Perspektiva të reja bashkëpunimi me BE
Van den Broek fillon takimet në Tiranë
Komisioneri për politikën e jashtme, Hans Van den Broek mbërriti dje në Tiranë për një vizitë dytore, në vazhdim të një turneu që ka filluar në Ballkan.
Në aeroportin e Rinasit, komisioneri i lartë deklaroi gazetarëve se gjendej në kryeqytetin shqiptar “për të diskutuar lidhur me marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, për të dërguar nga drejtuesit e këtyre marrëdhënieve në vend, dhe për të diskutuar perspektivën e fuqizimit të këtij bashkëpunimi tonë. Megjithëse një vizitë e shkurtër, jam i sigurt se do të jetë e frytshme,” deklaroi Van den Broek. Ndërsa ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, duke komentuar vizitën e komisionerit të lartë të BE-së tha se “i kontribuon forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të Shqipërisë me Bashkimin Europian”.
Takime të ngjeshura kanë mbushur qëndrimin e zyrtarit të lartë të BE-së në Tiranë. Marrëdhëniet e Shqipërisë me BE-në përjetuan rritje në dhjetor të vitit 1992 me nënshkrimin e marrëveshjes së Tregtisë dhe Bashkëpunimit Ekonomik, si dhe me miratimin e një deklarate të përbashkët për dialog politik mes tyre. Gjatë viteve ’91-’95, në kuadrin e Programit PHARE, që BE ka për vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, Shqipëria ka përfituar një ndihmë prej afro 400 milion ECU, duke zënë kështu vendin e parë të ndihmës për frymë të popullsisë ndër këto shtete. Ekspertët që ndjekin zbatimin e këtij programi në Tiranë vlerësojnë si sukses asistencën e mirë që ka fituar Shqipëria në absorbimin e ndihmave që i janë akorduar. Vetëm arsyet ekonomike, pasi ka tregues ekonomi më të dobët nga vendet e Lindjes ish komuniste, e mbajnë ende Shqipërinë larg nënshkrimit të marrëveshjes së asociimit me Bashkimin Europian.
Van den Broek: BE e vendosur të mbështesë Shqipërinë
Presidenti Berisha, priti Komisionerin për Politikën e Jashtme të BE, zotin Hans Van den Broek
Europa mbështet Shqipërinë Komisioneri për Politikën e Jashtme të BE-së Hans Van den Broek u takua dje me personalitetet më të lartë të politikës shqiptare. Kështu përralla e trezikut të rizmilimit dhe e ftohjes së Evropës dhe BE-së me Tiranën zyrtare, sajuar nga partitë e ekstremit të majtë dhe e rrëfyer gati çdo ditë nëpër faqet e gazetave të këtyre partive dhe “të pavarurave” që varen në Bënçë, nuk mund t’i referohet më as njerëzve më naive, madje as minorenëve. Komisioneri i lartë i BE-së u shpreh dje në takimin me Presidentin e Republikës se BE është e interesuar për intensifikimin e marrëdhënieve me Shqipërinë. Ky deklarim i tij përbën një sfidë të hapur ndaj tërë orvatjeve sfilitëse që bënë liderët e Frontit të Kuq për të prishur imazhin e mirë që ka krijuar Shqipëria pranë institucioneve me prestigjoze evropiane. Tek ata që hymbjen e tyre deshën të shpalosin si humbje të Shqipërisë tani nuk ka më as më të voglën shpresë për mbështetje. Mashtrimet dhe sajësat cinike dhe absurde kundra vendit të tyre, dhe institucioneve demokratike të shtetit shqiptar nuk mund të shënohen më në asnjë cep blloku shënimesh të zyrtarëve evropinë. Van den Broek erdhi në Tiranë dhe Presidenti Berisha e garantoi atë se mandatin e 26 majit do ta përdorim për të konsoliduar në Shqipëri demokracinë dhe vlerat e saj, për të shpejtuar reformat e ekonomisë së tregut. Berisha i deklaroi komisionerit të lartë të BE-së se prioriteti ynë kryesor mbetet integrimi i Shqipërisë në Evropë. Pavarësisht dëshirës së liderëve konservatorë të partive të ekstremit