Presidenti Klinton rekomandon zgjatjen e statusit të kombit më të favorizuar për Shqipërinë
Presidenti amerikan Bill Klinton rekomandoi të hënën zgjatjen e statusit të kombit më të favorizuar në tregti për Shqipërinë dhe disa vende të Europës Lindore dhe Azisë, bëri të ditur dje agjencia gjermane e lajmeve DPA.
Shtëpia e Bardhë njoftoi zgjatjen për një vit të këtij statusi për këto vende ndër të cilat bëjnë pjesë, Shqipëria, Moldavia, Armenia, Gjeorgjia.
Pritet që Kongresi amerikan të aprovojë rekomandimin e Presidentit Klinton.
Zyrtarët amerikanë kanë theksuar se rinovimi i këtij statusi synon t’i japë shtytje zhvillimit ekonomik në këto vende që po përpiqen të zhvillojnë ekonominë e tregut.
Shqiptarët bojkotojnë terroristët
Fronti i Kuq - ishulli i vetmisë
Tentativa e krerëve të Frontit të Kuq për ta përdorur dhe inkriminuar elektoratin e majtë shënoi dhe epilogun e tij.
Krerët e këtij Fronti krimi tanimë kanë mbetur krejt vetëm dhe lëvizjet e tyre politike ngjajnë si bëma donkishoteske. Besnikëria deri në marrëzi ndaj padroneve të tyre të vjetër dhe idealeve të Marks[it] që pasaporta më e sigurtë e fundit të tyre pa lavdi. Po të shprehemi konkretisht mund të themi se njeriu i zi që e ideon Frontin e Kuq, i quajtur Kastriot Islami, ai që Alia e bëri ministër arsimi për të mbyllur universitetin, ai që Alia e bëri kryetar të Parlamentit të dominuar nga komunistët për të ideuar vrasje politike vetëm e vetëm që t’i zgjatej jeta komunizmit në Shqipëri, tanimë mund të quhet njeriu i Frontit të braktisur. Frontin e Kuq tanimë nuk e ka braktisur vetëm elektorati i majtë, socialistët e ndershëm që nuk i lidh asgjë as me këta udhëheqje të inkriminuar e as me Marksin, por edhe vetë ata të cilët Pëllumbi, Ruçi, Çeka e Gjinushi i zgjedhën si më të besuarit për t’i përfaqësuar. Në grevat e urisë që këto organizuan duke trumpetuar me të madhe dolën se nuk kishin marrë pjesë as një e katërta e kandidatëve të tyre për deputetë. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse kurrësesi nuk kanë se si t’i shkojnë pas Pëllumbit, Ruçit, Islamit apo Gjinushit, njerëz që nuk i lidh asgjë me krimin apo që nuk kanë hyrë në politikë me porosi të Ramiz Alisë. Madje mund të themi se lënia e zonave të lira pa asnjë marrëveshje paraprake qe fryt i parë që kreu i PS-së i bëri elektoratit të vet, për të vazhduar më tej me një sërë aktesh, që dëshmonin se këto liderë meqenëse ligji antigjenocid dhe ai i dosjeve i kishin lënë jashtë politikës kërkonin medoemos të digjnin të gjitha të tjerët. Fundin e tyre politik ata e panë si fundin politik të forcave politike që përfaqësonin. Vetëm kjo është arsyeja e vetme e aktit absurd që ata ndërmorën për t’u të digjnin të gjithë arsyeja e vërtetë e aktit absurd që ata ndërmorën për t’u tërhequr nga votimet në një kohë që kishin votuar gati 80 për qind e elektoratit dhe vetëm tre orë pas se të mbylleshin kutitë e votimit. Pengimi ligjor për të kandiduar për shkak të shkarkes së tyre ngjalli në koshiencën e inkriminuar të këtyre krerëve një cinizëm dhe urrejtje të pa cak për këdo dhe për çdo gjë. Ata nuk mund të pranonin që në vendin në Parlament të uleshin njerëz që nuk i lidh asgjë me krimet që këto kanë kryer, që nuk i lidh asgjë me të shkruarën. Ndaj dhe urdhëri i dhënë për të tërhequr kandidatët dhe anëtarët e komisioneve e kishte burimin pikërisht tek kjo logjikë kriminale e tyre. Kjo, sepse ata e dinin mirë se edhe nëse fitonin ndonjë deputet, populli do të votonte jo sekretarët e ellallat e Hoxhës e Alisë, por ndonjërin që nuk i besonte pushtetit. Kështu që ardhja e tyre në politikë do të realizonte spostimin e këtyre krerëve nga postet në parti. Pasi e tërhoqën elektoratin e tyre në mënyrën më cinike kriminale e të paskrupullt ata u vunë në kërkim të rrugëve e shtigjeve për t’u justifikuar para tyre për këtë akt. E për këtë zgjodhën sërisht rrugë e metoda që vetëm ata mund t’i përdorin. Bënë thirrje për dhunë e gjak, për pushtim sheshesh e mitingje të paligjshme e madje hynë edhe në grevë urie në ambiente ku kishte jo vetëm bufe por edhe restorant. Ndërsa në katër ditë, të ngujuar në bufe restorant, bënë thirrje për të pushtuar sheshet e kur e panë se thirrjes së tyre nuk i bënë përgjigjur më shumë se disa dhjetra vetë e lanë edhe grevën duke dëshmuar përfundimisht se janë krejt vetëm. Dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Shqiptarët me një vetëdije të lartë duke dëshmuar vlerat më të larta të qytetërimit të tyre kishin votuar demokratikën e jo kthimin mbrapa, kishin votuar lirinë, pronën, lëvizjen e lirë e integrimin, e jo socializmin e Marksizmin. Fronti i Kuq dëshiron që politikanë që shkëputjen e tyre kishte refuzuar, jo sepse në të shkruarën ndaj destinacionit përfundimtar i këtij fronti qe e shkruar. Çdo gjë në kohën e vet.
