BERZH do të vazhdojë të mbështesë ekonominë shqiptare
Qëllimi i kësaj banke në Shqipëri qenë dhe do të jetë zhvillimi infrastrukturës, forcimi sektorëve të dobët të ekonomisë, mbështetja investimeve të huaja dhe krijimi institucioneve ndërmjetëse financiare.
Aktivitetet e saj banka i koordinon me donatorë ndërkombëtarë sidomos në fushat e telekomunikacionit, energjisë, transportit, industrisë dhe të atij financiar
FAQE 2
Progres në reformën elektorale
Instituti Republikan amerikan vlerëson ndryshimet në ligjin elektoral shqiptar Progres në reformën elektorale Mëdys(h)ja elektorale Partitë e majta në mbledhjet e fundit si dhe në konferencat e shtypit kanë shprehur pozicionin e tyre lidhur me pjesëmarrjen e tyre ose jo në zgjedhjet lokale. Partia Socialiste në një mbledhje kryesie të mbajtur dy ditë më parë ka përcaktuar komisionin elektoral të zgjedhjeve lokale në të cilin janë përfshirë e gjithë kryesia si edhe disa elementë të tjerë të Komitetit Drejtues. Megjithatë përveç fillimit të organizimit të fushatës së tyre elektorale ata nuk hamend të shpallin instiktin e tyre destruktiv lidhur me vendimin për bojkotimin të zgjedhjeve lokale. Kështu ndërmjet vendimeve të tjera ata deklaruan edhe të drejtën e tyre për të bojkotuar zgjedhjet nëse është e arsyeshme për ta. Ndërkohë dje nga një mbledhje e Asamblesë së PAD-së është folur për organizimin e fushatës por i është rënë përsëri kusht(eve) shëst(e) të ndëruara sipas shijes së PAD-së. Megjithëse është bërë administrimi ligjor i zgjedhjeve, pra është miratuar ligji mbi zgjedhjet, është dekretuar Komisioni Elektoral etj aleancës vazhdojnë të komunikojnë negativisht në politikën shqiptare. Kushtet e tyre të theksuara edhe dje, të shpallura pak ditë më parë në një tryezë të tyre, janë një anomali e zakonshme në aktivitetin e kësaj partie shumë të vogël, gati sa partia e Kalakulas. Edhe Kryetari i PSD-së Gjinushi gjatë konferencës së djeshme për shtyp ka thënë se është në favor të kushteve të vëna prej Polit Q. për të patun zgjedhje normale. Sipas tij ajo është arsyeja e cila mund të çoje çojë në pezullimin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale. Siç shihet autori e destruksionit më të madh politik në Shqipëri, atë të 26 majit, kanë vendosur ta shikojnë bojkotin si një mundësi të përsëritur për të vazhduar alternativën e tyre të braktisjes. Në një vend demokratik siç është Shqipëria braktisja e institucioneve për shkak strategjie dhe uzurpim pushteti nëpërmjet distancimit prej tij është një utopi. Si u vërtetua edhe në zgjedhjet e 26 majit largimi i tyre nuk përbën asnjë çarje në vëmendjen demokratike të Shqipërisë e aq më pak në vazhdimin e reformave. Parlamenti shqiptar u mblodh dhe deri tani ka miratuar ligje të rëndësishme. Ai është njohur si legjitim nga të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe ka vazhduar në mënyrë normale të veprimtarisë kombëtare dhe ndërkombëtare e tij, aq sa normaliteti i një parlamenti të tillë indukton edhe një mungesë normale të socialistëve në të. Mëdyshja e tyre tani ka elementë tepër të konsumuar në publikun shqiptar dhe atë të huaj. Kërkesat e tyre siç është ajo për shtyrjen e datës së zgjedhjeve tregon se në përbërjen e stafit drejtues të këtyre partive ka edhe njerëz që nuk e shohin seriozisht politikën dhe partitë e tyre. Vetëm një llogaritje e thjeshtë e afateve ligjore si dhe një vëmendje e rëndomtë ndaj problemeve të tilla do ta bënte poshtë këtë kërkesë si absurde. Vëmendja e shqiptarëve ndaj një bojkoti tjetër është ulur. Është më se e sigurtë se në zgjedhjet lokale një deklarim për bojkotim zgjedhjesh do të përsëritet në një numër shumë të vogël zgjedhësish qoftë edhe për shkak të lokalizimit të kandidaturave që konsiderojnë një nivel më të afërshëm të drejtuesve të ardhshëm me zgjedhësit e tyre. Çdo zgjedhës e ka më të lehtë të shprehet për problemet që lidhen direkt me të se sa të konsumojë kapriçiot politike të socialistëve apo politistëve.