të majtë kryeministra dhe ministra nga shumë vende evropiane uruan e përshëndesin analogët e tyre shqiptarë. Pavarësisht dëshirës perverse të atyre politikanëve shqiptarë që kur e panë se elektorati i ka bojkotuar, realizuan bojkotin e komisioneve zgjedhore dhe orë pa përfunduar... “Vizita juaj është një ngjarje shumë e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE”, u shpreh Presidenti Berisha duke i uruar mirëseardhjen komisionerit Van den Broek. “Krahas mirënjohjes që ua di,” shprehet BE për ndihmën dhe solidaritetin e madh që ka treguar dhe tregon ndaj Shqipërisë, dëshiroj t’ju siguroj se ne do të përdorim vendimin tuaj për të levruar transhin e dytë të pagesve sikundër vlerësoj përfshirjen e Shqipërisë në programet Cross Border, Intereg, Phare etj. Shqipëria është e vendosur të japë kontributin e saj dhe mirëpret të gjitha projektet rajonale. Në dy-tre muajt e ardhshëm në Shqipëri do të zhvillohen zgjedhjet lokale, vijoi Presidenti Berisha. Ne marrim të gjitha masat që ato të euroatlantike. Ai u shpreh se BE i zhvillon marrëdhëniet me Shqipërinë në frymën e partneritetit dhe është e interesuar në intensifikimin e këtyre marrëdhënieve. Van den Broek vlerësoi në mënyrë të veçantë kontributin e Presidentit Berisha në proceset demokratike dhe u shpreh se në momentin e vetëdijshëm që Presidenti Berisha ka bërë shumë për vendin e tij dhe për proceset demokratike në të gjitha fushat, duke përfshirë atë politike, ekonomike, etj. Ky vend ka treguar se çfarë është i aftë të bëjë në këta katër vjet, - tha Van den Broek duke rishepruar gatishmërinë e vendeve të BE-së për ta thelluar dhe zgjeruar këtë bashkëpunim në perspektivë. BE duke vlerësuar shumë të suksesshme reformat në Shqipëri është e vendosur të vazhdojë ta mbështesë atë. Kështu Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga programet financiare të BE si Phare etj. BE do t’i çlirojë Shqipërisë trenshin e dytë të mbështetjes financiare për Bilancin e Pagesave. Nga fundi i vitit synojmë që Komisioni t’i paraqesë Këshillit të Ministrave të BE një projekt-mandat për marrëveshje të re me Shqipërinë. Në lidhje me debatin për zgjerimin e BE në Lindje, Komisioneri Van den Broek e siguroi Presidentin Berisha se Shqipëria nuk do të harrohet. Presidenti Berisha dhe Komisioneri Van den Broek vlerësuan gjithashtu rëndësinë e zgjedhjeve lokale dhe bashkëpunimin për realizimin me sukses të tyre. Ndërsa në lidhje me problemin e Kosovës Komisioneri Van den Broek u shpreh se për një zgjidhje të pranueshme të këtij problemi nuk do të ketë normalizimin dhe integrimin ish Jugosllavisë.
regut. dhe ministra nga shumë vende evropiane urojnë e përshëndesin analogët e tyre shqiptarë. Pavarësisht dëshirës përverse pa përfunduar votimi. Shumë zyrtarë të lartë evropianë po vazhdojnë të vijnë në Shqipëri, po përshëndesin për fitoren e merituar e po premtojnë intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Shqipërinë. Po inskenuajnë marrëveshje të reja, e po vazhdojnë me intensitet të bashkëpunimit e nisura.
Të gjitha institucionet evropiane, përfshi këtu edhe BE janë të vendosura, e pa asnjë ekuivok po mbështesin totalisht Shqipërinë. Në këtë frymë është edhe deklarimi i djeshëm i komisionerit të lartë të BE i cili vlerësoi si përparime të jashtëzakonshme të Shqipërisë konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe arritjet në zhvillimin e ekonomisë së tregut dhe integrimin e Shqipërisë në organizmat euroatlantike.
Van den Broek u shpreh se BE duke vlerësuar si vazhdojë ta mbështesë atë.
