Pjesëmarrje e të gjithave në proceset demokratike
SHBA i bëjnë thirrje forcave politike
Qeveria e Shteteve të Bashkuara bën thirrje për zgjerimin e dialogut politik ndërmjet partisë në pushtet dhe të opozitës në Shqipëri si hapi i parë drejt mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme lokale, adoptimit të një kushtetute të re dhe mbajtjes së zgjedhjeve të reja parlamentare në mundësinë më të parë.
Shtetet e Bashkuara besojnë se Partia Demokratike në pushtet duhet të bëjë më shumë për t’iu drejtuar partive të opozitës, duke iu ofruar atyre një rol të vërtetë esencial në përgatitjen e zgjedhjeve lokale, në komisionin e zgjedhjeve, si edhe në përgatitjen dhe adoptimin e një kushtetute të re. Rekomandojmë një formulë përfshirëse për pjesëmarrjen në diskutimet e ardhshme të tryezave të rrumbullakëta. I bëjmë thirrje partive të opozitës që të marrin pjesë plotësisht në këtë proces zgjedhor dhe në përpjekjet për forcimin e institucioneve demokratike të Shqipërisë.
USIS Tirana, 24 Gusht 1996
Shpërndahuni dhe krijoni parti të re
Mesazh i Presidentit të Republikës Sali Berisha drejtuar kongresit të Partisë Socialiste
Faza e dytë e Kongresit tuaj më jep rastin të përshëndes të gjithë socialistët shqiptarë me aspirata dhe ideale socialdemokratike dhe t’ju uroj me sinqeritet përparim e seriozë në përpjekjet e rëndësishme për t’u çliruar nga trashëgimia e kaluar tejet e hidhur që rëndon mbi qenien e partisë suaj.
Vetëm pak muaj më parë, në një mesazh që i dërgova fazës së parë të Kongresit tuaj, uroj që ju që me kurajo të ndaheshit nga Marksi dhe marksistët, nga Enveri dhe enveristët, nga Ramizi dhe ramizistët, të dënonit krimin monstruoz të diktaturës dhe të rehabilitonit të gjitha viktimat e majta të saj. Unë jam i bindur se po të merreshin parasysh këto sugjerime, udhëheqja juaj nuk do të mund të guxonte që më 26 maj të shkelmonte respektin, mirënjohjen, besimin, shpresën, patriotizmin, besnikërinë, idealin demokratik të elektoratit të PS dhe se ju nuk do të mbidheshit sot kaq të braktisur në vend dhe në një vetmi të thellë e të pashoqe ndërkombëtare. Sot, duke përshëndetur vendimin tuaj për heqjen e Marksist nga programi dënimin e diktaturës së Enverit dhe Ramizit si dhe etatizmit në ekonomi, më duhet të theksoj me keqardhje se ky nuk është reformim, por vetëm farsë reformimi. Trashëgimia dhjetëvjeçare dhe zhvillimet e këtyre pesë vjetëve të fundit dëshmojnë qartë dhe përfundimisht se PS është e pareformueshme. Prandaj, unë ju ftoj ju që me një vendim të vërtetë historik për të majtën shqiptare të shpallni sot shpërndarjen e PPSH, që pesë vjet më parë u pagezua si PS dhe të themeloni, duke larguar të gjitha grupet dhe individët e inkriminuar, partinë e idealeve të vërteta socialdemokratike në Shqipëri. Unë jam i bindur se propozimi im do të lëndoj sot, jo pak nga trashëgimi që qëndron në themele të qenies së partisë suaj. Ndërsa një pjesë tjetër dhe grupe drejtuese, që gjerësisht sundojnë sot këtë parti, janë pazgjidhshmërisht dhe kokë e këmbë të lidhur me të. Kështu që sot, në Shqipëri dhe jashtë saj, askush nuk do të besojë në një dënim të sinqertë të Marks it, Enverit dhe Ramizit nga ju, kur ju mbani në gjirin dhe në krye të partisë suaj idhtarët e Marks it dhe bashkëpunëtorët e Enverit, apo ata që në Vitin e Zi së bashku me Ramizin, organizuan puçin e Shkollës së Bashkuar, masakrën e Shkodrës, ngjarje në të cilat humbën jetën dhjetra të rinj shqiptarë dhe u plagosën qindra të