Ministri Shehu në SHBA
Ministri Shehu tha se me zgjedhjet e fundit parlamentare, populli shqiptar i dha fund përgjithmonë komunizmit në Shqipëri.
Ministri vuri në dukje se me Shtetet e Bashkuara të Amerikës marrëdhëniet tona janë shumë të mira dhe se të dyja palët janë të angazhuara për forcimin e tyre
FAQE 3
Financimet e fushatës elektorale-konform legjislacionit shqiptar
Të fitojmë sëbashku
Presidenca i përgjigjet ankesës së Partisë Socialiste lidhur me zbatimin nga ana e Ministrit të Financave të dispozitës ligjore për financimin shtetëror të fushatës elektorale të partive politike
Zgjedhjet e 20 tetorit janë një përcaktim i përsëritur i shqiptarëve për një fitore të përbashkët. Ashtu si ata fituan më 26 maj përsëri është mundësia dhe kushtet po aq sa edhe konceptet për të ardhmen dhe zhvillimin e Shqipërisë për të realizuar një përfundim demokratik të zgjedhjeve lokale. Përfundim demokratik të tyre do të thotë të fitojë Partia Demokratike, kandidaturat e saj në të gjitha nivelet e konkurrimit për të pasur një katërvjeçarietor lokal të lagëshmë dhe të begatëshëm.
Programet lokale të PD-së janë të mbushura me interesa të njerëzve. Interesat e tyre janë aq të prekshme në këto programe sa është domosdoshmëri edhe realizimi i tyre. Ato nuk janë interesa ideologjike si ato që ofrojnë socialistët dhe ndonë i majtë tjetër e po ashtu nuk përbëjnë një propagandizëm sa për fushatë.
Lidhur me drejtimin lokal të Partisë Demokratike në këto katër vite është vërejtur përkushtimi i përfaqësuesve të kësaj partie për realizimin e një tranzicioni sa më të suksesshëm e me sa më pak humbje. Po ashtu kushdo mund të hetojë diferencat e një drejtimi socialist në komuna apo bashki krahasuar me drejtimin e demokratëve. Aty ku kanë drejtuar socialistët është realizuar jo interesat e njerëzve dhe reforma ekonomike por korrupsioni dhe ...
Lidhur me ankesën e Partisë Socialiste drejtuar Presidentit të Republikës, konstatojmë se neni 49 i ligjit nr. 7573, datë 16.06.1996 “Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal”, ndryshuar me ligjin nr. 8151, datë 12.09.1996 “Për ndryshime në ligjin lokal”, i cili përcakton mënyrën e financimit nga ana e shtetit të fushatës elektorale të partive politike për zgjedhjet e organeve lokale, ka adoptuar një mekanizëm të shpërndarjes së fondeve buxhetore në dy etapa dhe mbi bazën e dy kritereve të matshëm e të kontrollueshëm.
Në etapën e përgatitjes dhe zhvillimit të fushatës elektorale partitë politike përfitojnë një shumë, këtë garë elektorale për herë të parë dhe që nuk përfitojnë financim në bazë të paragrafit 3 të nenit 49, në të cilin thuhet: “Këshilli i Ministrave u cakton një shumë të hollash në formë paradhënie partive që në zgjedhjet e fundit të pushtetit lokal kanë fituar më shumë se 1% të votave për këshillin e rrethit. Në rast se edhe pas zgjedhjeve shteti nuk do të mbulojë edhe një pjesë të shpenzimeve elektorale të këtyre partive, atëherë kjo gjë do të vihet në kundërshtim me thelbin e këtij neni, i cili, duke sanksionuar të drejtën për të përfituar fonde shtetërore, njëkohësisht sanksionon dhe parimin e barazisë së subjekteve elektorale dhe të respektimit të forcës politike të tyre, parime këto të afirmuara në legjislacionin dhe traditën politike.
