Zgjedhje tërësisht të lira dhe të ndershme
Presidenti Berisha priti vëzhguesit e huaj
Dje pasdite Presidenti i Republikës priti vëzhguesit nga Partitë italiane Forca Italia, Alenca Nacionale, Demokristiane e Djathtë, nga Partia e Bashkimit për Republikën në Francës, nga partia austriake, partia Popullore dhe Partia e Lirë të ftuar të Partisë Demokratike për të vëzhguar përsëritjen e zgjedhjeve në 17 zonat elektorale.
Presidenti Berisha pasi i siguroi se sikurse në 26 maj dhe më 2 maj dhe zgjedhjet e përsëritjes në 17 zonat elektorale do të jenë tërësisht të lira, të ndershme dhe transparente, vlerësoi ardhjen e tyre për të vëzhguar këto zgjedhje si mbështetje ndaj demokracisë në Shqipëri.
Amoralitet i fondamentalistëve të kuq
Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, duke komentuar mashtrimin e botuar në fletrushkën e fondamentalistëve të kuq “Zëri i Popullit” mbi gjoja një takim të presidentit Berisha me aleatin shqiptaro Fidel Kastro në Stamboll, deklaroi se Presidenti i Republikës gjatë qëndrimit të tij në Konferencën e OKB-së Habiat nuk ka patur asnjë takim me kryetarin Kastro as dhe me ndonjë kryetar shteti.
Një dizinformim i tillë, thekson zëdhënësi i Presidentit të Republikës, shpreh më së miri amoralitetin e fondamentalistëve të kuq.
Sot komunizmi merr përgjigjen përfundimtare
Fitorja e PD, fitore e demokracisë
Gara e nisë për në e hapur. Në shtatëmbëdhjetë zona elektorale me një sipërfaqe në të gjithë territorin e vendit, zgjedhjet do të përsëriten. Fronti i kuq vazhdon bojkotimin, duke synuar të mbaj peng demokracinë, stabilitetin dhe pavarësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë. Por siç ka shprehur Presidenti Berisha “një gjë e tillë nuk mund të ndodhë”. Sot shqiptarët me votën e tyre të lirë do t’i japin përgjigjen përfundimtare komunizmit dhe komunistëve. Ato do të votojnë përsëri për PD, për mirëqenien, sigurinë, paqen dhe stabilitetin, duke çelur një rrugë më të pakthim drejt Evropës me dinjitet dhe kulturë. Ripërsëritja e sotshme e zgjedhjeve në 17 zona elektorale nuk e prish aspak imazhin e fitores së PD më 26 maj 1996. “Dita e zgjedhjeve e 26 majit pati ecura normale dhe paragjykime të vogla, por plotësisht brenda standardeve të një fushate elektorale, dhe dite zgjedhjesh”. Këte konkluzione shprehën në thelb dhe vëzhguesit e OSBE-së etj, të cilët nuk kërkuan përsëritjen e zgjedhjeve siç shpresuan komunistët shqiptarë dhe miqë e tyre marksistë të ardhur me statusin e vëzhguesit të OSBE. Përqindja e sotshme në një numër të konsiderueshëm zonash dëshmon pikërisht fitoren e pakthyeshme të PD dhe shqiptarëve drejt standardeve të reja të demokracisë. Kjo tregon se PD vlerëson në radhë të parë stabilitetin e vendit. Ajo është një parti që respekton dialogun me çdo forcë politike në vend dhe jashtë tij. PD dhe shteti demokratik priti me dashamirësi çdo veretje konstruktive të vëzhguesve të OSBE, BE dhe Departamentit të shtetit për të bërë zgjedhje të pjesshme në ato zona që u vërejtën parregullsi të theksuara. Përqindja e sotshme e thellon akoma më shumë humbjen e frontit të kuq, pasi kjo tregon qartë përpara opinionit të brendshëm dhe të jashtëm, se nuk kanë qenë parregullsitë ato që e kanë shtyrë këtë front në bojkotimin e zgjedhjeve të 26 