13/09/1996
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Rilindja Demokratike

13 shtator 1996

Presidenti Berisha dekretoi ndryshimet në ligjin për zgjedhjet lokale

Dje Presidenti Berisha ka dekretuar ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e pushtetit lokal. Dekretimi është bërë vetëm pak orë pasi këto ndryshime janë miratuar edhe në Kuvendin Popullor. Ndryshimet në ligjin për zgjedhjet lokale ishin temë e debatit të disa tryezave të partive politike. Ato ashtu si edhe janë shprehur në ligjin e ri të zgjedhjeve shprehin konvergjencat e propozimeve që kanë ardhur nga partitë e opozitës si dhe janë në koherencë të plotë me rekomandimet e Këshillit të Europës lidhur me kryerjen e zgjedhjeve për pushtetin lokal në kushte të lira, të drejta dhe demokratike.

Socialistët të paaftë për të përballuar fushatën elektorale

Deklaratë e zëdhënësit të PD Vendimi i opozitës së majtë për të kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve është praktikisht vendim për bojkotimin e zgjedhjeve. Pas par[?] inegzistente, tani këtë vendim e ka përqafuar edhe Partia Socialiste, e cila së cilës duket se është krejt e paaftë për të përballuar një fushatë elektorale. Siç dihet data e zgjedhjeve është caktuar nga PS dhe kërk[?] për ta shtyrë atë është mungesë serioziteti dhe shprehje e krizës së the[?] të partisë. Mendoj se periudha deri më 20 tetor është e mjaftueshme [për] të gjitha procedurat e nevojshme të zgjedhjeve dhe kërkesa është thjesht justifikim i bojkotit të majtë.

Ligji për zgjedhjet lokale i standardeve europiane

Dje në Kuvendin Popullor Ligji për ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal u miratua në parim, nen për nen e në tërësi me shumicë votash. Në miratimin e ligjit morën formë ligjore disa nga vendimet e arritura në tryezën e partive me presidentin dhe u ndreqën disa nga mangësitë e ligjit paraprak parashtruar dhe nga ODHIR-i lidhur me ndërtimin e komisioneve, ligjin e genocidit, procesin e votimit dhe formën e fletëve të votimit dhe të numërimit të votave. FAQE 3

Socialistët vendosën bojkotin

Një tryezë e rrumbullakët e mbledhur dje në të cilën morën pjesë socialistët, Pol Q dhe disa parti të tjera satelite vendosën bojkotimin e zgjedhjeve lokale. Për këtë akt të paskrupullt politik ata vendosën disa kushte që nuk qëndrojnë as politikisht e as në pikëpamjen institucionale. Sajimi i kushteve të tilla nuk shpreh aspak angazhimin e tyre në politikën shqiptare por negativitetin që ata bartin për shkak të inferioritetit në këtë politikë. Kriza e thellë e drejtimit, kriza e besimit, siguria se do të humbasin thellë i shtyu socialistët që ditën që u plotësuan të gjitha kushtet që u vendosën në tryezën e rrumbullakët të partive të vendosin bojkotin. Po dje në Parlamentin shqiptar u miratuan ndryshimet në ligjin për zgjedhjet lokale duke arritur kështu në pasqyrimin e plotë të të gjitha atyre kërkesave që janë reflektuar nga debatet dhe diskutimet mes partive politike. Edhe vetë socialistët janë shprehur për plotësimin e kushteve lidhur me propozimet e bëra për ndryshimet në ligjin e zgjedhjeve lokale. Ruka ka qenë një nga drejtuesit e përfaqësisë socialiste në tryezën e partive që u zhvillua në Presidencë që i quajti propozimet e bëra nga partia e tij të realizuara. Janë po ato propozime që u reflektuan edhe dje në Parlament. Kështu u amendua ligji i genocidit ndërsa shumë çështje të tjera teknike apo që lidheshin me institucione të ndryshme gjetën elasticitet tek ligji i ri. Pas humbjes së kredibilitetit të PS-së për shkak të bojkotimit të 26 majit kupto priste që pjesëmarrja e tyre në zgjedhjet lokale do të ishte e padiskutueshme. Kuptohet se në kushtet e krizës së thellë që po përjeton tani kjo parti, në kushtet e reduktimit, për çilindo nga socialistët në drejtim si për më të rinjtë ashtu edhe për më të vjetrit do të ishte shumë e vështirë përballja me të tjerët. Është ky fakt dhe kjo gjendje e njetirë në PS një nga shkaqet e sigurta të bojkotit të shpallur dje nga tryeza e tërheqjes. Askush në këtë parti tani të përçudnuar dhe pa asnjë motiv për të qëndruar në këmbë nuk ka dëshirë ta marrë përgjegjësinë për humbjen e sigurtë në zgjedhjet e 20 tetorit. Koalicioni i socialistëve me forcat më të debuluara të politikës shqiptare është një krijet historik për ta se nuk kanë asnjë mundësi tjetër përveç derivimit deri tek gjendja apatike që ka sunduar në këto parti multiplikative dhe pa asnjë reflektim konstruktiv që nga koha e krijimit të tyre e deri sot. Socialistët përfundimisht janë të zhytur në gjendjen e aleatëve të tyre.