tjerë, ata që në vitin ’91 grabitën ndihmat humanitare të një populli të uritur dhe që vazhdimisht iu kundërvunë me të gjitha format reformave dhe demokracisë në Shqipëri. Nuk mund të bëhet fjalë për reformim duke mbajtur në krye të partisë ata që lëshuan kushtrimin e çmontimit të vlerave të ndërtuara dhe, pasi të qenë peng nga e shkuara e tyre politike, urdhëruan bojkotimin e numërimit të votave, shndërruan PS në një parti jashtë parlamentare dhe tani së fundi, duke bojkotuar dialogun dhe zgjedhjet lokale vendosën, për interesa klanore dhe vetjake, ta shndërrojnë atë në një parti joelektorale, praktikisht në një shoqatë të Enverit, për ta ngujuar së shpejti në stendat e kujtimeve të hidhura të muzeumit të historisë. Prandaj dhe akti juaj i sotëm i dënimit të Marks it, Enverit, Ramizit dhe mbajtja në krye e marksistëve, enveristëve dhe ramizistëve vetëm sa të rikujtojnë aktin e një njeriu të dashuruar e të pasinqertë që, i imponuar nga rrethanat të reja, gris fotografinë e mikut të tij, por ruan negativin e saj për ta riprodhuar në qindra dhe mijëra kopje më vonë. Shpërndarja e PPSH me emër të ri dhe themelimi i një të majte demokratike do të ishte një ngjarje e shënuar dhe e mirëpritur për të gjithë vendin, një akt mirënjohje ndaj Gjinushit, Malëshovës, Kokalari dhe qindra e qindra shqiptarëve që për idealet e tyre të majta demokratike sakrifikuan jetën duke u bërë të pavdekshëm në altarin e demokracisë shqiptare, do të ishte një shpresë e vërtetë reale për të gjithë ata qindra e mijëra socialistë shqiptarë që nuk kanë lidhje me trashëgiminë e hidhur të PPSH, për eurosocialistët shqiptarë që së bashku me forca demokratike duan një të majtë Evropiane në Shqipëri.
shpërndarjen e PPSH, që pse jetë më parë u pagëzua të lëndojë sot, jo pak nga ju. Por nga ana tjetër, më duhet t’u rikujtoj se në themele të partisë suaj apo të PPSH me emër të ri qëndron dhuna, terrori, genocidi, barbaria më e egër që Evropa ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, qëndron sakrifica, martirizimi i 400 mijë shqiptarëve, qëndron izolimi më i thellë dhe hiperkolektivizimi më i madh i Shqipërisë në tërë historinë e saj, qëndrojnë masakrat e Tivarit, Fushë Aliaj, Lushnjës, Shkodrës dhe puçi i Shkodrës së Bashkuar. Një pjesë shumë e madhe e anëtarësisë suaj nuk kanë asnjë lidhje me këtë
Nano: PS është e infektuar nga përçarja
Socialistët larg krijimit të një partie socialdemokrate
Shumica e delegatëve ishin përpunuar paraprakisht për të sponsorizuar ose jo rizgjedhjen e kryetarit të tyre të burgosur, dhe jo për të qenë ndërtues a zbatues të ndonjë platforme për rinovimin dhe reformimin e partisë
Foto dokument: Tribuna e përçarë...
KONGRESI I DYTE
S SH
24-25 GUSHT 1996
Foto dokument: Tribuna e përçarë...
Sabit Brokaj: Si u rekrutova prej Fatos Nanos
Do ta filloja pikërisht kur e kam njohur Nanon për herë të parë, tha Brokaj në hyrje të diskutimit të tij në
ditën e djeshme në Kongres, duke shtuar se kur flitet për ramizizmin së pari flitet për Fatos Nanon.
Probabilisht në fillim të shkurtit të ’91 u thirra nga ish-kryeministri Çarçani. Në zyrë ishte edhe Fatos Nano. Më propozuan të bëhesha ministër. Unë kundërshtova Çarçanin dhe natyrisht ai u habit që nuk i thashë që e falenderoj partinë. Duke dalë jashtë m’u qep Fatos Nano që e shikoja për herë të parë. Deri atëherë unë kam qenë më i njohur nga Nano. Dhe më futi në zyrën e tij duke më thënë pse s’pranon. I thashë se kjo është një lojë e turpshme e juaja.
Unë dy muaj më parë kam kërkuar dorëheqjen tuaj, do të thotë të Qeverisë Çarçani dhe dominimin e byrosë politike. Ju doni të na zini gojen ne. Ai tha neve duam të bëjmë një ndryshim radikal, pretendojmë ta bëjmë në rrugë evolutive. Që ta bëjmë në rrugë evolutive na duhen njerëz profesionalisht të mirë dhe politikisht krejt ndryshe nga standartet aktuale. Ti tha u denoncoe me peticionin që shkruajte kundër Partisë së Punës. Je dekan domethënë profesionalisht presupuzohet se je i mirë dhe të kapëm me grep. Po i thashë me sa do e bëni këtë, me dy. Jo, m’u përgjigj, do i gjejmë avash avash të tjerë. Kështu e përfundon Brokaj rrëfimin e tij për mënyrën se si u rekrutua prej Fatos Nanos.
Bojkoti - konsensusi i vetëm në PS
Klanet rivale që u përleshën dje ashpër në sallën e Kongresit të Partisë Socialiste gjetën bojkotimin e zgjedhjeve lokale si pikën e vetme ku arritën një lloj konsensusi. Kjo është një provë tjetër e madhe e papërgjegjshmërisë politike që është virus i përbashkët i gjithë drejtuesve socialistë pavarësisht nga nuancat e kuqes që i dallon ata nga njëri-tjetri.
Ndërkohë që bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga Partia Socialiste një javë e një vend shumë të rëndësishëm në fjalimin e Nanos që u lexua nga Sabit Brokaj, nuk binin më poshtë se ai edhe të tjerët kundërshtarë të mocionit.
I vetmi zë kundër bojkotimit të zgjedhjeve lokale në kongresin e Partisë Socialiste ishte ai i të dërguarit të Internacionales Socialiste, Kui[o?] i cili u bëri thirrje socialistëve që të bashkëpunonin për t’i kthyer vendit gjendjen e normalitetit politik. Por kjo e bën akoma dhe më të rëndë mëkatin që po duan të përsëritin liderët e papërgjegjshëm të Partisë Socialiste, sepse ata nuk po përfillin sugjerimet e institucioneve të rëndësishme ndërkombëtare, por edhe ftesën e të majtëve evropiane.
Kjo është një tjetër provë e madhe për pamundësinë e rinovimit të klaneve që drejtojnë sot partinë më të madhe të opozitës në Shqipëri. Ata janë unikë atëherë kur duhet të jenë të ndryshëm dhe atëherë kur duhet të jenë unikë.
Ata dallojnë shumë nga njëri-tjetri kur bëhet fjalë për luftën për t’u ngjitur në fronin e ri të kongresit, të përfshirë në një betejë të ashpër klanore. Por ata janë krejtësisht të ngjashëm, sa herë u është dashur që ngjajnë, sa herë u është dashur të japin prova reformimi dhe përgjegjshmërie politike.
T.P.
Nano: PS, krizë drejtimi
I kërkoi nënkryetarëve dhe kolegëve Servet Pëllumbi, Namik Dokle, Ilir Meta dhe Luan Hajdaraga të shfaqin me parimësi me frymë vetëkritike dhe të marrin përsipër përgjegjësitë personale për gabimet dhe mangësitë e shfaqura në drejtimin e partisë duke i paraqitur kongresit dorëheqjen përkatëse, ka këmbëngulur Fatos Nano në kërkesën e tij.
Ulqini: Brokaj më ka spiunuar...
Mua më ngjan se gjithshka thuhet për konferencën e Tiranës në fjalën e sh.Fatos është shkruar këtu në selinë e PS, u tha ai delegatëve, sepse gjithshka që thuhet aty unë dhe shokët e mi e kemi dëgjuar që të nesërmen e konferencës nga ata që karierizmin e tyre e krahasojnë me reformimin e PS
Socialistët deklarojnë vetminë
Vetëm një delegat i huaj në kongresin e dytë të PS-së
Përfaqësuesi i Internacionales Socialiste Roberto Kui[o?] la të kuptohej dje në përshëndetjen e tij drejtuar Kongresit të Dytë të socialistëve se Evropa nuk kërkon zgjedhje të reja parlamentare në Shqipëri, ndërsa vendi do të përqendrohet në kryerjen e rregullt të zgjedhjeve lokale duke u sugjeruar edhe njëherë socialistëve të heqin dorë nga një bojkot i mundshëm.
