Jemi në fazën e ngritjes së strukturave elektorale
Z. Vejsiu për zgjedhjet e ardhshme lokale
E rëndësishme për PD në këtë periudhë mbetet përzgjedhja e kandidaturave të afta të ndershme dhe të përkushtuara ndaj popullit.
Faqe 2
Njëherë me Marksin, njëherë pa Marksin
Strategjia e Nanos në sundimin e Partisë Socialiste
Politika klandestine
Pas Leni Fishërit i erdhi radha edhe Van den Brukut për të qenë në qendër të akuzave të polistëve apo edhe pjesëtarëve të tjerë të opozitës. Në një shkrim të botuar dje në fletoren e Polit Q. thuhej se Van den Bruk e ka kufizuar së tepërmi nivelin e kërkesave të BE-së ndaj Partisë Demokratike. Kësaj radhe nuk u përdor edhe shumë anatema si në rastin e fjalimeve të Imanit për Leni Fisherin por gjithsesi nuk u hoq dorë nga zanati i tyre të shajnë sa të munden kur Evropa nuk mendon sipas klandestinëvet politikës shqiptare. Politikanët e Polit Q. erdhën në politikë shumë vonë, me temperamentin e tyre antishqiptar do të kishin bërë punë para 90-ës, ndoshta me freskinë e tyre komuniste mund t’i zgjatnin edhe ndonjë ditë jetën Alisë. Të kërkuar prej këtyre të fundit në politikën shqiptare ata mbetën në rolin e aktorit në rastin e lëvizjeve politike por gjithmonë duke patur prapa suflërin Ramiz Alia. Edhe sot ata nuk lënë rast pa nxjerrë kokën për të sharë diplomatët e Evropës ashtu siç kanë vepruar më parë kundër SHBA-së, Gjermanisë apo ndonjë force politike evropiane që ka mbështetur lëvizjet demokratike në Shqipëri. Askush më shumë se opozita e majtë u ka sharë Amerikën dhe ambasadorin e saj në Shqipëri gjatë viteve ’92, ’93, ’94 po aq sa nuk ka mbetur fjalë e rëndë pa u përdorur edhe ndaj institucioneve ndërkombëtare dhe aleancave si NATO etj. Klandestinizmi i këtyre politikanëve nuk ka munguar as atëherë kur referencat politike në Shqipëri kërkonin një kujdes të madh lidhur me çështjen kombëtare. Financimi politik dhe ekonomik i lobit grek në Amerikë ndaj opozitës shqiptare u bë pikërisht aq sa persona që nga ata persona që arritën të vrisnin ushtarët shqiptarë në Peshkëpi të Gjirokastrës. Mungesa e dinjitetit kombëtar tek një forcë politike nuk mund të zëvendësohet me asgjë tjetër as, me dogma e tyre për demokraci dhe legjitimitet as me luftën e tyre gjoja për rivendosjen e besimit në demokraci tek shqiptarët. Të vetmit që nuk besojnë në demokracinë shqiptare janë dhjetë veta që i ka thënë shumë kohë më parë nga mosbesuesit dje në një intervistë të dhënë tek një gazetë e blerë nga Fondacioni Soros në Tiranë. Reflektimi negativ ndaj tendencave të evropianizimit të shpejtë të Shqipërisë është pikërisht edhe pika ku mund të kërkohet humbja e përditshme politike e personazheve të tilla si drejtuesit e Polit Q. apo opozitës socialiste. Mungesa në fazë me atë çfarë ndodh sot në Shqipëri dhe disharmonia me synimet shqiptare padyshim se do të kishte edhe sedimentet e veta politike. Në çfarëdo vendi politika ka produkte që sedimentojnë në fund të zhvillimeve por rrallë ndodh që ato vijnë për arsyet e bankrotimit të politikave të mëtejshme të majtë si Nano, Ceka, Pellumbi, Gjinushi dhe stafi tyre. Deri tani nga ana nuk është evidentuar një lëvizje politike progresive përveçse ofshamave ankuse për çfarë ka ndodhur e do të ndodhë në Shqipëri. Nuk kanë munguar të bashkëpunojnë me elementët më destruktiv ndaj aspiratave të kombit shqiptar, po aq sa edhe kanë qenë të hipnotizuar deri në rrugëçëngj nga ideja e triumfit të tyre politik. Duke qenë se politika është një fushë interesash kombëtare çdo shmangie prej këtyre interesave është në të njëjtën kohë një diferencim i madh me kombin, vendin dhe njerëzit që sillen në jetën e një vendi. “Autogol” i Këshilltarëve socialistë në Komunën e Prrenjasit Faqe 3
- Gjithnjë zhvillimi i çështjes “me ose pa Marksin” i ka hapur Nanos rrugën për të bërë reprezalje ndaj rivalëve të tij të shpallur, apo edhe atyre potencialë. Për Nanon dhe klanin që e sponsorizon në këtë aventurë, ruajtja e kreut të së majtës është jetike dhe për këtë ai duket se ka ndërmend që të mos kursejë as Partinë Socialiste.