Ligji për ndryshimet në ligjin për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal u miratua në parim, nen për nen e në tërësi me shumicë votash. Në miratimin e ligjit morën formë ligjore disa nga vendimet e arritura në

“Albania” besnike e shpirtit të Konicës

“Albania” feston 100 vjetorin e themelimit dhe njëvjetorin e ridaljes së saj Mer pjesë edhe Presidenti i Republikës Sali Berisha të revistës “Albania” të Konicës dhe përvjetorin e parë të daljes së gazetës me të njëjtin emër, duke e quajtur atë si ngjarje të shënuar në historinë e kulturës shqiptare. Berisha e quajti Konicën ndër më inteligjentët shqiptarë të të gjitha kohërave, kalorës të lirisë, magjistar të gjuhës shqipe, ndërsa revistën e tij “Albania” si shtatore të qytetërimit dhe kulturës shqiptare. Berisha vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e gazetës “Albania” të lindur një vit më parë, si pasuese e testamentit të Faik Konicës. Ajo mbetet besnike e qytetërimit perëndimor, ruan shpirtin kritik të themeluesit të saj, - tha Berisha për gazetën. Sipas tij, “Albania” mbetet gazetë serioze e sinqertë, dhe e hapur për intelektualët. Duke përshëndetur përvjetorin e “Albania”-s, Berisha gjeti rastin për të shprehur konsiderata për të gjithë stafin shqiptar në këta vjetet e fundit. Shtypi shqiptar i cili është shndërruar në këto katër vjet në një parlament të fuqishëm të fjalës së lirë, tha Berisha duke vlerësuar se ai ka dhënë dhe jep një kontribut shumë të madh në zhvillimin dhe mbrojtjen e vlerave të demokracisë. Sipas tij, pikërisht në shpër[n?] pa[p?]ur opozitar të tij qëndron dhe merit[a?] e madhe dhe një kontribut e tij të pakonstestu[eshëm?] në demokracinë e shqiptarëve. Duke përgëzuar sot ekipin e gazetës Albania, tha në përfundim Berisha, dëshiroj të përgëzoj të gjithë gazetarët, të gjithë botuesit që ndodhen ose nuk ndodhen këtu për punën e tyre të çmuar, kontributin e ata japin në konsolidimin e demokracisë dhe vlerave të saj. Drejtori i gazetës “Albania”, Rakipi, falenderoi të pranishmit për shumë të pranishëm, në festën e themelimit të një prej përmendoreve të vlerave dhe kulturës shqiptare. Prezenca juaj këtu, tha ai, është vlerësim i madh për kulturën shqiptare dhe për trashëgiminë e mrekullueshme të saj. Më 1942 Faik Konica, njeri i fjalës shqipe talentin gjeni[a]l, vdiq në Amerikë me një testament në xhep, për atëdheun tonë Shqipërinë. Pjesë e testamentit dhe është pasydhim revista Albania tani themeloi 100 vjet më parë, tha R[?] duke theksuar se në idenë e A[n?] e mjeshtrit të paarritshëm Konuk[s?] mbetet një testament, një vit më a[n?] në një grup gazetarësh menduam ta vendosëm për të hapur gazetën “Albania”, titullin e njohur të revistës së tij. Rakipi ninj i cili ka qenë Nuk vazhdon të mbetet një ide ate pretendë[n?]. Sipas tij, në një vit të redaksietu “Albania”-s në Shqipëri, rreth[u?] janë bashkuar me shumë njerëz, dhe shumë ide. Për Rakipin është krenaria e konstatohash pas një viti kontribu[a?]ve të vogël që gazeta “Albania” dhe trahas gjithë shtypit shqiptar, në komunikimin qytetar, politik[?] dhe kulturor.

