22/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

22 gusht 1996

Perspektiva: zgjerimi i mëtejshëm i marrëdhënieve Shqipëri - SHBA

Intervistë me Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali pas kthimit nga SHBA Bisedimet u zhvilluan në një frymë miqësore dhe të dyja palët shkëmbyen pikëpamjet e tyre për gjendjen aktuale të marrëdhënieve shqiptaro-amerikane dhe perspektivën e zgjerimit të tyre në të ardhmen Faqe 2

Reformimi i PS degradon në luftë klanesh

Konferencë shtypi e Presidentit Berisha PS për tu shkëputur nga Ramiz Alia duhet të dënojë detyrimisht puçin e Shkollës së Bashkuar, masakrën e Shkodrës e krime të tjera. Ajo duhet të shkrinë, të rithemelohet e të vazhdojë si parti socialdemokratike, pa Ramizin anëtar dhe ministrat e Ramizit Partia Socialiste me ndërprerjen e veprimtarisë elektorale do të shndërrohet në një dru të thatë në kopshtin e demokracisë Partia Demokratike mbetet thellësisht dhe tërësisht forcë properëndimore. Asgjë nuk mund të lëkundë PD, qeverinë, Parlamentin dhe Shqipërinë nga drejtimi i saj natyral perëndimor Perspektiva e marrëdhënieve me SHBA është shumë e mirë. SHBA i kanë dhënë një ndihmë të paçmueshme Shqipërisë dhe i kanë garantuar asaj një mbështetje të fuqishme në konsolidimin e institucioneve të demokracisë. Periudha e verës që kaluam nuk mund të deshiran. Athënë çfarë mbeti, mbeti ndërtimi i konferencën e Krujës “Të bojkotojmë zgjedhjet lokale, në mënyrë demokratike”. Për pushtetarët lokal ata kanë interesa shumë më direkte se sa për pushtetarët qendror, sepse disa individë të tillë. Ajo është pjesë e saj, por lufta kundër korrupsionit kërkon institucionalizimin, cilësohet si një periudhë pa aktivitete. Ishte një verë me aktivitete shumë të rëndësishme. Qeveria, siç e dini, në vendimet e saj të para thelloi reformën, mori disa vendime që ishin të domosdoshme mbi heqjen e kontrollit shtetëror ndaj çmimeve. Po bëhen përgatitje serioze në drejtim të privatizimit të sistemit bankar, që shënon një moment shumë të rëndësishëm në procesin e privatizimit. Parlamenti, gjithashtu ratifikoi dy nga konventat më të rëndësishme të Këshillit të Europës, Konventën Europiane të të drejtave të njeriut dhe Konventën e parandalimit të torturës dhe keqtrajtimeve, miratoi një sërë ligjesh e dekretash të tjera. Janë bërë e po bëhen përgatitje serioze për të patur zgjedhje lokale të standardeve europiane. Në këtë proces janë angazhuar qeveria, Parlamenti, forcat politike në një dialog ndërmjet tyre. Partitë politike kanë zhvilluar takime të shumta në mënyrë që t’i kontribuojnë bashkarisht procesit elektoral. Opozita, ose partia kryesore e opozitës, të cilës ju duhet t’i jeni mirënjohës, sepse mbajti gjallë faqet e gazetave tuaja gjatë gushtit, u angazhua në një proces fillimisht reformimi, për siç e shihni përfundoi në një klanizim të vërtetë të kësaj force politike. Këto janë disa nga zhvillimet që desha të theksoj këtu para jush, por unë do t’ua jap fjalën juve dhe mbetem i hapur për pyetjet tuaja të çdo natyre qofshin. Reiz Çiçço - TVSH: Zoti President, dekretuar juaj për Komisionin e Përhershëm Zgjedhor është konsideruar si sfidë për partitë e majta. A është gati Presidenti i Republikës të bëjë koncesione lidhur me pretendimin e socialistëve