27/07/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

27 korrik 1996

Mbështetje e plotë e BE për Shqipërinë

BE: Opozita të bëhet e përgjegjshme

Perëndimi i bën thirrje dje forcave politike të Shqipërisë që të angazhohen seriozisht për zgjedhjet lokale dhe për miratimin e kushtetutës. Komisioneri i Bashkimit Europian, Hans Van den Broek, rikonfirmoi qëndrimin e vendosur të Europës për të mbështetur Shqipërinë, ndërkohë që u kujtoi partive të opozitës se papërgjegjshmëria e bojkotimit të zgjedhjeve nuk duhet të përsëritet në zgjedhjet lokale. Duke shprehur besimin se zgjedhjet lokale të tetorit do të zhvillohen të lira dhe të rregullta, zyrtari i lartë i BE-së theksoi se ato do të jenë një test i fuqishëm për raportet e ardhshme të Europës me Shqipërinë. Deklaratat e zotit Van den Broek, jo rastësisht, përputhen plotësisht me qëndrimin zyrtar të qeverisë shqiptare dhe të Partisë Demokratike për situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të 26 majit. Partia Demokratike e vlerëson shumë rëndësinë që kanë për vendin zgjedhjet për pushtetin lokal, po aq sa edhe kushtetuta. Ndërkohë që ajo po stimulon dhe zhvillon me sukses dialogun politik për modalitetet e zgjedhjeve të tetorit, ajo nuk e ka lënë kurrë mënjanë çështjen ende të pazgjidhur të kushtetutës. Qëndrimi i Bashkimit Europian për situatën politike në Shqipëri është një goditje e fortë për politikanët e kafeve, që po ankohen prej dy muajsh për humbjen skandaloze që pësuan në zgjedhjet e 26 majit. Van den Broek e tha qartë, por me takt, se Shqipëria nuk ka arsye pse të mendojë për zgjedhjet e 26 majit, pavarësisht parregullsive, të cilat i ka pranuar edhe Partia Demokratike. Por komisioneri i BE-së i paraqiti të balancuara kritikat e perëndimit për zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, si për pozitën, ashtu edhe për opozitën. Zoti Van den Broek tha se ka kritika për parregullsi, po aq sa edhe për tërheqjen arbitrare të opozitës nga zgjedhjet. Fjala i tij diplomatik [...] Fjalori i tij diplomatik mund të përkthehet fare lehtë se përgjegjësinë kryesore për atë që ndodhi në zgjedhjet e 26 majit e ka në fakt opozita e majtë, e cila me tërheqjen e saj krijoi shkaqet, që më pas solli edhe pasojën. Partia Demokratike i ka quajtur me lualitet sugjerimet e perëndimit dhe një dëshmi e qartë e kësaj ishte përsëritja e zgjedhjeve në 17 zona, ku ishin vërejtur parregullsi më serioze. Ajo ka pranuar dialogun dhe është e gatshme të bashkëpunojë që asgjë e pakëndshme të mos përsëritet, megjithëse në këtë mes fajtorët e vërtetë janë ata që po çirren si të persekutuar politikë. Ndërsa opozita e majtë po e thellon mëkatin e saj të pafalshëm politik, duke mos reflektuar ende që pas humbjes së pashmangshme, që papërgjegjshmëria e tyre e thelloi më tej. Thirrja e komisionerit të BE-së për të marrë pjesë në zgjedhje është shansi i fundit që u jepet atyre për të mbetur sërish në politikën e këtij vendi. Kuptohet që ajo atyre për të dëgjuar prej Çekës, Imamit apo Gjinushit, të cilët nuk besoj se do të dëgjohet prej Çekës, Imamit apo Gjinushit, të cilët nxitën zgjedhjet nga diskreditimi përfundimtar që do t’u shkaktonin përqindjet e frikshme, sepse tani ata nuk shpresojnë më as për ndonjë përqindje qesharake, të lirë si lëmoshë. Ajo është sidoqoftë thirrje e fundit serioze për zonë serioze për Partinë Socialiste, që në rast se e ka të pamundur të bëjë Europën me gënjeshtrat për vota të vjedhura, të paktën të dëshmojë se meriton me të përfaqësojë atë pjesë të elektoratit që votoi për të më 26 maj. Europa dëshmoi edhe një herë rëndësinë që i kushton seriozitetit të bashkëpunimit politik dhe zgjedhjeve të pranueshme për situatën e krijuar artificialisht në Shqipëri nga bojkoti i opozitës. Ky është shansi i fundit që i jepet socialistëve dhe të majtëve të tjerë. Sepse askush s’ka shans të sepse askush në Shqipëri dhe në perëndim nuk mund t’ua falë papërgjegjshmërinë për herë të dytë. Në demokraci prania e opozitës është jetike, por duhet që opozita të kuptojë detyrimet e saj. Largimi i opozitës nga procesi i numërimit të votave në zgjedhjet parlamentare solli parregullsi, por i hoqi opozitës të drejtën e protestës së rregullt. Përveç institucioneve marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Vetëm kështu realizohet detyrimi ndaj popullit që kërkon përparimin. FAQE 3

