Lordi ÇESHUM: Opozita e majtë - krejtësisht komuniste”
Britania kundër të majtëve shqiptarë
“E ashtuquajtura opozitë demokratike është një opozitë krejtësisht komuniste dhe padyshim më agresivja dhe më e egra se shumë të tjera”
“E ashtuquajtura opozitë demokratike është një opozitë krejtësisht komuniste dhe padyshim më agresivja dhe më e egra se shumë të tjera “ka deklaruar Lordi Çeshum duke bërë fajtor të majtët shqiptarë në lidhje me parregullsitë teknike të vërejtura gjatë procesit elektoral të 26 majit.”
Asambleja e KE: Zgjedhje të drejta parlament i ligjshëm
Shehu fton socialistët në Parlament
PD e mbështetur nga Evropa
Rezoluta e asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës u miratua me unanimet përjashtuar dy raste abstenimesh. Sigurisht që në miratimin e kësaj rezolute nuk kishte vetëm përfaqësues të partive të qendrës apo të së djathtës. Një pjesë e konsiderueshme e votuesave ishin të partive të majta të cilët ushqyen me votën e tyre konsensusin politik në Shqipëri dhe vazhdimin e reformave në vend. Ata votuan për parlamentin e ri shqiptar e në të njëjtën kohë edhe për legjitimitetin e tij dhe të zgjedhjeve nga dali ky parlament. Amortizimi i efekteve pozitive të rezolutës për vazhdimësinë demokratike të Shqipërisë nuk mund të bëhet me negativitetin që vjen nga shtypi i majtë shqiptar një ditë pas shpalljes së saj. Interpretimi i mbrapshtë i rezolutës së gjoj[a?] janë kërkuar zgjedhje të reja është krijimi i imazhit të kaosit në vend dhe prishja e qetësisë së njerëzve po aq sa edhe minimizimi sa të jetë e mundur e efekteve penguese për investime në Shqipëri. Gadishmëria për dialog apo qetësi politike që sugjeron rezoluta u nëpërkëmb edhe nga ata që ngritën dorën pro saj. Në gazetën e Namik Dokles vazhdohet edhe dje seria e sulmeve ndaj institucioneve shqiptare e njëkohësisht interpretohej rezoluta si një sukses fiktiv i partisë fituese në zgjedhje. Lexuesit e kët[ij?] të Evropës vazhduan edhe dje në gazetën e Gjinushit dhe Cekës si dhe në gazetat e “deputetëve” të poli[t?] Q të interpretojnë Evropën si një lodër të cilën mund ta përdorin për retorikën e tyre. Rezoluta përcakton qartë se njihen zgjedhjet dhe Parlamenti po aq sa edhe ofron asistencën në drejtim të hartimit të mëtejshëm të legjislacionit shqiptar i cili ka nevojë për një asistencë të tillë. Rezoluta përmban shumë sugjerime të cilat një njohës i mirë i njohës i mirë i Shqipërisë dhe politikës shqiptare do t’i konsideronte si vlera që mund të asimilohen kryesisht nga të majtët për të arritur qoftë edhe një hap përpara në rinovimin e tyre apo për të krijuar qoftë edhe një distancë minimale me të shkuarën e tyre komprometuese. Nëse Këshilli i Evropës nuk ka konsideruar pothuajse të gjitha kërkesat e Frontit të Kuq nuk është faji i njerëzve në Tiranë të cilët PS dhe Poli Q nuk i lë rahat me mitingjet e tyre herë të shtunën e herë të premten. Në Rusi ka pasur edhe të prentë komuniste. Po ashtu nuk është faji i vetë përfaqësuesve të Këshillit të Evropës që e kanë të vështirë të konsiderojnë kërkesa që ju vijnë nga një ish-informator i shërbimeve sekrete apo të tjerë që janë përpjekur të mbajnë gjallë ish-presidentin Alia. Sipas burimeve të fundit disa deputetë socialistë kanë vendosur të shkojnë në parlament pavarësisht vendimit të partisë së tyre për ta bojkotuar atë. Ky është një fenomen që nuk mund të shkëputet nga natyraliteti i një politike me moral që duhet të luhet në Shqipëri. Amoraliteti po krijon gjithnjë e më tepër kufijte e vet që nuk shkojnë më larg se sa kufijtë e kryesisë së Partisë Socialiste dhe dhjetë vetave që drejtojnë në Poli Q. Morali politik nuk mund të komprementohet nga këta njerëz që kërkojnë t’u vënë dënën gjithë atyre që përpara një muaji i kanë votuar nga politika. Rezoluta unanime e asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës duke përcaktuar si legjitim parlamentin shqiptar shpreh edhe njëherë mbështetjen e Evropës për Partinë Demokratike dhe qeverinë e saj. Ajo tregon se Evropa mbështet demokracinë në Shqipëri dhe jo komunistët në Shqipëri.
Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Tritan Shehu, duke u kthyer dje nga Strasburgu, ku u mbajt një asamble parlamentare e posaçme për të diskutuar për gjendjen në Shqipëri, pas përfundimit të zgjedhjeve të 26 majit, e vlerësoi vendimin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës si një vendim të drejtë që njeh legjitimitetin e parlamentit shqiptar dhe rezultatin e zgjedhjeve të 26 majit, dhe e ftoi opozitën të marrë pjesë në parlament.