majit, por instinktet e tyre të verbëta për të destabilizuar me çdo kusht vendin. Pikërisht këto kanë qenë arsyet pse votuesit shqiptarë e bojkotuan atë front më 26 maj, duke ulur në minimum numrin e përfaqësuesve të këtij fronti në parlamentin e ardhshëm. PD është e bindur se edhe sot, elektorati i 17 zonave ku qytetarët shqiptarë do të rivotojnë, do të bashkohen me shumicën e shqiptarëve, me PD, mirëqenien, stabilitetin dhe Shqipërinë në Evropë. Ata do të votojnë përsëri për PD. Vetë PD i kushtoi vëmendje dhe më të mirat e mundshme në këto zona, duke dërguar atje ndër figurat kryesore të saj për të përgjegjur mesazhet elektorale. PD është një parti që i bën shërbim të madh votës së çdo individi. Ajo respekton lirinë dhe dinjitetin e çdo njeriu, por njëkohësisht i bën thirrje sa më të vogël për të. PD garanton sot çdo votues se nuk do të keqpërdorë pushtetin absolut dhe dinjitetin e shqiptarët. Për këtë garancë është vetë jeta e PD, sot ligjor që ndërton ajo, forca për të njohur gabimet saj dhe guximi për të identifikuar çdo person që shkel mbi vlerësimin popullor. Paqëndrueshmëria, liria e individit, ekonomi e tregut dhe respektimi i shtetit ligjor, janë parimet e shenjta të PD. Këto janë parime të mëdha dhe të gjithënies europiane, ku tashmë shqiptarët janë pjesëtarë dinjitozë. Prandaj votoni edhe sot për PD, votoni për paqen, stabilitetin, mirëqenien mbarëshqiptare, duke i dhënë përgjigjen përfundimtare komunizmit dhe komunistëve.
Rezultati final i 26 Majit është i njëjtë me votën e elektoratit shqiptar
Rezolutë e EUCD-së për zgjedhjet në Shqipëri
Gjatë punimeve të Konferencës së EUCD-së në Maltë, dje Sekretari i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Partisë Demokratike, z.Albert Brojka, njofton se pas futjes në axhendën e diskutimeve, Konferenca e EUCD-së ka diskutuar për rreth 1 orë e 30 minuta mbi situatën zgjedhore dhe pas zgjedhore në Shqipëri dhe në fund ka dalë me një rezolutë të aprovuar unanimisht nga të gjitha partitë kristian demokrate dhe popullore që bëjnë pjesë në këtë organizëm.
Rezoluta së pari shpreh se e elektoratit shqiptar” dhe po ashtu saktëson faktin që “i kërkohet ODHIR-it të sqarojë raportet e tij të ndryshme”.
Së dyti në këtë rezolutë kërkohet “që të vërtetohen parregullsitë në zgjedhje dhe pasi të bindemi për to, - shkruhet në rezolutë, - të pranohet dhe të merren masa për t’i korrigjuar”.
Për më tej dokumenti shprehet se “Rivotimi në 17 zona është një hap në drejtimin e duhur” dhe vendos që “t’i bëhet thirrje opozitës të marrë pjesë në zgjedhjet e 16 qershorit për të patur mundësi që të marrë pjesë në Parlament”.
Kjo rezolutë është propozuar nga Presidenti i EUCD-së, z.Vim van Velzen dhe lidhur me katër pikat e saj kanë diskutuar z.Wilfred Martens - ish-president i EUCD, z.Claus Welle - Sekretar i Përgjithshëm i këtij organizmi, z.Lojze Peterle - nënkryetar i tij, Gjeorge Tzitzikos - përfaqësues i partisë greke “Neo Demokratia”, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga Franca, Austria, Italia, Rumania etj.
Përfaqësuesit e partive kristian demokrate dhe popullore të EUCD ku PDSH është anëtare me të drejta të plota, u shprehën se do të mbajnë një qëndrim në përputhje me këtë dokument në diskutimet e tyre në parlamentin European.
