15/06/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

15 qershor 1996

Kundër pretendimeve të vëzhguesve të ODIHR-it

Dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Konferencë Shtypi: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cilësoi dje konkluzione bombastike vërejtjet e raportit të vëzhguesve të ODIHR-it, ku pretendohej se ligji elektoral shqiptar është shkelur masivisht. Duke pranuar disa parregullsi që ndoqën zbatimin e ligjit të zgjedhjeve, KQZ i deklaroi gazetarëve se i gjente të paargumentuara dhe jo të besueshme përfundimet e nxjerra nga vëzhgimet e bëra në vetëm 7 për qind të qendrave të votimit. Grupi i juristëve në përbërje të komisionit vuri në dyshim pjesën më të madhe të raportit që pretendonte se kishte vëzhguar shkelje masive të ligjit gjatë zhvillimit të procesit elektoral. Duke transmetuar qëndrimin e shumicës së anëtarëve të komisionit, deklarata për shtyp vlerësonte se ligji i zgjedhjeve në tërësi është zbatuar me rigorozitet dhe se defektet në mos zbatimin e tij nuk kanë sjellë dëmtime serioze të procesit të votimeve. Zv. ministri i Drejtësisë, Vladimir Kristo, në emër të grupit të juristëve dhe përgjegjësisë të argumentuara juridikisht për 32 nenet që raporti i vlerësonte të shkelura. E vërteta që komisioni dha për pretendimet e vëzhguesve të ODIHR-it të lë në një shije të hidhur konvertimet që tëndenca negative që ka raporti konsideratat e vëzhguesve të huaj për zgjedhjet e 26 maj dhe 2 qershorit. Benda argumentave që do të mund të provonin pretendimet për gjërat shkelje të ligjit elektoral. Komisioni, KQZ ishte i ndarë ndaj mungesës në raport të vlerësimeve për braktisjen që opozita i bëri komisioneve pak para përfundimit të zgjedhjeve, që sipas komisionit nuk kishte se si të mos ndikonte në kredibilitetin e rezultateve përfundimtare të votimit. Juristi Arjan Madhi me këtë rast hodhi poshtë abuzimet e një gazetari të KJ-së, se ai ka thënë se rreth 20 mijë anëtarë të opozitës do të përfundonin në burg pasi kanë shkelur ligjin e zgjedhjeve. Ai dhe kolegët e tij nënvizuan se janë organe të tjera ato që vendosin për këtë çështje, ndërsa provuan ligjërisht se ku është shkelur ligji nga braktisësit e komisioneve. Sekretari i këtij komisioni, Kreshnik Spahiu, lidhur me vendimin për zgjedhjet e pjesshme tha se ai u mor pasi u bë revizionimi i dokumentacionit të mbi 60 zonave, sipas kërkesës që bëri Presidenti i Republikës dhe ankesave të subjekteve politike. Duke pranuar pjesën më të madhe të rekomandimeve të raportit të ODIHR-it, anëtarët e komisionit që komunikuan me gazetarët u shprehën se së bashku me komunikatën përfundimtare të rezultat[it] të zgjedhjeve do të japin dhe vlerësime konkrete mbi ecurinë e procesit të zgjedhjeve dhe zbatimin e ligjit elektoral. Ata lajmëruan se po familjet e tyre, ishin dje miqtë e Presidentit shqiptar Sali Berisha në qytetin bregdetar të Vlorës, 150 km në jug të Tiranës. Jahti i madh me të cilin mbërritën miqtë amerikanë u ankorua në gjirin e Vlorës rreth orës 12.00, në mesditë. Në orën 14.00 Presidenti Berisha ftoi në rezidencën e tij në Vlorë miqtë amerikanë, me të cilët kaloi një ... [tekst i prerë në skajin e sipërm] ... Presidenti Berisha, sipas ... Presidenti Bush dhe gjenerali Pauell gjendeshin në Shqipëri si miq të presidentit Berisha, për një vizitë njditore. Zëdhënësja tha se, gjatë bisedës, presidenti Berisha e ka informuar Presidentin Bush për situatën politike dhe ka siguruar atë se Shqipëria do të dijë të përballojë përpjekjet për destabilizimin e vendit që po vijnë nga forca e vjetra komuniste dhe nga disa qarqe të interesuara për një situatë të tillë. Presidenti Berisha i garantoi miqtë amerikanë se qeveria po bën gjithçka përpjekjet për riparimin e defekteve të vërejtura në procesin e zgjedhjeve të 26 majit, pas bojkotimit që i bënë atyre forcat e majta. Të dy presidentët diskutuan edhe për situatën në rajon. Presidenti Berisha, sipas ... [tekst i prerë] ... inkurajoi ish-agresorët që shkaktuan konfliktin në Bosnjë. Një vend të rëndësishëm në bisedën ndërmjet Presidentit Berisha dhe miqve amerikanë zuri dhe problemi i Kosovës. Presidenti Berisha përsëriti pikëpamjen shqiptare se zgjidhja e krizës së Kosovës është njëra nga pikat kyçe për vendosjen e paqes në Ballkan. Pas takimit Presidenti Bush, në një intervistë të tij për Zërin e Amerikës, tha se ndjehej i lumtur nga vizita e tij e dytë në Shqipëri dhe nga arritjet impresionuese në zhvillimin e suksesshëm të demokracisë në vend. Jam shumë i lumtur që erdha përsëri në Shqipëri. Kam respekt për Presidentin Berisha dhe për atë që ai ka bërë për privatizimin e ekonomisë shqiptare, duke ngritur ... [vazhdon jashtë pjesës së dukshme] ... bashkë me gjeneralin Pauell, i cili njihet në të gjithë botën për udhëheqjen e tij kurajoze në luftë. Po sot Presidenti Berisha është treguar shumë xhentil me ne, duke na vënë në dispozicion një kohë të mjaftueshme, për të na shpjeguar ato që po bën ai në Shqipëri. Dhe ne jemi të inkurajuar shumë nga kjo gjë. Unë jam shumë i interesuar për Shqipërinë, për historinë e suksesshme të demokracisë së saj, e cila po bëhet gjithnjë e më e fortë. Ka qenë një kënaqësi e madhe ardhja ime këtu, tha ish-presidenti Bush. Kjo është hera e dytë që ish-Presidenti Bush vjen në Shqipëri. Vizitën e parë ai e ka bërë në nëntor të 1994-ës. (ATSH)