dhe përkrahësve të tyre. Dhe në kontekstin e kësaj pyetjeje, si mendon Presidenti i Republikës, që këto forca a do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale apo do t’i bojkotojnë ato? Dekreti nuk ka qenë një sfidë. Po të ishte një sfidë, unë nuk do t’ia hiqja vendet bosh për socialistët. Jo që ndikimi zhvillimet politike, në një tavolinë të rrumbullakët me partitë politike që kishin marrë pushtetin lokal, ku morën pjesë dhe socialistët, u arrit në disa përfundime të përbashkëta. Unë nuk do t’ua kujtoj, sepse ju i keni të freskëta në memorje deklaratat e tyre për takimet e dyshimtë dhe për rezultatet e korrën dhe që janë etyrithshme dhe për rezultatet e korrën dhe që janë etyrithshme, mbi bazën e fjalovinis së parë, në organizova lavolinën e dytë, sepse ne ramë dakord që komisjoni permanent që en tavolinën e parë. Në ramë dakord për zëvendësim e parë që emendhoj ligji për genocidin, në ramë dakord për datën e zgjedhjeve dhe pikërisht për datën që kërkonte drejtoja e PS. Padyshim unë date zgjedhjes që më e afërta i interesonte partisë në pushtet, Partisë Demokratike. Por, duke marrë parasysh gjendjen e shokuar në të cilën ndodhet kjo forcë politike, në respekt të kundërshtarit, përcaktova si datë për zgjedhjet lokale datën që deshiruan. Atëherë çfarë mbeti, mbeti ndërtimi i komisionit permanent, dhe unë insistova për treç e me forcat politike, ndonëse ligjërisht ajo është në kompetencën ekskluzive të Presidentit të Republikës, megjithatë kisha dëshirë të përcaktonim bashkërisht ndërtimin e këtij komisioni. Ata nuk donin dhe e bojkotoan. Besnikë të lirë të bojkoti kundër dialogut, megjithëse aty kishte 19 parti politike, nga të cilat katër ishin të pozitës dhe të gjitha të tjerat të opozitës që kishin dërguar kandidaturat. Unë do të mbushja me emrat e tyre anëtarët e komisionit. Unë caktova 15 ditë e fundit të fushatës elektorale si datë e fundit të paraqitjes së kandidaturave, prandaj dekretin nuk e kam nxjerrë për të sfiduar dikë. Dekreti synon instalimin në Shqipëri të një komisioni elektoral permanent, i cili, siç mendoj unë, është një institucion i domosdoshëm. Është e vërtetë që ai na është i sugjeruar dhe unë kam kënaqësi që e zbatoj atë e vë në jetë pasi të gjitha institucionet janë provuar të suksesshme në vendet me demokraci dy - treqind vjeçare. Edhe ne do ta kemi dhe do ta konsolidojmë. Lidhur me pyetjen tjetër. Duket se opozita po e konsideron shumë seriozisht bojkotin, sepse kanë humbur shumë në mos tërësisht besimin e elektoratit të tyre. Çfarë vërtetoi zhvillimi i konferencave të fundit të PS në rreth. Ai dëshmoi që jo vetëm elektorati, por dhe anëtarësia masivisht i ka kthyer shpinën kësaj partie. Arsyeja është shumë logjike. Është bojkoti i numërimit të votave. Zotëri, vota është besim, qofitëse nuk i numëron votën shumë...besimi mbi besimin që t’ia jep. Vota është mirënjohje, në qoftë se nuk i numëron votën t’i lëvizën me mërkiptimin e tij, vota është shpresë në qoftë se ti nuk numëron votën t’ngodet shpresa e tij. Vota është një kontratë, në qoftë se ti nuk i numëron votën pikërisht i ke shkelur kontratën atij. Vota është patriotizëm, është patriotizëm sepse përmban ndoshta elementet më të avancuar të idealit njerëzor. Sepse elektorati i majtë nuk