Vejsiu dhe Beja ftohen në mbledhjen e EDU-së
Sipas njoftimit që bëhet nga zyrat e PD-së, mësohet se me ftesë të sekretariatit të EDU-së, u nis dje në mesditë një delegacion i Kryesisë së PDSH-së, i përbërë nga zotërinjtë Ylli Vejsiu, sekretar organizativ dhe Fatos Beja sekretar i grupit parlamentar të PDSH, për të marrë pjesë në një mbledhje të EDU-së (Bashkimi Demokratik Evropian), që do të zhvillohet në Sevilje të Spanjës.
PDSH është anëtare me të drejta të plota në EDU që nga marsi i vitit 1966.
20 Tetor-komunizmi larg pushtetit
Prezantohen kandidatët për kryetarë Bashkie në Elbasan, Cërrik, Belsh e Gramsh
PS-krizë kandidaturash
Partia Socialiste që përjeton krizën më masive të kandidimit të përfaqësuesve të saj për në pushtetin lokal. Në rreth katër mijë kandidatura ajo është e detyruar të zgjedhë midis njerëzve me inferiorë si ana e arsimimit ashtu edhe nga përfaqësimi i tyre publik apo reputacioni i tyre qoftë edhe lokal.
Qindra fshatra, komuna dhe bashki po ushtrojnë këtë ditë refuzimin e tyre ndaj socialisteve duke e zhvendosur plotësisht këtë parti drejt krahut të saj real, ish-nomenklaturës së vjetër komuniste dhe ish-sigurimit të shtetit.
Shqetësimi i socialistëve lidhur me mefshtësinë që po qarkullon tërë segmentët organizativë të kësaj partie është i lidhur me shumë faktorë e rëndojnë shumë situatën politike të PS-së. Përveç mungesës së alternativave apo përçarjes së madhe që ka ndodhur në këtë parti eliminimi moral që u është bërë njerëzve nga socialistët që drejtojnë nga Tirana peshon më së shumti këto ditë kur atyre u duhet të mbushin listat e kandidaturave për në pushtetin lokal. Sipas disa burimeve të sigurta në qindra komuna dhe në shumë bashki socialistët janë detyruar të paraqesin njerëz pa asnjë kredibilitet qoftë edhe minimal si kandidatë për në pushtetin lokal.
Kanë një rëndësi më të madha këto zgjedhje,- theksoi z. Meksi, pasi u krijuan disa probleme absurde nga bojkoti i kuq më 26 Maj.
Jo se fushata e 26 Majit ishte më me pak rëndësi, por se ajo pati fizionominë e vet, gjë të cilën e tregoi me rezultatin e bukur të fitores së merituar të PD.
Këtë fushatë, me të njëjtën finesë, me të njëjtin përkushtim, me angazhimin e të gjithëve, që i thonë vetes demokrat do ta çojmë në një fitore të madhe të merituar, pasi kështu mbyllim njëherë e përgjithmonë shtigjet e minishtigjet e depërtimit të komunizmit në pushtet.
FAQE 3
jakon e qenërojnë përjashtjes kredibilitet qoftë edhe minimal si kandidatura për pushtetin lokal. Nuk mungojnë në këto lista njerëz me arsim të reduktuar por edhe intelektualisht në një nivel të mjeruar. Pothuajse nuk ka asnjë rast ku kandidaturat e PS-së të kenë ardhur si rezultat i një selektiviteti të arsyeshëm pasi mezi janë gjetur kandidatura njëshe që janë kualifikuar pa ndonjë kundërshtar përballë tyre.
Niveli i përfaqësimit lokal të tyre është në një diferencë shumë më të madhe me katër vjet më parë.
Ka kohë që në këtë parti është ngjarje e rrallë anëtarësimi i ndonjë personi me reputacion edhe në grupet e ngushta njerëzish po aq sa fohtësia e njerëzve ndaj kësaj partie është në nivelin e ngrirjes. Mosfunksionimi elektoral i saj është shprehur edhe nga vetë drejtuesit e partisë. Kështu është një ngjarje për ta mungesa e një sekretari organizativ qoftë edhe për dy tre ditë në këtë periudhë fushate. Elemente publikë të PS-së janë aq të numërueshëm sa mungesa e njëri prej tyre është një boshllëk i madh në tërë procesin elektoral të saj. Vetë Sekretari i Përgjithshëm i saj duke u ndjerë asnjanësimin politik të parisë së tij ka deklaruar humbjen në zgjedhjet lokale.
Kriza e kandidaturave të PS-së reflekton edhe kaunizimin e partisë që u konsolidua më së shumti në konferencat në rreth e PS-së dhe kongresin e dytë të tyre.
Reformimi falso i PS-së solli sterilitetin e partisë ndërsa afirmoi figura dhe drejtues që më së shumti kishin të bënin me të shkuarën e këtij grupimi politik se sa me të ardhmen e tij.
Kriza e kandidaturave është një tjetër krize e përgjithshme e konceptimit politik të aktualitetit politik shqiptar. Diferenca në fjalë me ato çfarë ndodhin në Shqipëri nuk mund të mos reflektoheshin në momente të tilla siç janë zgjedhjet lokale.