Braktisja e vullnetit të sovranit është në stilin marksist të Frontit të Kuq
Intervistë e Kryetarit të PDSH-së, zotit Tritan Shehu
- Fronti i Kuq përfundimisht braktisi edhe zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen, më 16 qershor. Cili është koment juaj? - Mendoj se ishte një veprim i pritshëm një pasojë e gjithë veprimtarisë destruktive e bojkotuese e tendencave destabilizuese që janë përpjekur të stimulojnë jo vetëm në ditën e zgjedhjeve, por në gjithë linjën e tyre politike, veçanërisht në fushatën elektorale krerët e Frontit të Kuq. Njëherësh kjo lidhet me frikën e tyre për krijimin e një grupi parlamentar socialist i cili do t’i dilte jashtë kontrollit dhe mund të shërbente si bërthamë për krijimin e një force të moderuar socialiste. Ata sakrifikuan grupin parlamentar për interesat e partisë së tyre, të klanit të fanatikëve që udhëheq aktualisht PS, klan ky që synon të ketë partinë e vjetër si një ombrellë për një grusht njerëzish të cilët nuk mund të hynin në parlament, sepse ishin të implikuar me të kaluarën. Kjo është esenca dhe qëllimi i gjithë kësaj situate të krijuar prej tyre veçanërisht kur ata u bindën se nuk do të fitonin. Në këtë rast, kuptuan rrezikun që mund t’u vinte prej grupit të tyre parlamentar, që me siguri do të kishte deputetë, që duke qenë të pavarur nga klani i PS me autoritetin dhe mikrofonin e tyre do të rrezikonin pozitat e pjesës së inkriminuar në udhëheqje të socialistëve. Arsye tjetër e kësaj braktisje të turpshme është koncepti i tyre marksist, llogjika bolshevike e njollosjes së gjithçkaje që nuk buron nga filozofia marksiste. Është një princip i mbrapshtë që funksionon mbi bazën e sekteve e jo të platformave të mirëfillta politike. Kjo është llogjika e atyre forcave politike që bazohen mbi të tilla ideologjira që të çojnë vetëm në këto rrugë. - Po lidhur me obsesionin e Polit Q për pjesëmarrjen e kushtëzuar në zgjedhjet e pjesshme të ditës së sotme, s’mund të thoni? - Nuk e kuptoj obsesionin e tyre, aq më tepër kur ky opsion vjen prej një grupimi politik që nuk e kalon 2 përqindëshin në Parlament. Kërkesa e tyre për dialog të kushtëzuar është një kërkesë e turpshme, që kërkon të zëvendësojë institucionet demokratike në Shqipëri, ligjet dhe normat e një shteti demokratik me skema që janë tipike vetëm për vendet me linj dhe të drejta njerëzore të kërcënuara nga dhuna ose lufta e imponuar. Kjo është një llojike e turpshme dhe e mbrapshtë që nuk ka të bëjë aspak me dialogun. PD është e hapur për dialog me cilëndo forcë politike që është e interesuar për stabilitetin, PD gjithnjë është karakterizuar si Parti e dialogut, por ajo nuk mund të pranojë skemat e turpshme të atyre, që për të pohuar ekzistencën e tyre luajnë me kartën e destabilitetit dhe duan t’i zgjidhin çështjet e ekzistencës së tyre politike nëpërmjet palëve të treta, jashtë vullnetit politik të sovranit, për të cilin betohen e gazetat e tyre. Intervistoi: DUKAGJIN HATA
Është vepruar në pajtim me ligjin
Gjykata kushtetuese rrëzoi kërkesën e PAD-së dhe PSD-së
Ripërsëriten zgjedhjet në 17 zona elektorale të vendit
Zgjedhjet shprehën vullnetin e vërtetë politik të popullit shqiptar
Deklaron për BBC, sekretari ekzekutiv i Unionit Demokratik Europian, Aleksis Uinton Jak-
Zgjedhjet shprehën vullnetin e vërtetë politik të popullit shqiptar
Ka dy raporte të ndryshme të OSBE-së për zgjedhjet në Shqipëri
Faqe 2
Votuesit rusë përballë zgjedhjes së tyre për presidentin
Udhëheqësit perëndimorë nuk e kanë fshehur dëshirën e tyre për rizgjedhjen e presidentit Boris Jelcin dhe frikën e tyre për destabilitet në arenën botërore, në rast se komunistët rimarrin kontrollin e vendit, i cili ka një arsenal të madh armësh bërthamore.
Faqe 6
Ja se si dështoi opozita në Greqi
Dokle, Ceka e Gjinushi tre njerëz të papunë në Athinë
Korbat kanë fatin e korbave
Replikë
Faqe 3
Nanon: Po marrin partinë
Edhe Gjinushi vë në lojë Nanon
Në hotel Titania në Athinë në prani të Dokles dhe dy gazetarëve Gjinushi vuri në lojë Nanon dhe e akuzoi për kompromis me Berishën
Ceka e Dokle sulmojnë PBDNJ
Edhe Gjinushi vë në lojë Nanon
Në hotel Titania në Athinë në prani të Dokles dhe dy gazetarëve Gjinushi vuri në lojë Nanon dhe e akuzoi për kompromis me Berishën
Nanon: Po marrin partinë
Ceka e Dokle sulmojnë PBDNJ
Faqe 3