votoi vetëm për njerëzit (edhe për njerëzit ka votuar), por ka votuar se idealet e majta, sipas bindjeve të tij, janë më të mira për të ndërtuar e implementuar demokracinë në Shqipëri. Çfarë ndodhi në konferencat e PS në rrethe. Në konferenca të zhvilluara me delegatët e fazës së parë, me gjysmën e tyre se gjysma s’u erdhi siç është e vërteta. Në të gjitha, pa përjashtim, dhe mua nuk më vjen mirë se ju nuk i keni pasqyruar, siç duhet në shtyp, në të gjitha pa përjashtim kanë denoncuar, si një akt i papërgjegjshëm bojkotimin e numërimit të votave. Kjo qe një pabesi e madhe. Pra në këto kushte, ky grup drejtuesish duke parë se kanë mbetur jo vetëm pa elektorat, por dhe pa anëtarësi, kanë një rrjedhje të madhe të anëtarësisë, duke ditur se bojkotimin e numërimit nuk mund ta bëjë më për shkak të prerogativave ligjore që janë instaluar, duket se vendosën të bëjnë lojën e dytë të bojkotit. Pse është e gabuar kjo rrugë? Le të marrim arsyetimin që zoti Pellumbi shprehu në konferencën e Krujës “Të bojkotojmë zgjedhjet lokale, në mënyrë që komuniteti ndërkombëtar ta detyrojë Berishën të zhvillojë zgjedhje të përgjithshme”. Së pari, Shqipëria është një vend sovran dhe sovraniteti i shqiptarëve ka në thelb votën e tyre të lirë. Komuniteti ndërkombëtar, jam i bindur që, ndërmjet bojkoti dhe votës së lirë do të mbështesë votën e lirë të shqiptarëve. Së dyti, nga komisioneri Van den Bruk forcat politike morën mesazhin e qartë lidhur me procesin e zgjedhjeve lokale. Kështu që edhe në këtë rast është një lojë e gabuar. Së treti, nuk mendoj se ka të ardhme tradita bolshevike e mungesës së luajalitetit ndaj institucioneve. Qoftë nga fakti se s’vijnë në këto tryeza të rrumbullakta, qoftë nga fakti që duan të bojkotojnë zgjedhjet. Unë e konsideroj pa të ardhme këtë edhe për faktin se sot janë rreth 19 parti politike, të cilat kanë sjellë kandidaturat për procesin elektoral, ç’ka është një dëshmi e vendosmërisë së tyre për të marrë pjesë në zgjedhje. Shqiptarët në këto zgjedhje lokale do të kenë mundësi të zgjedhin më shumë kandidatura si asnjëherë tjetër në historinë e tyre. Do thoni ju, zoti President, që këto janë parti të vogla. Po kështu do të rriten ato. Atëherë në kopshtin e demokracisë duhet e pemë të tjera do të rriten, ndonëse do të thahen. A është kjo një destinacion, a është kjo një fat i pashmangshëm? Atë unë nuk e di, nuk mund ta them. Por, ajo që mund të them është se PS-ja po deshmon një mungesë të plotë të aftësisë elektorale të saj. Dhe mungesa e aftësisë elektorale është humbja më e pashërueshme, më e parikthyeshme për një forcë politike. Unë po u pyes juve dhe elektoratin se si mund të kuptohet që për një ligj, për të cilin jemi të hapur ta mendojmë dhe ta përmirësojmë pa asnjë lloj paragjykimi, për një ligj me të cilin pretendon se ke fituar shumicën, në një kohë që e di se nuk ke fituar shumicën, u dashkan bojkotuar zgjedhjet? Unë nuk e pranoj këtë logjikë. Ligji është i standardeve europiane, e konfirmuan këtë dhe deklarata të përbashkëta të 23 forcave politike, por edhe pse deklaruan këtë, nuk përjashtoj fare mundësinë e amendimit të tyre për ndryshimin e tij. Unë zotëri jam i mendonjë dhe për përmirësimin. Po në qoftë se ti e koncepton dialogun diktat, dëshmon qartë se je primitiv