Dakli-kandidat për Kryetar Bashkie ne Elbasan
Shehu takohet me homologët e tij
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara
Tryeza e rrumbullakët ka funksionuar mirë
Intervistë e z. Ali Spahia, dhënë Radios “Dojçe Vele”
FAQE 3
Pozita e opozita- kohë të barabartë
K.Q.Z. vendos limitet e propagandës në RTSH
Komisioni Qendror i Përhershëm i Zgjedhjeve ka miratuar një konsensus e përfaqësuesve e të gjitha forcave politike shqiptare për pasqyrimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve për pushtetin lokal në RTSH.
Përfaqësimi sipas K.Q.Z. i partive politike do të bëhet në minutat në vijim elektoral, sipas 42-43.
Koha prej 4 orësh çdo e caktuar në një orë për propagandën elektorale ashtu siç ishte përcaktuar në RTSH 50% e kësaj kohe do të jetë në dispozicion partive të opozitës. Kjo kohë do shfrytëzohet për paraqitjen e programit elektoral dhe transmetimin e spoteve me të cilat partitë pjesëmarrëse në zgjedhjet lokale do t’i drejtohen zgjedhësve.
Në edicionin kryesor të lajmeve në RTSH për 5 minuta do të transmetohet rubrika mbi zhvillimin e fushatës së partive politike. Ndërsa për terminuen me orën 22.00 në RTSH do të jepet rubrika “Partitë politike në fushatën e zgjedhjeve lokale”.
K.Q.Z. ka përcaktuar dhe renditjen e partive politike të gjitha
janë
Emisionet e bazuar mbi përqindjet e votave të fituara në vitin 1992 në zgjedhjet lokale. Kështu në lajmet e orës 20.00, 22.00, PD do të jetë e para (e ndjekur për pasqyrimin e aktiviteteve elektorale, e pasuar nga PS-ja dhe më pas PBD e Bashkimi Demokratik).
Renditja do të ndryshojë e do të jetë e kundërt në edicionin qendror të lajmeve në zgjedhjet e ditëve 48 orës para votimit.
RTSH në bashkëpunim me K.Q.Z. do të vendosë hapësira kohore
Marrëveshje duhet të jenë të konfirmuara edhe nga K.Q.P.Z. Mjetet teknike që aktualisht disponon RTSH-ja, 10 kamerat e saj, sipas K.Q.P.Z. do të ndahen gjithashtu në mënyrë të barabartë 50% për partitë e koalicionit qeveritar dhe 50% për partitë e opozitës.
Platforma për pasqyrimin e fushatës së zgjedhjeve për pushtetin lokal në RTSH e miratuar nga K.Q.P.Z. është nënshkruar si nga përfaqësuesi i koalicionit qeveritar ashtu edhe nga përfaqësuesit e opozitës. N/Kryetari i K.Q.P.Z. Besnik Baro, i cili është përfaqësues i PS-së ka firmosur platformën e cila i jep kohë të barabartë për pasqyrimin në RTSH të fushatës elektorale pozitës dhe opozitës.
T. M.
Ceka: Ne jemi gjysmakë
Krerët e majtë të bojkotit politik identifikohen publikisht
Pasi tradicionalisht kanë marrë hesh tje dhe injorimin e elektoratit për kërcënimet e tyre për burgosje, pushime masive nga puna, grabitje të pronës, të vetëshpallurit të rjedhur nuk kërkojnë më vota, por vetëm inventarizuesit e humbjes më të re që do të marrin në zgjedhjet e pushtetit lokal
.
Pjesëmarrja e Presidentit dhe e Kryeministrit në fushatë është kushtetuese
Komisioni Qendror i zgjedhjeve:
Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka hartuar një përgjigje. Lidhur me protestën që Partia Socialiste i ka dërguar Komisionit Qendror të zgjedhjeve për shkeljen e nenve 22 dhe 48 të ligjit elektoral të zgjedhjeve të pushtetit lokal.
Në përgjigje thuhet:
Ky komision i mbledhur me datë 25 shtator në prani të shumicës së anëtarëve të komisionit konstatoi se:
1. Pjesëmarrja e presidentit të Republikës dhe e Kryetarit të Këshillit të Ministrave në fushatën elektorale, si dhe e funksionarëve të tjerë të lartë shtetërorë politikë. Është tërësisht e lejuar dhe garantuar nga dispozitat ligjore kushtetuese. Neni 48 i këtij ligji aplikohet për punonjësit që përfshin ligji i shërbimit civil.
2. Ndërsa protesta për televizionin s’qendron pasi ajo bën fjalë për kohën kur ende s’ishte përcaktuar nga ky komision platforma e fushatës elektorale.
Kjo përgjigje u miratua nga komisioni qendror i përhershëm i zgjedhjeve me shumicë votash (në raportin 11 me 6).
homologët e tij
ofertën takon t'i homologët e tij
në ENVE… hua të… sovjetikëve… element… lisat e…
Librazhd: Prezantohet kandidati i PD për kryetar Bashkie
Burrel: PD hap fushatën elektorale
Prezantohet kandidatë në Shijak, Sukth e Manzë
FAQE 3