BUSH: Historia e suksesshme e demokracisë së Shqipërisë po bëhet gjithnjë e më e fortë

Xhorrxh BUSH dhe Korin PAUELL miq të Presidentit Sali BERISHA Dje në Vlorë Ish-presidenti amerikan, Xhorxh Bush, dhe ish-shefi i shtabit të përgjithshëm amerikan, Korin Pauell, dje ishin miq të Presidentit Berisha, në qytetin bregdetar të Vlorës. Gjatë takimit që pati me ta Presidenti Berisha diskutoi për situatën politike në Shqipëri dhe për gjendjen në rajon. Presidenti Bush deklaroi pas takimit se ndjehej i impresionuar nga ndryshimet e Shqipërisë dhe nga sukseset në procesin e demokratizimit të vendit. Ish-presidenti amerikan, dreke pune, me familjet e tyre. Në bisedë të dy presidentët dhe gjenerali Pauell prekën probleme të jetës politike në Shqipëri dhe gjendjes në rajon. Shqipëria do të jetë e përballojë përpjekjet për zëdhënëses së tij, ka vlerësuar rolin e forcave të Ifor-it në Bosnjë dhe i ka cilësuar ato si vendimtare për disfatën e influentëssë në rajon. Nga ana tjetër, ai ka thënë se një tërheqje e mundshme e tyre do të ishte me pasoja për të gjithë rajonin, pasi mund të inkurajojë e krizës së Kosovës është njera nga pikat kyçe nivelin e jetës së popullit shqiptar në një nivel të kënaqshëm. Unë shoh një përparim të jashtëzakonshëm në këtë vend të mrekullueshëm dhe ndjehemi shumë të lumtur që jemi këtu si miq të Presidentit Berisha, së bashku ato çka po bëhën në Shqipëri. Dhe ne jemi të inkurajuar shumë nga