në kulturën demokratike dhe politike. Se dialogu nuk është diktat, është diskutim, është kompromis. Në tavolinën time ata shtruan problemin amendim apo abrogim i ligjit të genocidit. Në tërësi u mbështet idea e amendimit, pa natyrisht nëse nuk arrin ti realizosh maksimalen do të kënaqesh me optimalen do të kënaqesh me suboptimalen, por në rast se shkon me paragjykime dhe diktat mbetesh ai që je. Prandaj edhe një gjë duhet të theksoj ndoshta ata kanë vendosur dhe do mbeten një dru i thatë në kopshtin e demokracisë, se shqiptarët do të votojnë. sa për pushtetarët qendror, sepse janë të lidhur me shumë veprimtarinë e përditshme, duke filluar nga rregullimi i rrugëve dhe kanaleve e tek shumë të tjera, me këta pushtetarë. Kështu që zgjedhësit do të detyrohen të zgjedhin ndërmjet nëntëmbëdhjetë apo dhjetë kandidaturave të tjera, sado të jenë. Nuk është normale. Unë shpreh keqardhje kur një forcë politike që shkon dhe e barazon veten me një forcë tjetër politike, kryetari i së cilës nuk ka marrë as votat e pallatit të vet. Kam respekt për të gjitha forcat politike, por ato nuk janë dhe as mund të jenë të gjitha njëlloj. Besnik Shaqiri (gazetar i lirë): A mendon Presidenti Berisha se programi i paraqitur nga qeveria në Parlament, ka mangësi, e ballafaquar kjo me objektivat që ju keni prezantuar në Kuvendin e Tretë të PD-së dhe nëse po, cili është prononcimi zyrtar i juaj? A mendon Presidenti Berisha që të depolitizojë dhe të forcojë institutin e dhe rëheqjes dhe të shkarkimit si elemente që të ndihmojnë shumë në forcimin e ligjshmërisë dhe të luftës kundër korrupsionit dhe abuzimeve? Lidhur me programin e qeverisë mund të them se ai është një program jo pa mangësi, por nga më të mirët që mund të jetë paraqitur në ndonjë vend. Ai është një program i shkëlqyer në sensin që angazhohet në kollonat kryesore të privatizimit të ekonomisë. Angazhohet në ngushtimin e deficitit buxhetor, angazhohet në krijimin e një hapësire të madhe për investimet e huaja në Shqipëri. Ai program u përgjigjet ritmeve të larta të zhvillimit. Shqipëria është një vend meritmetë pamohueshme, i varfër, por me ritme që vijnë në rritje. Unë do të jap disa të dhëna të këtij viti që janë shumë optimiste, qofte në rritjen e investimeve, qofte në drejtim të rritjes së GDP-së, dhe në drejtim të tjera. Por, e ka mbuluar tërësisht programi i Qeverisë programin e PD-së? Jo nuk e ka mbuluar. Por siç e dimë programi rikthehet, rishqyrtohet. Fillimisht, zbatohen linjat e tij kryesore dhe pastaj në një periudhë një apo dy vjeçare ai mund të vlerësohet tërësisht dhe do të mbulojë tërësisht objektivat e programit të PD-së. Megjithë vlerësimin gjithnjë kritik të gazetës suaj dhe gazetave të tjera opozitare unë kam kënaqësi kur shoh që ju nuk arrini dot të pengjestroni asnjëherë që të lëna menjëherë programimet dhe programi i forcës politike që është në pushtet. Lidhur me shkarkimet, ky është një institucion funksional. Janë shkarkuar zyrtarë të të gjitha rangjeve në të kaluarën, ndonëse nuk mund të jetë linjë politike, por natyrisht secili do të përgjigjet dhe do të vlerësohet për punën që bën. Vullneti për luftimin e korrupsionit është i palëkundur. Po ndërmerren masa të gjera për përmirësimin e procedurave ligjore, sepse do të ishte