Në deklaratën e IRI-it publikuar dje theksohet fakti se Parlamenti ka aprovuar ligjin për tubimet publike, po ashtu janë bërë ndryshime në ligjin për zgjedhjet lokale, ndërsa Presidenti ka nxjerrë dekretin për Komisionin e Zgjedhjeve. IRI i konsideron këto ndryshime si një hap i rëndësishëm të marrë nga qeveria e Shqipërisë për të përsosur procesin elektoral dhe si një plotësim i fortë i rekomandimeve të IRI-t për sigurimin e një sistemi të balancuar të administrimit të zgjedhjeve.
FAQE 3
Në deklaratën e IRI-it publikuar dje theksohet fakti se Parlamenti ka aprovuar ligjin për tubimet publike, po ashtu janë bërë ndryshime në ligjin për zgjedhjet lokale, ndërsa Presidenti ka nxjerrë dekretin për Komisionin e Zgjedhjeve.
Mbështetje politike partive të reja të Europës Qëndrore-Lindore
Albert Brojka në Internacionalen Kristian Demokrate dhe në mbledhjen ECDU-së në Bruksel
Qëllimi i mbledhjes së Internacionales Kristian Demokrate ishte analiza e punës së bërë deri më sot nga Byroja Politike e kësaj Internationale, si dhe u programua puna dhe buxheti për veprimtarinë e së ardhmes.
FAQE 2
Bojkotes në Shqipëri
Artikull në të përditshmen zvicerane Neue Zürcher Zeitung
Bojkotues në Shqipëri janë disfatistët
Artikull në të përditshmen zvicerane Neue Zurcher Zeitung
Tashmë pas tre zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri të bësh thirrje për një tavolinë të rrumbullakët do të thotë as më shumë e as më pak që një parlament të zgjedhur demokratikisht ta privosh nga të drejtat edhe detyrat e veta përmes një organi jashtëparlamentar. Mos u dashka që përmes tavolinës së rrumbullakët të futet një sistemi i “sovjetëve”?
“Sundimi i një partie në Shqipëri” është artikulli i deputetit socialdemokrat gjerman, Albert Pfhul, i botuar në gazetën zvicerane Neue Zurcher Zeitung. Vëzhgues i ODIHR-it në zgjedhjet e fundit parlamentare në Shqipëri, si edhe raporter për Shqipërinë në Këshillin e Europës në vitet 90 - 95, Pfhul i bën një analizë zhvillimeve postelektorale në vend.
Neue Zürcher Zeitung. INTERNATIONALE AUSGABE. Riprodhim i artikullit në gjermanisht.
Güthcka në dispozicion të misionit të monitorëve të KE
Takim i Ministrit të Brendshëm Shamata, me të dërguarit e Asamblesë Parlamentare të KE, z. Kastaneto dhe znj. Zhamara
Takim i Ministrit të Brendshëm Shamata, me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të K E,
Shkolla jonë drejt konsolidimit të tipareve moderne bashkëkohore
Intervistë me Ministrin e Arsimit dhe Sporteve z. Edmond Lulja
FAQE 9
Çeka mund Imamin
PAD-i në rrugën e shpërndarjes pas zgjedhjeve
Takimi djehëm ka nxjerrë në pah edhe kundërshtimet e një numri të konsiderueshëm anëtarësh të PAD-it ndaj aleancës me PSD-në. Poli Q., sipas tyre ka forcuar vetëm reputacionin e të majtëve të Gjinushit, që tashmë marrin para edhe nga Internacionalja e Socialistëve
FAQE 3
Takim i Ministrit të Brendshëm Shamata, me të dërguarin e Asamblesë Parlamentare të K E,