11/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

11 korrik 1996

BERZH-i garanton Kryeministrin Meksi për vazhdimin e veprimtarisë së saj në Shqipëri

Shqipëria e vendosur plotësisht në kursin e reformave

Shtypi Austriak për Shqipërinë

PS e hapur ndaj krizave dhe regresit

Zhvillimet postelektorale në PS, ngjarje historike -Arratisja e Gramoz Ruçit në Nigeri. -Dështimi i mocionit të Nanos. -Anëtarësimi i Kastriot Islamit në PS dhe telefaksi nga Salaria i Gramoz Ruçit. FAQE 2

Qeveria e mirëqenies

Sot Kryeministri Aleksandër Meksi do të paraqesë përbërjen e qeverisë. Kjo është qeveria e dytë e dalë nga Partia Demokratike dhe përbën një stad të ri të verifikimit të drejtimeve të saj në jetë të rëndësishme të historisë shqiptare. Konsultimet paraprake me një numër të konsiderueshëm të partive të të gjithë spektrit politik kanë sjellë dhe interesant për qeverinë dhe mënjanë e funksionimit të saj. Ashtu siç është shprehur në intervistat e tij të fundit kryeministri, qeveria do të synojë rritjen e mirëqenies së shqiptarëve. Është ky një motivim që të siguruar kompetencë të lartë në këtë qeverisje. Mirëqenia e shqiptarëve nuk është më një rrugë e mjegullt por një zonë e lirë e lëvizjes së individit të çliruar nga prangat e etatizmit. Pra shikohet se qeverisja i duhet të shmangë sa më lehtë të jetë e mundur dhe sa më shpejtë po ashtu, mundësitë e pengesave për të tjerët. Ideja, iniciativa, guximi është terreni i individit. Ky terren do të sigurohet nga qeveria Meksi duke krijuar hapësira të domosdoshme për secilin në motivin e të barabartëve në liri. Qeveria duhet të kthehet tek liria e të tjerëve. Ndryshe mund të thuhet se qeveria që do të komunikohet sot është qeveria e lirisë për të gjithë. Kur përmendet liria është e natyrshme që ajo sjell tek rregullat e veta. Liria në kapitalizëm është e përbërë nga ligjet dhe zbatimi i ligjeve dhe mbushja e ndonjë boshllëku me ligje është detyra parësore e qeverisë. Ajo përbën dhe moralin e saj. Partia Demokratike deri tani ka dhënë prova qeverisjeje të standartit evropian. Kjo është e vetmja pjesë e entuziazmit të ministrave që do të zënë kabinetet e tyre qysh nesër. Pjesa tjetër është përkushtim ndaj njerëzve dhe sakrifica për të përballuar motivet e atyre që votuan për ta. Qeverisja është gjithnjë një problem për t’u zgjidhur. Katër vitet e shkuara nuk munguan problemet e pafund ashtu si edhe nuk munguan zgjidhjet efikase. Shqipëria u rradhit ndër vendet me rritjen ekonomike më të lartë në Lindje, ndërsa inflacioni pësoi një rënie drastike. Papunësia u zvogëlua në shifra optimiste. Kapitalizmi shqiptar u sendërtua si një kapitalizëm evropian. Privatizimi u krye në një masë të konsiderueshme, dhe njerëzit e morën fuqinë e ekonomisë. Po aq sa Shqipëria eci në rrafshin kombëtar aq eci edhe në rrafshin ndërkombëtar. Me grindra marrëveshje u nënshkruan me vendet e tjera, ndërsa tani mund të thuhet se shqiptarët ndjehen të sigurtë në kapitalizëm dhe me tregues të krahasueshëm me kapitalizmin botëror. Kjo është qeveria e sotme ka një dije diktatë të pasur për të arritur edhe më tej. Ajo ka mundësi të zgjidhë brenda këtyre katër viteve problemin e shtrëngimit, të përmbushë privatizimin, të sigurojë investime dhe më të fuqishme, të përfundojë projektet e furnizimit me ujë, atë të infrastrukturës. Meksi me bashkëpunëtorët e tij ka rastin të hedhë përpara tranzicionin në vend, duke i siguruar shqiptarëve atë për të cilin votuan me 26 maj, mirëqenien, punën, sigurinë.