Në përputhje me përqindjen e votave të fituara në zgjedhjet për këshillin e rrethit. Nuk përfitojnë nga ky rregull partitë politike që, në shkallë vendi, nuk arrijnë të fitojnë 2% të votave për këshillin e rrethit”. Kjo zgjidhje nga njëra anë vlerëson partitë politike që kanë bërë fushatë të suksesshme dhe kanë arritur rezultate të larta, pra kanë shfrytëzuar me efikasitet fondet paradhënie, dhe nga ana tjetër mbron arkën e shtetit nga abuzimet e mundshme të këtyre fondeve. Vendosja e këtij kriteri është padyshim në përputhje të plotë me objektivat dhe shpresat e të gjitha partive politike pjesëmarrëse në zgjedhje, të cilat i kushtojnë kësaj fushate elektorale seriozitetin dhe rëndësinë e duhur.
Nisur nga parashtrimi i
zgjedhjen fondeve buxhetore në dy etapa dhe mbi bazën e kritereve të matshëm e të kontrollueshëm.
Në etapën e përcaktimit e cila caktohet nga Këshilli i Ministrave dhe u shpërndahet atyre mbi bazën e rezultateve të arritura në zgjedhjet e fundit për këshillat e rretheve. Nga kjo shumë përfitojnë të gjitha ato parti që në këto zgjedhje e rrethit. Vendosja e kësaj përqindjeje të ulët siguron mundësinë e financimit për një rreth të gjerë subjektesh elektorale dhe përbën një ndihmë reale për përballimin e shpenzimeve elektorale të këtyre subjekteve. Ky rregull është vendosur në përputhje me marrëveshjen e arritur në takimin që Presidenti i Republikës organizoi me partitë politike dhe plotëson më së miri nevojat për financimin shtetëror të fushatës elektorale të partive që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal.
Nga ana tjetër, në këto zgjedhje marrin pjesë edhe parti që futen në gjitha ato parti që në këto zgjedhje në zgjedhjet e fundit për pushtetin lokal.
Për këtë arsye, neni përkatës vendos rregullin e shpërndarjes së fondeve që Qeveria u akordon partive politike, duke u mbështetur në rezultatet e arritura prej tyre në zgjedhjet për këshillat e rretheve. Mbi këtë bazë bëhet edhe shpërndarja e fondeve të akorduara në formë paradhënie, që sanksionohet nga fjalia e fundit e paragrafit 3 të këtij neni, në të cilën përcaktohet se: “Pas përfundimit të zgjedhjeve, kur partitë politike që kanë përfituar shuma nuk përmbushin kushtet e paragrafit të mësipërm, a këto detyrohen të kthejnë shumat dhe dhëna në paradhënie ose pjesët e tepërta të këtyre shumave”. Me këtë realizohen kërkesat e paragrafit 2 të nenit 49, në të cilin thuhet: “Shuma e akorduar nga buxheti i shtetit për partitë politike, që marrin pjesë në zgjedhjet e pushtetit lokal, u jepet këtyre partive…
Në bazë të kësaj kriteri është përcaktuar përqindja e seriozitetin dhe rëndësinë e duhur.
Nisur nga parashikimi i mësipërm, nxirret konkluzioni se veprimtaria e Qeverisë dhe posaçërisht e Ministrit të Financave në zbatim të nenit 49 të ligjit “Për zgjedhjet e organeve të pushtetit lokal” është në përputhje të plotë me ligjin përkatës, me frymën dhe parimet e sanksionuara në këtë nen, si dhe me marrëveshjen e arritur me partitë politike.
Duke marrë në konsideratë opinionin e paraqitur në këtë ankesë nga ana e Partisë Socialiste, pavarësisht nga interpretimi jo i saktë i dispozitave ligjore dhe nga strategjia e caktuar në funksion të së cilës është përpiluar ajo, Presidenti i Republikës, me besim të plotë në rrugët ligjore e institucionale që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të ligjshme të subjekteve elektorale, shpreh edhe një herë vullnetin e patundur të shtetit shqiptar për garantimin e zgjedhjeve të lira e demokratike.
Keni bërë ndryshime të mëdha
Kryetari i Kuvendit Popullor Arbnori priti delegacionin e KE të kryesuar nga Karl Aren...
