Suksese Qeverisë së re Shqiptare
Evert uron kryetarin e PDSH per postin ne qeverine e re
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Tritan Shehu, mori përshëndetje për emërimin e tij në postin e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, nga partia NeoDemocracia Greke. Kryetari i saj Miltiades Evert, i dërgon z. Shehu përgëzimet e tij, duke theksuar se “misioni i lartë që ju keni ndërmarrë meriton urimet më të mira për një sukses të plotë të qeverisë së re shqiptare”.
Një mesazh të tillë urimi zotit Shehu ia ka dërguar edhe Sekretarja e Marrëdhënieve me Jashtë, parlamentarja greke Marietta Kutsiku, ish-Ministre dhe europarlamentare.
Qeveria e re bën betimin para Presidentit të Republikës
Situatë e mirë qeverisjeje
Dje ministrat e qeverisë së re shqiptare bënë betimin. Tani ka mbetur edhe marrja e votëbesimit në Parlament që të përfundojë plotësisht faza promovuese e qeverisë dhe ministrave. Menjëherë pas kësaj qeverisë i duhet të fillojë përpunimin praktik të programit të saj.
Shqipëria tani ka një situatë qeverisjeje të mirë. Deri tani është formuluar një pjesë e madhe e kuadrit ligjor, ndërsa superstruktura kapitaliste ka katër vjet në provë. Natyrisht që disa e kanë kaluar këtë provë e disa jo. Qeveritarët duhet të dinë të seleksionojnë. Kjo është edhe një tjetër detyrë e qeveritarëve. Sebashku duhen shmangur indiferenca ndaj problemeve të ndryshme sociale, ndaj shfaqjeve të korrupsionit etj. Jo pak veprjet ka pasur në këto vite për administratën e mesme. Shpeshherë ajo ka abuzuar me nevojat që lind ekonomia kapitaliste, herë për shkak të mosnjohjes e herë për shkak të tendencave të përfitimit personal.
Kjo është një fushë e rëndësishme për të rregulluar raportet e thjeshta me njerëzit dhe ata që kanë nevojë për të shkuar në zyrat shtetërore. Sa më pak njerëz t’u drejtohen atyre aq më mirë e ka kryer punën e saj administrata.
Pavarësisht këtyre të metave është krijuar në Shqipëri individi si në sensin moral ashtu edhe në sensin ekonomik. Kjo ka qenë një detyrë e madhe e qeverisjes së kaluar. Përmes hapësirave të reja të lirisë është nënvizuar gjithnjë një nismë e paparë më herët në vendin tonë. Kësaj qeverie i mbetet vetëm të përsosë këtë individ dhe të orientojë lirinë që ta shmë e ka fituar. Njerëzit e orientuar mirë në lirinë e tyre krijojnë ambientin progresiv të vendit. Cdo qeveri që do të arrijë të sigurojë kushtet e afirmimit të individit e ka shumë më lehtë të qeverisë.
Fusha të ndryshme ku është zhvilluar deri tani reforma kanë krijuar një terren avancimi të mëtejshëm. Deri tani privatizimi ka qenë një nga anët më të rëndësishme të reformës shqiptare. Tashti ka një privatizim më të thellë. Është fjala për konvencionet e një ekonomie që janë telekomi, energjitika, minierat etj.
Ky është edhe ballafaqimi më i madh me aftësinë për të asimiluar kapitalizmin në shkallën më të lartë të tij. Cdo vonesë është në disfavor të përmirësimit të strukturave të ekonomisë shqiptare, po aq sa çdo kujdes është në funksion të cilësisë së privatizimit.
Situata sociale është e përmirësuar. Është ulur në nivelet perëndimore përqindja e papunësisë, ndërsa kemi një inflacion pothuajse të ngrirë tek një vlerë njëshifrore dhe paranë shqiptare joseksibël. Elementet financiarë janë tregues i stabilitetit po aq sa edhe direktorët për një arritje më të thellë të sigurisë ekonomike të shqiptarëve. Nga sondazhet e bëra disa muaj më parë mbi 70 për qind e njerëzve kishin arritur përmirësime të mëdha në jetën e tyre vetëm për këtë vit. Pagat kanë përballuar fluktuacionet e inflacionit, ndërsa sektori privat ka shkruar tek paga të pranueshme për nevojat dhe çmimet e mallrave në Shqipëri.
