Berisha bazuar në nenin 28, pika 6 të ligjit nr.7491, dt. 29.04.1991 “Për dispozitat kryesore kushtetuese” emëroi zoti Aleksandër Meksi dhe kryetare Këshillit të Ministrave dhe e ngarkoi me formimin e Qeverisë së re. Presidenti Berisha pasi e përgëzoi për votëbesimin e fituar në Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike dhe grupi i deputetëve të saj për kandidaturën e tij si Kryeministër, vlerësoi vullnetin e treguar në takimet me liderët e partive të tjera për të bashkëpunuar me ta në strukturën dhe ndërtimin e Qeverisë së re. Presidenti Berisha shprehu bindjen e tij se në përbërjen e kabinetit të ri, krahas përparësisë, do të vijnë njerëz të devotshëm, të ndershëm dhe të aftë, duke përfshirë edhe pjesëmarrje nga forcat e tjera politike dhe që Qeveria e re e Kryeministrit Meksi do të kryejë misionin e saj për të përmbushur programin e Partisë Demokratike. Kryeministri Meksi pasi shprehu mirënjohjen për besimin e treguar ndaj tij për formimin e kabinetit të ri, tha se është i angazhuar seriozisht dhe me vendosmëri për formimin e një qeverie që do të jetë në përgjigjet angazhimeve dhe kërkesave të të gjithë elektoratit shqiptar.

Gurëzimi i PS-së

Tani ndarja në Partinë Socialiste ka ndodhur. Fatkeqësisht ajo nuk ndodhi si ndarje mes konservatorëve dhe reformatorëve të mundshëm në këtë parti por si një ndarje me referencë mocion e Nanos. Asnjëra palë nuk thotë më shumë se pala tjetër dhe ndryshimet mes grupeve nuk janë të ekranizuara tek idetë dhe solucionet për krizën e PS-së. Ndarja legjithimohet pikërisht tek forma dhe rruga që duhet ndjekur drejt së ardhmes së partisë. Sikur koha të ndalohej në vend ose më mirë koha të ishte ndaluar me 11 qershor të vitit 1991 atëherë edhe kjo krizë e rëndë e PS-së nuk do të ishte shfaqur me një temperament të tillë sa përfshirë tërë instrumentet e saj pa përjashtuar askënd, të rinj dhe të vjetër. Këpërçimi i kohës ka rënduar mbi tërë strukturat e kësaj partie pa falur askënd që ka jetuar edhe pak ditë në strehën e kryesisë së partisë në Tiranë dhe nën diktatin e programit marksist të partisë. Ata nuk dinë se ç'duhet bërë nesër dhe nuk i kanë mundësitë njerëzore për të përballuar qoftë edhe një ditë më shumë të ardhmen e tyre në politikën shqiptare. Për këtë vite rresht korrozioni ka vepruar rëndë mbi ta deri në përthkimin e partisë në një element inert pa asnjë funksion në jetën e shqiptarëve. Ashtu si kryetari i tyre foli për prezencën e zhardorrit në qeveri që bën partinë e tij, tanishqit duke mos patur mundësi të përjashtonte edhe vetën nga mundësia e të qenit guralec. Gurëzimi i kësaj partie ishte i pashmangshëm. Nuk mund të ndodhte ndryshes në një periudhë dinamike të historisë dhe funksionimit ndryshe të jetës së shqiptarëve. Për këtë vite rresht ata u divorcuan institucionalisht me njerëzit që i pretendonin si elektorat të tyre. Ditën e fundit të mundësisë së tyre për t’u përballur nëpërmjet shifrave me krizën ku kishin rënë, ata u larguan të qullur me mendimin revolucionar se beteja është më e mirë se humbja. Kjo ndodh në luftë por jo në ditën e zgjedhjeve. Kur konvertimi arsyetohet si bazë për reformim, duhet pritur edhe konvertimi i përgjithshëm i tërë substancës së partisë së vetjer. Ky konvertim ndodhi dhe atrofizoi tërë Partinë Socialiste. Por ajo që nuk ndodh në kimi nuk mund të ndodhë në veprutën politike të gjatur fillimisht nga Alia dhe përdorur më tutje nga Nano. Konvertimi nuk ka lidhje me reformimin. Ai ngjan një zhvendosjeje në një trajektore që ngjit apo të pakten zbret. Sot, socialisti e vjetruar gjenden në një periudhë shumë larg. Ata kanë mbetur secili në hijen e njëtë dhe gjithë kohën janë marrë me brojtën e viktimave të tyre pa i lënë pak kohë e dashuri. Midis politikës dhe qendresës ata kanë zgjedhur qendresën për gjininë në një jetë kështu që nuk furnizohen më. Humbja e tyre është përgjithshme dhe tashmë e formalizuar. Edhe më të rinjtë e kësaj partie janë asimiluar nga trupi i vjetër i Partisë Socialiste. Në një debat midis Metës dhe Majkos u vu re drama e tërë brezave që militonin në parti. I gjithë debati i tyre kishte profilin e një rebus. Është e vështirë të ndodhë ndryshe në një parti të konservuar që tashmë mori pamjen e plotë të një guri që nuk leviz më.

