Arbnori fton institucionet europiane për të vëzhguar zgjedhjet lokale
Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Pjetër Arbnori, i ka dërguar ftesa institucioneve europiane dhe ndërkombëtare si dhe Parlamenteve nacionale të shumë vendeve demokratike të botës për të vëzhguar në zgjedhjet e Pushtetit Lokal, që do të zhvillohen në Shqipëri më 20 tetor 1996.
Në një letër që zoti Arbnori i ka dërguar Kryetares së Asamblesë së KE, zonjës Leni Fisher, i kërkon asaj që Asambleja Parlamentare e KE-së të bashkëpunojë me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për koordinimin e monitorizimit në zgjedhjet e pushtetit lokal në Shqipëri. Ftesa gjithashtu u janë dërguar Parlamentit Europian, Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si dhe Kongresit të KE-së për Pushtetin Lokal.
Ndëshkime në PS para kongresit
Partia e kënetës
Kryetari reformator sërish nën gjykimin e kryesisë
Në një moment sinqeriteti Fatos Nano e cilëson partinë e tij si Parti kënete dhe llumi. Ky ishte edhe përcaktimi i manovrës kryetar-kryesi të kësaj partie në debatin e tij me kryesinë e partisë, i cili ka kohë që ka nisur.
Pavarësisht kësaj seance e vërteta është në anën e kryetarit të partisë i cili më në fund arriti të konceptonte plotësisht jetën e partisë së tij. Sidoqoftë asnjë nga ata që e kanë dëgjuar përcaktimin e Nanos nuk kanë ndërmend ta përjetojnë kryetarin e saj jashtë kënetës bile edhe e kanë të pamundur një anshmëri të tillë. Zvarraniku kryesor të kësaj kënete iu deshën vite që ta kuptojë këtë gjë. Ndërprerja e parullave për partinë e tij si partia e unitetit dhe e së ardhmes socialdemokrate në Shqipëri mori fund. Tani ajo është edhe për kryetarin e saj partia më e mjerë superballë zhvillimeve politike e ekonomike në Shqipëri ashtu si edhe është projektuar nga vetë kryetari i saj në ditët e konvertimit. Nuk ka si të mos jetë kënetë partia që ka ruajtur në themel të programit të saj marksizmin dhe Marks-in, që është ndërtuar dhe mbahet gjallë sipas praktikave të ish-Sigurimit të shtetit. Nuk ka si të mos jetë kënetë partia që në historinë e saj ka ndërruar tre emra. Historia e konvertimeve është tashmë më qesharake se sa përcaktimet e liderit të saj. Nga Parti Komuniste ajo u bë Parti e Punës, ndërsa katër vjet më parë në Parti Socialiste. vitet e demokracisë u angazhua në fushatë shpifjesh kundër reformës dhe zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Kulmi i kësaj shpifjeve dhe lufte pati kulmin e vet kur kryezvarraniku i kësaj kënete lëshoi kthimin shatzarake për çmontimin e vlerave demokratike. Nuk ka si të mos jetë kënetë për partinë që kërkon fitoren në zgjedhjet elektorale e zhvillon me egërsinë më të madhe kësënëtë kjo parti e cila fushatën elektorale e zhvilloi me egërsinë më të madhe po aq sa të papërgjegjshme. Parullat e saj antidemokratike ndiznin një luftë civile që që u shpreh hapatas më së një herë në mitingjet elektorale të Partisë Socialiste. Ndërsa pothuajse e gjithë fushata u mbështet në alternativën e lirimit të Fatos Nanos nga burgu, akt ky antikushtetues, ende feston Enver Hoxhën ndërsa kryetari i saj jo më shumë se katër vjet më parë e quan atë baba. Në qoftë se Nano përshëndetet për vlerësimin real të PS, nuk mund të lihet në hije fakti se ai është autori kryesor i kësaj kënête. Për një periudhë prej pesë vjetësh që ai drejton Partinë Socialiste ai ndërtoi një rrjet të tillë funksionimi që mbështetet tërësisht në organizimin e partisë komuniste ndërsa të struktura të saj funksionuan sipas parimeve staliniste ku më i madhi i bën të gjitha. Ai arriti të mbyste frymën e debatit në parti dhe për sa kohë ishte në burg realizoi skenarë të tilla që do të lakmoheshin edhe nga regjime diktatoriale ku kështu vuri në strukturat udhëheqëse të gjithë njerëzit e implikuar me të kaluarën në mënyrë që t’i drejtonte me lehtësi dhe të uzurponte nëpërmjet tyre tërë pjesën tjetër të partisë. vetëm pak kohë më parë ai arriti të shmangte tendencat reformuese brenda partisë duke favorizuar klanin e tij. Fatos Nano e krijoi inagrazhanë e klaneve në parti dhe lëvizjen e saj si lëvizje interesash për të brujatur karriget. Kënhtëzimi i partisë socialiste është një arritje e natyrshme e Nanos mbështetur nga gjithë antikunksionet e saj në zhvillimet demokratike të Shqipërisë.