Kryetari i Kuvendit Popullor Arbnori priti delegacionin e KE të kryesuar nga Karl Aren
Keni bërë ndryshime të mëdha
ARENC: “Unë nuk jam këtu si kontrollor, por për të ndihmuar që zgjedhjet lokale të zhvillohen ashtu sikur thotë ju të lira të ndershme demokratike”.
FAQE 2
EDU do të vëzhgojë zgjedhjet lokale
- Kthehet delegacioni shqiptar që mori pjesë nëmbledhjen e radhës së EDU-së
zgjedhjet lokale
Kthehet delegacioni shqiptar që mori pjesë në mbledhjen e radhës së EDU-së
Më 27 dhe 28 shtator, në Sevilje të Spanjës u zhvillua mbledhja e Komitetit nr.5 të Bashkimit Demokratik Evropian (EDU), në të cilën morrën pjesë delegacione nga partitë e qendrës së djathtë të Francës, Anglisë, Austrisë, Spanjës, Gjermanisë, Turqisë, Finlandës, Norvegjisë, Shqipërisë dhe Çekisë.
Në takim, i cili i kushtohej problemeve të brendshme të vendeve, organizimit të luftës kundër terrorizmit, trafikut të drogave etj. edhe koordinimit ndërkombëtar të veprimeve të partive të qendrës së djathtë për zgjidhjen e këtyre problemeve, nga Shqipëria morën pjesë z. Ylli Vçevsi, sekretar organizativ i PDSH dhe z. Fatos Beja, Sekretar i Përgjithshëm i grupit parlamentar të PD-së. Binte në sy pjesëmarrja në takim e parlamentarëve të vendeve të mësipërme si dhe parlamentit Evropian.
Delegacioni ynë pati takime të veçanta me përfaqësuesit e partive pjesëmarrëse, në të cilat vuri në dukje masat që po merren në Shqipëri për organizimin sa më të mirë të zgjedhjeve të 20 tetorit dhe për përgatitjet e PD për t’i fituar këto zgjedhje.
Në këto takime u vlerësua edhe një herë fitorja e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 26 majit dhe u shpreh gatishmëria për të vëzhguar zgjedhjet lokale.
Vizioni ynë -vizioni i rinisë shqiptare
Interviste me z.AFRIM KRASNIQI kryetari i FRPD
FAQE 3
Demokracia nuk ndërtohet me simbole dhe me emra, por me institucione
Intervistë me kandidatin për kryetar Bashkie të Elbasanit z.Engjëll Dakli
FAQE 3
20 tetori - Luftë tjetër në PS
20 tetori për PS nuk është data e zgjedhjeve lokale por data e zgjedhjeve të reja në parti
… të jetë pak dhimbje. njerëzve dhe reforma ekonomike por korrupsioni dhe rrjepja i mosbesimit total tek njerëzit ndaj formave të keqverisjes së tyre lokale.
Nuk janë të pakta rastet ku kontrolli i shtetit ka ndërruar për raste skandalesh të rënda në punën e pushtetarëve lokalë socialistë. Bile nga institucionet e larta shtetërore, përgjegjëse për pushtetin lokal jo rrallë kanë dalë urdhra pushimesh dhe pezullimesh deri edhe deklarimi për gjyq ndaj pushtetarëve socialistë.
Disa kryetarë bashkish janë hequr nga detyra ndërsa të tjerë janë paralajmëruar apo segmente të pushtetit lokal socialist i janë dhënë gjyqit.
Kjo tregon edhe njëherë karakterin regresiv të përfaqësuesve lokalë të Partisë Socialiste dhe përfitimin e tyre vetjak në kurriz të interesave të njerëzve të tjerë apo vetë reformës ekonomike në vend. vend.
Njerëzit tjetorë është një mënyrë e re për shqiptarët.