Kështu futet bombastikë të “ZP” dhe “KJ” për gjoja izolim të ri apo përjashtim të Shqipërisë tani mund të kuptohen si lajthitje delirantësh politikë që realisht përfaqësojnë jo pjesë të elektoratit, por dhjetra individë nostalgjikë të së kaluarës të enverizmit.
BE përmes Komisionerit të lartë Van den Broek deklaron se Shqipëria do të vazhdojë të përfitojë nga programet e tij dytë të mbështetjes financiare për bilancin e pagesave me një vlerë prej 25 milion dollarësh. Në fund të vitit pritet një marrëveshje e re mes Shqipërisë dhe BE-së.
Pra Evropa është e vendosur përfundimisht ta mbështesë Shqipërinë në nismën e reformave të saj në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike dhe zhvillimit të ekonomisë së tregut.
“Krahas mirënohes që dua t’i shpreh të përdorim mandatin e 26 majit për të shpejtuar reformat e ekonomisë së tregut. Prioriteti ynë kryesor mbetet integrimi i Shqipërisë në Evropë.
Në këtë kuadër, ne jemi të vendosur të përshtasim dhe konsolidojmë legjislacionin tonë me ligjet, marrëveshjet dhe konventat evropiane. Gjithashtu ne kemi qenë dhe jemi të vendosur për t’i kontribuar mirëkuptimin, bashkëpunimit dhe stabilitetit në rajonin tonë. Kjo është një politikë që buron si nga interesat tona kombëtare ashtu dhe nga vokacioni ynë europiano-perëndimor.
Ne dëshirojmë të falënderojmë Këshillin e Ministrave dhe Komisionin e BE për gatishmërinë që tregojnë për të avancuar lidhjen institucionale të Shqipërisë me BE.
Duam t’ju sigurojmë, theksoi Presidenti Berisha, se do të bëjmë të gjitha përpjekjet tona për plotësimin e kritereve të Marrëveshjes së Asocimit të jetë një realitet i afërt në rrugën tonë të integrimit në Evropë.
Gjithashtu unë vlerësoj shumë Shqipëria është e vendosur të japë kontributin sa dhe më tepër po marrim të gjitha masat që ato të jenë të lira dhe të ndershme dhe të shmangim në maksimum parregullsitë, qoftë dhe ato të parëndësishme. Sigurohuni nëpërmjet ligjeve dhe procedurave të tjera do t’i shmangim efektet e trukëve të importuara siç ishte bojkotimi i numërimit të votave ditën e zgjedhjeve dhe tendencave për të manipuluar procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, për prejhdojë sovranitetin e saj. Në lidhje me problemin e Kosovës, Presidenti Berisha theksoi: “Nënshkrimi i Marrëveshjes së Daytonit dhe njohja nga BE e ish-Jugosllavisë i bëjnë shumë imperative vendosjen në rendin e ditës të zgjidhjes së problemit të Kosovës dhe zgjidhjen e këtij problemi në përputhje me respektimin e plotë të lirive dhe të drejtave të shqiptarëve në Kosovë.
Nga ana e tij Komisionari Van den Broek përgëzoi për përparimet e jashtëzakonshme në konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe ekonomisë së tregut, në vendosjen e stabilitetit makro - ekonomik dhe arritjet në integrimin e Shqipërisë në organizmat europianë.
Në lidhje me Kosovën, dhe integrimin ish-Jugosllavisë.
Takim i z. Van den Broek me PD
Ne jemi partnerë të Shqipërisë dhe do ta vazhdojmë këtë qëndrim, - ky ishte mesazhi kryesor i bisedës që Komisioneri i lartë i Bashkimit Europian, z. Van den Broek zhvilloi dje pasdite me delegacionin e Partisë Demokratike që kryesohej nga Nënkryetari i kësaj partie, z. Ali Spahia.
qëndrim, - ky ishte mesazhi kryesor i bisedës që Komisioneri i lartë i Bashkimit Europian, z. Van den Broek zhvilloi dje pasdite me delegacionin e Partisë Demokratike që kryesohej nga Nënkryetari i kësaj partie, z. Ali Spahia.