joreale nëse do të mendonim se lufta kundër korrupsionit mund të realizohet nga individë ose duke shkarkuar vetëm lufta kundër korrupsionit kërkon institucionalizimin, miratimin e një seri ligjesh, praktikash dhe institucionesh, të cilat në bashkëveprim duhet të luftojnë këtë shfaqje më të vërtetë të shëmtuar të një shoqërie, por që faktikisht është një shfaqje e hapur jo vetëm në shoqërinë shqiptare dhe dhe e cila demokracia vuan. Unë jam plotësisht i vetëdijshëm në këtë dhe asnjëherë nuk e kam konceptuar korrupsionin me ngjyra politike, por si një sëmundje të rrezikshme për shoqërinë dhe për vendin. Çështja e tërësisht e të bëjë me çështjen e integritetit e kulturës së individit. Kjo persona që e kanë praktikuar në raste të caktuara. Kjo është për t’u inkurajuar, por edhe në rast se nuk e praktikojnë kjo nuk do të thotë se nuk duhet qëndruar, kur tjetri bëhet i papërgjegjshëm për vendin e punës dhe detyrën që kryen. Namik Ajazi (Telenorba): Tashtme që Qeveria është krijuar dhe po përcakton linjat e saj do të ishte me interes prononcimi juaj mbi disa pika kryesore, që kanë të bëjnë me problemet sociale. E para, ju disa herë keni trajtuar dhe keni shpjeguar atë shëritë së shoqërisë që ka qenë më e goditur nga reforma, persona të dalë në asistencë, ose pensionistët. Ç’mendoni ju për trajtimin e kësaj shtrese në programin e ri? E dyta, emërimi i qeverisë së re ka përkurar dhe me disa incidente të rënda, të cilat kanë sjellë dhe humbjen e jetës së disa nga funksionarëve të pushtetit. Mendoni ju që qeveria dhe pushteti janë në gjendje që të përballojnë hapat e para të një krimi të organizuar, mbasqe po trokët? E treta, përsa i përket aleatëve, bashkëzgjedhjeve të 26 majit, cilin do të përcaktoni në arenën ndërkombëtare si aleatë e përhershëm të PD-së? Lidhur me programin social, është dhe mbetet një nga shtyllat kryesore të programit elektoral të PD-së e qeverisë së saj. Në dallim nga forcat e majta politike, në shtetin social e konceptojmë si pronësim të individit, punësim të tij, por krahas tij ruajmë dhe komponentin e ndihmës ndaj atyre konigjenteve të cilat e kanë të domosdoshme këtë ndihmë. Qeveria ka bërë përpjekje shumë të mëdha por ato konigjente dhe nuk ka arritur akoma ta realizojë atë që duhet realizuar, dmth atë nivel page që të jetë e mjaftueshme për pensionistët shqiptarë që të përballojnë jetën e tyre të përditshme. Unë jam i vetëdijshëm për këtë, por edhe sikundër do t’u kërkoja atyre që të jenë të vetëdijshëm se gjatë 18 muajve të fundit janë bërë hapa shumë të mëdha në krahasim me përpara në drejtim të lehtësimit të vështirësive të tyre jetësore. Padyshim që do të vazhdohet në këtë drejtim. Në aspektin tjetër social mund të them se qeveria ka marrë masa shumë të rëndësishme për arsimin dhe për programen elementet do të përmbarhen plotësisht përmirësimet që kemi bërë. Do të vazhdojmë në drejtim të punësimit, me drejtim të emigracionit sezonal. Për të dy vendet fqinje, nga e cili ne kemi marrë premtim, shpreh vullnetin për një lidhje të ngushtë. vijon faqe 3

Perspektiva e marrëdhënieve me SHBA është shumë e mirë. SHBA i kanë dhënë një ndihmë të paçmueshme Shqipërisë dhe i kanë garantuar asaj një mbështetje të fuqishme në konsolidimin e institucioneve të demokracisë.