Gjuha e rëndë që mori e majta në Shqipëri gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare e ka futur Partinë Socialiste në një reaksion zinxhir krizat të thella politike. Ndërsa paralajmëruan analizat e thella dhe dalja e përgjegjësive për humbjen, brendapartiës me të madhët e opozitës u shfaqën qartë përpjekjet e grupimeve dhe klaneve të reja dhe të vjetra për të larë një herë e mirë hesapet mes tyre. Njerëzit e Nanos, që me padurim prisnin të vendosnin sundimin absolut në parti të kryetarit të burgosur, nxituan të merrnin flamurin e reformatorëve në PS, duke abuzuar me sinjalet e e forta që ka dhënë në dyvjetorin e reformimin e të majtës. Për t’i hapur rrugën instalimit të legjitimitetit brenda partisë, Nano dhe grupi i tij i punës bënë edhe kurbanen e para brendataborëve të shërbëtorëve besnikë që kishin trashëgim nga e kaluara. Ndërsa hartoheshin mesazhet e kryetarit të burgosur për partinë, grupi i punës nxitoi të siguronte njerëzit që do të zbatonin në detaje planin e uzurpimit përfundimtar të partisë nga klanët loha-Ala-Kapo. Ndërkaq, Partia Socialiste do të provonte rebelimin e Gramoz Ruçit, më të besuarit të Alisë dhe Nanos, që nuk do të pranonte si edhe herët e tjera që të kthehej në një arë me duart e klaneve diktatoriale. Ruçi zgjodhi më mirë të arratisë në Nigeri, se sa të lejë kontrollin e partisë që kishte injektuar në jetën e partisë së tij. Ndërkohë, Ruçi me dorëheqjen e guxuar me telefaks nga Salaria, që komiteti drejtues ia vlerësoi si akt qytetarie, i la rrugë të hapur padronëve të qetësihim terrenin për të konservuar veprimin kriminal në politikën shqiptare. Nano në vendin e Ruçit zgjodhi eurosocialistin Majko, fuqia e të cilit manifestohen në publikimin e c’lotëve dhe emocionëve për kryetarin që vuan në vulante për vjedhjen e ushqimeve që i falnin të huajt shqiptarëve. Për të mbrojtur dhe për të vënë në jetë mesazhet e Nanos u shfaq si dorë e fortë, kompesues i brishtësisë së Majkos, masoviku i veterenarit të PS-së, Kastriot Islami. Ky propaganduesi i qëndrimeve në eksremiste në politikën e ditës, duke u anëtarësuar në PS, në mëbështetjen e kolegut të tij që verëzoi e përgjithshëm, Zabit Brokaj, dhe të emrave të tjerë krejt pa peshë provuan të mbështesin pa sukses mocionin. Padyshim që dështimi i iniciativës politike të Nanos për të reformuar partinë është një ngjarje tjetër e hidhur për Partinë Socialiste. Insistimi historik që bëjnë e shkruara kriminale për të mbajtur peng çdo zhvillim drejt demokracisë në Shqipëri, padyshim që do të vazhdojë të mbajë të hapur PS-në ndaj krizave dhe të majtën të prirur për të mbartur regresin në jetën e shqiptarëve. [Teksti në flluskën e karikaturës: “ME DUKET SE JU ... FLORINI ...”]

Do të takohet me personalitetet më të larta shqiptare

Sot fillon vizitën zyrtare në Shqipëri dr. Karl Heine Hornhues Sot fillon vizitën zyrtare në Shqipëri dr.Karl Heine Hornhues Do të takohet me personalitetet më të larta shqiptare Kryetari i komisionit të ekonomisë dhe shkencës politike së jashtme në Bundestagun gjerman dhe i dërguari i CDU-së, dr.Karl Heine Hornhues, do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri nga data 11-13 korrik, njofton drejtoria e shtypit dhe informacionit të Kuvendit Popullor. Zoti Hornhues do të shoqërohet nga sekretari i komisionit të politikës së jashtme në Bundestagun gjerman, zoti Guido Large. Gjatë vizitës së tij, zoti Hornhues parashikohet të takohet me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, me Presidentin e Republikës, Sali Berisha, me Kryetarin e Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, si dhe me përfaqësues të partive të ndryshme politike shqiptare. Zoti Karl Heine Hornhues u lind më 10.6.1939. Ai ka studiuar në universitetin e Mynsterit për ekonomi sociologji dhe shkencat sociale kristiane. Ka kryer një sërë detyrash të rëndësishme, mes të cilave përmendim, drejtor i shkollës katolike në Holthausen, profesor politikën sociale dhe ekonomike në universitetin e Holthausenit. Është anëtar i CDU-së nga viti 1961. Ka qenë kryetar i forumit rinor të CDU-së për landin Neidersachsen në vitet 1972-1974. Që nga viti 1972 është anëtar i kryesisë së CDU-së në Neidersachsen dhe anëtar i Bundestagut gjerman që nga viti 1972.

Bisedime me ministrin e jashtëm, Klaus Kinkel

Presidenti Rugova u nis për në Gjermani Qendra për informim e Kosovës njofton se presidenti i republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova u nis dje për në Gjermani me ftesë të ministrit të jashtëm, Klaus Kinkel. Presidenti Rugova gjatë vizitës në Gjermani do të takohet nesër me mikpritësin e tij, Klaus Kinkel.

Lufta spontane për (mos) reformimin

Thellohet hendeku mes grupeve rivale në Partinë Socialiste Beteja “në kohën e duhur”, siç po thonë të dy palët, për reformimin e partisë duket pak si qesharake, po të kihet parasysh që ajo nisi si e reagim ndaj goditjes që përgatiti njeriu që ka drejtuar “shfaqjet e enverizmit në partinë e tipit klasor dhe ideologjik”, sipas Dokes

Kryesia e PS-së duhet të jetë e ndarë në dy grupe ushtarake

Nga gazeta greke “Makedoniki” 8.07.1996 FAQE 3

Fillimisht hetime në liri

Islami përgjigjet për tranzicionin kriminal të Shqipërisë E njëjta procedurë është ndjekur edhe për diktatorin Alia, i cili më pas u arrestua dhe vazhdon të hetohet në qeli për krimin e rëndë të genocidit ndaj njerëzimit

Anticipimi i Politikës

Enigma e Bojkotimit: Frrok Çupi i mesnatës së 25 marsit (Dhe enigma të tjera)