Interes Amerikan për konsolidimin e demokracisë në Shqipëri
Uorren Kristofër përpara Kongresit
SHBA do të ushtrojnë presion mbi Milosheviçin për çështjen e Kosovës
1. Në përgjigje të kritikave të kongresistit Tom Lantosh ndaj autoriteteve shqiptare për atë që ai përshkroi si tendenca autoritarizmi si dhe kërkesës së tij që administrata amerikane që paka greke të kishin drejtat e saj, shtypi dhe organet gjyqësore të ishin të lira, zoti Kristofer u përgjigj:
-Jam i zhgënjyer me drejtimin e zhvillimeve që kanë marrë në Shqipëri, veçanërisht me rezultatin e zgjedhjeve të fundit. Ne mendojmë se ato nuk u zhvilluan në kushtet që ne t’i konsideronim të lira dhe të ndershme. Prandaj i kemi kërkuar presidentit Berisha të rishikojë aspektet e këtyre zgjedhjeve. Unë jam i të njëjtit mendim me ju, se hapat drejt demokracisë nuk janë aq të fuqishme sa duhen.
2. Pyetjes së kongresistit Eliot Engëll, i cili kohët e fundit ishte në Kosovë, se çfarë qëndrimi do të mbajë administrata amerikane ndaj presidentit serb, Slobodan Milosheviç tashmë që SHBA kanë një zyrë të përhershme informimi në Prishtinë, zoti Kristofer iu përgjigj:
-Prania e kësaj zyre është vetëm një mjet për të arritur qëllimin dhe ky qëllim është që t’u sigurohen shqiptarëve të Kosovës kushte më të mira jetese, një shkallë më të lartë autonomie, deri në atë masë që ata të jenë në gjendje ta organizojnë dhe kontrollojnë vetë jetën e tyre. Ne do t’i bëjmë presion Milosheviçit për këtë çështje. Nëse do të shihet e nevojshme prania e një të dërguari të posaçëm në të ardhmen, unë do ta sugjeroj një gjë të tillë. Megjithatë mendoj se tani për tani presionin më të madh ndaj presidentit Milosheviç mund ta ushtroj nëpërmjet kontakteve që unë në cilësinë e Sekretarit të Shtetit, por edhe zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë kemi pasur me zotin Milosheviç.
Baltë mbi njeri - tjetrin por...nga e njëjta kënetë
Irlanda do të mbështesë integrimin e Shqipërisë BE
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme z. Tritan Shehu në Irlandë
Në vazhdim të vizitës në Irlandë, zëvendëskryeministri dhe ministri i jashtëm z. Tritan Shehu u takua në delegacioni që ai kryeson u takua në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Irlandës, z. Gei Micell, Ministër i Shtetit të Punëve të Jashtme.
Zoti Micell që në fillim përshëndeti arritjet demokratike të Shqipërisë, reformat ekonomike të saj, thellimin e privatizimit, reformat administrative si dhe përgatitjet që ka marrë qeveria shqiptare për zgjedhjet lokale.
Pas dëgjoi z. Shehu në ekspozonë e tij mbi Shqipërinë z. Micell konfirmoi si kryesues i Presidencës së BE angazhimin për futjen sa më shpejt në rendin e ditës të marrëveshjes për asociim e Shqipërisë.
Ai tha se qeveria irlandeze si kryesuese e BE do të mbështesë fuqimisht këtë integrim e plotë të Shqipërisë në këto struktura. Gjithashtu u dakort për forcimin e marrëdhënieve bilaterale Shqipëri-Irlandë, ngritjen e komisionit të përbashkët të bashkëpunimit ekonomik dhe asistenca teknike që Qeveria irlandeze do t’i japë Shqipërisë në kuadrin e anëtarësimit në BE.
Po dje delegacioni u takua me Presidentin dhe drejtorin ekzekutiv të kompanisë kryesore energjitike kombëtare të vendit. Takimi konsistoi në një përfshirje të mëtejshme të palës irlandeze në zhvillimin dhe privatizimin e sistemit energjitik shqiptar.
Dje, delegacioni ka një darkë pune me z. Xhon Koner, kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Irlandez, deputet, politikan.
Delegacioni vazhdon takimet sipas axhendës.
Drejtues të gazetave bëjnë
Pas pilotimit të 135 mijë dollarëve të Sorosit për gazetën “Koha Jonë”
Drejtues të gazetave bëjnë prezent gjendjen e shtypit në ambasadën amerikane
Pas pilotimit të 135 mijë dollarëve të Sorosit për gazetën “Koha Jonë”
Dje paradite në selinë e ambasadës amerikane, kryeredaktorët dhe botues të gazetave Albania, Dita Informacion, Gazeta Shqiptare, Republika, RD, Poli i Qendrës, i bënë prezent të ngarkuarit me punë të ambasadës amerikane në Tiranë dhe shefin e agjencisë USA në Tiranë Carls Wallsh, shqetësimet e tyre për gjendjen e shtypit dhe situatën e krijuar pas pilotimit nga fondacioni Soros të një kredie 135 mijë dollarë për gazetën “Koha Jonë”.
Në bisedën, e cila zgjati afro një orë, drejtues të shtypit nënvizuan rëndësinë që ka për demokracinë në Shqipëri mbijetesa e gazetave dhe rrezikimin e fjalës së lirë nga fokusimi i ndihmës dhe vëmendjes vetëm për një gazetë.
Drejtues të gazetave shprehën shqetësimin për manipulimin dhe disinformacionet e njerëzve të Fondacionit Soros në Tiranë.
Pas prezantimit të problemeve u ra dakort që në një të ardhme të afërt të bëhet një takim tjetër.
Fatos Nano kryetar i Partisë “Konventa Kombëtare”
Faqe 3
Laço ironizon Nanon
“Nano - një mediokër që po kthehet në anonimат”