Unë do të them, shtoi z. Shehu se rezoluta e Këshillit të Evropës ka karakter konsultativ dhe këshillimor dhe, në fund të fundit, është vota e popullit shqiptar që vendos.
Ky vendim nga ana tjetër, tha ai, e ftoi opozitën socialiste dhe beri presion mbi partinë e tyre që të kthehet në parlament, se parlamenti pa dyshim është tempulli i dialogut. Ne, theksoi z. Shehu, si Parti Demokratike, jemi të hapur për dialog dhe e ftojmë opozitën shqiptare të ulet në parlament, se aty pikërisht vendosen ligjet e demokracisë për të ardhmen e Shqipërisë.
KE: Do të vazhdojë ndihma për Shqipërinë
Intervistë e Kryetares së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës Leni Fisher dhënë BBC-së
Si e vlerëson debatin e zhvilluar dhe miratimin
Rezoluta provoi të vërtetën që ka pohuar PD
Interviste me Sekretarin e Marrëdhënieve me Jashtë të PDSH-së Albert Brojka
Në Shqipëri nuk ka situatë politike të rënduar, as të tensionuar, nuk ka asnjë lloj krize politike.
Të gjitha këto janë imagjinare në kokat e nxehta të tyre që i reflektojnë në shtypin e tyre.
Të majtët kërkojnë
Antiamerikanët në mitingje për të përshëndetur Amerikën
…ndihma për Shqipërinë
Si e vlerëson debatin e zhvilluar dhe miratimin e rezolutës për zgjedhjet e fundit në Shqipëri?
-Ky ishte dhe një tjetër shans i madh që Këshilli i Evropës të luante një rol vendimtar në një situatë të nevojshme, për t’i sjellë grupet politike shqiptare në një tryezë të përbashkët, në mënyrë që ata vetë të marrin përsipër përgjegjësinë e plotë për të ardhmen.
-Leni Fisher, përse u desh që projekti të rezolutës t’i bëheshin ndryshime?
-Ndryshimet e bëra ishin me konsensus e kompromis dhe të gjitha forcat politike, në Këshillin e Evropës, i mbështetën. Këtë nga pesë grupet politike, d.m.th nga socialistët, kristiandemokratët, liberalët dhe radikalët e mbështetën kompromisin që thotë se Asambleja i bën thirrje parlamentit shqiptar të japë ndihmesën e tij, duke krijuar kuadrin dhe duke i dhënë përparësi legjislacionit, në zbatim të rekomandimeve të OSBE-së dhe të Këshillit të Evropës, përfshi amendamentin apo abrogimin e ligjit mbi genocidin, mendoj se duhet të jemi të hapur për të bërë ndryshime.
Nëse një ligj krijon shumë vështirësi, është e mundshme që të ndryshohet, apo të bëhet më i pranueshëm, mendoj se debati ishte i vlefshëm dhe shpresoj që të jep rezultatet e duhura në Shqipëri, pasi kjo është më e rëndësishme se debati në Këshillin e Evropës.
-Zonja Fisher, çfarë i afroi Këshillit i Evropës Shqipërisë?
-Këshilli i Evropës ofroi ndihmën e tij për përgatitjen e zgjedhjeve që mund të bëhen në nëntor, nuk e di kohën ekzakte, pra zgjedhjet lokale t’i përgatisin së bashku me Këshillin e Evropës dhe asambletë e rajoneve dhe grupet rajonale këtu. Mendoj se debati ishte i gjatë dhe plot përgjegjësi nga të gjitha palët. Shumë gjëra u shprehën në atë të propozimeve të bëra, procesi i diskutimit në grupimet e ndryshme, në komisione të ndryshme ishte i gjatë. Mendoj se ky ishte një sinjal i mirë për Shqipërinë. Ajo ka nevojë për të.
Të majtët kërkojnë tensione të tjera
tensione të tjera
- Kokëfortësia e ish-komunistëve për të ndjekur strategjitë e përdorura nga nazistët në vitet ’30 në arritjen e pushtetit paraqitet tepër e rrezikshme për sigurinë e proceseve demokratike në Shqipëri
Baza sfidon shtabin marksist të PS
Anëtarët e komisioneve të votimit të PS, firmosin borderotë e 26 majit
Siç merret vesh nga burime pranë pushtetit lokal, kanë qenë gjithë anëtarët e komisioneve të qendrave të votimit, që përfaqësojnë PS dhe opozitën e majtë në rrethin e Tiranës në zgjedhjet e 26 majit që kanë tërhequr pagesat e parashikuara si shpërblim shtetëror, për të gjithë anëtarët e komisioneve të zgjedhjeve elektorale.
Faqe 3
Forcim i mëtejshëm i marrëdhënieve me Greqinë
Takim Meksi - Simitis
Faqe 2
NJOFTIM i Partisë Demokratike
NJOFTIM
i Partisë Demokratike
Njoftohen të gjithë anëtarët e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike se ditën e djelë më dt. 30.6.1996 në orën 11.00 në Pallatin e Kongreseve mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike.