30/08/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

30 gusht 1996

Bojkoti bumerang

Këshillat evropiane për Partinë Socialiste që erdhën në Tiranë nëpërmjet dy komisionerëve të KE-së Finsberg dhe Kolumberg e vunë këtë parti në dilemën pro apo antievropiane. Është e para herë që Partia Socialiste institucionalisht është ftuar të vendosë legalisht për të ardhmen e komunikimit të saj me Evropën po ashtu edhe është vënë nën kushte realizimi i komunikimit me demokracinë shqiptare në mënyrë sa më të moderuar. KE jo vetëm sugjeron futjen e Partisë Socialiste në Parlament por jep edhe vlerësimin përfundimtar të pozicionit të saj antikonstitucional. Nëse deputetët socialistë nuk mbushin karriget e zbrazura brenda parlamentit qëndrimi i tyre do të gjykohet si mungesë e gadishmërisë së tyre për aspirimin e mëtejshëm të demokracisë në Shqipëri ose thënë ashtu siç kanë vlerësuar komisionerët e rëndësishëm të KE-së, qëndrim kundër demokracisë në Shqipëri. Vlerësimet e para nga e majta shqiptare për këtë modul të socialistëve në fushën e politikës shqiptare sipas Këshillit të Evropës erdhi nga lideri i PSD-së, Gjinushi, i cili nuk hezitoi të quante Evropën të vonuar në obsesionet e saj. Kjo shaka e Gjinushit erdhi pas qindra e qindra deklaratave të tij për një Evropë demokratike moderne, që dëshiron demokraci në Shqipëri dhe jo diktaturë etj., etj. Ideali socialdemokrat i Gjinushit nuk shkon më larg se sa lufta e tij kundër Partisë Demokratike. Mungesa e kësaj lufte do të thotë pushim deri në inekzistencë e veprimtarisë politike jo vetëm e Gjinushit por edhe e Cekës apo tërë së majtës ekstreme që ka funksionuar deri tani si tani si alternativë e reformës në Shqipëri. Kështu që edhe vërtejtja e tij ndaj Evropës për vonesa është e integruar si luftë ndaj Partisë Demokratike dhe obsioneve të saj që në mënyrë permanente kombinojnë me ato të Evropës demokratike. Pavarësisht qëndrimeve të grupeve të vogla politike të krahut të majtë apo edhe të drejtuesve socialistë, tani në politikën shqiptare luan një element shtesë që e ka pasuruar atë. Kjo është kërkesa e KE-së për mbushjen e Parlamentit edhe me nëntë deputetë të tjerë socialistë. Nëse deri tani mungesa në parlament ishte komentuar prej tyre si koherencë me qëndrimet evropiane lidhur me vërejtjet për zgjedhjet e 26 majit, tani është djegur plotësisht ky përbërës i propagandës socialiste apo edhe të së majtës në tërësi. Fakti se ky diskutim është hapur jo vetëm nga sugjerimet njëpjesëshmë të PD-së por edhe nga Evropa e kalon të drejtën plotësisht djathtas. Pak a shumë ky sugjerim është edhe një perde që bie mbi një kapitull aq shumë të diskutuar, zgjedhjet e 26 majit. Për socialistët është rasti të përfitojnë sa më shpejt për të marrë frytet e fushatës së tyre ndërsa për demokratët është një nënvizim evropian mbi sugjerimet e saj që gjithmonë kalojnë nën spektrin jeshil të perëndimit. Ndërkohë zvlerësohet metoda e bojkotit si një suplement politik i vendosur qëllimisht si alternativë tek disa parti politike shqiptare dhe politikanët në përgjithësi u kthehen metodave të moderuara si janë diskutimet në Parlament apo tryezat normale. Përgënjeshtrim Gazeta “Poli” e Qendrës datës 29.08.1996 në një shkrim të ulët dhe krejtësisht të gënjeshtërt mbi Konferencën e IRI-t më citon personalisht për disa thënie krejtësisht të pabaza, të cilat unë i hedh poshtë kategorikisht. Megjithëse është në logjikën e kësaj gazete të shpifë, unë shpreh indinjatën time më të thellë që shtypi i ekstremit të majtë vazhdon të shfaqë ende një tipar kaq primitiv siç është gënjeshtra. Po ashtu unë besoj se një parti mund t’i fitojë zgjedhjet jo sepse kryeson Komisionet zgjedhore, por sepse gëzon mbështetjen e gjerë dhe pa rezerva të një elektorati të gjerë; një elektorat i qendërzuar politik, me aspirata kombëtare, gjë që i mungon krejtësisht Polit të Qendrës. MIRUSH MALI Finsberg: Nëse opozita nuk zë vendet e saj në parlament, ajo mohon demokracinë Nëse socialistët nuk shkojnë në Parlament janë kundër demokracisë. Ky ka qenë vlerësimi i Evropës për qëndrimet e socialistëve ndaj institucioneve demokratike shqiptare e po ashtu ndaj shpifjes së tyre për të ardhur në pushtet nëpërmjet makinacioneve. Kjo u bë e qartë dje nëpërmjet një deklarimi për shtyp nga Lord Finsberg. Dy komisionerët e Këshillit të Evropës kanë qartësuar gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri vlerësimet evropiane ndaj politikës shqiptare dhe drejtësisë së veprimeve politike të Partisë Demokratike. Vlerësimi i PD-së për një pjesëmarrje edhe të PS-së në Parlament si një veprim që do t’i vlejë më së shumti PS-së është në koherencë të plotë me vlerësimin evropian për këtë problem. Socialistëve tani u duhet të zgjedhin midis kongresit të tyre dhe Evropës. Nëse i pari u ofron demagogjinë e majtë se fitorja duhet të jetë vazhdimisht revolucionare, Evropa u ofron metodat moderne të veprimit politik. Natyrisht socialistët nuk e kanë aq të lehtë të zgjedhin midis bojkotit dhe logjikës së Perëndimit. Duke vlerësuar rolin e opozitës në një demokraci dhe duke iu referuar qëndrimit të opozitës shqiptare, që nuk ka pranuar të marrë pjesë në Parlament, Lord Finsberg ka theksuar në deklaratën e tij se opozita ka për detyrë të kundërshtojë që brenda parlamentit në të cilin është zgjedhur, sado shumë që ta verë në diskutim rezultatin. Nëse ata nuk zënë vendet e tyre, ata në fakt mohojnë demokracinë. Parlamentari i lartë evropian i drejtohet gjithashtu në deklaratën e tij edhe maxhorancës, e cila, mban një përgjegjësi të madhe që të sillet në mënyrë të atillë që të sigurojë trajtimin e duhur të opozitës. Më poshtë në deklaratën e tij për shtyp thuhet se Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka kërkuar një tryezë të rrumbullakët në mënyrë që partitë politike shqiptare të mund të diskutojnë të gjitha problemet e tyre, përfshirë këtu dhe Kushtetutën si dhe mekanizmat e zgjedhjeve, nënvizojnë ai në këtë deklaratë. Lord Finsberg përfundon se nëse nuk arrihet të mblidhet kjo tryezë e rrumbullakët, atëherë, ata që janë përgjegjës për këtë akt, do të mbajnë mbi vete një barrë të rëndë.