Ligji pasqyron mendimet e të gjitha forcave politike

Intervistë me zotin Ali Spahia FAQE 3

Ligji shmang bllokimin e votimit

Kryetari i PD-së prononcohet lidhur me projektligjin e lok(a?)leve Kryetari i Partisë Demokratike, zëvendëskryeminister dhe ministër i jashtëm Tritan Shehu, u prononcua për shtypin menjëherë pas aprovimit të ligjit për zgjedhjet lokale lidhur me një nga pikat e projektligjit mbi zgjedhjet lokale, dënimin me deri në 9 vjet burg për anëtarët e komisioneve zgjedhore në rast se ata braktisin funksionin, siç ndodhi më 26 maj. Ligji pas ndryshimeve që iu bënë në Parlament flet për denime deri në 3 vjet. Zoti Shehu së pari vëren se në tryezën e partive me presidentin askush nuk u kundërshtoi dënimet e një neni që të parandalonte braktisjen e komisioneve, e cila do të sillte çrregullime të rënda në procesin e votimit dhe mund të krijojë padyshim tendenca dhe për destabilizim në vend. Pra qëllimi i gjithë ndryshimeve në ligjin e ri, që nga njeri anë të sigurohet transparenca e plotë e procesit të votimit dhe të numërimit të votave, por nga ana tjetër të bllokoje çdo tendencë që ka për qëllim destruktiv dhe bllokues të procesit të votimit, pra që bien ndesh me dëshirën dhe me vullnetin e vetë popullit shqiptar.

“Misset” zbarkojnë në “Tiranë”

FAQE 3

E ardhme e shkëlqyer për bashkëpunimin midis dy vendeve

Ambasadori i Greqisë në Shqipëri i paraqiti letrat kredenciale Presidentit Berisha Dje Presidenti i Republikës, Sali Berisha, priti ambasadorin e jashtëzakonshëm e fuqiplotë të Greqisë në Republikën e Shqipërisë, z. Costandin Prevend[e]rakis, i cili paraqiti letrat kredenciale. Në takim Presidenti Berisha vlerësoi marrëdhëniet aktuale shumë të mira me Greqinë, të cilat jo vetëm forcojnë miqësinë midis dy popujve tanë, por edhe kanë një rëndësi pozitive për tërë rajonin tonë. Unë shoh me të vërtetë një të ardhme të shkëlqyer për bashkëpunimin midis dy vendeve tona, tha Presidenti Berisha. Ambasadori theksoi rolin e rëndësishëm të Traktatit të Miqësisë midis dy vendeve, duke vënë në dukje se marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë janë njënim strategjik i Greqisë. Ai përgëzoi për rezultatet e dukshme në zhvillimin e Shqipërisë, vlerësoi dhe shprehu solidaritetin për përparimin e demokracisë tek ne. Në ceremoninë e pranisë dhe zëvendëskryetari i Këshillit të Ministrave dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Tritan Shehu.