Zgjedhja e alternativave të Partisë Demokratike është një shprehje e përkushtimit të tyre për zhvillimin e demokracisë në Shqipëri sa edhe një pjesëmarrje e tyre në vazhdimin e kësaj demokracie. Asnjë shqiptar nuk duhet të shkojë tek kutia e votimit pa bilancin vetjak në kokë. Ç’farë përfiton ai nga programi i socialistëve dhe çfarë përfiton nga programi demokratik. Një krahasim mes të dyjave nuk do të jetë pa një rezultat të shpejtë e të sigurtë në favor të demokracisë.
Përfitimi është liria për të realizuar të gjitha aftësitë e tij në të njëjtën kohë inspirimi për të çuar më tej të gjitha mundësitë e individit në të gjitha fushat. Askush tjetër veç programit të Partisë Demokratike nuk mund ta realizojë këtë dëshirë të gjithë shqiptarëve.
Për të gjithë duhet të jetë e qartë se programi lokal i PD-së është një program që shtrihet nga interesat e individit në interesat e vendit. Një program i tillë bart sigurinë e një jetë një mirëqenie drejtuese, sigurinë e realizimit nëpërmjet reformës demokratike dhe sigurinë e suksesit të mirëqenies.
Sot në Tiranë kryeministri i Kroacisë z.Zlatko Matesa
- Pritet të zhvillojë bisedime të rëndësishme me Presidentin Berisha, kryeministrin Meksi dhe Ministrin e Mbrojtjes Zhulali
Zlatko Matesa ka lindur më 17 qershor 1949 në Zagreb. Është diplomuar për drejtësi në Universitetin e Zagrebit, ndërsa studimet pasuniversitare i ka kryer për manaxhim në Henley - the management College në Britaninë e Madhe.
Më 1978 punon në gjykatën bashkiake në Zagreb, 1978-'90 punon në “INA TRADE” si asistent në departamentin juridik. Në vitet 1980-'82 manaxher në këtë departament. Në vitin 1982-1985 drejtor i Departamentit juridik dhe ai i personelit.
1985-'89 drejtor i shërbimit të përbashkët administrativ, po në këto vite autor është anëtar i bordit të manaxhimit, kurse zëvendëspresident i tyre në vitet 1989-'90. Në vitet 1990-'92 ai është manaxher i përgjithshëm i “INA TRADE”.
Zlatko Matesa gjatë viteve 1992-'93 ka qenë Drejtor i Agjencisë për ristrukturim dhe zhvillim. Në prill të 1993 emërohet ministër pa portofol. Në shtator 1995 emërohet minister ekonomisë. Ndërsa në nëntor 1995 emërohet kryeministër i Kroacisë.
Është anëtar i Partisë Unionit Demokratik Kroat. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Sic bëhet e ditur nga burime brenda kryeministrisë, kryeministri kroat pritet të ketë takime të rëndësishme gjatë ditës së sotme me kryeministrin shqiptar z. Aleksandër Meksi, dhe kryetarin e Kryesisë së Kuvendit Popullor zotin Pjetër Arbnori.
Ndërsa nesër zoti Matesa, pritet të takohet me Presidentin e Republikës zotin Sali Berisha si dhe Ministrin e Mbrojtjes Safet Zhulali.
Siç bëhet e ditur, në takimet e shumta që do të zhvillojë kryeministri kroat me personalitetet e larta shtetërore dhe qeveritare të vendit tonë, do të diskutohet mundësia e bashkëpunimit të mëtejshëm mes dy vendeve.
Kryeministri kroat i janë rezervuar gjithashtu bisedime me vlerë historike dhe kulturore shqiptare, gjatë qëndrimit të tij dyditor, në vendin tonë.
Njoftim
Sot paradite në ora 10.00 në Pallatin e Kongreseve (salla e konferencave të shtypit) Sekretari i Përgjithshëm i PDSH, z. Besnik Çobaniqecaj jep një konferencë shtypi me rastin e përfundimit të fazës së parë të fushatës lokale “Paraqitja e kandidatëvet për kryetarë bashkish” e edhe përgatitjen e kandidaturave të reja të kandidatëve të PD për nivelet e pushtetit lokal.