Duke shprehur se synimi i Bashkimit Europian është rritja dhe forcimi i marrëdhënieve me Shqipërinë, z. Van den Broek, e vuri theksin në rëndësinë që paraqet për vendet e BE-së zhvillimi pozitiv, më i madh dhe i mëtejshëm i Shqipërisë Ky vend e këta katër vjet, -
Z. Ali Spahia në ekspozenë e tij e vuri theksin në zhvillimet politike në Shqipëri dhe në nevojën faktin se Partia Demokratike është e hapur ndaj të gjitha investimeve dhe vendeve që do të shprehin interesin të vëzhgojnë zgjedhjet lokale të tetorit.
Duke falenderuar komisionerin e Lartë Europian, z. Spahia nënvizoi rëndësinë që Partia Demokratike i jep këtij bashkëpunimi për interesat e vendit, për të cilin z. Van der Broek u shpreh se “ne duam që Shqipëria të zhvillohet sa më shpejt dhe sa më mirë”. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm, z. Gjongecaj dhe Sekretari i Marrëdhënieve me Jashtë, z. Brajko.
Takimi kaloi i ngrohtë dhe i përzemërt.
“Vizita juaj është një ngjarje shumë e rëndësishme në marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe BE”, u shpreh Presidenti Berisha duke i uruar mirëseardhjen komisionerit Van den Broek.
Jo diktatit financiar të Sorosit ndaj shtypit shqiptar
Deklaratë e përfaqësuesve të 16 gazetave shqiptare
Drejtuesit dhe botuesit e gazetave kryesore të vendit u mblodhën dje për të diskutuar rreth problemeve të shumta që përballon shtypi i shkruar. Ata vërejnë me shqetësim se problemet e shumta ekonomike dhe financiare, problemet e shpërndarjes së shtypit dhe taksat e larta që duhet të përballojë, po e vënë në vështirësi serioze shtypin e shkruar, duke e çuar atë drejt falimentimit.
Pas situatës së krijuar nga ndërhyrja blic me 200 mijë $ nga Fondacioni Soros në Shqipëri për gazetën “Koha Jonë” botuesit dhe drejtuesit e gazetave vërejnë se:
Mekanizmi ndihmues i filantropit Xhorxh Soros ka një karakter të përgjithshëm. Favorizimet që vijnë prej tij ndihmojnë realisht në konsolidimin e Shoqërisë së hapur. Por fokusimi i ndihmës së Sorosit për rastin e gazetës “Koha Jonë” është në kundërshtim flagrant me principet e shoqërisë së hapur. Ai bëhet precedent tepër i rrezikshëm për lirinë e shtypit dhe shkel me të dyja këmbët konkurrencën e lirë të saporavijëzuar në tregun e shtypit shqiptar.
Në shenjë proteste ndaj ndërhyrjes në tregun e shtypit për të krijuar Monopole në Shtyp, të Fondacionit Soros në Tiranë, gazetat e poshtëshënuara do të përdorin të gjitha format e protestës. Nesër gazetat do të botohen me një faqe të bardhë.
1. Albania
2. Gazeta Shqiptare
3. Dita Informacion
4. RD
5. Republika
6. Bashkimi
7. Tribuna
8. Balli i Kombit
9. Rilindja
10. Lajmi i Ditës
11. Drita
12. Sindikalisti
13. Liria
14. Sporti
15. Botu Sociademokrate
16. Poli i Qendrës
Njëkohësisht botuesit dhe drejtuesit e gazetave të mësipërme i bëjnë apel qeverisë shqiptare të shqyrtojë me precedencë mekanizmin e shtypit të shkruar në mënyrë që të lehtësohet nga taksat dhe tatimet. Për të gjitha kërkesat është ngritur një grup për të negociuar me përfaqësues të qeverisë.
Deklaratë e përfaqësuesve
“Në emër të unitetit” konfirmohet përçarja në PS
Majko dhe Bufi në mbrojtje të Nanos
FAQE 3
Bashkëpunimi BE- Shqipëri: Fazë më të lartë zhvillimi
Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Shehu priti z. Hans Van den Broek
FAQE 3
Vazhdojnë urimet per qeverine e re