Konferencë shtypi e z. Hans Van Den Broek, komisioner për politikën e jashtme në BE

Komisioni Europian po punon për nënshkrimin e një akordi me Shqipërinë

Raport zyrtar i Bashkimit Europian lidhur me marrëdhëniet reciproke të tij me Shqipërinë Bashkimi Europian ka publikuar një raport lidhur me marrëdhëniet e tij me Shqipërinë, bën të ditur radio Dojcë Vele. Në raport theksohet se marrëveshja e tregtisë dhe e bashkëpunimit dypalësh, e nënshkruar që në dhjetor të 1992, u pasua edhe njëherë nga një deklaratë e përbashkët e fillimit të një dialogu politik bilateral. Shqipëria ndjek qartë një politikë të jashtme pro perëndimore dhe dëshiron t’i forcojë lidhjet me Bashkimin Europian,- thuhet në raport. Që nga korriku i vitit të kaluar, Shqipëria është pranuar si anëtare me të drejta të plota në Këshillin e [...] politike ndërmjet Europës së bashkuar dhe Shqipërisë, në raport vihet në dukje se kërkeshit për shkak ekonomike një akord klasik asociimi me Shqipërinë nuk ishte i mundur të nënshkruhej, ndërkohë që Komisioni Europian po punon për nënshkrimin e një akordi Sui Generis me Shqipërinë. Ndihma e Bashkimit Europian për Shqipërinë ka qenë tepër bujare. Për frymë popullsije kjo ndihmë ka qenë më e larta nga ajo që Bashkimi Europian u ka ofruar vendeve të tjera të Europës Lindore. Për periudhën 1991-1995 kjo ndihmë e ka kaluar shifrën e gjysmë miliardë dollarëve. Pjesa kryesore e saj i [...] është pranuar si kandidate me të drejta të plota në Këshillin e Europës. Ajo merr pjesë aktivisht në programin e NATO-s, Partneritetit për Paqe, dhe është gjithashtu mikpritëse e takimit të zhvilluar në Tiranë më 31 mars dhe 1 prill të këtij viti ndërmjet ministrave të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Italisë, Turqisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe për sigurimin në rajon. Për sa u takon marrëdhënieve për Shqipërinë ka qenë tepër dobët. Për frymë popullsie e gjysmë miliardë dollarëve. Pjesa kryesore e saj i është kushtuar sektorëve të bujqësisë, infrastrukturës dhe përmirësimit të bilancit të pagesave. Bashkimi Europian është sot gjithashtu partneri më i madh tregtisë me Shqipërinë. Pothuajse 80% e tregtisë së Shqipërisë zhvillohet me vendet anëtare të Europës së bashkuar,- thuhet në raport.

Ja udhëheqja hije e PS-së

Klani i vjetër dhe platforma e rikthimit në pushtet • Të hapim sa më shpejt korrespondencën e Nanos me nënkryetarët dhe njerëzit e tjerë të kryesisë kanë vendosur mbërthimin e së martës Rexhina, Islami, Broka, Bufi, Lleshi dhe Kumbaro, për të larguar vëmendjen e masës së partisë nga disfatat tona FAQE 3

Majko: Mbreti iku! Rroftë mbreti!

PS - Partia “ad interim” e egoizmit FAQE 3

Vritet drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Bujar Kalo shi

Kaloshi ka lindur në internim në vitin 1956 në Grabjan të Lushnjës, ku kreu si internuar deri shkollën e mesme. Ai i përndjekur nga regjimi i Enver Hoxhës punoi si punëtor. Në vitin ’90 ka qenë një nga organizatorët kryesorë të proceseve demokratike në Lushnjë dhe një nga nismëtarët e formimit të Degës së PD në këtë rreth. Me fitoren e demokracisë punoi fillimisht si drejtor i Drejtorisë së Personelit në drejtimin e policisë financiare dhe që nga viti 1995 Drejtor i Administratës së Përgjithshme të Burgjeve, me gradën kolonel. Në atë vit ai mbaroi studimet në fakultetin e Drejtësisë dhe Kolegjín ushtarak. FAQE 2

Shtetet e Bashkuara mbështesin anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë në NATO

Senati amerikan aprovoi projektligjin i cili mbështet zgjerimin e NATO-s. Ai u aprovua me 81 vota pro dhe 16 kundër, pak ditë pas aprovimit të një iniciative të ngjashme nga dhoma e përfaqësuesve. Në një shtesë të projektligjit thuhet që Shtetet e Bashkuara do të mbështesin anëtarësimin e mundshëm në NATO të Shqipërisë si dhe të disa vendeve të tjera. FAQE 4

Vlerësojmë mbështetjen e BE

Spahia prononcohet pas vizitës së zotit Van den Broek në Shqipëri FAQE 3

Shteti duhet t’i thotë “Ndal” krimit me dorë të hekurt

F.3