Finsberg: Nëse opozita nuk zë vendet e saj në parlament, ajo mohon demokracinë

Italia do të ndihmojë aktivisht Shqipërinë

Presidenti Berisha priti ambasadorin Ferrari Dje Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ambasadorin Ferrari. Presidenti Berisha shprehu mirënjohjen e tij për përkrahjen dhe ndihmën e Italia si vend mik i ka dhënë Shqipërisë. Ai theksoi se ndryshimet e mëdha dhe të gjithanshme që kanë ndodhur gjatë këtyre katër vjetëve janë rezultat i shfrytëzimit të potencialit të lirisë nga shqiptarët dhe i solidaritetit ndërkombëtar i cili ka patur për Shqipërinë rëndësi jashtëzakonshme dhe në të cilin Italia zë një ndër vendet e para. Presidenti Berisha shprehu vendosmërinë e Shqipërisë për të thelluar miqësinë e bashkëpunimit me Italinë dhe për të intensifikuar përpjekjet e saj për integrimin e Shqipërisë në Evropë. [njohu ambasadorin Ferrari me të gjitha zhvillimet politike dhe dialogun ndërmjet forcave politike dhe shprehu vendosmërinë e qeverisë për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme lokale, më 20 tetor. Ambasadori Ferrari e siguroi Presidentin Berisha se Italia do të vazhdojë të ndihmojë aktivisht Shqipërinë në rrugën e konsolidimit të shtetit ligjor dhe të ekonomisë së tregut. Ajo është thellësisht e interesuar për integrimin e Shqipërisë në Evropë sikundër vlerëson miqësinë me Shqipërinë dhe shpreh gadishmërinë e plotë të saj për të kontribuar në ecurinë e reformave dhe konsolidimin e demokracisë në vend. Presidenti Berisha i kërkoi Gjithashtu Presidenti Berisha e vlerësoi mikëpritjen e ngrohtë të shtetit italian që iu bë Shqipërisë në nivelet më të larta të shtetit italian për integrimin e Shqipërisë në Evropë sikundër vlerëson miqësinë që Shqipëria Presidenti Berisha i kërkoi ambasadorit Ferrari t’i përcjellë përshëndetjet e tij të përzemërta Presidentit Scalfaro, Kryeministrit Prodi dhe Ministrit të Jashtëm Dini dhe i shprehu dëshirën që ata të vizitojnë Shqipërinë. Takimi ishte i hapur dhe miqësor.