Një ndër personalitetet e drejtësisë italiane viziton Shqipërinë në rolin e vëzhguesit

Z. Maurizio Nevola - Kryetari i Dhomës së Presidentit të Gjykatës Kushtetuese Italiane si dhe shef i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Gjykatës Kushtetuese Italiane, mbërriti dje në Tiranë me cilësinë e vëzhguesit në 17 seksionet elektorale që do të votonin më 16 qershor. Pavarësisht nga qëllimi parësor i ardhjes së zotit Nevola në Shqipëri, gjatë 2 takimeve që ai pati dje me Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, z. Rustem Gjata si edhe me Kryetarin e Gjykatës së Kasacionit, z. Avni Shehu, ai shprehu një interesim profesional mbi strukturën e këtyre dy institucioneve të një rëndësie themelore në jetën demokratike të një vendi. Z. Nevola vuri në dukje bashkëpunimet e frytshme midis Drejtësisë së dy vendeve duke u shprehur: “Fytyra jonë reflekton në anën tjetër”. Më pas ai theksoi gabimet që ishin bërë në Drejtësinë dhe Ekonominë Italiane duke vënë në pah se Shqipëria kishte mundësi tani më shumë se kurrë të mos shkeltë në ato rrugë ku vendet e tjera kishin dështuar... Vizitat e zotit Marizio Nevola, do të vazhdojnë dhe nesër duke pasur si qëllim njohjen e situatës momentale në Shqipëri.

Arbnori pret përfaqësuesin e senatit Francez

Dje pasdite Kryetari i Kuvendit Popullor z. Pjetër Arbnori priti në zyrën e tij përfaqësuesin e dërguar nga Senati Francez zotin Lekamp. Në takim u diskutua për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, për ecurinë e reformave të demokracisë shqiptare si dhe për lidhjet në rritje midis Shqipërisë dhe Francës. Zoti Arbnori e informoi zotin Lekamp lidhur me zgjedhjet parlamentare të 26 majit dhe e siguroi atë se edhe ato që do të bëhen më 16 qershor do të jenë të drejta dhe të ndershme. “Ju jeni të lirë të vëzhgoni ku të dëshironi ditën e zgjedhjeve në zonat ku ato do të përsëriten”, - i tha Arbnori zotit Lekamp. Lidhur me pyetjen e bërë nga Lekamp për raportin e Zyrës për Institucionet demokratike dhe të drejtat e njeriut të OSBE-së zoti Arbnori sqaroi se në atë raport mungon konkluzioni themelor se parregullsitë e zgjedhjeve gjatë zgjedhjeve të 26 majit kanë ndodhur pasi përfaqësuesit e opozitës së majtë u tërhoqën nga komisionet vetëm 3 orë para afatit kohor të përfundimit të votimit. Me tej Arbnori shprehu bindjen dhe dëshirën që parlamenti i ri do të ketë përfaqësues nga të gjitha forcat politike në mënyrë që të vazhdohet ecuria e shpejtë e Shqipërisë në rrugën e demokracisë.

“Ju përgëzoj për fitoren”

Z. Albert Pful, anëtar i Parlamentit Gjerman si përfaqësuesues i Partisë Social-Demokrate Gjermane, ish-reporter i Këshillit të Europës për anëtarësimin e Shqipërisë në KE, i shkruan kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr.Tritan Shehu një letër, në të cilën thuhet: “Dua t’ju përgëzoj përzemërsisht juve dhe Partinë Tuaj për fitoren e madhe më zgjedhjet parlamentare dhe t’ju uroj gjithë të mirat për përparimin demokratik të Shqipërisë? Jam informuar nga mediat për ecurinë e zgjedhjeve dhe për masat e marra nga Presidenti Juaj. Besoj, se ai ka zgjedhur rrugën e duhur”, - shkruan ndër të tjera Z. Albert Pful, duke shtuar se “jo gjithmonë shtypi më ka lënë përshtypjen se ka qenë objektiv dhe i ndershëm në trajtesat e tij”. “Besoj se përsëri gjatë kësaj vere do mund të vij në Tiranë dhe deri atëherë mbi këtë miqësinë e vjetër për Shqipërinë” - përmbyll ngrohtësisht letrën e tij Pful, anëtar i partisë social-demokrate gjermane dhe parlamentar i Bundestagut Gjerman.