Socialistët provojnë humbjen e dytë
Kandidatët e mundur braktisin selinë e urisë
Faqe 3
Fundi i krerëve të Frontit të Kuq
Ministri Serreqi në Gjermani
Nga 3 deri 4 qershor u mbajt në Berlin Mbledhja e II-të e Ministrave të Punëve të Jashtme të Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut (NACC).
Faqe 2
Sot në Prishtinë:
Socialistët u përpoqën ta fshehin disfatën e tyre
Intervistë e zotit KLAUS BUHLER, deputet në Bundestagun gjerman. Ai mori pjesë në fushatën e PD-së si i dërguar i Kancelarit Kohl në Shqipëri
Është detyrë e të gjithë demokracive perëndimore dhe jo vetëm e qeverisë gjermane që të ndihmojnë shqiptarët në konsolidimin e demokracisë së tyre
Faqe 3
Gratë socialiste vazhdojnë grevën
Greva e urisë e opozitës së bashkuar hyri në ditën e tretë të saj
Vetësakrifikimi njerëzor përballë dhunës së pushtetit
Gratë socialiste kanë vendosur të vazhdojnë grevën edhe më tej.
Këtë ato e bëjnë jo se kanë gjë me rezultatin e zgjedhjeve të 26 majit, por për inat të burrave socialistë që qenë në grevë, e patën deklaruar se do të vetëflijohen për kauzën e madhe të socializmit e për një demokraci “të vërtetë” nën udhëheqjen e krerëve të Frontit të Kuq, bënte ditur një burim brenda selisë së PS-së.
Faqe 3
Institucionalizohet prezenca amerikane
Sot në Prishtinë:
Sot pritet të hapet në Prishtinë zyra e USIA-s, me të cilën prania amerikane në Kosovë merr formë institucionale.
Faqe 2
(NACC).
PS e braktis përfundimisht
Në mbylljen e grevës marrin pjesë vetëm 250 simpatizante dhe anëtare të PS-së
Faqe 3
Nga 105 kandidate për deputetë vetëm 36 solidarizohen me grevën. Në mbylljen e grevës marrin pjesë vetëm 250 simpatizante dhe anëtare të PS-së
Kastr(i)ot Islami shrohet në klinikën e kardiologjisë
Të gjithë po braktisin kauzën
K.ISLAMI:Fatosi ka tradhëtuar me Berishën idealet e socialistëve në këmbim të lirisë së tij personale
Përfundimi i grevës së urisë së kandidatëve të PS-së para afatit, mësohet se i dha kriza të forta zemre tribunliderit Kastriot Islami. Përgjegjësi i dyerve të socialistëve që mendojnë gjithnjë e më tepër kundër orientimeve të të burgosurit të Bënçës, është shtrirë mbrëmë pa ndjenja në një klinikat më moderne të kryeqytetit dhe vazhdojnë të trajtohet nën kujdesin e kardiologëve. Nga goja që krizat po ia kthejnë nga pas, herë pas here dalin gjëra të çuditshme, që për mjekët e depolitizuar dhe të depërtuar është e vështirë të deshifrohen.
Mjekët të tmerruar përcollën përçartjet e Islamit, i cili gjatë gjithë kohës flet për armiq dhe tradhtarët e kauzës së Ramizit dhe Nexhmijes, kauzë që i është besuar Tos Bushkajt. “Majko dhe Legisi nuk pranojnë të lexojnë dhe të shkruajnë mesazhe për të burgosurit. Ata u kthyen përsëri kundër Fatosit. Hajdaraga dhe Meta janë bërë të fuqishëm dhe të papërmbajtshëm në PS. Të pesëstë përgatiten për hakmarrjen e madhe”. Përpëlitjet me brëtrën kacje i vijnë kur pëshpërit se “Fatosi lirisë së tij personale”. Në një çast përmendje Islami i ka kërkuar Rexhinës që të dërgojë përsëri në Gjermani për specializim, duke i premtuar se nuk do të thotë asnjë fjalë për takimet e saj të fshehta me Neshon e ri, që ëndërroi të bëhej zëvendës i Nanos.
T. K