Kooperim rajonal midis vendeve pjesëmarrëse

Presidenti Berisha në Samitin Ekonomik të Evropës Qendrore dhe Lindore Nga data 7-9 korrik në Salzburg, në patronazhin e Presidentit austriak Tomas Klestil, do të mbahet Samiti Ekonomik i Evropës Qendrore dhe Lindore, i organizuar nga Forumi Ekonomik Botëror. Në këtë samit do të marrin pjesë një kryetarë shtetesh dhe qeverish si të Austrisë, Polonisë, Hungarisë, Rumanisë, Republikës Sllovake, asaj Sllovene, Ukrainës, Bullgarisë etj. Gjithashtu, në këtë të Presidentit Klestil, në këtë Samit do të marrë pjesë edhe një delegacion nga Shqipëria i kryesuar nga Presidenti i Republikës, Sali Berisha. Parashikohet që Presidenti Berisha të ketë takime me homologët e tij dhe do të flasë në seancën plenare më datë 7 mbasditë mbi paqen dhe sigurinë në rajon. Qëllimi i këtij Samiti është të synojë kooperimin rajonal midis vendeve pjesëmarrëse dhe krahas sesioneve plenare do të organizohen edhe sesione paralele, ku krahas kryetarëve të shteteve do të të jenë pjesëmarrës edhe ministra, analistë politikë për problemet e zhvillimit, sigurisë, integrimit, reformave ekonomike, zhvillimit të sektorit privat etj.

Të gjithë kundër të gjithëve

Nesër në PS: Nuk mund të flitet më për një debat konstruktiv brenda radhëve të PS-së, por për një luftë të ashpër politike nga zhvillimi i së cilës do të përcaktohet ekzistenca e klanit fitues, i cili do të udhëheqë PS-në. “Opa”, “guralecë”, “zhavorr”, “florini” dhe të “pallatuarit” janë elementet nga më të ashpra që kërret socialiste këto ditë kanë drejtuar kundër njëri-tjetrit. Nano përmes mocionit të tij të ashpër ka kërkuar ndryshimin e kryesisë së PS-së dhe po kaq ashpër ka qenë dhe përgjigja e disa krerëve të PS-së, të cilët sipas disa burimeve në PS i kanë kërkuar Nanos të japë dorëheqjen nga posti i kryetarit të partisë. Në luftën për ekzistencë, klanet në PS nuk duket se mund të tolerojnë njëri-tjetrin. Tani në PS, të gjithë janë kundër të gjithëve. Në një koment të tijin për “RD” lideri i republikanëve, Godo i sheh shkaqet që e kanë çuar Nanon në këtë mocion aq të ashpër të lidhura ngushtë me humbjen e thellë që pësoi PS-ja në zgjedhjet e 26 majit, ç’ka përcaktuan në një farë mënyre dhe qëndrimin e tij të mëtejshëm në burg për ruajtjen e denimit të dhënë nga gjykatat. “Gabimet për humbjen në zgjedhje, tani në PS, çdokush po përpiqet t’ia lerë njëri-tjetrit” ka komentuar Godo zhvillimet e fundit politike në PS. Në lidhje me mocionin e Nanos, Godo shprehet se nuk mendon që me të ai mocion të ketë ndonjë gjahër PS-ja. Arsyet që e kanë çuar Nanon të kërkojë largimin e individëve udhëheqës nga radhët e PS-së sipas Godos kanë të lidhura dhe me fatin e vetë Nanos. “Për çetat 3-vjetëve u shpreh Godo - krerët socialistë kërkuan lirimin e Nanos nga burgu dhe meqenëse ato nuk mundën ta lironin atë atëherë Nano kërkon t’i nxjerrë ata jashtë partie”. Lidhur me zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve në PS, Godo sheh si të mundshëm dëshmimin e misionit të klanit të Nanos si dhe të vetë Nanos si kryetar i PS-së. B. KASMI