Ndërkohë i deleguari i Internacionales u kujton socialistëve reformimin si një kusht për të krijuar marrëdhënie me këtë organizëm të rëndësishëm të së majtës botërore. Kui[o?] nuk hezitoi me këtë rast t’u kujtonte delegatëve në sallë se ai ka kaluar nëpërmjet imazhit të Fassin[o?] para se të vinte në Shqipëri. Në nëntor të vitit 1995 Fassino deklaroi në Tiranë se Partia Socialiste ende nuk është e reformuar, ndërsa tani Kui[o?] sugjeron pistën e eurosocialistëve për të patur një reformim efektiv të socialistëve shqiptarë.
Socialistët e sallës e morën vesh me këtë rast se sa të vonuar janë drejtuesit socialistë në kontakte me Internacionalen Socialiste. Roberto Kui[o?] tha dhe se kontakte e para mes Internacionales dhe PS-së janë vendosur gjatë vitit 1995 ndërsa raporti i derishëm mes kësaj partie dhe Internacionales nuk shkon më larg se sa një prezantim biografish të socialistëve shqiptarë që edhe mund të përfshihen në ndonjë delegacion honorifik në ndonjë aktivitet të IS-së.
Roberto Kui[o?] ishte i vetmi delegat i huaj në këtë kongres, duke shënuar kështu numrin më të vogël të delegatëve që kanë marrë pjesë në të gjitha kongreset e kësaj partie përgjatë historisë së saj pesëdhjetë e aq vjeçare.
Në PS vetëm Namiku është me xhepat bosh
Dokle bën publike letrat e fshehta të Nanos
Por edhe kryetari nuk duhet ta mendojë PS si kinë përsa ka ndonjë qeverim e disa bretkosave tek përroi i Bënçës. Kështu do të më duhej t’i kujtoja se 1 në 3 kandidaturat që ai i propozoi kryesisë kaloi menjëherë në parti tjetër, sapo ne nuk pranuam propozimin e kryetarit Nano. Apo se një ndër tre kandidaturat e tija ishte e shoqja, eprijnë ky e detyroi poetin fisnik Agolli të shkruajë: më mirë do të ishte Sadija ime.
Sa për ilustrim po marr dy rastet e fundit ekstreme: inercinë grindaveçe dhe boshe të Pandeli Majkos, që as vetë ai nuk e di se ç’kërkon në intervistat pa identitet, të përsëritura, si kjo e fundit në “Dita Informacion”. Dhe nga ana tjetër poshtërsinë më të fundit dhe kjo e përsëritur të Bashkim Zenelit me shkrime diversive në “KJ” për të mos përmendur kronikat e fjalimeve antikomuniste të Mago Lakrorit nëpër rrethe të tipit “batha, batha po një kokër”.
Në letrën e 18 qershorit ’95 vlerësohet si lëvizje përfundimisht diversioniste dhe të dëmshme përderisa nuk korrigjohen të qëllimshme, të zgjedhurve si Lakrori, Zeneli, Majko dhe Legisi në formën e punës paralele me titullarët dhe detyrat funksionale të shokëve të tjerë, karshillëkut politik ndaj nënkryetarëve dhe përpjekjeve për lancuar veprime duke denigruar të tjerët, ose duke ushqyer shtypin fshehurazi me tensione të rreme për PS-në por të vërteta për kokat e tyre.
Njoftim
Ditën e hënë, datë 26.08.1996, ora 12.00, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet mbledhja e zgjeruar e Këshillit Kombëtar të PD-së për të diskutuar rreth përgatitjeve për fushatën elektorale lokale.
Janë të ftuar deputetët, prefektët, kryetarët e Bashkive dhe Këshillave të Rretheve, që janë përfaqësues të PD-së si edhe të gjithë anëtarët e grupeve të punës që janë të ngarkuar për të punuar me rrethet.
Agolli: Nano është buf
Faqe 3