Antimocionistët godasin platformën e Nanos

Socialistët braktisin rezolutën e kongresit dhe rekomandimet e kryetarit Faqe 3 - Në materialin që iu përcoll Lordit Finsberg dhe delegacionit të reporterëve të KE-së që ai kryeson, socialistët heqin dorë nga përcaktimi paraprak i afateve që do të ndjekin zgjidhjen e problemeve të tjera politike pas zhvillimit të zgjedhjeve lokale

IRI: “Mirëkuptim për shumë çështje”

Përfundoi Konferenca 3-ditore e IRI-t. XHAFERRI: Konsensusi do të respektohet Faqe 3

Starton së bashku me fushatën e zgjedhjeve lokale

Kongresi i FRPD-së: 23 shtator 1996 Faqe 3

Zgjerimi i bazës politike të dialogut - zgjerim i demokracisë

Prononcim i z. Besnik Gjongecaj, Sekretari Përgjithshëm i PDSH-së Temat kryesore që përbëjnë lëndën e këtij dialogu duhet të jenë procesi elektoral dhe përsosja e tij, përmirësimet e nevojshme në ligjin për zgjedhjet lokale, në ligjin për ndërtimin dhe funksionimin e pushtetit lokal si dhe tema të tjera që lidhen me zgjedhjet lokale.

Në tryezë nyja e arsimit shqip në Kosova

Prishtinë-Beograd fillojnë bisedimet F. 2

Asnje atentat ndaj komis(ar) Korfuzi[t]

Ministria e Brendshme përgenjeshtron “Gazeten Shqiptare” Lidhur me shkrimin e botuar në “Gazetën Shqiptare” të datës 29 Gusht 1996 me titull “Atentat Komisar ‘Katanit’ Ministria e Brendshme sqaron se: Nuk është bërë asnjë atentat ndaj shefit të Komisariatit të Policisë së rrethit Krujë, Pëllumb Korfuzit. Ekipi i ekspertëve të Ministrisë së Brendshme mbi bazën e informacionit që është qulluar me armë në drejtim të makinës së Pëllumb Korfuzit bën verifikimet e nevojshme nga të cilat rezulton se: Makina e policisë nuk ka asnjë dëmtim dhe armë shtënie plumbi. Në vendin e ngjarjes ku pretendohet se është kryer “atentati” dhe në afërsi nuk është gjetur asnjë gëzhojë e ashtuquajtures ‘bresheri në erresirë’. Asnjë dëshmi nuk i ka konfirmuar ato që shkruan “Gazeta Shqiptare” lidhur me këtë “atentat”. Saktësia në dhënien e informacionit do t’i shërbente ngritjes së prestigjit të gazetarit dhe të vetë gazetës.

Tellallet e përçarjes spekulojnë me ngjarjen e dhimbshme

Ikonografia shqiptare e masakruar Faqe 3

Një akt antikombëtar

Deklaratë e Komunitetit Musliman Shqiptar mbi ngjarjen në kishën e Voskopoje(s) Deklaratë e Komunitetit Musliman Shqiptar mbi ngjarjen në kishën e Voskopoje[s] Një akt antikombëtar Me indinjatë të thellë mësuam për ngjarjen e shëmtuar të kryer në kishën e Voskopojsë të prefekturës së Korçës. Gjeste të tilla janë në kundërshtim flagrant me parimet e fesë sonë islame dhe me traditat shqiptare. Komuniteti musliman i Shqipërisë denoncon dhe dënon fuqimisht këtë akt anti-fetar dhe anti-kombëtar.

Përgatitja e lokaleve ecën normalisht

Deklaratë e zëdhënësit të qeverisë Zëdhënësi i qeverisë duke u njohur me pretendimet e Partisë Socialiste që janë dorëzuar komisionit AD-HOC të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, sipas së cilave qeveria është e vonuar në përgatitjet për zgjedhjet lokale deklaron: Zëdhënësi i qeverisë duke u njohur me pretendimet e Partisë Socialiste që janë dorëzuar komisionit AD- HOC të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, sipas së cilave qeveria është e vonuar në përgatitjet për zgjedhjet lokale deklaron: 1. Data e zgjedhjeve lokale është caktuar më shumë se tre muaj përpara, pra në një afat mjaft të përshtatshëm, të kërkuar nga PS-ja. 2. Komisioni qendror i zgjedhjeve është caktuar shumë më përpara afatit maksimal pas konsultimeve përkatëse. 3. Përgatitjet e qeverisë kanë filluar në kohën e caktuar. Çdo gjë po ecën normalisht për përgatitjet e zgjedhjeve. Qeveria premton plotësimin optimal të kushteve që parashikon ligji për këto zgjedhje.

Opozita mohon demokracinë

Socialistët braktisin rezolutën e kongresit dhe rekomandimet e kryetarit