REPAS: “Jemi të kënaqur me zhvillimet në Shqipëri”

Ministri grek i shtypit takon kryeredaktorin dhe zëvendëskryeredaktorin e “RD” Me ftesë të ministrit grek të shtypit Dimitri Repas në martën e ... [disa fjalë të paqarta] ... për në Athinë një delegacion i përbërë prej kryeredaktorit të “RD”, Lazer Stani, zv/kryeredaktorit Edi Paloka dhe kryeredaktorit të gazetës “Lajmi i Ditës”, Fabi Balliu. Gjatë qëndrimit tre ditor në Athinë delegacioni pati disa takime të rëndësishme zyrtare me nëpunës të lartë të ministrisë së shtypit, drejtues të gazetave më të njohura në Greqi etj. Ditën e merkure delegacioni u takua me Repas, ministri i shtypit dhe zëdhënës i qeverisë greke. Në takim u diskutua kryesisht mbi marrëdhëniet midis dy vendeve dhe lidhjet e shtypit shqiptar me atë grek. Zoti Repas theksoi se Greqia është e kënaqur me zhvillimet në Shqipëri dhe kërkon një forcim të mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve. “Ne kërkojmë që kjo gjendje qetësie e stabiliteti në Shqipëri të vazhdojë pasi është jo vetëm në interes të Shqipërisë, por edhe e gjithë Ballkanit”, u shpreh Repas. Më pas ministri i shtypit vuri në dukje se Greqia është e kënaqur dhe me trajtimin aktual të minoritetit në Shqipëri. “Ne do të vazhdojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Shqipërinë”, tha ai. Problemet e shtypit dhe bashkëpunimi ishin tema tjetër e bisedës e cila arriti në konkluzionin se bashkëpunimi midis shtypit grek dhe atij shqiptar duhet rritur. Zoti Repas premtoi ndihmë për shtypin shqiptar. Takimi që zgjati rreth triçerekët minuta u mbyll me përshëndetjet miqësore për të dy palët. Korresp. i “RD”

Shtabi i kuq sulmon Departamentin Amerikan të Shtetit dhe BE-së

DEKLARATË për shtyp

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pasi unëgë me raportin e ODIHR-it po punon për një përgjigje të plotë e të hollësishme të gjitha çështjeve që ngrihen në të. Sidoqoftë në raportin në fjalë të tërheq vëmendjen përfundimi që nxirret se “32 nene nga 79 që kishin të bënin me periudhën parazgjedhore dhe ditën e zgjedhjeve u shkelën”. Komisioni nuk përjashton aspak defektet në zbatimin e ligjit të zgjedhjeve dhe është i hapur dhe i gatshëm që t’i shqyrtojë ato në një për një. Por përfundimi më i mirë ... vijon faqe 3 ... Edhe vëzhgues të Partisë Socialiste, e cila sebashku me dy parti të vogla përpiqet ta reklamojë para opinionit manipul... rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve. Dje, e përditshmja Albania publikoi materiale që provonin se njëri prej vëzhguesve që ODIHR solli në Shqipëri, ishte vënë prej gati 25 vjetësh në shërbim të Sigurimit të Shtetit. Edhe një numër tjetër i konsiderueshëm i këtyre vëzhguesve është provuar se i përkiste një grupimi marksist-leninist në Norvegji. ARTUR KOPANI

Shënim:

Shtypi i opozitës ka shkruajtur këto ditë për vizitën e “suksesshme” të opozitës në Athinë. Nesër do t’ju njohim me hollësisht me dështimin e plotë të tre njerëzve nga opozita që vinin vërdallë nëpër Athinë ku nuk i kishte ftuar njeri.