Mbetet që programi i qeverisë shqiptare të mishëron programin e Partisë Demokratike të tejkalojë shifrat e mësipërme.
Dic në selinë e Presidencës, qeveria e re e kryeministrit Aleksandër Meksi bëri betimin para Presidentit të Republikës, Sali Berisha.
Të gjithë ministrat shqiptuan formulën e betimit: Betohëm në nderin tim se do të zbatoj me përpikmëri kushtetutën dhe ligjin dhe do të kryej me ndershmëri detyrën për të cilën emërohem në Këshillin e Ministrave.
Presidenti Berisha përfitoi nga rasti për të shprehur vlerësimin e tij për të gjithë punën e qeverisë së mëparshme, duke u shprehur të gjithë anëtarëve të asaj qeverie mirënjohjen dhe respektin e tij të thellë, për kontributin e çmuar.
Gjithashtu presidenti i uroi suksese qeverisë së re në punën e saj shumë të rëndësishme me drejtim të reformave, kompletimit të tyre dhe integrimit të Shqipërisë në Europë. Une jam i bindur, tha presidenti Berisha, se kjo qeveri do të t’a zbatojë programet me sukses dhe përkrahjen popullore para elektoratit shqiptar.
Në qeveri krahas ministrave të Partisë demokratike me funksionin e ministrit marrin pjesë: Teodor Laço, nga Partia e Bashkimit Socialdemokrat, Arjan Madhi, Sekretar i këshillit të ministrave dhe Arben Babameto, sekretar shtetëror për transportet, në ministrinë e industrisë, transportit dhe tregtisë nga Partia Republikane. Do të ketë zëvendësministra nga këto parti dhe parti të tjera si ajo demokratike, etj.
Kjo është një qeveri me një përfaqësim dinjitoz, që i përgjigjet plotësisht aspiratave të zgjedhësve që më 26 maj votuan për shqipërimin e thellimit e mëtejshëm të reformave, theksoi presidenti Berisha. Ata votuan për integrimin e Shqipërisë në Europë. 26 maji ishte një ditë historike për shqiptarët dhe Shqipërinë.
Duke folur për rëndësinë e kësaj dite dhe përpjekjet e fundit për të reformuar Partinë Socialiste, partinë kryesore të opozitës shqiptare, e cila nuk ka njohur përfundimin e zgjedhjeve, presidenti Berisha tha:
26 maji ishte një ditë historike në sensin që e ndau njërën krahë e përgjithmonë Shqipërinë nga e shkuara dhe e spostoi atë drejt Perëndimit. Por unë dua t’u siguroj ju, theksoi ai, se kjo humbje ishte historike edhe për të majtën shqiptare.
Kohët e fundit në PS ka filluar një proces në kërkim të një reformimi pas një mocioni të kryetarit të kësaj partie, Fatos Nano. Mocioni i paraqitur, parashtohcont, krahas rinovimit të Partisë Socialiste (ish komuniste), edhe ndryshime në qëndrimin ndaj Marksist dhe shkëputje të prerë nga të kaluarën e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, po ky proces është zhvilluar me shumë në formën e luftës së klasave brenda udhëheqjes së kësaj partie, pa ndryshuar bazën e saj.
Ajo (humbja në zgjedhje - R.F.) i dha asaj mundësinë e një përpjetë? dhe rinovimi të vërtetë, përcjellje, të cilat sot na reflekton dhe unë përgëzoj, tha Berisha.
Pasaj, duke u drejtuar gazetarëve, të pranishëm dhe ministrave të rinj për nevojën e transparencës të informacionit, presidenti Berisha tha:
Ne, në bashkëpunim me dy shoqatat gazetareske, do të bëjmë aktin e informacionit, që këta qeveritarë të kenë transparencën e plotë ndaj jush.
Qeveria e re do të përbëhet nga 16 ministra, 9 prej të cilëve janë nga e trinj? dhe nga 8 sekretarë shteti. 5 prej të cilëve marrin detyra të larta për herë të parë. Në qeveri marrin pjesë 4 gra, dy si ministre dhe dy si sekretare shteti.
Programi i PD dhe shtet është një program me i avancuar se i pari, që parashtron edhe të kërkesa më të larta, prandaj dhe angazhimi ynë do jetë i tillë. Tha kryeministri Aleksandër Meksi, pas ceremonisë.