Të ofenduar edhe nga ekzaminimi real që kryetari Nano i bën gjendjes kënetore në PS, kryesia është bërë një në nevojën e adoptimit të një qëndrimi të ashpër ndaj tij. Dy nënkryetarët e rinj dhe njerëzit e tjerë në kryesi e dinë fare mirë se pas Pëllumbit dhe Dokles, kamzhiku i cinikut Nano do të fshikullojë shumë shpejt edhe kurrizin e tyre. Ata do të jenë më bindës para njëri-tjetrit dhe opinionit kur t’i fshehin sulmet e tyre ndaj kryetarit nën emrin e mbrojtjes së partisë, apo të dy nënkryetarëve më të vjetër. Për të gjithë në PS është e rëndësishme që t’i mbyllet goja kryetarit të rrjedhur, pasi po u la i qetë kushedi se çfarë do të bëjë më.
Nëse inati shtyn inatin, apo “bëhet deti kos” mund të ndodhë edhe e papritura. Kur përjashtimi i Nanos dhe njerëzve të tij pritet të bëhet në kongresin e ardhshëm, kryesia e egërsuar mbase do të provojë të marrë masa ndëshkimore ndaj kryetarit. Në parti në trashegëuan socialistët, vërejtja në dokument ishte një masë shumë e rëndë që merrej ndaj anëtarit të saj, dhe menjëherë pas saj aplikohej përjashtimi.
Të ofenduar edhe nga ekzaminimi real që kryetari Nano i bën gjendjes kënetore në PS, kryesia është bërë një në nevojën e adoptimit të një qëndrimi të ashpër ndaj tij.
Franca kërkon afrimin e Shqipërisë me BE
Kryeministri francez Zhyne përshëndet rizgjedhjen e Meksit
Faqe 3
Shefi i diplomacisë shqiptare, Tritan Shehu, viziton Irlandën
Zv.Kryeministri dhe Ministër i Punëve të Jashtme, si dhe Kryetar i Partisë Demokratike, Prof.Dr. Tritan Shehu, niset sot për një vizitë pune në Republikën e Irlandës, vend i cili ka Presidencën
e radhës në Këshillin e Ministrave të Bashkimit Europian.
Gjatë vizitës, z.Shehu dhe delegacioni që ai kryeson, do të ketë takime me personalitete të larta të jetës politike irlandeze.
Janë ftuar autoritete të larta të shtetit shqiptar
Forumit të dytë të Bashkimit Europian dhe Vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore
Kryeministri i Republikës Çeke, Vacllav Klaus i ka dërguar një ftesë autoriteteve të larta të shtetit shqiptar për të ndjekur punimet e Forumit të dytë të Bashkimit Europian dhe Vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore që do të mbahet më 12-13 shtator në Pragë.
Forumi do të ketë si tematikë qendrore: Shoqërinë e Informit dhe janër paraqitë tre trajtohen çështje të informimit, telekomunikacionit, rolit të industrisë, teknologjisë, arsimit në një shoqëri informimi etj.
Punimet e Forumit do të ndiqen nga personalitete të shquara të politikës dhe ekonomisë europiane.
Ekstradimi i të dënuarve shqiptarë në Greqi drejt konkretizimit
Intervistë me zëdhënësin e Ministrisë së Drejtësisë z. Agim Neza
- Sa të dënuar shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet greke. A ka të tilla?
- Janë 700 të dënuar shqiptarë që vuajnë dënimin në burgjet greke. Kjo është konfirmuar përmes një letre që sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Drejtësisë në një intervistë për BBC. Nga këta 700 të dënuar rreth 120 prej tyre janë të mitur. Predispozicioni i ministrisë sonë të Drejtësisë është që nga ana e grekëve të ekstradohen sa më shpejt, për të vuajtur dënimin dhe këta të mitur të transferohen sa më shpejt, për të vuajtur dënimin dhe familjeve të tyre.
Impenjim total për fitore në zgjedhjet lokale
PD pas shpalljes së dekretit për zgjedhjet të 20 tetorit
Besnik Gjongcaj Sekretar i Përgjithshëm i PDSH
26 Maji, konfirmoi edhe një herë, në mënyrën më të padyshimtë, se Partia Demokratike ka mbështetjen e shumicës së shqiptarëve. Ajo që paraqitet më e rëndësishmja në momentin që ndodhemi, është se kjo fitore përbën precedentìn më të favorshëm, që i jep shanse të mëdha Partisë Demokratike ndaj krejt forcave të tjera politike, për t’u futur dhe fituar në fushatën për pushtetin lokal.
Faqe 6
“Shp ikja e shekullit” jep rezultatet e para
- Breth 400 milionë lekë të ardhura nga TVSH për 20 ditë, -
Faqe 2
Në fushatë me figura dinjitoze politikanësh të rinj
Kryesia qendrore e FRPD diskuton për paraqitjen e tij në zgjedhjet lokale
Linja politike dhe kulturore do të përcjellin mesazhet e së ardhmes së rinisë
Çiller, Schüssel dhe Graniq përshëndesin Shehun
Të punojmë sëbashku
Fage 3
Të punojmë sëbashku për popujt tanë
Faqe 2
Katër elementë të domosdoshëm bashkërendës të reformës
DR. ALBINA KARAMITRO Deputete e PD - se
DR. ALBINA KARAMITRO
Deputete e PD - se
1. Formalizimi i tregut në përputhje me sistemin ligjor në fuqi
2. Zhvillimi i nivelit të koordinimit të menaxhimit të deficitit të brendshëm buxhetor me politikën monetare
3. Përparimi e procesit të privatizimit të bankave nga një politikë totale e rehabilitimit të tyre
4. Objektivat për zhvillimin e tregut të sapokrijuar të kapitaleve në vend
Faqe 6