Zgjerimi i NATO-s nevojë historike

Nga punimet e Sesionit Vjetor të Asamblesë Parlamentare të OSBE FAQE 2

Shfaqen konturet e qarta të ndarjes

Pas mocionit të liderit të burgosur të socialistëve FAQE 3

PS nuk lindi si një parti e re

Intervistë me Leontiev Çuçin dhe radios “Zëri i Amerikës”

Nano përçan partinë

BBC: Duel Meta - Majko Ilir Meta: Rinovimi i PS rrezikohet të bëhet i pjesshëm dhe spekulativ Pandeli Majko: Të them të drejtën me tepër e ndjeva veten në zërin e Nanos që kish 3 vjet pa e dëgjuar Pyetje: Cili është qëndrimi juaj ndaj mocionit të z. Nano? - (I.M.) Lidhur me rinovimin e partisë sonë le të shohim se ç’qëllim ka pasur i parashtruar ngë Kryetari i PS Nano, rinovimi i PS rrezikohet të bëhet i pjesshëm dhe spekulativ duke u parasysh se ai kërkon mbledhjen e fazës së dytë të Kongresit të PS brenda një kohe shumë të shpejtë dhe shpreh në mënyrë më konkrete… 26-27 korrik ‘96 dhe me delegatët e zgjedhur në fazën e parë. Pyetje: Z. Majko, ju mesa duket nuk keni të njëjtin qëndrim me z. Meta përderisa jeni firmuar e dy mocionin e panjohur nga z. Nano. - (P.M.) Sigurisht. Në radhët e PS-së nuk bëhet fjalë fare për një aspekt spekulativ të këtij mocioni për arsye sepse kemi të bëjmë me një mocion i cili është bërë i gjithë nga kongresi e në kongresin e saj në procesin e rinovimit të PS i cili duhet të jetë i plotë i qendrueshëm e afatgjatë, gjë që çila realizohet vetëm nëpërmjet një debati të hapur që ne organizata. (I.M.) Por shoku Majko mesa duket nuk ka lexuar projekt-vendimin e paraqitur dhe të nënshkruar nga Kryetari i PS dhe ti me pikën e parë e ka përmbledhjen e fazës së dytë të kongresit të PS me datat 26-27 korrik me delegatët e fazës së parë. Dhe unë nuk paragjykoj se mocioni është një spekulim por unë paragjykoj se me një urgjencë të tillë rinovimi mund të kthehet në një spekulim. Pra ne kërkojmë një rinovim të plotë, tërësor dhe të mos mohohet e drejta vijon faqe 2

PS ZHAVORR... VETËM ZHAVORR, PASKA QENË RËNË E PUNA E QYPIT! PS. Ilustrim satirik: një transportues zhavorri, grumbull zhavorri dhe një njeri që flet.

Insinuata të papërgjegjshme

Reagim i Zyrës së Shtypit dhe Informacionit pranë Presidentit të Republikës Jo flirtet me kundërshtarët politikë, por respekti i palëkundur për ata, përbëjnë konstanten e pandryshueshme të qëndrimit të Presidentit të Republikës ndaj kundërshtarëve të tij Ditët e fundit në shtypin ekstremist të majtë, fletushka “ZP”, “Koha Jonë” dhe bizjetat e tyre, por mjerisht edhe në shtypin e djathtë, gazetën “Albania” dhe ndonjë tjetër, gazetarë dhe analistë të ndryshëm, në mënyrë të papërgjegjshme, i kanë lejuar vetes të imagjinojnë dhe të shprehen për grupe në gjirin e udhëheqjes së PS që flirtojnë me Presidentin. Madje një gazetë shkron që atje sa i atribuon presidentës pa asnjë bazë argument, dokumenta të kësaj partie që cilat nuk kanë asnjë lidhje me institucionin e presidentit. Lidhur me të gjitha këto, zëdhënësi i Presidentit deklaron se kemi të bëjmë me një fushatë të padenjë dhe jo korrekte të shtypit, në të cilën gazetarë dhe grupe gazetarësh për të justifikuar dhe maskuar në një farë mënyre anësimet dhe flirtet e tyre, me grupime politike të majta ose jo të majta, sajionë dhe imagjinojnë në mënyrë të papërgjegjshme insinuata, të cilat nuk janë të ndihmuar këto grupime dhe për interesat e tyre klare, të atribuojnë Presidentit të Republikës. Gjithashtu zëdhënësi i Presidentit deklaron se jo flirtet me kundërshtarët politikë, por respekti i palëkundur, përbëjnë konstanten e pandryshueshme të qëndrimit të Presidentit të Republikës ndaj tyre.