Gjithashtu që të dy ministrat, Shehu dhe Meksi, shtuan që gjithë qeveria e re do të jetë e përkushtuar ndaj çështjes së zhvillimeve të qeverisë. Në qendër të vëmendjes do të jetë jo vetëm integrimi i Shqipërisë në Evropë, por edhe forcimi i institucioneve qeveritare.
Në fund të një synimi që të tejllogji do ta arrijmë në të ardhmen, tha Sali Berisha.
Ministri më i moshuar ishte Teodor Laço, 63 vjeç, ndërsa Abdyl Xhaja, 53 vjeç, i cili nga viti 1991 ka qenë katër herë rresht ministër. Më shumë nga të rinj kabinet e ka sekretarja e shtetit për rininë dhe gruan, Roza Pati, 31 vjeç.
Mocioni i Nanos shkakton sherr në Fier
-Sqelma, grushta dhe sharje banale në drejtim të kryetarit të PS
FAQE 3
Përpjekje për të maskuar dobësinë e të burgosurit të Bënçës
Nano i izoluar nga mëdyshja e tij
FAQE 3
Kryetari i degës së PSD Mallakastër jep dorëheqje
PSD ka devijuar drejt ekstremit të majtë
“Zgjedhjet e 26 majit ishin të lira dhe triumfoi vullneti i popullit shqiptar për demokraci. Fronti i kuq mori dënimin e merituar”.
FAQE 3
Qeveria e re shqiptare duke bërë betimin para Presidentit të Republikës, Sali Berisha.
Mirënjohje për Gjermaninë
Presidenti Berisha, priti kryetarin e Komisionit të Politikës së Jashtme në Bundestagun gjerman dhe i dërguari i CDU-së, Dr. Karl Heine Hornhues
Dje në mesditë, Presidenti Sali Berisha, priti kryetarin e komisionit të politikës së jashtme në Bundestagun gjerman dhe i dërguari i CDU-së, Dr. Karl Heine Hornhues.
Presidenti Berisha bëri një paraqitje të plotë të rezultateve të arritura në rrugën e konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut, si dhe të zhvillimeve të fundit politike në vend.
Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e tij ndaj Gjermanisë për mbështetjen dhe ndihmën e rëndësishme që vazhdon t’i japë Shqipërisë. Ai e vlerësoi Gjermaninë mbështetëse e fuqishme të përpjekjeve të Shqipërisë për integrimin e saj në Evropë. Presidenti Berisha theksoi çelurinë e suksesshme në bashkëpunimin dy palësh me Gjermaninë në të gjitha fushat, përfshirë edhe atë ushtarake, dhe në të tjera, vuri në dukje se gjithë kohët e tjera kanë qenë përfshirë kryesisht infrastrukturën por edhe fusha të tjera, janë ndër më të suksesshmet dhe po njohin progres të vazhdueshëm.
Presidenti Berisha i kërkoi zotit Hornhues t’i përcjellë presidentit Herzog dhe kancelarit Kohl urimet më të mira.
Nga ana e tij, kryetari i komisionit të politikës së jashtme në Bundestagun gjerman, falenderoi për pritjen e ngrohtë dhe miqësore dhe shprehu kënaqësinë për miqësinë dhe nivelin e lartë të marrëdhënieve dypalëshe.
Zoti Hornhues vlerësoi qëndrimin e Partisë Demokratike për një dialog të hapur me të gjitha forcat politike dhe interesua për zgjedhjet e afërta lokale dhe për përgatitjet që po bëhen në këtë drejtim.
Hapi i shkëlqyer në procesin e zhvillimit
Intervistë me Prof. Dr. Besnik Gjongecaj, Sekretar i Përgjithshëm i PDSH-së dhe Ministër i Arsimit të Lartë dhe Kërkimeve Shkencore
Unë mund të them pra që megjithëse përdoren dy emra për të karakterizuar këtë strukturë të administratës shtetërore, ajo është unike, pra kemi të bëjmë me një dhe jo me dy struktura, sepse si shkenca ashtu edhe arsimi i lartë kanë shumë pika të përbashkëta, të dyja së bashku kanë karakter simbiotik, pra aftësi të lartë bashkëjetese
FAQE 3